Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Apple, bie miti i krijimit në garazh

Shko poshtë

Apple, bie miti i krijimit në garazh  Empty Apple, bie miti i krijimit në garazh

Mesazh nga SHKELBA Mon Dec 08, 2014 1:25 am

Apple, bie miti i krijimit në garazh

Apple, bie miti i krijimit në garazh  Apple_4442
Prej kohesh është thënë se Apple i parë, produkti që do të ishte pararendësi i shumë xhevahireve të tjerë Hi-tech të dala nga mendja gjeniale e Steve Jobs, kish lindur dhe ish krijuar në ambientet e një garazhi.

Por tani është vetë, ish krahu i djathte i Jobs dhe bashkëthemeluesi i kompanisë se famshme Apple, Steve Wozniak, që hedh poshtë këtë fakt, deri tani të kthyer në një mit.
Në një interviste për Bloomberg, miliarderi Wozniak trego se në të vërtetë, skicat e para, mikroçipet, skedat, prototipet e Apple-s së parë kanë lindur në dhomën e tij të fjetjes në ambientet e kompanisë Hewlett Packard. “Në garazh nuk bënim asgjë tjetër , përveçse gjenim aty një ambient të këndshëm që na jepte mundësinë të ndjeheshim si në shtëpi”, pranon Wozniak.
Në këtë mënyrë është vete bashkëpunëtori më i ngushtë i Jobs që nuk bën tjetër veçse thërrmon kështu kultin e një legjende e cila deri tani ka shërbyer si pikënisje e një serie të jashtëzakonshme startupp-esh që do të lartësonin emrin e Steve Jobs.
Ndërkohë, Wozniak vazhdon të tregoje se si ndërsa ai ishte punonjës ne kompaninë Heëlett Packard, punonte paralelisht, madje nga ambientet e kompanisë për krijimin e një kompanie që do ta rivalizonte me pas.
“Ishin vite të jashtëzakonshme, vazhdon ai, me lejonin të punoja në dy projekte paralele”. Kështu, nga barku u kolosit H. Packard, lindën Apple l dhe dhe Apple II, dhe me pas ajo që do te shndërrohej në kompaninë më të madhe në Botë.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi