Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A perhap feja "moral objektiv"?

Shko poshtë

A perhap feja "moral objektiv"? Empty A perhap feja "moral objektiv"?

Mesazh nga Rifat Tue Apr 15, 2014 9:16 am

A perhap feja "moral objektiv"?


[You must be registered and logged in to see this image.]


Nje nga gjerat qe sajojne fetaret kunder ateizmit dhe ateisteve eshte fakti qe ne nuk kemi moral "objektiv", por, vetem moral "subjektiv". Pra, nuk kemi vlera morale qe te jene te bazuara diku jashte nesh (ndergjegjes sone), por, vetem vlera morale qe bazohen tek vete ne. Pra, tek ndergjegja jone dhe si rrjedhoje mund te jene vlera pozitive ose negative.

Per te rrezuar kete tentative te mjere te fetareve nuk duhet shume. Por, per ta bere sa me te qarte po e shtjelloj pak gjate (jo shume mos u shqetesoni!).

1. Nuk po marrin ne analize permbajtjen e morait te fese. Nuk po merremi ketu fare me faktin qe vetem "moral" nuk mund te jete perderisa urdheron pedofiline, poligamine, diskriminim dhe rrahjen e grave, vrasjen e kujdto qe mendon ndryshe nga fetari, degjenerimin ne cdo kendveshtrim dhe kalbjen e cdo ndjenje vertete njerezore, si dhe imponimin e nje sistemi diktatorial jetese.

2. Po leme menjane edhe faktin qe sipas te gjitha statistikave ateistet jane shume here me pak te prirur se fetaret qe te jene kriminele, pra, qe te sillen keq.

3. Merremi me faktin qe: A eshte vertete "objektiv" i ashtuquajturi "moral" i fese? Pse fetaret thone qe morali i fese eshte "objektiv"? Sepse ai bazohet ne dicka jashte tyre. Ne dogmat e fese. Ne urdherimet e fese. Ne librat fetare. Ne gjoja fjalen e qenies imagjinare qe ata quajne "zot" (apo "Plaku i Vitit te Ri sipas moshes).

4. Nga ana tjeter meqenese morali i ateisteve nuk bazohet ne dogma dhe stereotipe nuk qenka moral "objektiv".

Pikerisht ketu qendron zgjidhja dhe deshtimi i kesaj qe thone fetaret. Cfare eshte realisht feja? Eshte nje teresi dogmash te sajuara nga disa njerez. Cfare eshte realisht libri fetar? Eshte nje liber ku pasqyrohen dogmat dhe stereotipet e sajuara nga disa njerez dhe te bera ne forme te shkruar. Pra, ku eshte objektiviteti ne kete mes? Apo per fetaret qenka objektive ajo qe eshte e shkruar? Pra, per fetaret nese une tani shkruaj ne nje leter vlerat e mia morale dhe pastaj dikush tjeter zbaton cfare shkruhet ne ate leter do te thote qe morali im u kthye nga "subjektiv" ne "objektiv"? Kjo qenka e gjitha?

Pse ligji si moral i disa njerezve nuk qenka objektiv ndersa feja qenka? Pse morali kombetar nuk qenka objektiv ndersa feja qenka? Pse morali i nje nengrupi kulturor nuk qenka objektiv ndersa feja qenka? Ne fund te fundit, pse morali qe nuk qenka shkruar ne nje liber nuk qenka objektiv ndersa morali i fese qe eshte shkruar ne nje liber qenka? Llogjika dhe objektiviteti ne kete mes kane ikur me pushime. Shume larg madje.

Si perfundim, nuk ka asnje argument se pse morali i fese qenka objektiv dhe ai i ateisteve nuk qenka.

Perkundrazi perderisa morali i fese ka nevojen e parashikimit te denimeve dhe shperblimeve pas vdekjes per gjynahqaret e mjere (dmth fetaret) ndersa ai i ateisteve nuk ka nevoje per keto gjera por kryhet vetvetiu ne menyre spontane nga ateistet do te thote qe eshte shume here me objektiv morali i ateisteve.

© Admini i Ateizmi-t
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A perhap feja "moral objektiv"? Empty Re: A perhap feja "moral objektiv"?

Mesazh nga Rifat Tue Apr 15, 2014 5:51 pm

Vetëvarja e 13-vjecarit, të afërm: U ndikua nga fletushkat e dëshmitarëve të Jehovait

[You must be registered and logged in to see this image.]

-Pse e vrau veten 13-vjecari?

 Kjo është pyetje që mundon familjarët e të voglit Bledar Xhajxha që u gjet i vetëvarur një ditë më parë, në sektorin ‘Rinia” në Durrës. Jo vetëm në familjen Xhajxha me origjinë nga Dibra, por edhe tek të afërmit, banorë të fshatit Rinia dhe në të gjithë Durrësin ka shkaktuar hidhërim të thellë vetëflijimi i 13-vjecarit, Bledar Xhajxha, nxënës i klasës së gjashtë.

Shokët e tij e kanë gjetur mbrëmjen e shkuar, të varur në degën e një peme fiku, pak metra pas banesës ku jetonte me nënën e tij, rreth orës 19:00, pak para perëndimit të diellit, ndërsa mësohet se minoreni nuk kishte asnjë problem apo konflikt në familje në shkollë.

Të afërmit e tij kanë hapur dyert e mortit. Ata tregojnë për News24 momentet sesi e kanë gjetur të varur shokët që e thërrisnin për të luajtur.

“Ka qenë me shokë ka luajtur e ka qëndruar me ta gjithë ditën. Në mbrëmje një prej fëmijëve i thërriste, ‘O Bledar, O Bledar, hajde të luajmë me top’. I thoshte që, ‘pse nuk më përgjigjesh, pse je mërzitur me mua?’. Nuk dinte se ai ishte varur. Luante ditë për ditë me fëmijët”,- shprehet një prej të afërmve.

Sipas familjarëve, shkaku është ende i paqartë. Ata besojnë se Bledi mund të ketë qenë ideja se mund të ringjallesh, ashtu sic citojnë disa fletushka të shpërndara nga dëshmitarët e Jehovait.
“Gjetëm buletinët e dëshmitarëve të Jehovait, dhe për ato dyshojmë. Ai nuk ka pasur asnjë problem në shkollë. Ka qenë fëmijë i shkathët, por jo grindavec. I vetmi shkak që mund ta ketë cuar në vetëflijim, është ndikimi nga broshurat e Jehovait. I gjetëm në banesë. Në një prej tyre thuhej se Jezusi ka vdekur duke perënduar dielli dhe ka shkuar në parajsë. Fashikulli thoshte se, pas vdekjes do të ringjallet prapë. E kishte pranë vetes atë fashikull. Ashtu sic thoshte fashikulli ka vepruar, ka varur veten. Po bëhet propogandë ndaj fëmijëve, të ndalohet kjo gjë”.

“Djali ishte në klasë të gjashtë dhe ka qenë shumë i lëvizur. Nuk dihet si ka menduar, është absurde se pas vdekjes do të rikthehej nga parajse. Bledi ishte i katërti i katër djemve, më i vogli i tyre”,- thotë një prej xhaxhallarëve.

Pasi kanë mësuar lajmin e hidhur, i ati dhe dy vëllezërit e Bledarit janë kthyer me shpejtësi nga Greqia ku punonin si emigrantë prej vitesh. Me lot në sy vëllai i madh tregon se si është lajmëruar.
“Na thanë hajdeni se ka varur veten, Bledi. Ishim në Greqi dhe për gjithë natën udhëtuam. Kisha tre ditë që isha larguar, nuk kishte asnjë problem, e lashë mirë si gjithmonë pas asnjë shqetësim asgjë s’kishte nuk i mungonte asnjë gjë. Ne nuk kemi as probleme ekonomike dhe as probleme apo konflikte në familje apo me njerëz të tjerë".

Por familjarët i bëjnë apel strukturave të shtetit të veprojnë.

“Apeli jonë është që prokuroria t’i zbardhë këto ngjarje kaq të rëndë. Nuk ka pse të rrinë duarkryq, kemi të gjithë fëmijë. Jemi të trishtuar se çfarë na kanë parë sytë dje. Të gjithë kanë fëmijë dhe duhet që shteti të hetojë për të zbardhur shkaqet. Fëmijët ndikohen nga telenovelat, nga broshuarat e Jehovait. Ndalojini!’.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A perhap feja "moral objektiv"? Empty Re: A perhap feja "moral objektiv"?

Mesazh nga Rifat Tue Apr 15, 2014 5:58 pm

Arrestohet organizatori i rekrutimit të shqiptarëve

[You must be registered and logged in to see this image.]


Arrestohet një nga të dyshuarit si organizator i dërgimit të shqiptarëve për të luftuar në Siri. Gerti Pashja, 30 vjeç u arrestua në Rinas dhe dyshohet se po kthehej nga luftimet në Siri.

Burime policore bënë të ditur se arrestimi i 30-vjeçarit u bë në momentin kur ai ka shkelur tokën shqiptare, pasi ka zbritur nga një prej avionëve të linjës nga Turqia në Shqipëri.

Gerti Pashja, ndodhej në Turqi edhe pse emri i tij rezultonte në listën e përpiluar nga policia dhe prokuroria si një organizator që mblidhte qytetarë shqiptarë dhe bashkë me familjet e tyre dërgoheshin për të luftuar në Siri.

Më 11 mars 2014 policia ekzekutoi urdhër-arreste për 8 imamë dhe veprimtarë myslimanë si të lidhur me organizata terroriste që mblidhnin qyterarë në Shqipëri dhe i dërgonin në Siri.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A perhap feja "moral objektiv"? Empty Re: A perhap feja "moral objektiv"?

Mesazh nga Rifat Wed May 14, 2014 1:28 pm

Ne Egjypt 99,3% e femrave jane ngacmuar seksualisht, sulmuar seksualisht ose perdhunuar!



[You must be registered and logged in to see this link.]
[You must be registered and logged in to see this image.]
[You must be registered and logged in to see this link.]

Zyrtarisht sipas OKB-se ne Egjipt (vendi me i madh myslyman ne Afrike dhe nje nga dhjete me te medhejte ne Bote) plot 99,3% e femrave jane ngacmuar seksualisht, sulmuar seksualisht ose perdhunuar!
Ky eshte morali imoral i islamit! Kjo eshte "kultura" e felliqur e islamit. Kete model jete dhe kete mendesi duan te perhapin kleriket dhe besimtaret aktive myslymane ne trojet tona autoktone shqiptare.

[You must be registered and logged in to see this link.]


Ateizmi
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A perhap feja "moral objektiv"? Empty Re: A perhap feja "moral objektiv"?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi