Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

JETA ËSHTË (EDHE) VUAJTJE

Shko poshtë

JETA ËSHTË (EDHE) VUAJTJE	 Empty JETA ËSHTË (EDHE) VUAJTJE

Mesazh nga xhemajl Mon Mar 05, 2012 9:42 pm


JETA ËSHTË (EDHE) VUAJTJE


[You must be registered and logged in to see this image.]

“Nuk ka jetë pa vuajtje, nuk ka vuajtje pa shkak, por nuk ka shkak që nuk mund të tejkalohet”
D. Valsh

Për të gjitha fenomenet paranormale, ne flasim me vetëbesimin e mosdijes sonë. Nuk ka njeri më të sigurt se ai që nuk di. Ai flet preras, me vetësiguri, shkurt: kështu është, kështu nuk është dhe pikë.

Ta marrim, për shembull, vetëm MAGJINË E ZEZË. Në mesin tonë dëgjohen këto konstatime: magjia e zezë nuk ekziston, ose: turp t’i besosh magjisë në këtë kohë, apo: marrëzi e pastër, e të tjera të ngjashme, kurse intimisht, në jetën e secilit njeri, te dikush më shumë e te dikush më pak, magjia e zezë është si hije, bashkudhëtare e përhershme në secilin hap, në secilën lëvizje e veprim.

Çka thotë literatura, ku qëndron qartësimi shkencor për magjinë e zezë?
Paraprakisht duhet të thuhet se njerëzit bëjnë jetë në mënyrë (gati) robotike. Secili njeri krijon shabllone, shprehi të sjelljeve që përsëritën nga dita në ditë, gjithnjë në të njëjtën mënyrë dhe më të njëjtin rregull. Secili njeri e hapë derën e banesës në të njëjtën mënyrë, flenë në të njëjtën anë të shtratit, ulet në të njëjtin vend në tryezë të bukës, hynë në të njëjtën mënyrë në banjo, vishet me ritëm e formë të njëjtë. Më thuani, lexues të dashur, cili prej jush nuk iu përmbahet këtyre shprehive me saktësi kompjuterike, si ndonjë robot?

E tash, të ecim pak më larg dhe të shohim ç’rëndësi ka kjo sjellje rutinore, që e përsërisim të gjithë ne nga dita në ditë? Duke bërë lëvizje të njëjta, gjithnjë në të njëjtën mënyrë, ndodhë ajo që duhet të ndodhë: poli negativ i energjisë (Kemi thënë: s’ka jetë pa energji dhe s’ka energji pa rrezatim) deponohet në kënde të veçanta të banesës dhe kjo deponi rritet e rritet për çdo ditë. Në familjet me jetë të qetë, të harmonishme, stabile e të këndshme, deponia e energjisë negative është fare-fare e parëndësishme, por në familjet me jetë të çrregullt, me jetë të tensionuar, me hidhërime enorme, me shqetësime traumatike, deponia e energjisë negative shndërrohet në, kushtimisht t’i them: bombë helmi. Kur të ndodhë, e kjo ndodhë tepër rrallë, të prishet sjellja rutinore e familjarëve, të shkelin në këndet ku është deponuar poli negativ i energjisë, atëherë ndodhin të padëshiruarat që quhen: vendbanim i mallkuar, fatkeqësi, sëmundje, humbje, dështim, deprimim, bie ora biologjike e ritmit të jetës e të tjera e të tjera dhe, thënë me gjuhën e shkencës, poli negativ i energjisë nuk është asgjë tjetër pos asaj që e kanë quajtur prej lashtësie: magji e zezë!

Dhe ky pol negativ i energjisë, i sedimentuar nga jeta robotike, (të mos them e pavetëdijshme) bëhet burimi i parë i vuajtjeve në jetë. Dhe, prandaj, edhe thuhet: s’ka jetë pa vuajtje, por s’ka vuajtje pa shkak, dhe ajo që është më e bukura: nuk ka shkak që nuk mund të tejkalohet. E qysh të tejkalohet kjo vuajtje, e cila, deshem ne apo jo, është pjesë e jetës së secilit njeri? Shkenca amerikane, si për miliona probleme të tjera edhe për këtë çështje ka gjetur zgjidhjen e mrekullueshme të bazuar në përvojën civilizuese të njerëzimit dhe ka prodhuar “ujin e rëndë” që është përçuesi dhe PËRTOKËZUESI më i sigurt i polit negativ të energjisë.

Prandaj, në përmbyllje të këtij shkrimi të shkurtë, mund të themi se është GJETUR mënyra më e mirë dhe më e sigurt për tejkalimin e shkaktarëve të vuajtjeve që janë shkaktuar (dhe shkaktohen e do të shkaktohen) nga magjia e zezë apo më saktë nga poli negativ i energjisë jetësore. E kjo mënyrë është: pastrimi me “ujë të rëndë” të trupit, automobilit, banesës dhe çdo mjeti tjetër që mund të jetë kontaminuar nga poli negativ i energjisë.

Daut Demaku

xhemajl

Numri i postimeve : 6
Points : 17
Reputation : 1
Join date : 01/03/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi