Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pranë zbulimit të thërrmijës Higgs( thërmijes së zotit)

Shko poshtë

Pranë zbulimit të thërrmijës Higgs( thërmijes së zotit) Empty Pranë zbulimit të thërrmijës Higgs( thërmijes së zotit)

Mesazh nga Rifat Mon Dec 12, 2011 5:10 pm



Pranë zbulimit të thërrmijës Higgs( thërmijes së zotit)

Pranë zbulimit të thërrmijës Higgs( thërmijes së zotit) Higgs

Shkencëtarët pritet që të prezantojnë të martën prova se kanë arritur të hedhin një sy mbi ekzistencën e thërrmijës Higgs (Higgs boson).

Siç raporton BBC, ndërsa Higgs është një element thelbësor për të kuptuar universin, më përpara askush nuk ka vëzhguar të tilla gjatë eksperimenteve.

Gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, ekipet shkencore do paraqesin të dhënat e tyre në lidhje me progresin e bërë në kërkim të thërrmijave në të ashtuquajturin Large Hadron Collider.

Shkencëtarët thonë se akoma nuk kanë mjaftueshëm të dhëna për të shpallur zbulimin final, por janë tepër të entuziazmuar sepse mendohet se i kanë lokalizuar thërrmijat në një qoshe.


Doktor Kristof Rembser thotë se brenda një viti do mësohet nëse ekziston thërrmija Higgs.

“Thërrmija Higgs do jetë një zbulim i madh, por do jetë një zbulim edhe më i madh nëse provojmë se nuk ekziston,” tha ai.

‘Higgs boson’ është thërrmija themelore, një nga bazat e universit. Ajo ashtu njihet si pjesa e munguar në teorinë e fizikës së thërrmijave- të njohur si Modeli Standard- që shpjegon se si ndërveprojnë thërrmijat dhe forcat.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi