Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Një asteroid mund të godasë Tokën...javën tjetër”

Shko poshtë

“Një asteroid mund të godasë Tokën...javën tjetër”  Empty “Një asteroid mund të godasë Tokën...javën tjetër”

Mesazh nga Rifat Sun Apr 27, 2014 2:30 pm

“Një asteroid mund të godasë Tokën...javën tjetër”

“Një asteroid mund të godasë Tokën...javën tjetër”  Teologu

Teologu evangjelist Pat Robertson thekson "profecinë", sipas të cilës e vendos Zoti se "kur do të na kthejë të gjithëve në shtëpi".

Pat Robertson, manjat 84-vjeçar amerikan i medias dhe teolog evangjelist, në të kaluarën ka folur disa herë për një rënie të mundshme, të menjëhershme të një asteroidi mbi Tokë, duke e lidhur me një parashikim të tij të vjetër mbi ditën e Gjykimit Universal. Mirëpo, të njëjtin parashikim ka guxuar ta bëjë edhe në këto ditë, gjatë një programi televiziv të quajtur "The 700 Club", që transmetohet në kanalin "Abc Famlily".

Pikërisht, Robertson (në foton përbri) ka ftuar telespektatorët të "jeni gati", pasi gjithçka mund të ndodhë që javën e ardhshme.

"Rrëzimi i një asteroidi mund të konkretizohet javën e ardhshme, ose mijëra vite nga sot. Gjithsesi duhet të jemi gati në momentin që Zoti thotë se është koha për t'u kthyer në shtëpi...", ka pohuar duke iu referuar impaktit me një asteroid që mund të çojë drejt "aktit final", gjë për të cilën fliste edhe në romanin e publikuar në vitin 1995, "The end of the Edge".
"S'shoh asgjë tjetër që mund të përmbushë fjalët profetike të Jezusit, me përjashtim të një asteroidi”, ka shpjeguar Robertson.

“Nuk ka asgjë tjetër që mund të nxehë detet, të errësojë qiejt, për të na privuar nga drita e diellit dhe hënës, duke terrorizuar njerëzit në Tokë. Në një nga këto ditë mund të ndodhë...".

Eshte po ky evangjelist qe parashikoi fundin e botes edhe vitin e kaluar me 21 maj dhe 13 tetor...Injorantet s'kane te sosur kur na shiten si shkenca e vertete
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi