Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hajmalite,ose ndryshe objektet qe sjellin fat

Shko poshtë

Hajmalite,ose ndryshe objektet qe sjellin fat  Empty Hajmalite,ose ndryshe objektet qe sjellin fat

Mesazh nga Rifat Mon Apr 21, 2014 11:47 am

Hajmalite,ose ndryshe objektet qe sjellin fat

   Nje varese apo nje veshje qe mbaje kur ai te puthi apo kukulla prej pellushi me te cilen flije kur ishe e vogel, jemi te ndergjegjshem apo jo qe keto objekte funksionojne ne jeten tone jo vetem per te na dhene kenaqesi, por dhe si objekte fatsjellese ose hajmali. Ashtu si breshkat, ne kemi nevoje per nje zhguall mbrojtes edhe pse te padukshem, per te mbrojtur brishtesine tone. E ardhmja na tremb, kemi frike nga forcat e padukshme dhe kemi nevoje per shprese, dashuri dhe lumturi.

   Qe nga kohet e lashta njeriu ka mesuar ta dalloje ate qe eshte e pergjithshme nga ajo qe eshte e vecante, sepse ka patur nje simbol te vecante, nje ngjyre apo nje forme te pazakonte dhe nje vlere te shenjte. Praktikisht e vecanta ka nje energji speciale qe e ben magjike.

Gjithcka qe na rrethon mund te shnderrohet ne nje objekt fatsjelles: lule, kafshe, gure, objekte, shenje, forma gjeometrike, numra, letra alfabetike, qofte dhe disa fjale te shkruara.

Nje pjese e madhe e tyre ka ne te vertete nje origjine te lashte dhe i shtrin rrenjet gjer tek mitet, tek simbolet e besimit tradicional te nje populli apo te nje epoke, por ka dhe hajmali mjaft personale, sic eshte nje kukull pellushi dhuruar nga nje person i vecante apo dicka e gjetur ne plazh ne nje dite te vecante.

 Si funksionojne?
   Jane gjithmone te njejtat parime ato qe rregullojne te gjithe mendimin magjik: analogjia dhe kontakti. Sipas te parit mes gjerave apo situatave te njejta apo te ngjashme, nga simboli krijohet nje rryme energjie qe i afron aq shume deri ne identifikim.

Per shembull, dashuria dhe simboli i saj zemra, behen e njejta gje. Mbahet nje zemer me vete per te terhequr dashurine dhe teksa flitet per dashurine i referohemi simbolit zemer. Parimi i kontaktit eshte mjaft intuitiv.

Kur objekte, persona, situata apo simbole hyjne ne kontakt, energjia kalon natyrshem nga njeri tek tjetri. Keshtu duke u mbajtur prane apo me mire ne kontakt me lekuren nje xhingel me formen e zemres, krijon nje ure lidhjeje midis personit dhe tipit te energjise per te cilen ai aludon qe ne kete rast eshte dashuria.

   Cilat jane disa nga hajmalite me te zakonshme ne kultura te ndryshme?

   Kryqi

   Domethenia: ekuiliber
   Funksioni: jep shendet dhe mbrojtje
   Origjina: Mesdheu
   Egzistojne 285 lloje kryqesh dhe te gjithe kane nje funksion mbrojtes, si nje bekim. Krishti i martirizuar nuk eshte domethenia e vetme e tij. Kryqi eshte simbol i diellit, bashkimi i te kundertave, pra eshte nje centralizues i fuqishem i energjise. Te mbron nga aksidentet, semundjet dhe nga takimet e keqija.

   Zemra

   Domethenia: dashuri
   Funksioni: te mbron nga syri i keq
   Origjina: Orienti i Mesem
   Ne te gjitha kulturat e lashta zemra eshte qendra e jetes, e vullnetit dhe e inteligjences. Sot domethenia e jetes eshte zevendesuar me ate te dashurise dhe zemra eshte bere nje embleme e besnikerise dhe premtim i ndjenjave.

   Patkoi

   Domethenia: mbrojtja
   Funksioni: mbron martesen dhe shtepine
   Origjina: Evropa e Veriut
   Fale magjise se majave te tij qe largojne fushat manjetike negative, patkoi ka qene i detyruar si dhurate dasme ne mbrojtje te shtepise dhe te nuses. Dhe materiali me te cilin eshte bere patkoi, hekuri, eshte konsideruar shume i fuqishem. Pervec shtepise dhe marteses, patkoi i vendosur ne makine ose ne anije mbron nga aksidentet dhe nga rreziqet e detit.

   Hena

   Domethenia: grua, kohe
   Funksioni: pjellori, shendet tek femijet, kunder zhgenjimeve te dashurise
   Origjina: Mesdheu dhe India
   Hena ne forme draperi aq e dashur per egjiptianet dhe babilonasit e lashte, sepse permbledh ne vetvete 2 simbole magjike thelbesore: ciklin e fazave lunore qe perkon me ciklin e rigjenerimit te organizmit njerezor dhe bollekun. Ne Islam eshte nena e Allahut dhe mbron grate dhe femijet duke luftuar kunder anktheve dhe zhgenjimeve te dashurise.

   Peshku

   Domethenia: fekondimi
   Funksioni: ndihmon ne rimekembjen e miqesive dhe permireson pjellorine
   Origjina:Greqia
   Ne boten mesdhetare eshte shenje fatsjellese e bollekut dhe e pjellorise, ndersa ne Indi ka kuptimin e dijes sepse zoti Visnu i misheruar tek nje peshk, i shpetoi njerezit nga permbytjet ndersa Shiva e veshur si nje njeri-peshk, u mesoi atyre jogen.

   Dhembi

   Domethenia: pushtet, force
   Funksioni:garanton fitimin ne loje
   Origjina: Afrika
   Vjen nga nje sens respekti dhe frike ndaj kafsheve mishngrenese. eshte nje hajmali e fuqishme qe rregullon forcen fizike, kurajon dhe suksesin. Sjell fat per ata qe merren me lojra te rrezikshme te cilat kerkojne kurajo.

   Terfili katergjethesh

   Domethenia: fat
   Funksioni: sjell fat ne te gjitha fushat
   Origjina: Shtetet e Bashkuara
   Ne qofte se terfili i thjeshte sjell fat, eshte i paimagjinueshem ndikimi i atij me kater flete qe Eva vodhi nga kopshti i Edenit para se te debohej per shkak te molles se famshme. Kater gjethet e tij perfaqesojne kater drejtimet por dhe kater gjerat me te deshiruara nga njeriu: suksesin, dashurine, shendetin dhe fatin.

   Bretkosa

   Domethenia: pjellori
   Funksioni: permireson seksualitetin, dashurine dhe favorizon rigjallerimin.
   Origjina: Egjipti
   Prej ari apo qeramike blu, eshte nje simbol antik i pjellorise dhe i rilindjes. Dea Rana ne Egjipt, ishte dea qe favorizonte lindjet por edhe dashurine. Qe nga momenti qe lindte nga uji si Aferdita garantonte mbrojtje per ata qe braktiseshin nga nje njeri i dashur, dhe mbronte shtepine me te gjithe banuesit e saj.

   Rrota

   Domethenia: rastesia, fati
   Funksioni: ndihmon ne trasformimin dhe ne rigjallerim
   Origjina: India
   eshte nje simbol shume i qarte i fatit qe trasformon gjithcka pra asgje nuk mbetet e njejte, gjithcka lind e vdes, duke u ringjallur gjithmone sipas nje cikli te vazhdueshem. eshte simboli i diellit me te gjitha rrezet e tij te jetes, shendetit, dijes dhe fatit qe sidoqe te shkoje rrjedha e jetes, eshte gjithmone gati te na ndihmoje.

   Gjarpri

   Domethenia: perjetesi, rilindje
   Funksioni: shton fuqine, favorizon sherimin, shendetin dhe vazhdimesine
   Origjina: Egjipti

   Nje kundervenie e nje simbolizmi te dyfishte; syrit te keq dhe sherimit, eshte emblema e vdekjes pas se ciles vjen ringjallja. Jo rastesisht gjarpri e nderron here pas here lekuren duke perkuar me ciklin e ndryshimit te gjerave. Ne Egjipt Kobra ishte simbol i faraonit dhe ishte vene si ornament ne kuroren e tij, si shenje e fuqise se tij.

   Megjithate perseri jane te shumta dyshimet per ndikimin e objekteve te ndryshme ne jeten tone. Dicka e parendesishme deri para pak minutash mund te kthehet ne dicka jetike; apo dicka shume e rendesishme per te tjeret mund te na duket fare e rendomte. Shumekush besimin tek objekte te ndryshme e shikon ne oponence me besimin tek Zoti, por me sa duket nuk eshte e vertete, mund te besosh tek te dy dhe te ndjehesh i mbrojtur nga te dy ose mund te mos besosh tek asnjeri dhe te ndjehesh i mbrojtur nga fuqia e emrit tend?.

Gjithcka mund te ndodhe, nje kryq qe ndoshta te ben te njohur, te tjere qe dhe pa ate kryq jane te njohur, nje gur i vecante qe te jep siguri? Gjithcka mund te ndodhe?
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi