Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pershtatshmeria sociale dhe rebelizmi,karaktere te lindur apo te fituar?

Shko poshtë

Pershtatshmeria sociale dhe rebelizmi,karaktere te lindur apo te fituar? Empty Pershtatshmeria sociale dhe rebelizmi,karaktere te lindur apo te fituar?

Mesazh nga Rifat Sat Feb 25, 2012 2:48 pm



Pershtatshmeria sociale dhe rebelizmi,karaktere te lindur apo te fituar?

Pershtatshmeria sociale dhe rebelizmi,karaktere te lindur apo te fituar? 110421-hetherington-ivory-coast-930a.photoblog600

Disa njerëz në jetën e tyre bëjnë revolucion, ndërsa të tjerët ndjekin turmën edhe kur duhet të porosisin një sanduiç. Është vetëm një çështje karakteri, apo rebelët si James Dean vetëm mund të lindin të tillë? Sipas shkencëtarëve mundësia e dytë është më e mundshme.

Të qenit kundër rrymës apo turmës sipas shkencëtarëve varet kryesisht nga sasia e materies gri, e pranishme në një rajon që quhet lëvore orbitofrontale në të dyja hemisferat cerebrale. Njerëzit që e kanë më të zmadhuar këtë pjesë janë më të prirur të dalin kundër rrymës dhe të bëjnë revolucion.

Studimi që tregon për këtë është botuar në Current Biology dhe mban firmën e kërkuesve të Universitetit të New Yorkut dhe atij të Londrës.

Në studim janë përfshirë 28 persona. Hulumtuesit kanë dashur të kuptojnë se cfarë i shtyn ata të zgjedhin njërën rrugë apo tjetrën, të jesh pjesë e grupit, apo t’i dalësh kundër.

"Aftësia për tu përshtatur me të tjerët dhe t'i përngjash atyre është një karakteristikë e rëndësishme sociale", thotë studiuesi Chris Frith.

Kjo cilësi është e kontrolluar nga softwaret apo hardwaret e trurit? Me fjalë të tjera, është rezultat i përpunimit të informacionit apo është një tipar strukturor?

E pra, studimi arrin në konkluzionin se të paktën pjesërisht, përshtatshmëria sociale është një çështje e trurit.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi