Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FAQJA E PADUKSHME E HENES

Shko poshtë

FAQJA E PADUKSHME E HENES Empty FAQJA E PADUKSHME E HENES

Mesazh nga Dimitrov Xhunga Wed Nov 07, 2012 8:25 pm


Faqja e padukeshme e Henes


FAQJA E PADUKSHME E HENES NASA-Moonshot-GRAIL-satellites-600x337

Administrata Kombëtare e Komunikacionit Ajror dhe Hapësirës amerikane, NASA, ka publikuar për herë të parë pamjet e pjesës së padukshme të Hënës nga Toka. Mjeti hapësinor GRAIL (Gravity Recovery and Interior Laboratory) i zhvilluar nga NASA, i dërguar në Hënë në fillim të janarit, ka dërguar pamjet e para të pjesës së “errët” të satelitit të Tokës, asaj pjese që nuk shikohet dot nga planeti ynë.

FAQJA E PADUKSHME E HENES Grail+Recovery

Sipas të dhënave të publikuara në faqen “CNET”, drejtuesja e projektit në fjalë, Maria Zuber, pohoi se kjo pjesë e Hënës është shumë e thyer për shkak të asteroideve që përplasen në sipërfaqen e saj.

NASA bën të ditur se struktura më e rëndësishme gjeografike në këtë pjesë të Hënës është pellgu i njohur si “Mare Orientale” me gjerësi 560 milje, i krijuar si pasojë e përplasjeve, njofton Starti. Krahas kësaj në videon e regjistruar nga GRAIL mund të shihet dhe krateri Drygalski 93 milje i gjerë në formën e një ylli në mes të pjesës. Ky krater mendohet të jetë krijuar miliarda vite më parë si rezultat i përplasjes me një planet apo asteroid.

Dimitrov Xhunga
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 27
Points : 52
Reputation : 4
Join date : 24/03/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi