Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjuha e Trupit Njerëzor

Shko poshtë

Gjuha e Trupit Njerëzor Empty Gjuha e Trupit Njerëzor

Mesazh nga Rifat Wed Dec 14, 2011 7:46 am


Gjuha e Trupit Njerëzor


Gjuha e Trupit Njerëzor Images?q=tbn:ANd9GcRsFjfmh5ALLTI4ZeUbHaFnIjCdOkYKm7_Xjc1P6Xc1qrM30wvVlg

Njeriu përvec gjuhës së tij ka mësuar në mënyrë instiktive të përdorë me të njëjtën mënyrë dhe nje gjuhë tjetër, atë që quajme Gjuhën e Trupit.

Kjo do të thotë se njeriu zotëron aftësinë për të transmetuar mesazhe që behën të kuptueshme jo vetëm nëpërmes përdorimit të fjalëvë dhe të zërit që janë dy ‘’veglat’’ kryesore për komunikimin, por edhe duke përdorur lëvizje te fytyrës apo trupit të tij ose akoma duke përdorur edhe shqisa, si për shembull nuhatjen, dëgjimin etj.

Fytyra dhe sytë tonë shpesh herë pasqyrojnë ndjenjat tona, frikën, gëzimin, surprizën, të vërtetën dhe gënjeshtrën.

Një mesazh ose një informacion, për ta transmetuar zakonisht përdorim tre ‘’vegla’’ ashtu sikur thamë edhe më parë. Fjalët, zërin dhe lëvizjet.

Lëvizjet përbëjnë 55% të transmetimit të mesazhit në kuadrin e komunikimit, fjalët 7 % dhe 38 % tjetër jepet nga përdorimi i zërit.

Sipas kërkimeve zyrtare psikologjike, cdonjëra nga veglat e mësipërme që sapo thamë i korrespondon njërës nga 3 sferat apo 3 botët që Platoni kishte folur 2.600 vite më parë, të cilat janë:

BOTA MENDORE--------FJALËT
BOTA PSIKIKE--------ZËRI
BOTA TRUPORE--------LËVIZJET

Gjuha e Trupit duket se njihej që nga vitet e lashta. Në Greqinë e lashtë filozofët dhe sofistët fshihnin duart e tyre poshtë tibanit (veshjes) sepse besonin se lëvizjet e duarve në një bisedë apo në një leksion shprehnin mungesën e aftësisë retorike, apo argumentash ndërsa ‘’ populli i thjeshtë me sa duket, përdorte në mënyrë të theksuar duart, ashtu sikurse edhe sot.

Ky opinion bazohej , se sa më shumë të përdorim dhe të lëvizim trupin tonë si një mënyrë shprehjeje, aq më i varfër është fjalori yne retorik.

Njeriu kur lindi nuk dinte të fliste, atëhere i vetmi mjet komunikimi i tij ishte trupi i tij. Duke u rritur dhe duke mësuar të flasë kjo nevojë fillestare kufizohet, meqënëse me anë të fjalëvë mund të shprehet me qartë dhe saktësisht.

Por nuk mund të themi se Gjuha e Trupit do të zhduket meqënëse nuk mund ta eliminojmë pasi ndodhet e rrënjosur thellë në subkoshiencën tonë.

Njeriu i nxitur nga subkoshienca e tij e përdor trupin shpesh herë, sidomos gjymtyrët e tij, për të treguar gjendjen e tij sentimentale.

Për shembull kur njeriu ndjen kërcënim kryqëzon duart e tij, ose kur ndjehet i lodhur, kerrus shpinën.

Por përtej ngarkimit sentimental, trupi ynë mund të bëhet objekt vëzhgimi për dikë që është njohës i kësaj gjuhe dhe të zbulojë më tepër anë të fshehta të karakterit tonë. Mund të zbulojmë shumë gjëra mbi karakterin tonë gjatë veprimeve tona dhe sidomos kur vallëzojmë.

Një pikë tjetër shprehëse ( nëse jo më shprehësja) gjithashtu që dërgon shenja, është koka dhe sidomos fytyra. Me këtë logjikë mund të merremi pastër dhe vetëm me shprehjet e ndryshme të fytyrës, dhe mund të konkludojmë në konkluzione të ngjashme.

Pra mund ta konsiderojmë si një mikrotrup që nëpërmes drithërimave muskulore të tij , ne arrijmë të kuptojmë gëzimin, hidhërimin, qetësinë, frikën, surprizën në krahasim me të gjithë trupin tjetër, pasi kur flasim me dikë , pjesa që do përqëndrohemi më tepër është fytyra e tij për të ckoduar ato që na thotë, se sa në të gjithë pjesët tjera të trupit.

Por kjo është edhe një kurth për vetë bashkëfolesin i cili mund të ketë stërvitur muskujt e fytyrës së tij, ndërsa i gjithë trupi i tij e përgënjeshtron.

Gjuha e Trupit tejkaloi shpejt kuadrin e kërkimeve shkencore , dhe gjeti zbatime të stërmëdha në marketingun bashkëkohor, në politikë, reklamë dhe në sociologji.

Por leximi që mund ti bëjë dikush mendimeve të tij , nëpërmes një ushtrimi mbi vëzhgimin e gjuhës së trupit , nuk është vetëm dicka interesante por arrin dhe të bëhet edhe e frikshme.

Ajo tregon nivelin që ne si njerëz të thjeshtë mund të bëhemi marrës dhe të mos arrijmë të balancojmë mijra mesazhe jo verbale që marrim për cdo ditë nga njerëz ekspertë që mundohen të na imponojnë mendimet e tyre, artikujt e tyre, nëpërmes reklamave, Medias, kinemasë dhe shumë mënyrave të tjera.

Por shumë njerëz mund të pyesin veten , nëse shenjat jo verbale i kemi që në lindje apo i kemi përvetsuar , janë trashëgimtare apo u arritën me ndonje mënyrë tjetër?

Është kryer një hetim – studjim nga një skuadër shkencëtarësh duke përdorur një shumë të madhe të dhënash të mbledhura nga vëzhgimi i njerëzve të shurdhër ose të verbër të cilët nuk do të mund ti kishin mësuar këto shenja nëpërmes një kanali dëgjues apo shikues.

Gjithashtu nga vëzhgimi i gjesteve të popujve të ndryshëm dhe qytetërimeve të ndryshme, por edhe nga studjimi i të afërmëve më të ngushtë të njeriut sic janë majmunët.

Rezultatet e këtij hetimi treguan se disa gjeste janë të fituara më vonë dhe disa të tjera i kemi që nga lindja.

Gjithashtu shkencëtari gjerman Eibesfeldt zbuloi se shprehjet e buzëqeshura të fëmijëve që sapo lindin të shurdhër apo të verbër ndodhin pa u mesuar apo imituar, pra janë të përvetësuara.

Shumë shkencëtarë të tjere mbështetën mendimin e Darvinit, përsa u përket shprehjeve të lindura kur ata studjuan shprehjet e fytyrës së individëve nga pesë qytetërime të ndryshëm. Dhe kështu arritën ne konkluzionin se përsa u përket emocioneve bazore të individëve, mënyra e shprehjes është e njëjtë.

Për shembull kur kryqëzojmë duart tona , vëmë të djahtën apo të majtën poshtë? Shumica e njerëzve nuk mund të përgjigjet saktë nëse nuk e provon përsëri. Gjë që do të thotë se është një veti që e kemi nga natyra.

Gjithashtu krijohet një pyetje më tepër, nëse lëvizjet tona janë veti të zotëruara nga qytetërimi në të cilin jemi rritur, apo jane nga natyra apo na janë bërë ves?

Për shembull kur një njeri parakalon nje femër të bukur në një rrugë të mbushur me njerëz, zakonisht ai kthen kokën pas duke e parë përsëri atë, ndërsa femra kthehet nga ana tjetër. Ndoshta e bën në mënyrë instiktive për të mbrojtur trupin e saj, apo ndoshta i është bërë ves duke parë femrat e tjera.

Ashtu sikurse dhe thamë më lart, disa gjeste apo pozicione në qytetërime të ndryshme mund të jenë të përbashkëta dhe të tjera jo, me pasojë të keqkuptohen nga popujt respektivë.

Për shembull shprehjet e përbashkëta janë: Kur njerëzit janë të lumtur qeshin, kur janë të mërzitur ose të nxehur janë të ngrysët. Ulja e kokës do të thotë po, e kundërta jo. Një fëmijë kthen kokën anash ose nga ana tjetër kur të ketë mbaruar ushqimin, sikurse nëse pi nga e ëma ose jo.

Ngritja e supeve gjithashtu është një shembull i mirë i shprehjes botërore që përdoret ateherë kur individi nuk e di ose nuk kupton se për cfarë po i flasin.

Por lëvizjet dhe gjestes ndryshojnë nga qytetërimi në qytetërim. Është i njohur shembulli me dy gishta ose V , apo edhe gjesti ok që bejmë me duke rrumbullakosur gishtat.

Gjesti ok është përhapur në të gjitha vëndet anglishtfolëse, por gjithashtu edhe në Europë dhe në Azi në disa vënde mund të ketë një kuptim krejt tjetër. Për shembull ne Francë ky gjest nënkupton zero ose asgjë, në Japoni nënkupotn para, dhe në disa vende të mesdheut zakonisht nënkupton vrimë, që është mënyra që i drejtohen një mashkulli që është homoseksual.

Një gjest tjetër gjithashtu i njohur është edhe ai i ngritjes së gishtit të madh të dorës në SHBA, Australi dhe në Bretani, gjest i cili ka 3 kuptime: Përdoret si shenjë për autostop, si shenjë për ok – gjithcka në rregull, dhe gjithashtu përdoret si sharje.

Gjithashtu në Itali përdorin gishtin e madh si numrin një dhe gishtin tregues si dyshin, ndërsa në Amerikë dhe në Angli përdorin gishtin tregues për njëshin dhe të mesmin për dyshin.

Shenja me dy gishtat – V, që folëm më lart, në Bretaninë e Madhe dhe në Australi është sharje. Ndërsa Corcill e imponoi gjatë luftës së dytë botërore si një shenjë fitoreje por me dorën e drejtuar nga jashtë, ndërsa sharja e ka dorën e drejtuar nga ai që e bën.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjuha e Trupit Njerëzor Empty Re: Gjuha e Trupit Njerëzor

Mesazh nga Rifat Wed Dec 14, 2011 7:55 am



Shpresa dhe njeriu i shpreses


Gjuha e Trupit Njerëzor Images?q=tbn:ANd9GcRVZcOVum8lduJQ7umSkXT4zh0WB52Kg5TivgMS98qNzUzHaESJ

Shkencëtarët e kanë thënë me kohë që egziston një lidhje ndërmjet shpresës së pacientit dhe përmirësimit të tij nga sëmundjet e rënda.

Tani një specialist i shquar amerikan në fushën e kancerit, sygjeron se ka baza mjeksore për një lidhje të tillë. Këtë sugjerim ai e bën në librin e ri mjaft të shitur të titulluar,Anatomia e Shpresës: Si fitojnë njerëzit përballë sëmundjes?.

Autori i librit është Jerome Groopman, profesor në degën e mjeksisë së Universitetit të Harvardit, njëkohësisht korrespondent i revistës,The New Yorker për mjeksinë dhe biologjinë.

Groopman beson se është e rëndësishme që së pari të kuptohet se çfarë është shpresa, dhe si ndryshon ajo nga optimizmi.

Një optimist thotë se gjithçka do të shkojë mirë. Por në fakt, ne e dimë që në jetë kjo nuk ndodh gjithmonë kështu. Ndërsa shpresa i pranon të gjitha problemet me të cilat ndeshemi, dhe përmes saj ne shikojmë një të ardhme më të mirë. "

Si rezultat i shpresës truri çliron disa kimikate të cilat reduktojnë shqetësimet. Shqetësimet janë pengesat më të mëdha tek pacientët për fillimin e një kure të sëmundjeve, apo për të patur forcën e duhur për të përballuar mjekimin.

Gjithashtu ka ndryshime serioze në funksionimin e muskujve. Kur të sëmurët me Parkinson shpresojnë kjo bën që të çlirohen kimikate, që i bën muskujt të jenë më elastikë, kështu që të sëmurët mund të funksionojnë më mirë.

Shpresa mund të pakësojë dhimbjet tek njerëzit me reumatizëm. Ndërsa për sa u përket sëmundjeve të zemrës, ka studime të mira që tregojnë se të sëmurët që shpresojnë mund të shpejtojnë shërimin.

Përsa i përket pacientëve të prekur nga sëmundjet e kancerit, profesori Groopman thotë, studimet nuk janë të qartë. Me siguri që optimizmi dhe shpresa nuk e zhdukin sëmundjen.

Por ndikimi i të shpresuarit tek pacientët e kancerit bën që ata të marrin vendime të qarta dhe të zgjedhin mënyrat më të mira me shpresë që të kurohen.

Rasti i mirnjohur i kampionit boteror te ciklizmit,amerikanit
Lanche Amstrong qe megjith se e dinte qe ishte me semundjen e kancerit, krijoi nje force shprese imuntare,aq sa e perballoi dhe menjanoi kete semundje nepermjet stervitjes dhe garave ciklistike,duke u shpallur 4 here rresht kampion bote


Gjuha e Trupit Njerëzor Lance-armstrong-wins-yellow-jersey-ashley-olsen
Lanche Astrong

Groopman beson se roli i doktorit është që t'u thotë të vërtetën pacientëve, por gjithashtu t'i inkurajojë ata që të shpresojnë dhe të kurohen, edhe nëse ata janë në gjendje të rëndë. Njerëzit shkojnë tek mjeku për të kërkuar shpresë. ..

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi