Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dianetika: 'Shkenca moderne' e shëndetit mendor

Shko poshtë

Dianetika: 'Shkenca moderne' e shëndetit mendor Empty Dianetika: 'Shkenca moderne' e shëndetit mendor

Mesazh nga Rifat Mon Apr 14, 2014 2:18 pm

Dianetika: Shkenca 'moderne e shëndetit mendor'


[You must be registered and logged in to see this image.]


Dianetika është një tërësi idesh dhe praktikash që kanë të bëjnë me përkatësinë midis mendjes dhe trupit që u zhvilluan nga autori fantast L. Ron Hubbard.

Dianetika është një mënyrë e zhvillimit vetjak, bazuar mbi njohjen dhe zvogëlimin sistematik të kujtimeve plagosëse (engrameve), që ruhen në pavetëdije.

Qëllimi i dianetikës është "pastrimi" i kësaj pjese të mendjes. Kur arrihet ky pastrim, njeriu është i aftë të përdorë plotësisht fuqinë mendore të tij.

Dianetika është një besim që ushtrohet nga antarët e Kishës së Shkencologjisë me zanafillë vitin 1950, vit në të cilin u botua libri i Hubbardit, "Dianetika: Shkenca moderne e shëndetit mendor" (1950).

Ky libër është puna shumëvjeçare kërkuese vetjake e Ron Hubbardit, i cili shpall aty të ketë identifikuar (zbuluar) burimet e sëmundjeve psikike. Poashtu autori pohon që, dianetika mund të rrisë mençurinë, zhdukë emocione të padëshiruara, dhe të lehtësojë një numër të gjërë sëmundjesh psikosomatike.

Dianetika paraqitet si një afri tejet e thjeshtë, si për teorinë ashtu edhe për praktikën.

Ushtresa kryesore e dianetikës është dëgjesa, në të cilën një njeri i "parapastruar" (zakonisht me ndihmesën e një këshilltari të quajtur "dëgjues") përpiqet të ballafaqohet me kujtimet e tij lënduese (engramet) në mendjen e tij kundërvepruese, duke shtjelluar larminë e gjërë të kushtëzimeve që ata shkaktojnë.

Dëgjesa shpesh përdor një aparat të quajtur E-metër, i cili mat rezistencën elektrike të trupit të njeriut, dhe i cili sipas pohimeve të nxënësve të Hubbardit "mat gjendjen shpirtërore apo ndryshimet e gjendjes së një personi".

Dianetika është kundërshtuar fuqimisht që në zanafillat e saj.

Bashkësia ndërkombëtare shkencore nuk e ka njohur kurrë punën e Hubbardit "Dianetika: Shkenca moderne e shëndetit mendor", si një teori shkencore të besueshme dhe të mirfilltë, dhe është etiketuar gjithnjë në shtyp si pseudoshkencë ose sharlataneri nga shkencëtarët, mjekët dhe historianët.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi