Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Niveli i tokës po fundeset 10 herë më shpejt se rritja e nivelit të ujit

Shko poshtë

Niveli i tokës po fundeset 10 herë më shpejt se rritja e nivelit të ujit Empty Niveli i tokës po fundeset 10 herë më shpejt se rritja e nivelit të ujit

Mesazh nga Rifat Wed Apr 30, 2014 4:47 pm

Përtej mitit të Atlantidës, qytetet që po fundosen
 

Niveli i tokës po fundeset 10 herë më shpejt se rritja e nivelit të ujit RTX17S5Z

Shkencëtarët kanë bërë një paralajmërim të ri për qytetet e mëdha bregdetare, duke thënë se kërcënimi për fundosjen e tokës është një problem më imediat sesa rritja e nivelit të oqeanit për shkak të ngrohjes globale.

Një studim nga Instituti i Kërkimit Deltares në Hollandë, i publikuar në fillim të këtij muaji, ka identifikuar rajonet e botës, ku niveli i tokës është ulur 10 herë më shpejt se rritja e nivelit të ujit, ku është për t’u fajësuar aktiviteti njerëzor.

Xhakarta është qyteti më i madh në Indonezi, ku popullsia është rritur nga gjysmë milioni në vitet 1930 në 10 milionë në ditët e sotme, ku zonat me popullsinë më të madhe janë ulur rreth 60 cm, ndërsa niveli i ujërave nëntokësore është ngritur.

E njëjta gjë ka ndodhur në Tokio, ku niveli i tokës ka rënë me 2 metra para marrjes së masave, ndërsa në Venecia kjo ka qenë pjesë e efekteve natyrore të shkaktuara nga proceset gjeologjike afatgjata.

“Ulja e nivelit të tokës dhe ngritja e nivelit të detit po ndodhin njëkohësisht dhe ato kontribuojnë së bashku në të njëjtin problem”, tha Gilles Erkens, drejtuesi i kërkimit, sipas BBC. 

Ai tha se ekipi ka vlerësuar se kostoja financiare e dëmtimit strukturuor dhe ruajtjes arrijnë një shifër prej rreth 1 milion dollarë. Një pjesë e qyteteve të mëdha, si Xhakarta, Ho Chi Minh, Bankoku dhe Dhaka do të ulen nën nivelin e detit, nëse nuk merren masa konkrete. Po ashtu, shteti-ishull i Maldiveve ndodhet vetëm 50 cm mbi nivelin e detit.

Parashikimet më të këqija thonë se 35 mijë banorë të ishullit duhet të braktisin shtëpitë e tyre para fundit të shekullit, duke lënë pas një kulturë 2000 vjeçare.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi