Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fusha magnetike e Tokës është duke u destabilizuar

Shko poshtë

Fusha magnetike e Tokës është duke u destabilizuar  Empty Fusha magnetike e Tokës është duke u destabilizuar

Mesazh nga SHKELBA Tue Dec 02, 2014 11:03 pm

Fusha magnetike e Tokës është duke u destabilizuar

Fusha magnetike e Tokës është duke u destabilizuar  Fusha
Fusha magnetike e Tokës gjenerohet nga një ndërveprim midis rotacionit në bazën e planetit dhe rrymave elektrike. Fusha më pas e krijon magnetosferën, që vepron si një lloj fushë e forcës, duke e mbrojtur kështu planetin nga erërat diellore. Por, siç duket kjo fushë është duke u destabilizuar.

Kjo fushë ka dy pole, të veriut dhe të jugut, të cilat përdoren për qëllime lundrimi dhe që nuk janë statike. Variacionet e rrymës elektrike kanë shkaktuar që polet të lëvizin më shumë se 16km në vit.
Edhe fusha në vetvete nuk është fikse, dhe gati çdo 450,000 vjet, polet në të vërtetë kthehen në anën e kundërt. Kjo e vë fushën magnetike të veriut në pjesën ku fusha magnetike jugore ka qenë, dhe anasjelltas.
Muajin e kaluar, një ekip nga Universiteti i Kalifornisë ishin në gjendje që të përcaktojnë se ndërrimi i poleve herën e fundit ka ndodhur rreth 768,000 vjet më parë dhe që ka zgjatur 100 vjet. Në mënyrë tipike, këto ngjarje ndodhin gjatë rrjedhës së mijëra vjetëve, transmeton Lajmi.net.
Planeti duket se është duke u vonuar për ta bërë një ndryshim në terren: ka prova se këto ngjarje tani ndodhin më shpesh se para qindra miliona vjetëve më parë. Kjo mund të jetë për shkak të bërthamës së brendshme që është duke u bërë më e madhe, e cila rezulton që fusha magnetike të mos jetë aq e ngurtë.
Dëshmi të ndryshimeve të fushës magnetike mund të shihen në shkëmbinj. Kur shkëmbi i shkrirë ngrihet, komponentët e metalit orientohen drejt fushës. Duke shikuar në shtresat e shkëmbinjve, gjeologët janë në gjendje që të vëzhgojnë ku janë duke shkuar molekulat metalike, dhe në këtë mënyrë, për të përcaktuar drejtimin e fushës magnetike.
Agjencia hapsinore Swarm ka përdorur tre satelitë për të studiuar fushën magnetike të Tokës, dhe gjithashtu edhe strukturën e oqeaneve dhe brendësisë së planetit. Ata zbuluan se fusha magnetike është dobësuar me rreth 5% çdo 10 vjet.
Një dobësim apo një fushë magnetike jo stabile mund të jetë shenjë se një ndryshim në të është gati të ndodhë. Fuqia e fushës magnetike normalisht luhatet pak, por kjo normë që duket se është duke ndodhur është më e madhe se normalja.
Fusha duket se është duke u dobësuar rreth dhjetë herë më shpejtë se që është parashikuar më parë, duke treguar se një ngjarje mund të vijë më shpejtë se sa më vonë.
Nëse polet rrokullisen, të pasurit e një busulle për tu orientuar në planet nuk duket të jetë një problem për njerëzit, por ka një pyetje se çfarë mund të ndodhë me kafshët. Kafshët migratore si breshkat e detit dhe zogjtë përdorin fushën magnetike për tu orientuar në natyrë. Një ndryshim i poleve do të mund të ndërhynte në aftësinë e tyre për të bërë kështu.
Një tjetër shqetësim për këtë ndryshim është se dobësimi i fushës magnetike që i paraprinë ngjarjes së rrëshqitjes do të thotë se ajo nuk do të jetë në gjendje që të na mbrojë në mënyrë adekuate nga rrezatimet e diellit.
Edhe pse ende është duke u studiuar, kjo potencialisht mund të bëhet një problem për rrjetet e energjisë dhe satelitët nëse ndodhë të dobësohet fusha magnetike.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi