Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse hidhet sot ne 'treg' ceshtja Ufo..?

Shko poshtë

Pse hidhet sot ne 'treg' ceshtja Ufo..? Empty Pse hidhet sot ne 'treg' ceshtja Ufo..?

Mesazh nga Rifat Fri Apr 04, 2014 1:02 pm


Pse hidhet sot ne 'treg' ceshtja Ufo..?


Pse hidhet sot ne 'treg' ceshtja Ufo..? 842118-roswell-museum-travel-ufos

Mos valle pas kesaj teme kaq te zjarrte,mbulohen probleme me te nxehta qe kane dale sot ne rendin e dites,si ceshtja Ukraine,kriza e rende financiare qe ka prekur mbare boten,varferia qe ka prekur mbi 50% te popullsise boterore..?

Klinton: Ka jashtëtokësorë

Pse hidhet sot ne 'treg' ceshtja Ufo..? Kli1

Kemi dëgjuar dhe është debatuar shpesh nëse ekzistojnë alienët dhe nëse është e vërtetë që planeti të jetë vizituar, apo mund të vizitohet nga alienët. Këtë enigmë duket se e ka zgjidhur ish-Presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton, i cili gjatë mandatit të tij tetë-vjeçar, ka patur informacion të mjaftueshëm nga shkencëtarët amerikanë dhe nga agjencitë e shërbimit të fshehtë, që ka mbuluar gjatë mandatit të tij si President. Bill Klinton, jo vetëm që nuk e vë në dyshim qenien e tyre, por shprehet se nuk do të habitej nëse do të vizitohemi nga alienët.

Gjer tani, kemi patur informacion se UFO (OFP) që në shqip do të thotë “Objekt Fluturues i Paidentifikuar” (“Unidentified Flying Object-OFP)”, përfshin çdo objekt fluturues të cilin shkencëtarët nuk kanë arritur ta identifikojnë, apo e kanë mbajtur si sekret. Në shumë raste, është bërë fjalë vetëm për dukuri siç janë rënia e yjeve, kometat, ose dukuri të tjera natyrore, sinjalet e të cilave janë kapur keq nga satelitët, për t'u quajtur më pas UFO.

Shumë fotografi, ose vëzhgime, të cilësuara si UFO, janë marrë nga njerëz të ndryshëm, por edhe nga satelitët ushtarakë. Materialet janë video, fotografi, por edhe dëshmi mbi rrëmbime të mundshme. Ka patur raste që në mes tyre të ketë pasur edhe objekte false.

Në dhjetor të vitit 2005, një video e çuditshme, e regjistruar nga ufologu amator, Pietro Bibolini, u publikua në internet nga burime anonime (të panjohura) dhe hapi sërish debatin mbi UFO-t. Për shumë njerëz, këto filmime ishin prova të pamohueshme të ekzistencës së UFO-ve.
Ndërsa në faqen e FBI-së, disa kohë më parë, janë publikuar disa dokumente në të cilat bëhet e ditur se jashtëtokësorët janë vëzhguar në New Mexico, në aksidentin e famshëm të Roswell.

Pse hidhet sot ne 'treg' ceshtja Ufo..? ET,+UFO,+UFOs,+sighting,+sightings,+report,+alien,+aliens,+autopsy,+June,+1,+2013,+news,+world,+Justin+Bieber,+Lady+Gaga,+Selena+Gomez,+orb,+orbs,+Australia,+Sydney,+nasa,+

Raporti i FBI-së, i datës 22 mars 1950 dhe i formuluar nga agjenti Guy Hottel, citon një burim të aviacionit amerikan, i cili pohon se tre disqe fluturuese me diametër 16 metra, janë gjetur në New Mexico pasi kanë rënë për shkak të interferencave elektronike, të provokuar nga radarët e ushtrisë.“Çdo disk kishte tre jashtëtokësorë të gjatë 1 metër dhe ishin të veshur me kostume metalike”, thuhet në raport.

Këto fakte dhe argumente ia ka bërë më bindëse Presidenti Klinton në një intervistë për stacionin amerikan “ABC neps”, gazetarit Jimmy Kimmel, i cili mendon se “nuk jemi vetëm Ne”, që nënkupton se ka edhe planete të tjera ku jetojnë qenie njerëzore.  

Pse hidhet sot ne 'treg' ceshtja Ufo..? 10-hoax-ufo-hills

Klinton i tha gazetarit  Kimmel se "Ne e dimë tani që ne jetojmë në një univers, gjithnjë në zgjerim. Ne e dimë se ka miliarda yje dhe planetë të vërtetë atje dhe universi po bëhet më i madh”. Ish-Presidenti Klinton theksoi gjithashtu se "Ne e dimë nga teleskopët tanë, se vetëm në dy vitet e fundit, më shumë se 20 planetë janë identifikuar jashtë sistemit tonë diellor që duket të jetë larg, mjaft larg nga drita e diellit të tyre  dhe të mjaftueshëm e të dendur, që krijojnë mundësinë për një formë tjetër jete. Kështu që kjo e  rrit mundësinë se ne nuk jemi të vetëm”.

Kur gazetari Kimmel insistoi nëse janë alienë, Presidenti Klinton tha se: “Nëse një ditë, ne do të vizitohemi nga ata, unë nuk do të habitem. Unë shpresoj se nuk do të jetë si një Ditë Pavarësie, që ju e kuptoni, një konflikt”.

Klinton tha se pasi ai u bë President i SHBA-ve, ai u kërkoi këshilltarëve të tij të bënin kërkime dhe të verifikonin Zonën 51, Objektin Ushtarak Nevada, për t'u siguruar që nuk ka pasur të huaj atje. Ai gjithashtu kishte shqyrtuar raportet e aksidentit të famshëm Roswell, të cilat detajonin se kishin parë një UFO në vitin 1947. Ish-Presidenti Klinton  tha se megjithëse ai nuk kishte asnjë dëshmi të saktë të të huajve, nga ana tjetër, shtoi se ekzistenca e tyre mund të ketë përfitime të papritura për botën.

Në vazhdim të argumenteve të tij, Presidenti Klinton jo vetëm që nuk ka dyshim se alienët ekzistojnë, por theksoi se “vizita e tyre në planetin tonë” është e vetmja mënyrë për të bashkuar këtë botë, gjithnjë e më të ndarë. Kësisoj, ish-Presidenti tha në televizionin amerikan “ABC News” tekstualisht: “Ajo mund të jetë e vetmja mënyrë për të bashkuar këtë botë tonën, e cila bëhet gjithnjë dhe më e ndarë... Mendoj se të gjitha dallimet që ekzistojnë në mes popullit të Tokës, do të duken diçka shumë e vogël, nëse ne ndihemi të kërcënuar nga një pushtues jashtëtokësor​​".

Ish-Presidenti Bill Klinton nëpërmjet këtij lajmi, ka përcjellë mesazhin e domosdoshmërisë së bashkimit, bashkëpunimit me njëri-tjetrin dhe të të qëndruarit larg konflikteve me njëri-tjetrin, një fenomen ky që vihet re në planetin tonë ndërmjet shteteve të ndryshme. Mesazhi i Presidentit Klinton përfundon se "Kjo është e gjithë teoria e Ditës së Pavarësisë. Të gjithë së bashku dhe të bëjmë më të mirën”.

Koha jone
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse hidhet sot ne 'treg' ceshtja Ufo..? Empty Re: Pse hidhet sot ne 'treg' ceshtja Ufo..?

Mesazh nga Rifat Sat Apr 05, 2014 1:09 pm

Presidenti Eisenhower dhe jashtëtokësorët: “I kam takuar tre herë”


Pse hidhet sot ne 'treg' ceshtja Ufo..? Mj-eisenhower

6 pika më të nxehta të uljes së UFO-ve në të gjithë planetin


Presidenti i 34-t i Shteteve të Bashkuara, Dwight Eisenhower (IKE) u takua plot tre herë me një delegacion të përbërë nga jashtëtokësorë. Takimi u bë në një bazë ushtarake amerikane në vitin 1954. Kjo është një histori që të apasionuarit pas Ufologjisë e njohin mjaft mirë.

Ai që flet për këtë takim mes autoriteteve më të larta të Uashingtonit dhe grupit të alienëve është shkrimtari Timothy Good, ish-këshilltar i Pentagonit dhe Kongresit Amerikan: pra një njeri mjaft i informuar me fakte. Është hera e parë që një personazhi i këtij kalibtri flet hapur për kontaktet me qeniet e ardhura nga hapësira.

I ftuar në programin e BBC 2, “Opinionated”, Timothy Good konfirmoi se të gjitha qeveritë botërore janë në kontakt të rregullt me entitetet jo-humane prej dekadash. Në veçanti presidenti Eisenhower i cili bën takime secrete me eksponentë të qytetërimeve të tjera galaktike në bazën ushtarake në Nju Meksiko. Dhe e gjithë kjo nën prezencën e shumë dëshmitarëve.

Dwight Eisenhower – gjatë kohës që u nominua si presidenti i 34-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në detyrë nga 1953 deri në vitin 1961 – njihej për dëshirën energjike që kishte për mundësimin e jetës së njeriut në kozmos. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pikërisht ai që hodhi idenë e parë për programin hapësinor amerikan.

Takimet e tij me qënie të botëve të tjera do të zhvilloheshin në shkurt të 1954, kur zyrtarisht Eisenhower gjendej me pushime në Palm Springs, Kaliforni. Por në fakt presidenti po bisedonte me delegacionet e alienëve në fshehtësi absolute. Ata që merreshin me organizimin e këtyre tryezave të rrumbullakëta, me siguri ishin agjentët e FBI-së, që kishin kontaktet e tyre me Jashtëtokësorët.

I pari i këtyre takimeve ballë për ballë u bë me përfaqësues të popullit nordik, për aspektin humanoid tepër të ngjashëm me atë të Skandinavëve. Timothy Good thotë: “Ne e dimë se më shumë se 90% e Ufove mund të shpjegohet në terma konvencionalë. Megjithatë, mund të konfirmoj se ekzistojnë miliona persona në të gjithë planetin që i kanë parë gjërat ashtu siç janë realisht”.

Por jo vetëm kaq. Eisenhower kërkonte ta diskutonte këtë çështje me kryeministrin britanik të asaj kohe, Wiston Churchill. Edhe Britania e Madhe ishte e interesuar për këto fenomene të pashpjegueshme, pas vëzhgimit të një objekti fluturues të paidentifikuar në qiell nga një pilot që kthehej nga misioni i tij në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Ishte pikërisht kjo shenjë e cila bëri Qeverinë e Londrës të studionte më në thellësi këtë çështje duke iu atribuar Ministrit të Mbrojtjes për të qenë nën mbikëqyrje të plotë. Pas shumë vitesh, në 2010, arkivat sekrete u bënë publike dhe u zbulua një numër i madh vëzhgimesh të alienëve përgjatë dekadave.

Eisenhower, Churchill, bile dhe Papa Xhovani i 13, thuhet se kanë pasur një takim me një qenie nga një botë tjetër që i kishte impresionuar jasht-mase. Sipas tregimit të sekretarit të tij personal – tashmë të zhdukur- Loris Francesco Capovilla, zbulimi i papritur u bë pasditen e nxehtë të verës së vitit 1961. Angelo Roncalli dhe miku i tij po kalonin në një nga kopshtet e Kështjellës Gandolfo kur mbi kokën e tyre kaluan disa sfera të shndritshme me ngjyra brilante. Njëra u nda nga grupi dhe u ul në tokë. Nga ajo anije doli një krijesë e ngjashme me njeriun.

Sekretari personal qëndroi mënjanë dhe nuk e dëgjoi dialogun mes Papës dhe personazhit jashtë-tokësor. Por nga mimika e fytyrave pa një harmoni mes dy bashkëbiseduesve. Pas 20 minutash të gjata, alieni u zhduk në qiell ashtu siç erdhi. Papa Xhovani u afrua, dhe përmes lotësh tha këto fjalë: “Bijtë e Zotit janë gjithandej. Edhe pse ndonjëherë e kemi të vështirë të njohim edhe vëllezërit tanë”.

Ishte ky takimi i publikuar nga gazeta The Sun rreth 30 vjet më parë dhe që më pas u rimor nga shumë artikuj dhe shërbime të tjera televizive. Por lajmi nuk është konfirmuar kurrë. Ashtu si nga ana tjetër, kanë ardhur përgënjeshtrime nga Qeveria Amerikane për ekzistencën e jetës jashtëtokësore. Timothy Good thotë se “fqinjët tanë kozmikë jo vetëm që kanë mbajtur raporte të afërta me pushtetarët e tokës, por kanë pasur kontakte formale dhe jo-formale me mijëra njerëz në të gjithë botën të të gjitha klasave shoqërore. Të paktën janë demokratikë”/TIME


6 pika të nxehta UFO-sh në mbarë botën

1. Warminster, Wiltshire, Angli

Fusha e madhe e Salisbury Plain, në jug të Anglisë është një sipërfaqe toke e gjelbër. Pikërisht këtu shtrihen Gurët e Lashtë gjigantë të Stonhenxhit, një vend që fsheh mister. Dhe po këtu, ose të paktën në qytezën e Warminster-it, të apasionuarit pas UFO-ve mblidhen së bashku në majën e kodrës Cradele me besimin se do të marrin sinjal nga anijet jashtëtokësore. Në vitet 60 dhe 70, gazetari lokal Arthur Shuttlewood çoi në qindra dhe ndoshta mijëra pretendimet se Ufot mund të shihen vetëm nga kjo qytezë e vogël.


2. Wycliffe Well, Australi

Me siguri ju nuk doni të shkoni në territorin verior të Australisë në Wycliffe Well dhe të shihni një UFO. Uebsajti i Parkut të Wycliffe thotë se “shikimi i një UFO-je është gjë e zakonshme në këtë terren, dhe se nëse qëndron të gjithë natën në kërkim të një UFO-je do të jeni shumë pa fat nëse nuk e shihni një të tillë”. Supozohet që në këtë vend janë parë UFO që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.


3. Bonnybridge, Skoci

Bonnybridge ka diçka të veçantë. Që nga vitit 1992, qyteza e vogël ka shërbyer si pikë shikimi i një numri të madh UFO-sh. Në fakt, Bonnybridge shtrihet në atë që besimtarët e UFO-ve e quajnë “Trekëndëshi Flakirk”, një zonë mes qyteteve Stirling, Fife dhe Edinburg ku njerëzit vazhdimisht raportojnë për objekte të paidentifikuara që fluturojnë në qiell. Qeveria skoceze thotë se shihen rreth 300 UFO në vit. Për herë të parë një UFO u dallua në vitin 1992, kur një burrë i quajtur James Walker raportoi për një objekt në formë ylli që fluturonte. Më pas vëzhgime të tjera pasojnë ndër vite. Qeveria nuk arriti kurrë në një konkluzion, por alkooli konsiderohej si shkaku kryesor i këtyre vëzhgimeve.


4. Kili

Gjatë dy dekadave të fundit banorët e rrethit qendror të Kilit kanë raportuar aq shumë shikime UFO-sh sa që në vitin 2008 në qytezën e San Clemente-s u hap “Gjyqi i UFO-ve”. 19 milje pas maleve Andes, ndodhen rrafshnaltat për të cilat thuhet se është vendi perfekt ku alienët ulin anijet e tyre. Edhe pse thuhet se kjo është një nga destinacionet më të mundshme të ufove, kjo nuk është se e ka rritur shumë turizmin në këtë vend. Parqet në San Clamente deklarojnë se “në asnjë mënyrë nuk u garantojmë njerëzve se ata do të shohin një UFO nëse vizitojnë San Clemente-n”.


5. Meksikë

Më 11 korrik të vitit 1991 një eklips diellor filloi mbi Oqeanin Paqësor dhe Hauai, lëvizi mbi Meksikë dhe Amerikën Qendrore duke përfunduar rrugëtimin mbi Brazil. Në Meksiko Sito (kryeqyteti i Meksikës) njerëzit raportuan se kishin parë më shumë se sa eklipsi diellor. Një numër i madh meksikanësh raportuan se kishin parë disa anije të çuditshme në qiell. Raportime të tjera për shikimin e UFO-ve kanë ardhur dhe nga qytete të tjera të Meksikës, por është e vështirë t’i besohet sepse mendohet se ata nuk kanë vënë syze të posaçme kur kanë parë eklipsin diellor.


6. Stephenville, Teksas

Në janar të 2008-s dhjetra njerëz raportuan për diçka qesharake që fluturonte në qielli gjatë natës. Kjo ngjarje u përshkrua në disa mënyra – disa thonin se ishte një objekt i qetë dhe i gjerë sa 1 milje që fluturonte afër tokës. Disa të tjerë thonin se lëvizte shumë shpejt. Një reporter i një gazete lokale tha se kishte drita të fuqishme. Kjo çështje më pas u diskutua në emisionin e Larry King në CNN. Në këtë emision një oficer i Forcave Ajrore Amerikane, i cili shpjegoi se ishin avionë ushtarakë ata të cilët kaluan mbi Teksas.



Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi