Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Puthja mbetet ende mister

Shko poshtë

Puthja mbetet ende mister Empty Puthja mbetet ende mister

Mesazh nga Albani-Explorer Sun Feb 12, 2012 6:00 pm

Puthja mbetet ende mister

Për të zbuluar origjinën e puthjes janë angazhuar antropologë, biologë dhe etnologë, por asnjë studim nuk ka nxjerrë një përfundim të saktë.


Për të zbuluar origjinën e puthjes janë angazhuar antropologë, biologë dhe etnologë, por asnjë studim nuk ka nxjerrë një përfundim të saktë. Ndonëse është një gjest i zakonshëm dashurie ose miqësie, që njerëzit e përsërisin çdo ditë, pikëpamjet rreth “puthjes” janë të ndryshme. Vetë shkencëtarët nuk kanë arritur të gjejnë një linjë unike mbi arsyet që na shtyjnë drejt kësaj praktike të çuditshme. Është një fenomen natyror apo kulturor? Vjen nga instinkti apo nga të mësuarit? Çfarë reagimesh shkakton në trupin tonë, duke filluar nga indet periferike deri në tru? Siç e keni kuptuar edhe më lart po flasim për puthjen.

Ky gjest, që shkakton një reagim të fortë emocional dhe ka një domethënie të qartë evolutive, ka shtyrë Sheril Kirshenbaum, gazetar shkencor, që të hetojë, duke u mbështetur te biologjia dhe antropologjia, neuroshkencat dhe psikologjia, rreth asaj që aktorja Mae West, seks-simboli i parë i kinemasë amerikane e quante “firma e një burri, ose e një kafshe”. Në fakt, edhe kafshët dinë të puthin, jo vetëm njeriu. Darvini u gabua kur tha se vetëm njeriu di të puthë. Sot dihet që urithët fërkojnë hundët me njëri-tjetrin, breshkat goditen kokë më kokë, iriqët fërkojnë hundët, brejtësit faqet, macet fërkohen me kokë e trup, gjirafat bashkojnë qafat, ndërsa gjallesa të tjerë si lakuriqi i natës përdorin edhe gjuhën.

Gjëja më e vështirë për t’u shpjeguar është se si kjo praktikë është vendosur mes njerëzve. Teoritë janë të shumta. Sipas neuroshkencëtarit Vilayanur S. Ramachandran, paraardhësit tanë njëherë e një kohë të ndikuar nga ngjyra e kuqe, sepse ishin gjithmonë në kërkim të ushqimit (frutat e pjekura binin në tokë mes gjetheve) e aplikuan atë instinkt te femra, duke kaluar nga zonat intime te goja. Këtë gjest vetë Desmond Morris e quajti “eko gjenitale”.

Ky i fundit ka qenë sërish përgjegjës për teorinë e dytë: ai lidh në mënyrë të arsyeshme ndjesinë e mirëqenies me fazën e ushqyerjes me gji. Edhe hipoteza e tretë ka lidhje me fëmijërinë e njeriut, kur ushqehet ende me gji, një metodë e hershme dhe shumë e rëndësishme për racën njerëzore. Nëse do t’i ktheheshim edhe një herë anatomisë mund të zbulonim se nuk ka asnjë lidhje ndërmjet dorës me të cilën shkruajmë dhe faktit se e përkulim kokën pak në të djathtë gjatë një puthjeje.

Edhe këtu opinionet janë të ndryshme: ka nga ata që thonë se çështja fillon në mitër dhe të tjerë që kur nis ushqyerja me gji. Cila do të jetë përgjigjja e saktë, diçka është e sigurt: puthja vë në lëvizje të gjithë muskujt e gojës dhe buzës. Në këtë pikë futen në veprim stimujt nervorë: lidhjet e vogla nervore që janë shumë të rëndësishme i dërgojnë sinjale kores somato-ndijore dhe sistemit lambik.

Kështu impulset nervore e shtyjnë trupin tonë të prodhojë një sërë neurotransmetuesish dhe hormonesh, mes tyre dopaminën, oksitocinën dhe serotoninën. Ndoshta ju mendoni se keni puthur princin e kaltër ose gruan ideale, por në të vërtetë po “pushtoheni” nga një “ujëvarë” endorfine që prodhohet nga gjëndra e hipofizës dhe hipotalamusit. Ndoshta nuk do t’ju duket shumë romantike, por dashuria ka një emër dhe ajo është epinefrina (e njohur më shumë si adrenalina).

Nëse ua vëmë veshin biologëve mund të mendojmë se ajo që na shtyn të puthim janë mikrobet tona, që dëshirojnë të bashkohen me adashët e tyre. Thuhet se puthja e qetëson njeriun dhjetë herë më shumë se çokollata. Një akt puthjeje vë në lëvizje 29 muskuj të fytyrës. Po ashtu, puthja mund të përdoret si ushtrim për parandalimin e rrudhave në fytyrë. Kur njerëzit puthen, këmbejnë pështymën gjatë puthjes dhe dihet se kjo e fundit përmban disa lloje substancash, ku nuk mungojnë mikrobet, kripërat minerale, proteinat dhe të tjera përbërje.

Në vitet ‘50 një studiues i “Baltimore City College” konstatoi se dy persona që i dhanë njëri-tjetrit një puthje të shpejtë shkëmbyen 278 lloje bakteresh, 95% prej të cilave ishin të padëmshme, për shkak se pështyma e njeriut përmban njëqind milionë mikrobe për një centimetër kub. Mos vallë nga kjo e ka edhe origjinën e ashtuquajtura filematofobia, ose “frika e puthjes”, pas së cilës fshihet frika e ngjitjes së ndonjë herpesi ose virusit “Epstein-Barr”, përgjegjës i mononukleosës ose “sëmundja e puthjes”?.

Duke u bazuar te disa studime të fundit, puthja mund të rrisë imunitetin dhe prodhimin e antitrupave kundër sëmundjeve të ndryshme.

Albani-Explorer
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Puthja mbetet ende mister Empty Dashuria, një mister shkencor

Mesazh nga Albani-Explorer Sun Feb 12, 2012 6:06 pm



Dashuria, një mister shkencor

Të rënët në dashuri nuk është një veprim aq i thjeshtë sa ç’mund të duket, por është një reaksion shumë i shpejtë.

Ato ndjenja të jashtëzakonshme dhe gjithëpërfshirëse të të qenët kokë e këmbë në dashuri, çmendurisht të lidhur me një person të dashur, janë rezultat i një reaksioni shumë të shpejtë dhe kompleks të trurit.Të qenët në dashuri, ose më saktësisht të qenët në një gjendje emocionale intensive të nevojës për t’u bashkuar me një person tjetër, në të cilën përfshihen komponentë të sjelljes, kimikë e të tjerë, është një çështje shumë e ndërlikuar.

Sipas një kërkimi të ri, nuk bëhet fjalë sikundër mendojnë disa për një ndjenjë bazike, por për një proces gjithëpërfshirës, në të cilin përfshihen 12 zona të trurit, që bashkëpunojnë dhe prodhojnë një moment që e quajmë “magjik”.

Studimet shkencore

Është zbuluar se aktiviteti i parë specifik në lidhje me dashurinë nis brenda një fraksioni shumë të shkurtër kohor. Sipas një studimi të ri të titulluar “Neuroimagjinata e dashurisë”, rajone të ndryshme të trurit me emra të vështirë të tillë si dorsolateral, frontal, apo anterior, si dhe elemente kimike të tilla si dopamina dhe oksitoksina, përfshihen në krijimin e ndjenjave të dashurisë.

Disa nga këto zona aktivizohen edhe kur njerëzit janë nën ndikimin e alkoolit, apo të drogave, pra të përfshirë nga euforia. “Edhe pse shumë teori në lidhje me emocionet e kanë cilësuar dashurinë si një emocion bazë, dashuria në fakt është shumë më tepër se kaq”,- deklaron një mjek. Sipas tij, dashuria përfshin emocione bazë dhe gjithashtu edhe emocione të ndërlikuara, motive dhe objektiva, pamje e njohje.

Dashuria pasionante, që ka qenë dhe është vazhdimisht objektivi kryesor i vargjeve të poetëve, shkrimtarëve dhe artistëve, po studiohet gjithnjë e më shumë nga shkencëtarët. “Sa më e mirë të jetë për ne shkalla e të kuptuarit të dashurisë, aq më i madh do të jetë respekti ynë për domethënien dhe fuqinë e rolit të dashurisë në shëndetin mendor dhe fizik”,- thotë një mjek.

Eksperimenti

Gjashtë studime janë zhvilluar deri më tani dhe në këto studime janë përfshirë 120 persona. Në një nga këto eksperimente, 17 meshkuj dhe gra, të cilët deklaruan se ishin tërësisht të dashuruar me partnerët e tyre, pranuan që t’i nënshtroheshin skanimit të trurit, ndërsa ishin duke parë një foto të të dashurit të zemrës për gjatë një kohe prej 17 sekondash.

Skanimi tregoi se në ato sekonda kishte një aktivitet shumë të madh të disa neuroneve në disa zona të veçanta të trurit, prej të cilave aktivizoheshin edhe emetimi i disa lëndëve kimike. Ndërkohë, po në këto sekonda ka një ulje shumë të ndjeshme të zonave në të cilat përqendrohen aktivitetet e ndjenjave të frikës dhe ankthit.Sipas mjekëve dhe për të gjithë studiuesit, pushteti dhe forca e dashurisë së vërtetë është shumë më e madhe edhe se dëshira seksuale dhe forca më e madhe ndryshuese dhe përmirësuese e njeriut.

Albani-Explorer
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi