''Profetet e vegjel''
Faqja 1 e 1
''Profetet e vegjel''
''Profetet e vegjel'' që kanë parashikuar ngjarje historike mijëra vjet më parë
Ursula Southiel (1488-1561)
Një pjesë e mirë e jetës së Ursula Southiel, njohur më mirë me emrin “Nëna Shipton”, është e mbuluar nga misteri. Legjenda thotë se ka shumë gjëra të pazakonshme në zënien dhe lindjen e saj. Lindur në korrik 1488, thuhej se kishte qenë jashtëzakonisht e shëmtuar. Në shkollë kishte qenë e shkëlqyer, por pamja e shëmtuar dhe talljet dhe fyerjet e shokëve bënë që ajo ta braktisë shkollën.
Pasi u martua me një marangoz të quajtur Tobia Shipton, ajo u vendos në Skipton pranë Jorkut. Shumë shpejt ajo do të bëhej e famshme me parashikimet e saja që përmbusheshin me një saktësi të çuditshme.
Parashikimet e realizuara të Ursula Southiel
1. Ajo parashikoi me saktësi pushtimin në 1513 të Francës nga Mbreti Henri VIII i Anglisë.
2. Ursula parashikoi me saktësi zjarrin e madh të Londrës në 1666 dhe shkatërrimet e mëdha që shkaktoi.
3. Nëna Shipton parashikoi me saktësi rënien e Kardinalit të fuqishëm Tomas Volsey, shok i ngushtë i Mbretit Henri VIII. Ajo parashikoi me saktësi edhe dështimin e planeve të Kardinalit për t’u arratisur për në qytetin e Jorkut. Volsi u arrestua gjatë rrugës për në Jork.
4. Ajo profetizoi me saktësi thyerjen nga britanikët të armatës spanjolle.
Louis Hamon (1866-1936)
1. Hamon parashikoi me saktësi se politikani konservator britanik, Artur Xheims Balfur, do të bëhej kryeministër i Britanisë. Ai u bë nga 1902 deri 1905.
2. Luis Hamon parashikoi me saktësi shkatërrimin e nacionalistit irlandez Çarls Stjuart Parnel për shkak të një romance dashurie. Kështu ndodhi me ekzaktësi.
3. Në 1900, shahu i atëhershëm i Iranit e shpërbleu Hamonin për shkak se ky i fundit i shpëtoi jetën. Hamon i kishte thënë të kishte kujdes se donin ta vrisnin dhe Shahu shpëtoi se mori masat e duhura.
4. Hamon i parashikoi me saktësi dramaturgut Oskar Uajld se ky i fundit do të shkatërrohej shoqërisht dhe profesionalisht në qoftë se nuk hiqte dorë nga një aspekt i papranueshëm i jetës së tij. Duket se Oskar Uajld nuk e mori parasysh këtë këshillë, sepse shtatë vjet më vonë Uajld u dënua dhe u burgos për homoseksualizëm.
5. Në qershor 1911, Hamon paralajmëroi autorin anglez Uilliam Stead se do të vdiste në qoftë se do të udhëtonte me mjete transporti ujor brenda vitit që vinte. Stead nuk ia vuri veshin dhe u mbyt më 14 prill 1912 së bashku me Titanikun.
6. Hamon parashikoi me saktësi se Presidenti Amerikan Grover Cleveland nuk do të zgjidhej për të tretën herë siç mendonte vet Presidenti.
7. Në 1894, Hamon profetizoi me saktësi se Lord Horacio Kitchener i Britanisë do të arrinte kulmin e karrierës së tij në 1914, por e paralajmëroi që të mos i hipte asnjë anijeje kur të mbushte 66 vjeç. Lord Kitchener u bë Sekretar i Luftës në 1914, por ai u mbyt në moshën 66 vjeç kur, duke injoruar parashikimin e Hamonit, hipi në një anije lufte britanike e cila ndeshi në një minë gjermane.
8. Në 1904, ndërsa ishte në Rusi me ftesë të Car Nikollës II, Hamon takoi profetin dhe hipnotizuesin autodidakt, Grigori Rasputin, i cili e kishte inat miqësinë e Hamonit me Carin. Hamoni parashikoi me saktësi se Rasputini do të vritej nga anëtarë të aristokracisë ruse. Vrasja e Rasputinit ndodhi 11 vjet më vonë ashtu siç e kishte përshkruar Hamon.
9. Louis Hamon parashikoi me saktësi rënien e Car Nikollës II, familjes së tij dhe fisnikërisë ruse.
Zhan Dixson
Zhan Dikson, astrolog'ia e famshme amerikane ka lindur më 1918 nga prindër që kishin emigruar në Amerikë nga Gjermania. Në Kaliforni, një fallxhore cigane i tha Zhanit se ajo dispononte fuqi psikike.
Zhan është një katolike e zjarrtë dhe beson se fuqitë e saj psikike janë një dhuratë nga Zoti. Zhan Dikson ka bërë shumë parashikime, shumë nga të cilat janë realizuar (ndonëse shumë të tjera nuk janë realizuar).
Parashikimet e realizuara të Zhan Dikson
1. Ajo parashikoi me saktësi jo vetëm zgjedhjen e Kenedit si President i SHBA, por edhe vrasjen e tij. Thuhet se ajo është përpjekur disa herë për të paralajmëruar Presidentin për vrasjen.
2. Zhan Dikson ka parashikuar me saktësi vrasjen e udhëheqësit të të drejtave civile amerikane Martin Luter King dhe të udhëheqësit indian, Mahatma Gandi, si edhe vrasjen e senatorit amerikan Robert Kenedi.
3. Ajo parashikoi me saktësi datat kur do të vdisnin Sekretari i Përgjithshëm i OKB Dag Hamarskjold dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Foster Dulles.
Homer Lea (1876-1912)
Lindur në Cripple Creek, Kolorado, SHBA, Homer Lea vuajti qysh foshnjë prej një defekti në shtyllën kurrizore që në moshën 12 vjeç e bëri të ishte një kurrizo. Megjithëse ishte kurrizo dhe vetëm një metër e gjysmë i gjatë, Homer ëndërronte të shkonte ushtar. Përpjekjet e shqetësuara të të atit për t’ia ftohur idenë e karrierës ushtarake dështuan.
Ndërsa studionte në një kolegj, Homer mësoi gjuhën kineze nga një kuzhinier kinez që ai njohu atje. Homer iu vu studimeve të strategjisë ushtarake për të cilën kishte prirje të mëdha. Më vonë, ndërsa studionte në Universitetin Stanford, Homer u përfshi në një organizatë kineze që po komplotonte rrëzimin e qeverisë së atëhershme kineze me mjete ushtarake.
Kaq shumë u përfshi në politikën kineze sa që ai më vonë u bashkua me lëvizjen e Dr. Sun Jat Senit, qëllimi i të cilit ishte të “çlironte Kinën ushtarakisht”.Homer u bë mik me Sun Jat Senin dhe ky i fundit e zgjodhi atë Shef të Shtabit.
Homer e ndoqi Sun Jat Senin dhe revolucionarët e tij deri në Kinë ku aktiviteti i tij ushtarak çoi në rrezikun real të arrestimit dhe ekzekutimit të tij. I ndjekur nga autoritetet kineze, Homer ia mbathi për në Amerikë në 1901 ku vazhdoi të mbështeste revolucionarët kinezë dhe nisi të shkruajë librin e tij të parë.
Në librin e tij të quajtur “Vlera e Injorancës”, ai bëri parashikimet e mëposhtme, të cilat dolën që të gjitha:
1. SHBA dhe Japonia do të bëjnë luftë me njëra-tjetrën.
2. Në atë luftë, Japonia do të sulmonte fillimisht Filipinet dhe pastaj do të bënte një sulm të befasishëm mbi Havai duke i shkaktuar flotave amerikane humbje shumë të mëdha. Të gjithë e dinë se ç’dëme kolosale i solli amerikanëve sulmi djallëzor i japonezëve mbi Përl Harbër vite më vonë.
3. Gjermania do ta humbiste Luftën e II Botërore.
Homer Lea shkroi më vonë një libër të dytë profetik të cilin e quajti “Dita e Saksonit”. Në këtë libër ai parashikoi me saktësi rënien e perandorisë britanike.
Në librin e tij “Vërshimi i Sllavëve” (që ai kishte planifikuar ta botonte shumë më përpara se të vdiste më 1 nëntor 1912) Homer bëri këto parashikime:
1. SHBA dhe Anglia do të përballen me rrezikun e fuqisë ushtarake ruse.
2. Rusia do të pushtojnë Afganistanin dhe do të shtyhen më në jug drejt Indisë dhe Persisë (Iranit).
Homer Lea besonte se interesave të SHBA-së i shërbehej më mirë nëse forca e saj ushtarake do të ishte e madhe. Fjalët e tij të fundit përpara se të vdiste ishin: “Mbroni Amerikën!”
Re: ''Profetet e vegjel''
Fallxhorët serbë:Bota është në prag të Luftës së III-të Botërore
Më shumë se 20 fallxhorë/e serbë, thonë se Serbinë vitin e ardhshëm e presin xhepat e zbrazët, fatkeqësitë, e madje jashtëtokësorët. Bota, sipas tyre, është në prag të Luftës së III-të Botërore.
Parashikuesit serbë thonë se Serbia do të ballafaqohet sërish “me agoninë e Kosovës” dhe se Bashkimi Evropian do të jetë larg...
Disa nga ta thotë se do të rriten pensionet dhe se viti 2013 do të jetë plot bereqet për serbët. Ndërsa, shumica theksojnë se nuk do të ketë luftë, por se do të ketë shumë arrestime.
Njëri nga 20 fallxhorë, thotë për numrin e ri të revistës “Trece oko” (Syri i tretë), se ky do të jetë vit i vështirësive për Serbinë. Dragan Dindic Stankovic thotë se është i sigurt se serbët nuk do të flenë rehat për shkak të “trazirave në Kosovë”, ndërsa nuk përjashton mundësinë që në mesin e vitit të ardhshëm të ndodhë “Stuhia e Kosovës”, e ngjashme me atë që ka ndodhur në Knin të Kroacisë në vitet ’90 të shekullit të kaluar.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi