Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Udhëtimi i ri NASA-s për në Mars

Shko poshtë

Udhëtimi i ri NASA-s për në Mars  Empty Udhëtimi i ri NASA-s për në Mars

Mesazh nga SHKELBA Thu Dec 04, 2014 10:03 pm

Udhëtimi i ri NASA-s për në Mars

Udhëtimi i ri NASA-s për në Mars  Mars
National Aeronautics and Space Administration (NASA) aktualisht është duke zhvilluar projektin e madh qe synon dërgimin për here te pare te njeriut ne Mars.

Paraprakisht, shkencëtarët amerikane janë duke punuar për te ulur njeriun e pare ne një asteroid ne vitin 2025, për te kryer me pas hapin e madh, atë te pushtimit te Mars-it ne vitin 2030.
Për shkencëtarët, Mars-i është i ngjashëm për nga pikëpamja e formacioneve qe e përbejnë me Token dhe kjo gjë do t’i ndihmoje ata qe te mësojnë edhe me shume nga e kaluara dhe e ardhmja e planetit tone. Mendohet se thellimi i studimeve te Marsit do te sjelle prova për ekzistencën e formave elementare te jetës, duke ndihmuar kështu për t’i dhënë kështu një përgjigje misterit me themelor te kozmosit për ekzistencën e jetës edhe ne planetë te tjerë veç Tokës.
Qe prej 40 vitesh eksploratore robotike kane studiuar planetin e kuq, duke marre informacione te nevojshme për te kuptuar reagimin e organizmit njerëzor ne atmosferën dhe token marsiane dhe shtruar kështu rrugën për astronautët e pare te cilët do te zbresin me pas ne te.
Hapi i pare i projektit te shekullit te NASA-s do te jete dërgimi i një misioni robotik me qellim riorientimin e një asteroidi ne orbitën e Hënës. Astronautët e anijes kozmike Orion mendohet qe te eksplorojnë asteroidin rreth vitit 2020 duke dërguar kampione ne Toke. Kjo eksperience do te ndihmoje NASA-n te provoje dhe konfirmoje teknologjitë e veta qe do te jene te nevojshme për dërgimin e mallrave dhe misionet humanitare ne Mars. Anija Orion është një version i përmirësuar i SLS dhe anija me e fuqishme kozmike e prodhuar ndonjëherë.
Ndërkohë një flotilje anijesh robotike ndodhen aktualisht ne Mars duke ndihmuar ne rritjen vektoriale te njohurive njerëzore për ate qe fsheh planeti i kuq. Rover-i Mars Science Laboratory Curiosity duke marre te dhëna për radiacionin ne sipërfaqen e planetit është duke ndihmuar për te përpunuar teknika qe do te sigurojnë ruajtjen e shëndetit te astronautëve qe do te eksplorojnë Mars-in dhe mbijetesën e tyre atje.
Për te mundësuar realizimin e projektit me te madh hapësinor te ndërmarre ndonjëherë nga njeriu, inxhiniere nga e gjithë SHBA janë duke punuar për zhvillimin e teknologjive te reja qe do te bëjnë te mundur jetesën e astronautëve ne Mars, punën e tyre aty si dhe rikthimin shëndoshë e mire ne Toke.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi