Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteret e rockut, muzika që zgjon “kafshën në ne”

Shko poshtë

Misteret e rockut, muzika që zgjon “kafshën në ne”  Empty Misteret e rockut, muzika që zgjon “kafshën në ne”

Mesazh nga SHKELBA Sun Nov 30, 2014 11:03 pm

Misteret e rockut, muzika që zgjon “kafshën në ne”

Misteret e rockut, muzika që zgjon “kafshën në ne”  Rock
Muzika rock, e ngjashme me mjeshtëritë e Hendrixit në kitarën elektrike na eksiton, sepse imiton thirrjen e lashtë për ndihmë.

Ndryshimet e papritura dhe pa harmoni në lartësi dhe frekuencë të toneve veprojnë në mekanizmat e njëjtë emocionalë, si dhe tingujt që i prodhojnë kafshët për të njoftuar anëtarë të tjerë të tufës për rrezikun potencial.
Kur kafshët vërejnë rrezikun ato prodhojnë tingull disonant, të papërputhshëm që tek të tjerët nxisin reaksion emocional.
Shkencëtarët nga Universiteti UCLA pohojnë se si tinguj të ngjashëm, si versioni i Hendrixit i himnit amerikan në Woodstock, veprojnë në njerëz, sepse jemi të programuar në aspektin evolucionar të reagojmë në zhurmën e ashpër. E njëjta vlen edhe për tingujt në filmat horror, si skenat e njohura në tualet tek “Psycho” i Hitchcockut.
Ekspertët po ashtu kanë zbuluar që tingujt disonant në shumicën e rasteve janë të lidhura me emocionet negative si frika ose pikëllimi.
“Ky studim shpjegon pse muzika rock ndikon kaq shumë në njerëz: ajo zgjon kafshën në ne. Kompozitorët me intuitë e dinë se cilët tinguj na frikësojnë dhe kështu pavetëdijshëm përdorin karakteristikën tonë evolucionare për t’u ngazëllyer apo të kemi emocione negative kur dëgjojmë tinguj specifik”, tha Greg Bryant, profesor i komunikologjisë dhe një nga autorët e studimit.
Shkencëtarët teorinë e vet e kanë testuar ashtu që studentëve u kanë lëshuar muzikë të zakonshme, emocionalisht neutrale ose muzikë e cila papritmas bëhet e deformuar. Tek vullnetarët kjo e fundit ka ndikuar më shumë dhe ka nxitur më shumë emocione negative. Studimi është publikuar në revistën profesionale “Biology Letters.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi