Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia ''mitologjike'' e shqiptarëve

Shko poshtë

Historia ''mitologjike'' e shqiptarëve Empty Historia ''mitologjike'' e shqiptarëve

Mesazh nga Rifat Mon Mar 12, 2012 12:18 pm


Historia ''mitologjike'' e shqiptarëve



Historia ''mitologjike'' e shqiptarëve Genie1


Po e vendos këtë material tek mitologjia,sepse bëmat e herpashershme shqiptare tingëllojnë si ato tregimet mitologjike të popujve pa indentitet,të fiseve të zhytura në ''ërresirën'' e xhunglës.
#
Kureshtja e shqiptarëve mbaroi bashkë me mbarimin e dosjeve të hapura prej australianit të çuditshëm, shpeshherë të mbuluar me teori konspiracioni, Julian Paul Assange, gazetar, publicist, programues programesh. Një ditë, njerëzit u zgjuan të trishtuar se shtypi i ditës nuk kishte më ushqim të freskët për ta: dosjet u mbaruan, thashetheme nuk ka më.

Dolën në mjediset publike gjithfarë të dhënash, kryesisht të viteve të fundme, çfarë është Shqipëria e sotme me vështrimin amerikan, si na shohin e na vlerësojnë të huajt.

Mijëra faqe raporte e relacione, prej të cilave u botuan vetëm një pjesë, para së gjithash dëshmuan se Shqipëria është një vend më i monitoruar sesa mund të mendohet, se përfaqësuesve të vendeve mike rezidentë në vend mbajnë shënime për gjithçka që ndodh, njoftojnë qeveritë e tyre për çdo gjë që u bën përshtypje, për mirë a për keq. Afërmendsh që në të njëjtën mënyrë si përfaqësuesit e Uashingtonit në qendrat e tyre edhe diplomatët e Europës së Bashkuar e të vendeve fqinje.

Pyetja e parë që mund të bëhej në këtë rast do të ishte: A e dinë qeverisësit shqiptarë se me çfarë burimesh poshtëruese për sot e një shekull a edhe më shumë po i mbushin arkivat e botës? A shqetësohet njeri në këtë vend për faktin se ç’do të ndodhë disa vjet më vonë kur jo Julian Assange, por vetë autoritetet qeverisëse të vendeve që përfaqësohen në Tiranë, t’i hapin arkivat jo për bujë e thashetheme, por për njohje historike, siç ka ndodhur deri më tani me arkivat e kryeqendrave europiane e amerikane ku është arkivuar historia e Shqipërisë?

A ka mbetur diku qoftë dhe një shenjë përgjegjësie për të shtruar pyetjen se sa dekada baltë i hidhet Shqipërisë vit pas viti e investiturë pas investiture? Sepse është shumë e qartë tashmë: njollosja që i ka ndodhur imazhit të vendit është jashtë dyshimit një çështje e lidhur me perspektivën.

Njerëzit shqiptarë patën filluar të besojnë se tallja me tribalizmin shqiptar e la gjurmën e fundme në vitin 1997, kur presidenti i atëhershëm austriak, Frantz Vranitzky, i autorizuar prej institucioneve europiane, thirri krerët e Shqipërisë së xhindosur në një luftanije në Adriatik për të propozuar një kompromis për të dalë prej zjarrmisë së luftës. Mirëpo duket qartë se turpet e tmerret shqiptare nuk kanë të mbaruar dhe “vendi i shqiponjave” vazhdon të prodhojë me shumicë humor për botën, që përpiqet të na tërheqë në udhë të mbarë.

Dihet mirë se historia e Shqipërisë i ka burimet e veta në kryeqytetet e vendeve me të cilat është takuar në jetën e saj shtetërore e parashtetërore: para së gjithash në kryeqytetet e vendeve fqinje, në Athinë, Beograd e Romë, pastaj edhe në Stamboll, Paris, Moskë e Londër. Të fshehtat e dikurshme, që kërkuesit e sotëm i zbulojnë në këta arkiva, shumë herë ua përvëlojnë duart dhe ndoshta nuk do të kishin dashur t’i njihnin kurrë.

Edhe koleksioni i fundmë i dokumenteve amerikane publikuar prej Julian Assange kishte me shumicë certifikime të atilla të jetës politike në Shqipëri, që të bëjnë të humbësh mendjen. Si do të çmohet puna e sundimtarëve të sotëm të Shqipërisë dekada më vonë, kur ata të mos kenë më autoritet për të urdhëruar jo më historianët, por as pushtetet që kontrollojnë sot, pra, e thënë më hapur, kur të jenë kthyer në persona anekdotikë, siç pati ndodhur me kreun e totalitarizmit shqiptar në vitet e fundme të sistemit që pati ndërtuar, kur njerëzit flisnin për “Dullën” si për një personazh komedie?

Një ditë e tillë do të vijë, sepse as qeveri, as pushtete, as sisteme, madje as perandori e konfederata të përjetshme nuk ka. Me sa duket, të jetuarit sot për sot dhe pa vetëdije e kujtesë historike, është një modus vivendi në Shqipëri dhe e ardhmja ekziston si përmasë vetëm në formën e katër vjetëve, aq sa zgjat një investiturë qeverisjeje.

Se çfarë do të thotë të ndërtosh një lavdi të rreme e të përkohshme duke ia marrë fytyrën vendit e vehtes dhe duke mos lënë jo derë, po as deriçkë për të hyrë me sadopak nder në udhët e historisë mjafton të krahasojmë zulmën dhe bëmat e pashallarëve Bushatllinj me këto vargje tejet të kursyera të dom Ndre Mjedës kushtuar atij:

Del mizuer, këndenaj, del; prej merzijet,
Zgaq i përbuzshem, Shqipnia t’volli:
Ty shpina e detit, ty, vend robnijet,
T’pret Anadolli.

Pikërisht kjo ka ndodhur me historinë e Shqipërisë: vazhdimisht vetëm ka vjellë krerët e vet: prej Ballabanit, deri te pashai i Toptanëve, për të përmendur vetëm disa. Dhe koleksioni i dokumenteve më të reja kushtuar zhvillimeve në Shqipëri, në një vend që ka ende frikë të hapë dosjet e një sistemi të përmbysur, dëshmuan për një të vërtetë të tmerrshme: në u hapshin ndonjëherë kartat e këtij vendi, jo lavdia, por egërsia dhe pagëdhendja e saj do të vërshojë dhe këtë pisllëk nuk do të ketë progres që të mund ta mbulojë shpejt.

Janë përdorur të gjitha termat që rroposin historinë e një populli: prej krimit shtetëror, terrorizmit, shitjes së vendit, deri te provincializmi, mungesa e kulturës së zyrës, levantinizmi shqiptar, bizantinizmi shqiptar, otomanizmi shqiptar, bajraktarizmi shqiptar, tribalizmi shqiptar e një mijë e një të zeza si këto.

Zullumet janë aq të mëdha sa pyetja që i vjen ndërmend njeriut është se edhe sa herë duhet t’i vijë qindvjetëshi i jubileut Shqipërisë, që të ketë kohë për të harruar çfarë ka ndodhur. Sa për të kujtuar, ka me bollëk, por për librat e anekdotave. Sepse cilët do të ishin ata historianë aventurierë që do të guxonin të merreshin me një histori tjetërsoj të Shqipërisë, duke marrë me mend se kjo do të kërkonte amnistimin e saj, çlirimin e saj, prej aq të zezave dhe hatave që kanë mbushur analet diplomatike të botës dhe që ne dimë prej tyre vetëm ca pak gjëra.

Një brez i dëshpëruar po lind në Shqipëri. Që të ketë brez të zhgënjyerish, kjo është krejt normale, sepse tashmë dihet prej të gjithëve se Shqipëria që donin idealistët e vitit 1990 nuk është kurrsesi kjo e sotmja, me ministra e gjeneralë që sillen si taksidarë, me një lidership që e përdor shtetin si të kish qenë pasuri e armikut më të madh historik. Ky brez lind i dëshpëruar, sepse do të rrojë dekada të tëra të së ardhmes me turpin e paraardhësve, që nuk shlyhet kurrë prej arkivave ku ka hyrë.

Koleksioni i fundmë i dokumenteve që u hapën për Shqipërinë tregoi dhe një falsitet tjetër të paimagjinueshëm: falsitetin e vetë shtypit dhe të urdhrit të gazetarëve mburramanë e burracakë njëherësh, që në kuptimin e plotë të fjalës ia kanë hedhur publikut duke shitur për denoncime, investigime, kriticizëm skandalesh shakara të jetës së përditshme, një farmacist që shet ilaçe të paindeksuara, një mësuese që nuk do lule për 7 Mars, por ndonjë lek, një kafaz institucioni që nuk u jep leje kamerave të hyjnë brenda.

Tashmë është krejt e qartë se shtypi shqiptar ka qenë shumë larg dhimbjeve të vërteta të këtij populli. Sepse skandalet e zbuluara nga Vikileaks” provojnë se shtypi i përditshëm shqiptar as që u është afruar problemeve të vërteta të jetës së popullit dhe të mirë a keqqeverisjes. Të ashtuquajturat skandale të zbuluara prej gazetarëve, analistëve, mediave të vendit, nën hijen e rëndë të dokumenteve ekzaminuese të diplomacisë së huaj, rezultojnë një fabrikim konflikti për të bërë sikur po e luftojmë të keqen, e cila është shumë më lënduese se ajo që dihej.

Opozitarizmi fals dhe trimëria e gënjeshtërt e analistëve të panumërt, që këmbejnë “sekretet” e tyre nëpër tryeza baresh mondane; ashtu siç këmbejnë tryezat e debatit, duke u betuar se nuk pyesin as për pushtetin dhe as për opozitën, përfundimisht u demaskua. U provua dhe një herë se sa larg jetës shqiptare janë gazetarët e kabineteve, zëdhënës të kujtdo, por jo të asaj që ndodh përditë para syve tanë, prej mënyrës së veshjes joprotokollare të “njëshave” e “figurave” të shtetit, deri tek anglishtja çalamane dhe komunikimi qesharak, spiunllëku i njëri-tjetrit, ankimi për njëri-tjetrin, denoncimi i njëri-tjetrit, një shoqëri e tërë e mbushur me munafikë e njerëz pa dinjitet.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi