Celularet pjekin kokoshat,po trurit cfare i bejne..?
Faqja 1 e 1
Celularet pjekin kokoshat,po trurit cfare i bejne..?
Celularet pjekin kokoshat,po trurit cfare i bejne..?
Shqiptarët janë populli që përdorin më shumë celularët në rajon. Thuajse çdo shqiptar është përdorues i një numri telefoni, ndërkohë që shumë disponojnë edhe dy apo tre numra. Por përtej këtij “luksi” teknologjik, mund të fshihet një rrisk i madh. Sipas një studimi të fundit, aparatet celularë janë potencialisht kancerogjenë, duke shtuar riskun për krijimin e mundshëm të tumorit në tru. Konkluzionin e ka nxjerrë një grup prej 34 ekspertësh të Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Duke iu referuar studimit të OBSH, ajo i ka klasifikuar fushat e radiofrekuencës si të mundshme kancerogjene dhe kjo është shumë domethënëse, pasi ajo nuk e ka përjashtuar lidhjen e rrezeve radioaktive me trurin e njeriut, nuk e ka hequr nga lista e atyre që mund të shkaktojnë kancer. Edhe pse nuk ka studime përfundimtare, e marrim si një sëmundje të mundshme, si një faktor plus që predispozon më tepër veten për të përhapur kancerin.
Dy agjensi amerikane kanë dhënë këshilla për të reduktuar ekspozimin ndaj rrezeve radioactive. Të paktën të bëhen biseda të shkurtra. Të përdoren aparatura që kanë kufje apo altoparlant, të cilat vendosin largësi ndërmjet aparatit dhe trurit, pasi rrezet përqëndrohen në indet që janë më afër tyre.
Pra, shkurt nje keshille per cdo perdorues : “Fol pak, fol në distancë”.
Sa per kuriozitetin e te gjitheve shihni nje video ku tregohet se cfare veprimi kane celularet kur jane ne thirje,pjekin kokeshet e misrit.Atehere ju ngelet ju te mendoni se si veprojne valet mbi trurin tone...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi