Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Libri ne forum....

Shko poshtë

Libri ne forum.... Empty Libri ne forum....

Mesazh nga Rifat Wed May 02, 2012 2:18 pm

Libri ne forum.... 2a5gcjk


Jeni shkrimtar, poet, përkthyer apo studiues dhe nuk keni mundësi financiare të botoni librin tuaj me shumë kopje? Shtëpitë e mëdha botuese nuk pranojnë botime pa 500 kopje minimumi. Ne ju ofrojmë mundësinë ta botoni atë me pak kopje. Fillimisht ju mund të botoni librin tuaj deri në 10 kopje, më vonë mund të porosisni edhe të tjerë, sipas mundësive financiare. Libri do të jetë gati për rreth 1 deri ne 2 muaj. Nuk duhet të bëni parapagesë, por pagesa bëhet pasi të merrni kopjet në dorë. 

Për më tepër na shkruani në adresën astroniko1@gmail.com

Anna Karenina


Libri ne forum.... Ana_karenina

Anna Karenina (Анна Каренина), e njohur edhe me emrin Ana Karenin, është një ndër novelat më të njohura ruse e shkruar nga Leo Tolstoy gjatë viteve 1873 deri më 1877.

Në këtë vepër trajton stilin realist, duke treguar për familjet aristokrate në Rusi në atë kohë. Personazhi Ana Karenina është inspiruar nga motra e Aleksander Pushkinit, Maria Hartung.

Kjo novelë ndahet në tetë pjesë. Vepra hapet me një citat madhështor "Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat".

Pjesa e parë

Së pari autori na prezanton me personazhin Princ Stepan Arkadieviç Obllonski, "Stiva", një aristokrat moskovit i cili ka prishur marrëdhëniet me gruan e tij Darja Aleksandrovna "Dolli", e cila ka zbuluar se burri po e tradhtonte me guvernanten franceze. Stiva ishte i frikësuar se do e humbiste gruan e tij me të cilën trashëgonte fëmijët, kështu që ai thërret motrën e tij Ana Arkadjevna Karenina, nga Petersburgu, që ta bind Dollin ti kthehet prapë.

Ndërkohë shoku i fëmijërisë së Stivës, Konstadin Dmitieviç Levin, "Kostja" arrin në Moskë dhe i kërkon dorën motrës së vogël të Dollit, Kitit. Por ajo e refuzon sepse ajo ishte dashuruar me Kont Aleksei Kirilloviç Vronskin, por ai nuk kishte asnjë synim që të martohej me Kitin.

Stiva dhe Vronski takohen në Moskë në stacionin e trenit. Stiva priste motrën e tij, ndërsa Vronski të ëmën. Aty ndodh një aksident sepse një punëtor shtypet nga treni. Vronski sapo e sheh Anën dashurohet. Ata takohen prapë në ballon që mbahet në shtëpinë e Sherbackëve. Ana për fat arrin ti bashkoj Dollin dhe Stivën dhe bëhet shoqe me Kitin. Në ballo Vronski vallëzon me Anën dhe Kiti bëhet xheloze.

Ana e zemëruar se do i prishte marrëdhëniet me Kitin për shkak të Vronskit ajo kthehet në Petersburg. Vronski niset për në Petersburg me të njëjtin tren. Në anën tjetër Levini i dëshpëruar për refuzimin e Kitit kthehet në fshat, në fermën e tij. Ana kthehet tek burri i saj Aleksei Aleksandroviç Karenin, dhe tek i biri Sergei ("Seriozha").

Pjesa e dytë

Mjeku personal i Sherbackëve tregon se shëndeti i Kitit ishte përkeqësuar për shkak se ajo ishte e mllefosur nga gjelozia Ndaj Anës dhe Vronskit. Doktori i ri specialist i kishte rekomanduar për në ligjë për shërim. Kiti iu rrëfehet Dollit për pendimin e saj që ka zgjedhur Vronskin e jo Levinin.

Në kthimin e Anës në Petersburg ajo fillon të shpenzoj më shumë kohë me princeshën Beci dhe rrethin e saj, dhe më pak me rrethin moral dhe fetar ku bënte pjesë edhe Lydia Ivanova, me të cilën Ana ishte shumë e afërt. Vronski vazhdon ta ndjek Anën. Ajo në fillim mundohet ta heq nga vetja por ajo mposhtet nga dashuria për të.

Karenini i thotë Anës për bisedën e gjatë të saj me Vronskin, dhe se ajo po binte shumë në sy të shoqërisë. Pas një kohe ajo bie në dashuri përfundimisht dhe mbetet shtatzënë.

Vronski ndërkohë ka një garë kuajsh, ku merr pjesë me kalin e tij Frou-Frou. Gjatë garës kali i lodhur i vdes aksidentalisht dhe Vronski shpëton me pak lëndime. Aty vërehet frika e shprehur e Anës gjatë rrëzimit të Vronskit, duke bërë që të vërehet fare mirë nga shoqëria. Kjo në libër paraqitet si një pyetje nga shoqëria "Çka nëse?".

Në anën tjetër Kiti me të ëmën shkojnë për shërim në llixhën gjermane. Atje ato takojnë Madam Stahl dhe vajzën e saj të adoptuar Varenka. E ndikuar nga Varenka, Kiti fillon të përmirësohet. Dhe kështu ajo kthehet në Moskë.

Pjesa e tretë

Pjesa e tretë parqet jetën e Levinit në fermë jashtë qytetit. Ai mbetet i humbur në mendime se si ai kritikon qytetrimin dhe se si ndihet i gënjyer para të tjerëve. E gjithë kjo atij i ndodh për shkak të atij refuzimi nga Kiti.

Në anën tjetër Stiva e sjell Dollin në fshat tek Levini për shkak të një kontrate për shitjen e drunjëve.

Dolli takon Levinin, dhe mundohet ti zgjojë përsëri ndjenjat e tij për Kitin. Ajo i tregon se ajo nuk është e martuar. Së pari ajo dështon, por pastaj ajo arrin që ta bind se Kiti ende e do atë. Në Petersburg, Karenini e bezdis Anën duke refuzuar për tu ndarë nga ajo dhe e kërcënon se ai nuk do ta lejoj ta shoh më të birin Seriozha deri sa ajo ta lë Vronskin.

Pjesa e katërt

Karenini e bën situatën e padurueshme dhe fillon të ndjek divorcin. Vëllai i Anës, Stiva, tregon se është kundër kësaj dhe e bind që të flasë me Dollin së pari. Përsëri Dolli del e pasuksesshme, por Karenini ndryshon planet kur dëgjon se Ana po vdes në spitalin e lindjes. Tek shtrati i saj Karenini e fal Vronskin.

Vronski i marrosur nga ndikimi i kareninit tenton vetëvrasje. Megjithëatë Ana merr vetën, duke lindur vajzën e quajtur Ana (“Anie”). Stiva i lutet Kareninit që të kërkojë divorc. Vronski së pari vendos të fejohet në Tashkent por pastaj prish mendjen kur e sheh Anë, dhe largohen në Evropë pa marrë divorcin me vete. Më i drejtëpërdrejtë është Stiva i cili bën mbkerësim me Levinin: organizon një takim mes Kitit dhe Levinit i cili del i suksesshëm. Ata të dy pajtohen.

Pjesa e pestë

Levini dhe Kiti martohen. Pas disa muajsh, Levini mëson se i vëllai Nikollai, po vdiste. Çifti shkon tek ai dhe Kiti bëhet infermiere deri sa të vdes. Në Evropë Vronski dhe Ana mundohet të gjenjnë shokë të cilët dë ti pranojnë dhe do të mbështesin aktivitetet të cilat do ti argëtojnë ata, por ata shpejt kthhen në Rusi.

Karenini është i ngushëlluar dhe i ndikuar nga mikja e tij Konteshë Lydia Ana. Megjithatë, Ana niset për vizitë të të birit Serizha e paftuar në datëlindjen e tj, por zbulohet nga burri i saj i zemëruar Karenini. Konteshë Ivanova i kishte thënë Seriozhës se e ëma kishte vdekur. Pas një kohe të shkurër Vronski dhe Ana largohen nga vendi.

Pjesa e gjashtë

Doli viziton Anën. Nga kërkesa e Vronskit, ajo i thotë Anës qe te kerkoj divorcin nga burri i saj sepse vajza e saj dhe e vronskit e mban mbiemrin e tij dhe kjo gje e shqeteson Vronskin. Prapë duket se Dolli del e pasuksesshme, por kur Vronski largohet për pak ditë për shkak të zgjedhjeve provinciale, një mërzi dhe dyshim bën që Ana të kërkëjë të martohet me Vronskin. Ajo i shkruan Kareninit ku i lutet qe ti jap divorcin por siq duket eshte e kote .keshtu dashuria ne mes tyre fillon te zbehet dhe ata vendosin te kthehen ne Moske

Pjesa e shtatë

Levini dhe Kiti jetojnë në Moske dhe ajo i lind djalë. Stiva gjersa kërkon një punë nga Karenini, përsëri ia bën të qartë kërkesën për divorc, por Karenini thotë se vendimi është i udhëhequr nga një “gjithëshikues- i rekombanduar nga Ivanova – i cili dukshëm e këshillonte ta anulonte. Mardheniet midis Anës dhe Vronskit fillojnë të vyshken.

Ata planifikojnë të kthhen në vendin e tyre, por Ana e zemëruar dhe gjeloze niset më herët dhe shkon tek stacioni hekurudhor ku bën vetëvrasje. (Tolstoy ishte inspiruar nga gazeta që ksihte lexuar për një vetëvrasje).

Pjesa e tetë

Tregimi pas vdekjes se Anës vazhdon. Stiva gjen punën që donte dhe Karenini merr nën mbikqyrjen Anien. Disa vullnetarë rus, përfshirë edhe Vronskin, i cii nuk kishte ndërmend të kthhej në Rusi, largohen në revoltën serbe të nisur kundër turqve. Dhe nga gëzimi dhe frika e të qenit baba Levini, zhvillon besimin tek Zoti i Krishterë.


Edituar për herë të fundit nga Estilen në Sat Jun 02, 2012 8:22 am, edituar 1 herë gjithsej
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri ne forum.... Empty Re: Libri ne forum....

Mesazh nga Rifat Sat Jun 02, 2012 8:12 am


Plaku dhe deti


Libri ne forum.... 59698_103955746333848_101279063268183_26056_6446288_n

Plaku dhe Deti është një nga romanët më të shitur (bestseller) të mbarë letërsisë amerikane, shkruar nga shkrimtari amerikan Ernest John Iselam Hemingway.

Tek kritikët letrarë ekziston mëdyshja në është roman apo novelë, por sidoqoftë "Plaku dhe deti" është margaritari më i ndritshëm amerikan që pushtoi mbarë botën. Që në fillim nga vete titulli kemi të bëjmë me dy kundërvënie të ndryshme: plakun në perëndim të jetës se tij dhe detin e paskajë, kjo fuqi e pambarueshme. Personazhi kult Santiago është plazmim i vetë ekzistencës njerëzore kundrejt dallgëve të shkumëzuara të jetës me përplot pusi e pabesi. Santiago përçapet me tërë fuqinë e tij të mplakur dhe për çudi të fatit ai del fitimtar.

Kjo vepër është grishje e njëmendtë për rrugën e qarte të racës njerëzore: trazimi i përpjekjes për përvijimin e jetës në kushte sado të rënda.

Libri ne forum.... Images?q=tbn:ANd9GcRdPLvho4zPN94C8O9GG1BegObekNysFnyfBmUDjoOP1Qn6-MAPp9uAOk1p

Është një luftë e pabarabartë ndërmjet njeriut dhe natyrës por që gjithsesi i lejon njeriut të masë forcat e veta. Njeriu plaket ndërsa natyra mbetet po e njëjtë, deti mbetet po i pamase dhe i pabesë. Ne qendër te veprës "Plaku dhe Deti" është plaku Santiago, një peshkatar i zoti.

Ka edhe disa personazhe të tjerë por ato vetëm sa skicohen ne vepër sa për sfond. Dy miq-armiq të vjetër luftojnë përballë njëri tjetrit,luftë qe jep edhe mesazhin e lartë filozofik se njeriu nuk është krijuar për të pësuar humbje, të asgjësosh njeriun nuk do të thotë qe e ke mposhtur atë. Duke krijuar personazhe të tillë si plaku Santiago, E. Heminguej lartëson figurën e njeriut që tregohet dinjitoz përballë dështimeve dhe sfidave në jetë.

E. Heminguej ka përdorur parimin "ajsberg" d.m.th. flet pak por nënkupton shumë. Personazhet parapëlqejnë më shumë heshtjen, mbylljen në vetvete çka e bën edhe me interesante e tronditëse leximin e veprës. Në pamje të parë ata duken të ftohtë, indiferente por në fakt cilësitë e tyre qëndrojnë në nëntekstet e frazës. Vihet re edhe dialogimi me vetveten që përbën një veçori tjetër të personazheve te këtij romani. Edhe nqs. personazhet ndiejnë frikë, gëzim, etj, ato nuk jepen por nënkuptohen nga situatat e krijuara. Kjo mban gjallë emocionin gjatë leximit të novelës.

Plaku dhe Deti është historia e një betejë epike mes një peshkatar të vjetër, me përvojë dhe një Marlin të madhe. Romani hapet me arsyetim se peshkatar, i cili është quajtur Santiago, ka kaluar 84 ditë pa kapjen e një peshku.

Ai është aq i pafat që nxënës e tij e re, Manolin, ka qenë i ndaluar nga prindërit e tij të lundrojnë me njeriun e vjetër dhe është urdhëruar të peshkut me peshkatarët më të suksesshme. Dedikuar ende njeriun e vjetër, megjithatë, djali vizitat kasolle Santiago e çdo natë, transportin mbrapa tij të peshkimit gear, marrjen e tij të ushqimit dhe duke diskutuar bejsbolli amerikan dhe lojtar të preferuar të tij Joe Di Maggio.

Santiago tregon Manolin që në ditën e ardhshme, ai do të sipërmarrje larg në Gjirit të peshkut, të bindur se dell i tij i pafat është pranë fundit të saj. Kështu në ditën e 85, Santiago përcakton vetëm, duke marrë varkë e lehtë e tij deri në Gjirin edhe pse ai është i plagosur nga lufta dhe në dhimbje, Santiago shpreh një vlerësim të dhembshur për kundërshtarin e tij, shpesh duke iu referuar atij si një vëlla. Ai gjithashtu përcakton se për shkak të dinjitetit të madhe e peshkut, askush nuk do të jetë i denjë e të ngrënit Marlin. Ndërsa Santiago vazhdon udhëtimin e tij kthehet në breg, peshkaqenë janë të tërhequr në gjurmët e gjakut të lëna nga Marlin në ujë.

Parë, një peshkaqen i madh MAKO, Santiago vret me fuzhnjë e tij, duke humbur që arma në këtë proces. Ai bën një fuzhnjë ri nga leukoplast thikë e tij deri në fund të një rrem për të ndihmuar të shmangur linjë tjetër e peshkaqenë, në total, janë vrarë pesë peshkaqenë dhe shumë të tjerë janë shtyrë larg. Por peshkaqenë të mbajtur të vijnë, dhe duke mbrëmje peshkaqenë i gllabërojnë pothuajse tërë trupin e pajetë të Marlin-së, duke lënë një skelet të përbërë kryesisht nga shtylla kurrizore e saj, bishtin e saj dhe kokën e tij.

Së fundi duke arritur në breg para agimit në ditën e ardhshme, Santiago lufton në rrugën për në kasolle e tij, mbante direk e rëndë mbi shpatullat e tij. Pasi, në shtëpi, ai slumps mbi shtratin e tij dhe bie në një gjumë të thellë. Një grup i peshkatarëve të mblidhen të nesërmen rreth barkë, ku skeleti peshku është bashkangjitur ende.

Një nga peshkatarët masat që ajo të jetë 18 metra (5.5 m) nga hunda me bisht. Turistët në kafenenë pranë gabimisht marrë atë për një peshkaqen. Manolin, të brengosur gjatë përpjekjes plakut, thërret mbi të gjetur të sigurt në gjumë. Djali sjell atë gazetat dhe kafe. Kur zgjohet njeriu i vjetër, ata premtojnë për të peshkuar së bashku edhe një herë. Pas kthimit të tij në gjumë, ëndrrat e tij rinor
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri ne forum.... Empty Re: Libri ne forum....

Mesazh nga Rifat Mon Jun 04, 2012 9:55 am


Shkrimet Mormone


Libri ne forum.... 364px-Book_of_Mormon_English_Missionary_Edition_Soft_Cover

Libri ose shkrimet Mormone, është një nga katër volumet e shkrimeve të shenjta, të pranuara nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjorëve të Ditëve të Mëvonshme. Tani, është përkthyer në 106 gjuhë të botës dhe më shumë se 140 milion kopje janë botuar. Libri i Mormonit i parë ishte botuar në Mars të vitit 1830 në New York, ShBA.

Libri i Mormonit është një dëshmi tjetër i Jezu Krishtit i krahasueshëm me Biblen. Megjithatë, Libri i Mormonit flet për bësmitarë të Krishtit në kohën e lashte të kontinentit amërikan. Libri ishte shkruar midis viteve 600 përpara lindjës së Krishtit dhe 400 pas lindjës së Krishtit. Qëllimi kryesor i Librit të Mormonit është që t’i bindë gjithë njërezit se “Jezusi është Krishti, Perëndia i Amshuar, që ua shfaqi veten të gjitha kombeve”.

Ngjarja kurorëzuese e shënuar në Librin e Mormonit është shërbesa personale e Jezu Krishtit mes banorëve të kontinentin amërikan pak kohë pas ringjalljës së tij. Aty shpjegohen doktrinat e ungjillit, theksohet vija të përgjithshme plani i shpëtimit dhe u tregohet njerëzve se ç’duhet të bëjnë që të arrijnë paqe në këtë jetë dhe shpëtim të përjetshëm në jetën që do të vijë.

Libri i Mormonit ishte përkthyer nga një gjuhë e lashte në anglisht nga një profet modern i quajtër Jozef Smithi i Riu. Anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (njihen si “Shenjtorë të Ditëve të Mëvonshme” ose si “Mormon”) bësojnë se Jozef Smithi i Riu ishte thirrur nga Përendia të bëhej profet dhe ta përkthente Librin e Mormonit.

Në lidhje me këtë anal, Jozef Smithi i Riu ka thënë: “Unë u thashë vëllezërve se Libri i Mormonit ishte më i sakti nga ndonjë libër mbi tokë dhe gurthemeli i bësimit tonë, dhe se një njëri do t’i afrohet më shumë Perëndisë duke iu bindur porosive të tij, se nga ndonjë libër tjetër."

Për të vërtetuar hjynin e Librit të Mormonit 3 dëshmitarëtë veçantë dhe 8 dëshmitarë[4] të tjerë shkruan një vërtetim që Libri i Mormonit me të vërtetë erdhi nga Perëndia dhe që Jozef Smithi i Riu e përktheu atë me anë të fuqisë së Perëndisë. Këto dëshmi janë botuar me çdo kopje të Librit të Mormonit.

Libri u shkrua nga shumë profetë të lashtë. Fjalët e tyre, të shkruara në fletë ari, u cituan dhe u përmblodhën nga një profet-historian i quajtur Mormon (nga ky erdhi emri Libri i Mormonit). Anali përmban një rrëfim të dy qytetërimeve të mëdha. Njëri erdhi nga Jeruzalemi në vitin 600 para Krishtit dhe më vonë u nda në dy kombë që njihen si Nefitët dhe Lamanitët.

Tjetri erdhi shumë kohë më pare, kur Zoti ngatërroi gjuhët në Kullën e Babelit. Ky grup njihet si Jaraditët. Pas mijëra vjetësh, të gjithe u shkatërruan me përjashtim të Lamanitëve. Mormonet bësojnë se Lamanitet janë paraardhësit kryesorë të Indianëve të Amerikës.

Brenda Librit të Mormonit janë 15 libra ose ndarje:

Libri i Parë i Nefit
Libri i Dytë i Nefit
Libri i Jakobit
Libri i Enosit
Libri i Jaromit
Libri i Omnit
Fjalët e Mormonit
Libri i Mosias
Libri i Almës
Libri i Helamanit
Nefi i Tretë
Nefi i Katërt
Libri i Mormonit
Libri i Ethërit
Libri i Moronit
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri ne forum.... Empty Re: Libri ne forum....

Mesazh nga Rifat Mon Jun 04, 2012 7:21 pm


The Da Vinci Code

Libri ne forum.... The_da_vinci_code

Një nga librat më të shitur të kohëve të fundit në botë, “Kodi i Da Vinçit” me 7.5 milion kopje nga Dan Braun, u prezantua së fundi edhe në Shqipëri. “Kodi i Da Vinçit” është një roman policesk, i cili luan me historinë dhe imagjinatën. Personazhet kryesorë të romanit Robert Langdon (simbologjist) dhe Sofie Nuve (detektive) hetojnë së bashku vrasjen misterioze të gjyshit të Sofisë. Ndërsa ndjekin shënimet dhe gjurmët që kishte lënë gjyshi i saj, Sofie dhe Langdon zbulojnë se gjyshi ishte anëtar i një organizate të fshehtë me emrin Parësia e Sionit.

Organizata gjoja synon ruajtjen e eshtrave të Maria Magdalenës dhe të dokumenteve të rëndësishme që datonin që në kohën e saj. Sipas librit Maria Magdalena paraqitet si ish gruaja e Jezuit dhe përfaqësuese e shenjtërisë femërore.

Libri flet gjithashtu për Gralin e Shenjtë (sipas legjendave kupa e darkës së fu-ndit) që simbolizonte vetë Maria Magdalenën e cila gjoja mbante në barkun e saj pasardhësit e Jezuit. Kisha sipas autorit të librit e sulmoi “she-njtërinë femërore” dhe anatemoi femrën duke ulur rëndësinë e saj. Adhurimin i Jezuit, po sipas librit, ishte diçka që e shpiku perandori Kostandin në këshillin e Nikesë (Turqia e sotme) në vitin 325 para Krishtit për të forcuar pozitat e veta meqë krishtërimi po bëhej më i “su-ksesshëm” se paganizmi. Këto dhe teori të tjera që dalin nga libri janë krejtësisht në kundërshtim me bazat e besimit të krishterë.

Shumë nga përfundimet në të cilat dalin personazhet, disa prej të cilave i për-mendëm më sipër, janë vërtetë qesharake. Për të dalë në teoritë e tij fantasktiko-"teologjike" autori bazohet në legjenda, ungjij gnostikë (të tipit Ungjilli i Maria Magdalenës), romane pseudo-kërkimor, gjysëm të vërteta, shtrembërime historike etj.

Këtyre autori u bashkangjit besime apo filozofi lindore, egjyptiane, pagane, masonike etj., për të krijuar një ama-lgamë, e cila e shërbyer në një mënyrë të caktuar, të çon në pikëpamjen e gabuar të kohërave të sotme se të gjitha fetë qenkan njëlloj.

Një fakt interesant mbi librin ishte se në fillim, personazhet niseshin për të gjetur të vërtetën. Dhe, kur pas shumë peripecish “e gjejnë” atë, mendojnë se nuk është e rëndësishme që njerëzit ta njohin, por më e rëndësishme ështe që njerëzit të besojnë në ekzistencën e diçkaje që i frymëzon, qoftë kjo dhe një legjendë. Pra, me fjalë të tjera, e vërteta absolute nuk ekziston, e vërtetë është ajo që ti beson, ose më saktë ajo që ti dëshiron. Edhe kjo është një pikëpamje kaq e gabuar në botë sot.

Por libri, sipas New York Times, megjithë shitjet e mëdha ka marrë shumë kritika edhe nga studiues që nuk kanë lidhje me kishën, dhe është cilësuar si i pandershëm intelektualisht. Nuk ka as edhe një provë historike që të krishterët e parë të kenë adhuruar Maria Magdalenën, përkundrazi dihet se të krishterët e parë persekutoheshin nga Roma se adhuronin Jezuin dhe jo perandorin.

Por edhe nëse ndjek logjikën e librit nuk është e qartë se pse duhet adhuruar Maria dhe jo Jezui. Sipas këtij libri Maria ishte pas-ardhëse e linjës së Davidit e Solomonit dhe mbajti në barkun e saj pas-ardhësit e Jezuit, gjë që e bënte atë hyjnore ndërsa vetë Jezui nuk ishte i tillë. Problemet e një arsyetimi të tillë duken qartë.

“Kodi” gjithsesi ka rezultuar me interes për publikun i cili magjepset pas misterve. Sandra Miesel e revistës “Crisis” thotë se Braun është duke synuar lexuesit postmodernistë për të cilët një realitet është po aq i vlefshëm sa dhe një tjetër dhe që ndërsa lexojnë një roman mësojnë edhe mbi historinë. Ndërsa sipas CNN-it Braun është duke shkruar vazhdimin e librit dhe se një film po përgatitet bazur mbi “Kodin”.

Megjithëse për një lexues të painformuar mesazhi i këtij libri do të dukej si një risi, ai nuk është gjë tjetër veçse përsëritje e herezive të hershme
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri ne forum.... Empty Re: Libri ne forum....

Mesazh nga Rifat Fri Jun 08, 2012 8:40 am


Quo Vadis?

Libri ne forum.... 328px-Kopertina_e_romanit_Quo_Vadis_n%C3%AB_botimin_shqip.


Quo Vadis?, është një roman historik nga Henryk Sienkiewicz, botuar 1895 në Poloni (Çmim Nobel për Letërsi-1905).

Duke u inspiruar nga legjenda e Quo vadis-it, ai shtjellon në një formë alegorike stigmatizimin e tiranisë dhe korrupsionit të një elite të privilegjuar njerëzish në kohën e Neronit.

U shkrua në formë alegorike nga autori në mërgim pikërisht në një kohë kur atdheu i tij, Polonia vuante në zgjedhën e tre dinastive më autokratike të Evropës së shekullit XIX: Hohenzollern, Romanov e Habsburg.

Hyri shumë shpejt në listën e librave të ndaluar edhe pse po aq shpejt u përkthye në shumë gjuhë të huaja.

Në gjuhën shqipe, në një formë të reduktuar në gegërisht, ai u përkthye në vitin 1933 nga At Vinçens Prenushi OFM.

Përkthimi i plotë i tij, nga italishtia u bë në 1956 nga Hajro Babameto, por doli në dritë vetëm në vitin 1999 me një botim të Shtëpisë Botuese Toena. Romani në gjuhën shqipe është i pajisur nga përkthyesi me një hyrje të gjërë dhe me nje fjalor mitologjik e biografik.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri ne forum.... Empty Re: Libri ne forum....

Mesazh nga Rifat Fri Jun 15, 2012 9:11 am


Bolero në vilën e pleqve

Libri ne forum.... Bolero_n%C3%AB_vil%C3%ABn_e_pleqve

"Bolero në vilën e pleqve" roman me autor Fatos Kongolin. Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t'i shtjerë në dorë.

Botën e mbyllur të vilës e trazojnë kohë më kohë doktori i familjes, njeri qejfli, hokatar dhe i paparashikueshëm; djali i pleqve, bos i një firme të fuqishme ndërtimi, me gruan e tij të re e të bukur; vajza e madhe e pleqve, gjyqtare e rreptë; një femër enigmatike, po aq e bukur, veshur gjithmonë me të zeza, etj.

Duke na sjellë me këtë libër prozën e tij më të përkryer, Kongoli, përmes rrëfimit të infermieres, zbulon misteret e saj, dramat e personazheve, me ndërlikimet, dëshirat e fshehura, në një mjedis shpesh të egër, të pamëshirshëm, ku femra është më e pambrojtura. Një qasje ndaj ekzistencës njerëzore, që nuk e kemi hasur më parë në letrat shqipe.

Bolero në vilën e pleqve" është romani i krizës ekzistenciale. Në thelbin e tij ndërtohet mbi një kurth të padukshëm. Prania dhe kërcënimi i vdekjes për pleqtë e vilës, në fakt, është kontrapunkti për vdekjen e gjallë të shërbestares së tyre, të karakterit qendror të veprës.

Gjithkush që hyn e del në vilë me shqetësimin për fatin e pleqve që jetojnë në një komoditet dhe luks të plotë, as që e vë re se ç'ndodh me vajzën, sikur ajo të jetë një njeri pa të shkuar dhe që zor ndokush mund t'ia parathotë të ardhmen.

Ajo është një qenie kalimtare në udhën e tyre që duhet vetëm të vërë në lëvizje mekanizmin që i mban gjallë të vjetrit, të kujdeset për axhendën, oraret e ilaçeve, të të ngrënit, pse jo, të mbajë barometrin e humorit të tyre.

Secili prej tyre ka vetëm një qëllim: të bëhet sa më i dukshëm në këtë krizë që ua kërcënon identitetin. Drama ka "luftë të brendshme", elektricitet, gjendje e situata shpeshherë absurde, ka gjetje dhe zgjidhje shpesh befasuese.

Letërkëmbimi i të moshuarve, këmbëngulja për të plotësuar zbrazëtitë dhe pengjet që koha ua mori, tensioni shpeshherë i shpikur në kërkim të më shumë vëmendje, janë mjetet me të cilat autori operon për të arritur tek idetë e tij.

Edhe vetëperceptimi i personazhit kryesor qysh në krye të librit si "qenie me nivelin zero të zhvillim mendor", e parathotë tërmetin e ardhshëm të jetës së saj, një nga gjërat më të trishtuara që do të doje të lexoje për fatin e një gruaje, që mbyllet, siç edhe ka nisur, me vetminë e saj para pasqyrës dhe refuzimit të vetvetes.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri ne forum.... Empty Re: Libri ne forum....

Mesazh nga Rifat Sun Jun 17, 2012 6:02 am


Darka e gabuar

Libri ne forum.... Darka_e_gabuar

Darka e gabuar është roman i shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Është shkruar mes Malit të Robit (Durrës), Luganos së Zvicrës dhe Parisit gjatë verës dhe dimrit 2007-2008. Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një midis mister , është subjekti i romanit të Kadaresë. Ndonëse i bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë, dhe ndonëse i hetuar për një kohë tepër të gjatë, herë haptas e më së shumti, në fshehtësi, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotësisht.

Ne kete roman behet fjalë per ngjarjet ne qytetin e Gjirokastres nga pushtimi nazist deri tek vdekja e Stalinit me 1953. Romani fillon me ardhjen e gjermaneve në Shqiperi , me ç'rast pararoja e tyre goditet ne kufi nga partizanët,gjë qe i zemeron gjermanet , të cilët vendosin ta hedhin qytetin ne ere , mirepo ata ndalin bombardimet pasi qe shohin flamurin e bardhe te cilin nuk dihet se kush e kishte ngritur.

Mirepo gjermanët deshirojne hakmarrje per goditjen e pararojes prandaj mbledhin 80 njerez qe ti pushkatojne . Ne kete kohe koloneli gjerman i ngarkuar me detyre per pushtimin e Shqipërise Fritz Wan Schwabe kerkon mikun e tij te universitetit dr.Gurameton e Madh me te cilin kishte kryer studimet.

Gurametoja e fton ne darkë në shtëpinë e tij. Ndersa koloneli van Schwabe është në darke te Gurametoja , qytetaret e tmerruar qe sapo ishin qetesuar nga bombardimet nuk mund t'iu besojne veshëve. Ata ende ishin nen shokun e bombardimeve ndersa degjojne muzike me ze te larte e cila vjen nga shtepia e Gurametos .

Mendimet e para janë se mos është çmendur fare doktori qe ta therrase armikun ne darke , dhe ne qytet perplasen dy rryma , ata qe e konsiderojne Gurameton tradhetar dhe ata qe e perkrahin , mirpo pa filluar thashethemet mire ndodh befasia tjeter : pengjet lirohen.

Qytetaret nuk dine se çfare te thone . Ndersa lufta e vertete ishte zhvilluar brenda ne mes Gurametos dhe kolonelit. Por ç'fare u bisedua brenda do te mbetej mister. Pas largimit te gjermaneve vijne komunistet dhe vendoset rendi i ri. Darka mbetet misterioze dhe e pashpjegueshme. Gurametoja arrestohet disa herë .

Gurametos i thuren edhe kenge. Njera nder kenget ishte me misteriozja : sipas kenges Gurametoja kishte ftuar te vdekurin ne darke . Autori e permend qe ne fillim te librit nje tregim qe ju tregohej femijeve per ti vënë në gjumë : Nje njeri detyrohet qe ta ftoje nje njeri rastesisht per darke , ai ia jep birit te tij ftesen qe t'ia jap ndonje kalimtari te rastit . Mirepo femijen e ze terri ne rruge dhe ai e hedh rastesisht ftesen ne varreza dhe ftesa bie mbi nje varr. Dhe ne mbremje vie ne darke i vdekuri .

Ndonese autori e permend rreshqitazi kete tregim ky ka lidhje te forta me romanin. Disa dite para vdekjes se Stalinit Gurametoja arrestohet dhe torturohet në Guvën e Shanisase,ne lidhje me darkën qe e beri para 10 viteve.Sqarohet nje gjë: Personi qe kishte qene ne darken e Gurametos nuk kishte qene Fritzi sepse ai kishte vdekur 3 muaj para darkes , ai kishte qene nje shok i tij .

Së fundmi Gurameton e pushkatojne . Mirepo gjate rruges per tek vendi i ekzekutimit, Gurametoja perpiqet te thote diçka kur kaloi prane varrezave, mirepo kjo zbulohet vetem vite me vone : siç duket ai deshti te thoshte qe ai donte ta hiqte ftesen nga varri , ta hiqte ftesen per darken e cila e kishte marre ne qafe.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri ne forum.... Empty Re: Libri ne forum....

Mesazh nga Rifat Mon Jun 18, 2012 4:24 pm


The Lord of the Rings

Libri ne forum.... 277px-Unico_Anello

The Lord of the Rings ose ne shqip ''Kryezoti i Unazave'' është një roman i përbërë nga tre vëllime (Besëlidhja e Unazës, Dy Kullat dhe Kthimi i Mbretit) i shkruar nga J. R. R. Tolkien në 1954 dhe 1955.

Gjithqka filloi me krijimin me unazave te bukura...tri ju ishin dhene elfëve-mbretër...shtate ju ishin dhene xhuxheve..kurse nente iu ishin dhene njerezve. Permes ketyre unazave ishte caktuar qe te gjithe te udheheqnin secili nga nje gare mbreterore...

Mirpo te gjitha ato ishin te mashtruara mbasi mbreti i erret Sauron ne fshehtesi beri nje unaz me te fuqishmen ne menyre qe ti udheheq te gjitha te tjerat..nje unaze qe ti rregulloj te gjitha te tjerat. Filluan vendet e lira temes-tokes te shkaterroheshin..por ishin disa qe rezistonin, aleanca e fundit u mblodh se bashku me kukudhet si dhe njerezit marshuan drejt Mordor-it dhe ushtrise se saj te perbere nga orks krijesa te egra te mbretit te erret...

Filloi lufta dhe fitorja ishte afer..por fuqia e unazes nuk ishte e shkaterruar mbreti Sauron doli ne shesh dhe filloi luftim e hatashem duke mbytur pameshirshem...mirepo ndoshi ne ate moment kur te gjitha shpresat ishin shuar.Elendil mbreti i popullit Gondor dola para Sauron por ky i fundit me nje goditje e mbyt ate...dhe me pas ai Isildur djali i mbretit morri shpatet e babait te tij dhe derisa Sauron u perpoq ta kapte ate ne fyt me doren ne te cilen kishte unazen Isildur me shpaten e thyer te babait te tij preu gishtat e Sauron ne te ku ishte e vendosur unaza... dhe ajo me pas ne nje menyre te hatashme ra ne toke duke shkaterruar te gjithe armiqet e popujve te mes-tokes.

Unaza erdhi tek Isildur ku kishte shancin e tij te vetem qe ta shkaterroj fatkeqesin pergjithmon ne zjarret e Maleve te fatkeqesise...por zemrat e njerezve lehte blihen. Dhe Isildur si i tille mbjati unazen e cila kishte te vetmin qellim qe te arrinte tek zoteruesi i vetem i saj dhe si e tille ajo ia solli vdekjen Isildur-it.

Uaza ra ne nje lum me pas duke u harruar keshtu per 2500 vite vetem ateher kur erdhi shanci qe ta pervetesoj nje mbajtes te ri. Unaza erdhi tek krijesa Gollum i cili e mbajti ate thelle diku ne malet e mjegulluara, dhe unaza ia kishte bere Gollum-it nje jete jonormale...per 500 vite ia kishte helmuar mendjen e tij...por me pas diqka ndoshi dhe unaza nuk vazhdoi me ajo e braktisi Gollum-in i cili e humb unazen diku ne shpellen e vet. Dhe unaza me pas erdhi tek krijesa me e pa dashur e imagjinuar..nje Hobit..Bilbo Baggins nga Shaira..

Romani është një libër i jashtëzakonshëm, që shkon përtej kohës, i qartë dhe enigamtik, i thjeshtë e sublim. Ky libër i dhuron lexuesit atë që proza e shekullit tonë dukej e paaftë t’ia dhuronte, aventura në vende të largëta e të tmerrëshme, episode alegrie të pafund, sekrete të frikëshme që shpalosen pak nga pak, dragonj mizorë dhe pemë që ecin, qytete prej argjendi e diamanti afër varrezash të frikëshme ku prehen qenie që të tmerrojnë vetëm sa t’i përmendësh, ushtri të shkëlqyeshme e të errëta.

Të gjitha këto në një botë imagjinare, por të ndërtuar me një kujdes aq skrupoloz sa e bën këtë botë krejtësisht të vërtetë, pasi përtej simboleve të saj fshihet një realitet që reziston përtej e pavarësisht historisë ai i luftës së pamëshirshme mes të mirës e të keqes. Legjendë e përrallë, tragjedi e poemë kavalereske, romani i Tolkien është në të vërtetë një alegori e njerëzimit që na ripropozon mitet antike me një këndvështrim modern.

Romani gjithashtu u xhirua në vitin 2001 (The Fellowship of the Ring), në vitin 2002 (The Two Towers) dhe në vitn 2003 (The Return of the King) nga Peter Jackson dhe ka qenë shumë i suksesshëm, të tre filmat së bashku janë shpërblyer me 17 Oskara dhe ka fituar mbi 2.9 miliard dollar në kino.

do ripunohet se shpejti
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri ne forum.... Empty Re: Libri ne forum....

Mesazh nga Rifat Tue Jun 19, 2012 9:41 am


Varri i Pagëzimit

Libri ne forum.... 200px-Romani_Varri_i_Pag%C3%ABzimit

Varri i Pagëzimit roman nga Artan Mullaj.Subjekti. Një pasdite Janari, 14 kishat e Vithkuqit gjëmuan njëherësh për orë të tëra, me një jehonë shurdhuese, të padëgjuar kurrë më parë. Kishte ndodhur një gjëmë. Katër pjesëtarë të një familje, u gjetën të pajetë nga banorët në banesën e tyre. Një nënë, një foshnjë, dhe dy pleqtë e shtëpisë vdiqën brenda një dite.

Ndodhur vërtet 264 vjet më parë thellë malësisë në perëndim të qytetit të Korçës, kjo ngjarje e frikshme është trashëguar në heshtje deri në ditët tona, vit pas viti nga banorët e zonës. Në kohën kur ka ndodhur kjo tragjedi, Vithkuqi ishte një qytet i madh e i zhvilluar, me 14 kisha ortodokse në 14 lagjet e tij. Në mes të acarit, në Janar të vitit 1746, një nënë e re e krishterë u kthye në shtëpi e pikëlluar me foshnjën në krahë, pa mundur ta pagëzojë fëmijën e saj në kishën greke të Engjëllit Mihail, që ndodhej në lagjen Grekas.

Pagëzimi ishte refuzuar në momentin e fundit, dhe fëmija lakuriq nuk u lejua të futej në kazanin e shenjtë nga urata për shkak se kisha greke kish ndryshuar ligjet e pagëzimit: Papritur, banorët e zonës, nuk mund të pagëzoheshin më në gjuhën shqipe, sepse rregullat e reja kërkonin që rriti i shenjtë të bëhej vetëm në gjuhën greke.

Ngaqë nëna e re nuk dinte greqisht, fëmija nuk mundi të bëhej një krijesë e krishterë, çka supozohej një ngjarje e rëndë në kushtet kur vendi gjendej nën presionin e ideologjisë islame për ndryshimin e besimit të krishterë në Shqipëri. Por vetëm kur arriti në shtëpi ajo kuptoi se një ngjarje më e tmerrshme se mohimi i pagëzimit kish ndodhur me foshnjën e saj.

Fëmija kishte vdekur nga të ftohtit. Për një sekondë hidhërimi pa fund, zemra e nënës pushoi në çast, dhe dy pleqtë e shtëpisë, kur panë nënë e bir të pajetë, plasën njëherësh edhe ata nga pikëllimi. Të katër trupat u varrosën bashkë në të njëjtin varr, i cili u quajt “Varri i Pagëzimit”. Por historia nuk mbaroi këtu. Disa kohë mbas kësaj tragjedie, në themelet e gurta të një kishe, u gjend e masakruar njëra nga murgeshat greke që Patriarkana kish dërguar në Vithkuq për t’u edukuar grarisë së qytetit zakonet e ortodoksisë.

Misteri u err edhe më kur, në të njëjtën kohë, dhe në të njëjtin vend, u gjend i vrarë edhe prifti që kish ndaluar pagëzimin e foshnjës. Një kohë të gjatë në qytet mbretëroi pasiguria, ndërsa vetëdija e njerëzve sundohej nga tmerri që sillnin ngjarje anësore të cilat edhe kur s’kishin lidhje me besimin e tyre, me “Varrin e Pagëzimit” apo me vrasjen e klerikëve, perceptoheshin si të tilla: dukej se gjithçka ndodhte ose në shërbim të një qëllimi qiellor, që perëndia e kish hedhur për të paralajmëruar kushedi çfarë, ose më keq akoma, gjithçka po ndodhte rrotull atje s’ishin veç shkreptima të fatalitetit.

Midis njerëzve të asaj kohe që guxuan të kuptojnë vullnetin e Zotit, ishte edhe At Vasili, një klerik fisnik shqiptar me një titull të lartë: “Ambasador shëtitës i ortodoksisë”. Por as At Vasili, i cili shërbente gjithashtu në Mitropolinë e qytetit të Vithkuqit, as pasardhësit e tij nipër klerikë, që e kishin hetuar gjithashtu thellësisht misterin e kësaj ngjarjeje, nuk kishin mundur të zbardhnin të vërtetën e frikshme.

Kush ishte arsyeja e vërtetë që nuk u lejua të pagëzohej fëmija? Kush ishte roli i priftit tinëzar që kish vulosur me dorën e tij tragjedinë, e cila konkurronte edhe fabulat më të dhimbshme të Shekspirit? Kush i vrau klerikët, dhe ç’fuqi, ç’mister, ç’frymë drejtonte zhvillimet në një drejtim të caktuar, të cilës i mungonte atë kohë logjika civile?

A kishte organizata mistike, që nën pelerinën e zezë të fatkeqësisë, krijonin strategji më të tmerrshme akoma, duke e përdorur pagëzimin e pabërë si alibi të qëllimeve të tyre të errëta të një sundimi jashtënjerëzor, që nuk duheshin mësuar përjetësisht nga askush?! 264 vjet më vonë, një njeri do të fillojë hetimet për të zbuluar misterin e vjetër, që rritej e rëndohej me kalimin e kohës.

Ky është Mitro Filipi, shkrimtar i njohur, stër-stër nipi i fundit i At Vasilit legjendar që kish shpenzuar më kot jetën dhe fantazinë e tij për të zbërthyer enigmat. Duke hyrë thellë në histori, duke sfiduar rrënimin e kohës dhe brishtësinë e kujtesës kolektive, Mitro Filipi papritur, zbuloi diçka po aq të frikshme sa tragjedia.

Shkrimtari u ndje i rrezikuar sapo kuptoi që si askush tjetër në planet, ishte afruar pranë të vërtetës rrëqethëse të Varrit të Pagëzimit: vështirë kjo e vërtetë të mund të durohej nga shpirti i tij.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri ne forum.... Empty Re: Libri ne forum....

Mesazh nga Rifat Wed Jun 20, 2012 8:13 am


Ditari i Aranitës

Libri ne forum.... 200px-Ditari_i_Aranit%C3%ABs

Me Autor Njazi Bahitin,"Ditari i Aranitës"është më tepër një tentativë e autorit për të trajtuar një temë shumë aktuale e cila ka të bëjë me të ashtëquajturat reforma dhe presione mbi administratën publike, fenomen i cili tek ne bëhet evident sa herë ndërrohen pushtetet.

Për të qenë sa më i besueshëm autori ka "vendosur kamerën"në një ambjent pune kryesisht me gra, specialiste në një administratë tatimore dhe i rrëfen ngjarjet nëpërmjet ditarit të Aranitës.

Zgjedhja e një ambjenti të tillë është bërë për arsyen e thjeshtë se sa herë ndërrohen pushtetet kjo pjesë e administratës publike çoroditet që kur fillojnë fushatat zgjedhore dhe shkatërrohet thuajse totalisht në emër të reformave duke larguar njerëzit e kualifikuar e zëvëndësimin e tyre me militantë.

Kjo zgjidhje kështu nga autori ka të bëjë dhe me arsyetimin se në një ambjent pune me gra, marrja informacionit, përpunimi, deformimi dhe transmetimi gojë më gojë, funksionojnë shumë e shumë më mirë se sa në një ambjent tjetër pune.

Duke qenë edhe specialist i fushës autori njeh mirë gjuhën profesionale dhe për këtë arsye artistikisht është munduar të përcjellë dhe raportet ndërmjet administratës tatimore dhe tatimpaguesve,raporte të cilat për fat të keq përbëjnë modelin më të deformuar të mardhënjeneve ndërmjet partnerëve.

Shpesh problematika del nga limontia e zyrave dhe vendoset në jetën e përditëshme aty ku njerëzit ndeshen me problemet e jetës në familje,në shkollë, në bisnes e kudo, duke krijuar një tabllo më të plote të një realiteti jo fort të këndëshëm, por që është evident dhe duhet pranuar.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri ne forum.... Empty Re: Libri ne forum....

Mesazh nga Rifat Tue Jun 26, 2012 7:32 pm


The War of the Worlds(Lufta mes boteve)

Libri ne forum.... The_War_of_the_Worlds_first_edition

Lufta mes boteve është një libër fantastikoshkencor nga shkrimtari Herbert Xhorxh Uells, një shkrimtar anglez. Herbert Xhorxh Uells është autor edhe i shume librave te tjerë si "Makina e Kohës" (The Time Machine), "I padukshmi" (The Invisible Man), "I pari në hënë" (The First Men in the Moon) etj.

Ndalemi kryesisht tek libri : "Lufta mes Boteve" një libër fantastikoshkencor qe bën fjale për luftën që zhvilluan njerëzit e Tokës me "Qeniet e Çuditshme" apo ufot e Planetit Mars.

Libri "Lufta mes botëve" është shkruar në rrethana krejt të çuditshme. Uellsi ishte duke dalë një shëtitje ne zonën e Sarit që ndodhet ne Jug të Londrës, pra në Angli. Ata po diskutonin me njëri-tjetrin për beteja të ndryshme dhe me një imagjinatë ai arriti te krijojë këtë libër.[Cito burimet] Uellsi ka bërë një punë të kënaqshme për të krijuar një libër te këtillë dhe megjithatë ai na ka përcjellë një mesazh të vyer dhe na ka lënë ne një vepër te rëndësishme në fushën e Fanta-shkencës. Kryesisht libri përmban fakte imagjinare për pushtimin e Tokës nga "Ufot".

Kjo ngjarje e ka zanafillën e saj që nga kryeqyteti i Anglisë, Londra. Jeta e tokës ndryshonte shumë nga ajo e Marsit dhe "Planeti Tokë" kishte kushte shumë herë më të përshtatshme për të banuar në të. Një ditë jeta ne Tokë do të ndryshonte rrënjësisht.

Pas shume betejash me ato qeniet e cuditshme Toka do te dale fitimtare.Krijesat do te shkaterojne shume gjera ne Toke.Wellsi shkon ne shpi dhe ai nuk e pandehu se ajo ishte...darka..e fundit me gruan e tij.Wellsi do te dilte nje shetitje ne darke,ne ate kohe ku te rinjte dilnin,studentet mesonin..etj.Wellsi pa nje makine marsiane dhe shkoi tek gruaja e tij per t'a lajmeruar.Ata morren nje karoce dhe do te zhvendoseshin tek Velezrit dhe tek familja e gruas.

Wellsi duhet te kthente karocen me qira dhe kur iku ne qytetin e tij,atij i doli nje makina apo cilinder marsian.Makina me tentakula ishte gati duke shkateruar makinen dhe weelsi u fut ne nje pellg pak te thelle e ishte i mbushur me uje.Kur makina u largua ai gjeti nej njeri te vdekur qe marsianet ja kishin pire gjakun.Me frike te madhe Wellsi..eci..e eci.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri ne forum.... Empty Re: Libri ne forum....

Mesazh nga Rifat Wed Jun 27, 2012 9:44 am


Nga Troja e lashtë deri në ditët tona,'Albanët me famë në mijëvjeçarë'

Libri ne forum.... Libra2

Ky është titulli i librit të autores Elena Kocaqi. Libri ndërtohet mbi studimin që autorja ka bërë në lidhje me rrënjët e shqiptarëve, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë botërore. Ajo shqiptarët i shikon si krijuesit dhe drejtuesit e perandorive të mëdha, që nga Aleksandri i Madh, Perandoria e Romës, e Bizantit dhe Osmane.

Këta perandori thotë autorja "janë në thelbin e tyre perandori të krijuara dhe qeverisura nga shqiptarët, apo nga paraardhësit e tyre, pellazgo-ilirët. Ata në rolin e qeveritarëve, i kanë dhënë botës zyrtarisht fenë njëzotëshe dhe janë arkitektët dhe financuesit e veprave të kultit më të vjetra dhe më të famshme të botës. Shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre për krijimin e disa shteteve moderne si të Egjiptit, Turqisë, Greqisë, Rumanisë, Italisë etj."

"Shqiptarët janë gjyshërit e kombeve dhe gjuhëve të Europës si dhe krijuesit e qytetërimit më të lashtë etnik evropian dhe nuk meritojnë të trajtohen siç janë trajtuar, sidomos në shekullin e XX. Bota duhet të dijë të shfrytëzojë dhe të kanalizojë aftësitë e shqiptarëve në drejtimin e duhur, për të kontribuar për të mirën e njerëzimit dhe, për ta bërë këtë, ajo duhet të njohë historinë e vërtetë të këtij kombi."

Në këtë libër, autorja flet për lëvizjet pellago-ilire dhe kontributin e tyre në krijimin e popujve të Evropës. Autorja flet për Mbretërinë trojane, Dinastitë trojano-dardano-albane të Evropës; për dinastinë maqedone; për Aleksandrin e Madh të Maqedonisë; dinastia e Epirit (Pirro i Epirit); Dinastia e Ptolemenjve në Egjipt; Perandorët dhe strategët ilirë të Romës; Kostandini i Madh; Perandorët ilirë të Bizantit; Kryeministrat shqiptarë të qeverisë osmane si dhe shumë figura të shquara me origjinë shqiptare.

Në realizimin e këtij studimi, autorja është mbështetur në autorët Antikë dhe të Mesjetës. Në mënyrë të veçantë ka studjuar autorët gjermanë, për të cilët thotë se janë më të besuar sepse janë pasardhës të drejtpërdrejtë të popujve pellazgo-ilirë, që lëvizën drejt Evropës, dhe janë dëshmitarë të ngjarjeve për të cilat autorët grekë nuk kanë dijeni, sepse janë më të vonë se ata.

Krijimin e popujve të Europës autorja e lidh me lëvizjet e popujve të qytetëruar të kohës që janë trojanët. Populli që doli nga përmbytja e madhe. Pasardhësit e Noes u vendosën në Europë. Legjenda e ardhur nëpërmjet Apianit thotë se "Këtë emër (Ilir) ky vend (bëhet fjalë për Ilirinë - Linda) e mori nga Iliri i biri i Polifemit. Bijtë e ciklopit Polifem dhe Galatës të quajtur Keltë, Ilirë dhe Galë lanë Siçilinë dhe bënë sundimtar mbi fiset të cilat nga emrat e tyre u quajtën Kelt, Ilir dhe Galë" Pra, legjenda tregon se keltët, ilirët dhe galët janë vëllezër. Dhe këto vëllezër populluan Ballkanin, Anglinë dhe Francën.

Një lëvizje tjetër popullsie që ndikoi në krijimin e popullsive të Europës është ajo pas Luftës së Trojës. Heronjtë e Trojës me fiset e tyre, që shpëtuan nga shkatërrimi, u shpërngulën për në Europë. Ene Dardanidi u vendos në Itali, ku pasardhësit e tij themeluan Romën dhe më vonë Perandorinë Romake. Kurse i nipi i tij, Briti, u vendos në Angli. Por atje gjeti popullsinë, e të njëjtit gjak të tij, që kishte krijuar Albionin, siç quhej Anglia e lashtë.

Kurse Briti i dha këtij shteti emrin e tij, Britani dhe ndërtoi Londrën, nën shembullin e Trojës, duke e quajtur Troja e re. Popullsia anglo-saksone përbën lëvizjen e tretë të popullsisë, që u shpërngul në Angli. "Për të qenë sa më të qartë, - thotë autorja - dyndjet e popullsive në Britani janë kryer në disa valë, por më të rëndësishmet kanë qenë dy. Së pari, dyndja dardane e shekullit të XI p.k. dhe së dyti, dyndja anglo-sake në shekullin e VI-VII të erës së re. Bashkimi i këtyre dy popullsive krijoi kombin britanik." faqe 46.

Këta popuj e dinin fare mirë që kishin një prejardhje. Kur Cezari, që rridhte nga familja e Eneas, pushtoi Britaninë, në vitin 55 p.k., i dërgon letër mbretit të Britanisë, që të nënshtrohet pa luftë, përgjigja që mori, nga mbreti Kasabeli, ishte e tillë: "Kërkesa jote Cezar është skandaloze, derisa i njëjti gjak aristokratik i Eneas rrjedh si te romakët dhe te britanikët dhe i njëjti zinxhir gjaku na lidh ne, i cili duhet të jetë një urë miqësie dhe këtë duhet të na kishe kërkuar ne, dhe jo sllavërinë"

Po ashtu Cezari e dinte lidhjen me britanikët dhe thoshte: "Në të vërtetë ne romakët dhe britanikët kemi të njëjtën origjinë, sepse rrjedhim nga raca trojane. Babai ynë i parë pas shkatërrimit të Trojës ishte Enea. Briti, që kishte baba Selvin, djalin e Asganit, djalit të Enes". f.47

Po kështu autorja e shikon popullsinë franceze si një bashkim të popujve galë (që e morën emrin nga Gali vëllai i Ilirit dhe i Keltit), frankë (që e morën emrin nga Franko trojani 1181-1171 p.k.), të ardhur në këtë territor pas rënies së Trojës, dhe të romakëve. Ata i dhanë kryeqytetit të Francës emrin Paris për të kujtuar, princin Trojan, Parin, të birin e Priamit, që rrëmbeu Helenën e bukur dhe u bë shkas për luftën e Trojës dhe rrënimin e atij qytetërimi. Por që realisht ajo bëri dhe historinë.

Teutonët një nga fiset kryesore gjermanike, formuan kombin gjerman dhe atë skandinav.

Pra autorja konkludon se "Fiset kryesore, të cilat formuan kombin francez, anglez, gjerman, skandinav, janë frankët, teutonët, gotët, anglo-saksët, normanët, langobardët etj. Të gjitha këto fise kanë ruajtur në historinë e shkruar nga vetë ata faktin e emigrimit, se nga ku, dhe si emigruan, luftërat që kanë bërë dhe vendet ku u vendosën.

Ajo që ka ruajtur një popull në traditën e tij, është shumë herë më e vlefshme, nga ajo që thonë të tjerët për të. Këta popuj që populluan Europën dhe që i dhanë botës qytetërimin më të lartë që ka njohur, nuk vinin nga pylli dhe nga hiçi, ashtu siç është thënë deri më sot, por ishin pasardhës të gjyshërve të tyre etnikë evropianë, sepse rrjedhin nga ata." f.63.

"Troja u shkatërrua, dhe u dogj, por nuk mori fund qytetërimi i saj i lavdishëm. … fiset trojane emigruan në Itali, Britani, Irlandë, Francë dhe themeluan mbretëritë trojane atje, … Nuk ishte rastësi që Evropa Perëndimore ngriti qytetërimin dhe kulturën më të lartë që ka njohur njerëzimi, sepse ata ishin njerëz me kulturë të lashtë, ishin trojano-dardano-albano-ilir.

Trojano-ilirët nuk vdiqën, ata janë të gjallë dhe sot më të fortë se kurrë, pasi kanë ngritur qytetërimin dhe shtetet më të forta të botës së sotme si ato amerikano-veriorë, anglezë, gjermanë, francez, skandinavë etj." f.19

Një fakt historik, që është përdorur nga autorja, për të provuar origjinën e njëjtë të këtyre popujve, është edhe e dhëna antroplogjike, për racën shqiptare dhe evropiane. Për të përcaktuar etnitë dhe racat, shpesh, antropologjia ka si etalon matës treguesin e kafkës së kokës. Në bazë të madhësisë së kafkës së kokës popullsia ndahet në:Brachycephalas që tregon një kokë tepër e gjerë madje quhet dhe koka e rrumbullakët. Treguesi cephalik është mbi 80.

Mezocephalas që është një kafkë koke më e ngushtë se ajo e para. Treguesi cefalik është 75-80.
Dolicephalas që është një kokë e gjatë dhe e hollë. Treguesi cephalik është nën 75.

Etnitë brachycephalas, janë më të vjetrat e Evropës. Shqiptarët me një tregues cephalik nga më të lartët në Evropë (me tregues 85-90), shpesh quhen dhe si hiperbrachycephalas. Janë brachycephalas si shqiptarët, gjithashtu Gjermania, Austria, Zvicra, Franca Lindore, Belgjika në pjesën më të madhe të saj, popullsia e Karpateve nga dolën Rumunët dhe Hungarezët. Popullsi brachycephalas, ka një pjesë e Irlandës, Skocia, një pjesë e Holandës perëndimore e quajtur Frizia, bregdeti perëndimor i Norvegjisë, një pjesë e madhe e Danimarkës e Islandës dhe Italia Veriore e Qëndrore. Edhe Armenia në Kaukaz ka të njëjtin tregues qefalik. Pjesa bregdetare e Bosnjës dhe malit të Zi. Britanikët dhe pjesa veri-perëndimore e Evropës ka qënë brachycephalik, por në shekujt X-XI ka një dyndje nordike, që janë dolicephal, dhe kjo shkaktoi përzierje.

"Sa të rrosh do të mësosh" thotë populli ynë. Ndërsa filozofi i lashtësisë Sokrati thoshte "unë di një gjë që nuk di asgjë". Kjo më ndodh sa herë që lexoj diçka. Pikërisht nga libri i autores Kocaqi unë u njoha me historinë europiane, të cilën nuk e kemi studjuar në shkollë. Historinë e këtyre vendeve e lidhnim vetëm me pushtimin nga perandoria Romake. Dalja në dritë e këtyre fakteve e lidh historinë e Europës me paraardhësit e shqiptarëve dhe me vetë shqiptarët.

Përforcova dijet mbi popullsinë trojane dhe lëvizjet e saj, që për mua kishin shkuar deri në Itali, dhe tashmë kam dijeni për shtrirjen e tyre të mëtejshme.

Mësova se Tragjedia "Mbreti Lir" e Shekspirit ishte shkruar për mbretin Lir që kishte mbretëruar në Angli në vitet 800 p.k. dhe që unë e dija se Shekpiri fliste për mbretërinë Ilire në Ballkan.

Mësova që qytetërimin në Europën Perëndimore nuk e dërgoi Perandoria Romake por ata ishin po kaq të qytetëruar sepse, paralelisht, pasardhësit e trojanëve zhvilluan qytetërimet sitrojane në gjithë Europën.

Madje edhe kryqëzatat europiane nuk do t'i shikoj me syrin e njerëzve barbarë, që kërkonin të shkatërronin Perandorinë e lulëzuar bizantine apo romake, por si lëvizje të popujve që ktheheshin në vendet, që ua kishin rrëmbyer barbarët, në Kostandinopojë dhe Aleksandri.

Popullsia panone e Ilirisë, që u shpërngul sidomos në shekujt III p.k., kur Ballkani u pushtua nga perandoria Romake dhe deri në shekullin VII e.s., që u largua nga dyndjet sllave në Ballkan, dha një kontribut të shquar në krijimin e shteteve të Europës dhe në drejtimin e Perandorisë Romake.

Sikurse realisht do të kuptoj se territoret e Ballkanit u boshatisën nga lëvizjet e këtyre fiseve, drejt perëndimit, për t'u shpëtuar dyndjeve barbare. Madje këto fise, që lëvizën, ishin pjesa më e qytetëruar e Ilirikut. Dhe mund të ketë ndodhur që në këto rajone të kenë mbetur pjesa e pazhvilluar e popullit që i shpëtoi invadimeve barbare duke u fshehur në male. Dhe prandaj shpesh ndër ne lind pyetja përse këto rajone, ku ne jetojmë sot, nuk u zhvilluan sikurse u zhvilluan rajonet e tjera të Europës.

Kjo njohje e re e historisë do t'i jepte përgjigje edhe pyetjes, që historianët kanë bërë, se përse romakët e quajtën gjithë Ballkanin Ilirik. Pra ata e njihnin këtë rajon dhe ishin një popull me ilirët dhe prandaj i gjithë Ballkani u quajt Ilirik sepse i tillë ishte.

Po kështu ka historianë që pyesin. Si spjegohet që gjithë ajo popullsi ilire u asimilua nga dyndjet barbare sllave, kur iliri ishte i gjithë Ballkani. Dhe përgjigjen fare mirë e gjejnë në këto studime. Pra fiset ilire të qytetëruara të Ballkanit u shpërngulën për në Europën perëndimore, për t'u shpëtuar dyndjeve barbare sllave. Ata qytetëruan dhe zhvilluan Europën, për t'u kthyer një ditë dhe për të zhvilluar përsëri këtë vend, nga kanë dalë paraardhësit e tyre.

Sikurse nga këto studime mësova se kudo ku ka qytete apo vende që mbajnë emrin alban, janë toponime të mbetura nga popuj që u shpërngulën nga Ballkani, nga Azia dhe Deti i Zi dhe që ishin raca e njëjtë e bardhë dhe jo më kot dhe shqiptarët i quajtën Albanë. Ata e dinin prejardhjen e tyre dhe të shqiptarëve. Sot emri Albani ndodhet në shumë vende, madje dhe vetë kryeqyteti i shtetit të Nju Jorkut quhet Albani. Sikurse fustanellat skoceze dihet që kanë një burim të përbashkët me ato shqiptare. Pasi dhe vetë Skocia dikur e ka patur emrin Albani nga djali i Britit dardanid.

Kurioze jam të di kur e mësuan europianët, që flisnin për paraardhësit e tyre si trojanë, se pikërisht paraardhësit e tyre janë të njëjtë me këta shqiptarë, të cilët Europa i copëtoi dhe i la nën mëshirën e sllavëve. Dhe nëse ata e dinin që shqiptarët ishin si paraardhësit e tyre përse ata i sakrifikuan aq shumë. Apo ata nuk e dinin historinë e tyre.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri ne forum.... Empty Re: Libri ne forum....

Mesazh nga Rifat Thu Jun 28, 2012 8:06 am


Vargjet satanike
(roman)

Libri ne forum.... Salman_Rushdie

Vargjet satanike është romani i katërt i shkrimtarit indiano-britanez Salman Rushdi. Romani u botua në vitin 1988 nga shtëpia botuese angleze Penguin Books. Autori është frymëzuar pjesërisht nga jeta e Muhamedit. Titulli lidhet me "Vargjet satanike", një përpjekje ndërfutëse në Kuran, përshkruar nga Ibn Is'haku në jetëshkrimin e tij të Muhamedit (më vonë rindërtuar nga Alfred Guillaume).

Shumë myslimanë e shohin historinë e Ibn Ishakut tejet shqetësuese, dhe e hedhin poshtë si të rreme. Poashtu shumë shkollarë myslimanë e hedhin poshtë tregimin si historikisht të pamundshëm, dhe të vërtetuar dobët.

Romani shkaktoi shumë polemikë me botimin e tij në vitin 1988, pasi shumë myslimanë mendojnë që libri përmban referenca përdhosëse (blasfemuese). India ishte vendi i parë që e ndaloi hyrjen e librit në vend. Ajatollahu Ruhollah Khomeini, udhëheqësi më i lartë i Iranit, një shkollar shiit nxorri një fatva që thirri për vdekjen e Rushdiut, dhe pohoi se kjo ishte detyrë për tu bindur e çdo myslimani.

Më 14 shkurt 1989, ajatollahu transmetoi mesazhin (kumtesën) vijuese në radion iraniane: "Unë njoftoj popullsinë krenare myslimane në botë që autori i librit Vargjet Satanike, i cili është kundër Islamit, profetit dhe Kuranit, dhe të gjithë atyre që kanë gisht në botimin e tij, që janë të vetëdijshëm me përmbajtjen e tij, janë të dënuar me vdekje".

Si pasojë, Hitoshi Igarashi, përkthyesi japonez i librit u godit për vdekje me thikë, në korrikun e vitit 1991; Ettore Capriolo, përkthyesi italian, po ashtu u plagos rëndë në të njëjtin muaj nga goditje me thike; ndërsa William Nygaard, botuesi norvegjez i mbijetoi përpjekjes vrastare në Oslo, në tetor 1993.

Më 14 shkurt 2006 (pikërisht pas 15 vjetësh nga kumtesa e ajatollahut), agjencia shtetërore iraniane e lajmeve raportoi që fatva do të mbesë në fuqi përgjithmonë.

Në Britani, megjithëkëtë, libri mori kritika të fuqishme.

Data e ngjarjeve në lidhje me librin

26 shtator 1988 botohet romani në Britani.
5 tetor 1988: India ndalon hyrjen e librit në vend.
21 nëntor 1988: sheiku i madh i Egjiptit Al-Azhar thërret në organizatën islamike në Britani të merren masa ligjore për parandalimin e shpërndarjes së librit.

24 nëtor 1988: romani ndalohet në Afrikën e Jugut dhe Pakistan; ndalimet e librit pasojnë brenda javëve vijuese në Arabinë Saudite, Egjipt, Somali, Bangladesh, Sudan, Malajzi, Indonezi, dhe Katar.
Dhjetor 1988-janar 1989: myslimanët britanezë mbajnë djegien e librit në Bolton dhe Bradford; Këshilli i Mbrojtjes Islamike kërkon nga shtëpia botuese Peguine Books të lypë falje, tërheqjen e romanit, shkatërrimin e çdo kopjeje ruajtëse, dhe mosshtypjen kurrëmë të librit.
12 shkurt 1989: gjashtë veta vriten dhe 100 plagosen gjatë protestave kundër Rushdiut në Islamabad, Pakistan.

13 shkurt 1989: vritet një njeri dhe plagosen 60 të tjerë në protestat kundër Rushdiut në Sringar, Indi.
14 shkurt 1989 Ajatollahu Ruhollah Khomeini i Iranit nxjerr një fatva që thërret të gjithë myslimanët të ekzekutojnë të gjithë ata që kanë lidhje me botimin e romanit; 15 shkurt organizata Khodard, një organizatë fetare ose bonjade afron një shpërblim me të holla për vrasjen e Rushdiut.

16 shkurt 1989: Rushdiu hyn në programin mbrojtës të qeverisë britaneze dhe nxjerr një kërkim-ndjesë; Khomeini përgjigjet duke përsëritur: "Është detyrë e çdo mulimani të përdorë gjithçka ai ka, jetën e tij dhe pasurinë e tij, për ta dërguar [Rushdiun] në ferr".

17 shkurt 1989: udhëheqësi iranian Ali Khamenei pohon se Ruzhdiu mund të falet nëse kërkon ndjesë.
18 shkurt 1989 Ruzhdiu kërkoi ndjesë ashtu siç kishte parashtruar Kahmenei. Në fillim IRNA (Agjencia Iraniane e Lajmeve) shkroi se ky qëndrim "shikohet përgjithësisht si i mjaftueshëm për të siguruar ndjesën e tij".

22 shkurt 1989 libri botohet në SHBA. Dy libraritë më të mëdha janë nën kërcënim, dhe e heqin librin në një të tretën e librarive kombëtare.
24 shkurt 1989, një tregëtar iranian afroi një çmim prej 3 milionë dollarësh për vrasjen e Ruzhdiut.
24 shkurt 1989 vdesin 12 njerëz në trazirat e shkaktuara në Bombei.
28 shkurt 1989 në Berkli të Kalifornisë hidhen në erë dy librari.
7 mars 1989. Britania shkëput lidhjet diplomatike me Iranin.

Mars 1989. Organizata e Konferencës Islamike u bën thirrje 46 anëtarëve të saj që gjenden në qeverinë Iraniane për të ndaluar librin. Qeveria Revolucionare e Zanzibarit vendos ndëshkimin me tre vjet burg dhe një gjobë prej 2.500 dollarësh për njerëzit që zotërojnë librin. Në Malajzi, ndëshkimi është tre vjet burg dhe një gjobë prej 7,400 dollarësh. Në Indonezi, një muaj burg ose gjobë. Vendi i vetëm me një popullsi mbizotëruese myslimanësh ku libri mbetet i ligjshëm është Turqia. Disa kombe me pakica të konsiderueshme myslimane, përfshi Papua Guineja e Re, Tailanda, Sri Lanka, Kenia, Tanzania, Liberia, dhe Sierra Leone poashtu vendosin ndëshkime për zotërim të librit.

Maj 1989 muzikanti i njohur Jusuf Islam (i njohur më parë si Cat Stevens) përkrahi tërthorazi fatvan, dhe pohoi sipas New York Times-it gjatë një dokumentari televiziv britanik se, nëse Ruzhdiu do ti shfaqej në derë, ai "mund ti telefononte ndonjërit që mund të bënte më shumë dëm sesa ai... Unë do të përpiqesha ti telefonoja Ajatollahut Khomeneit dhe ti tregoja atij me saktësi ku gjendet ky njeri."

3 qershor 1989, pas vdekjes se Khomeinit, Ruzhdiu boton një ese të titulluar "Në mirëbesim", për të paqësuar kritikët e tij, dhe nxorri një ndjesë në të cilën ai duket se ka ripohuar respektin e tij për Islamin. Megjithëkëtë, klerikët iranianë nuk e tërheqin fatvan...
1990: pesë librari bëhen shënjestër bombash në Angli.
1991 Hitoshi Igarashi, përkthyesi japonez goditet për vdekje me thikë; poashtu përkthyesi italian Ettore Capriolo plagoset rëndë.

2 korrik 1993 tridhjetë e shtatë njerëz vdesin në një zjarr vënë hotelit të Sivas në Turqi nga vendasit që protestojnë kundër Aziz Nesinit, përkthyesit turk të romanit të Ruzhdiut.
Tetor 1993, botuesi norvegjez Uilliam Nygard, qëllohet me armë dhe plagoset rëndë.
1993 pesëmbedhjetë themelimet Khodard në Iran ngritën shpërblimin për vrasjen e Ruzhdiut në 300.000 dollarë.

1997, shpërblimi dyfishohet, dhe vitin tjetër përndjekësi më i lartë Iranian ripohoi përkrahjen e tij.
1998 qeveria Iraniane shpalli botërisht se nuk do ta zbatonte dënimin me vdekje kundër Ruzhdiut. Kjo u njoftua si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë për normalizimin e marrdhënieve midis Iranit dhe Britanisë së Madhe. Si rrjedhim Ruzhdiu njoftoi se nuk do të jetonte më në fshehtësi, dhe se atij i vinte keq për përpjekjet paqësuese të kritikëve të tij, që kishin bërë deklarata që tregonin se ai ishte një mysliman praktikues. Ruzhdiu pohoi se ai nuk ishte, në fakt, fetar. Megjithë vdekjen e Khomeinit dhe shpalljes zyrtare të qeverisë Iraniane, sipas disa anëtarëve të mediave fondamentaliste islamike fatva mbetet në fuqi:

"Përgjegjësia për zbatimin e fatvas nuk është përgjegjësi vetëm e Iranit. Është detyrë fetare e të gjithë myslimanëve - që kanë aftësitë apo mjetet - ta zbatojnë. Nuk kërkon asnjë shpërblim. Në fakt, ata që e zbatojnë këtë urdhër në shpresë shpërblimi në para veprojnë kundër drejtësisë islame."

1999, një fondacion iranian vendosi një shpërblim prej 2.8 milionë dollarësh për vdekjen e Ruzhdiut, dhe në shkurt 2003, Garda Revolucionare Iraniane ripërsëriti thirrjen për vrasjen e Ruzhdiut. Siç raportohet nga Sunday Herald, "Ajatollahu Hasan Sanei, kreu gjysmëzyrtar i fondacionit Khodard ka vënë një çmim prej 2.8 milionë dollarësh për kokën e Ruzhdiut, dhe u citua nga gazeta Jomhuri Islami që thonte se fondacioni i tij tani do të paguante 3 milionë dollarë për këdo që vret Ruzhdiun".

2005, Fatva e Khomeinit kundër Ruzhdiut u ripohua nga udhëheqësi shpirtëror iranian, Ajatollahu Ali Khamenei, në një mesazh shtegëtarëve myslimanë që bëninin shtegëtimin e përvitshëm në Mekë. Irani vetë ka hedhur poshtë kërkesat për tërheqjen e fatvas sipas arsyes se vetëm njeriu që e ka nxjerrë atë mund ta tërheqin.

14 shkurt 2006, agjencia zyrtare shtetërore iraniane e lajmeve raportoi në përvjetorin e dekretit se Fondacioni i Martirëve drejtuar nga qeveria ka njoftuar, "Fatva e Imam Khomeinit në lidhje me femohuesin Salman Ruzhdi do të mbesë në fuqi përgjithmonë", dhe se një nga bonyad-ët e shtetit iranian, apo fondacionet, kanë afruar një shpërblim prej 2.8 milionë dollarësh për jetën e tij.

15 qershor 2007: Ruzhdiu merr çmimin e kalorësit për shërbimet e tij në letërsi duke shkaktuar britma nga grupet islamike. Disa grupe ripërsërisin thirrjen për vdekjen e tij.
29 qershor 2007: bombat e vendosura në qendër të Londrës mund të kishin të bënin me "kalorësimin" e Salman Ruzhdiut.

Lexo edhe kete https://enigmaexplorer.albanianforum.net/t667-rrefimet-satanike#1583
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri ne forum.... Empty Re: Libri ne forum....

Mesazh nga Rifat Sun Jul 01, 2012 1:16 pm


Ta Jetojmë Realitetin

Libri ne forum.... 273664_1173617922_495586515_n

Në romanin e njohur ''Ta jetojmë realitetin'' behet fjale për një vajze te bukur qe quhet Matilde. Matilde është vajze jetime, e lëne nga nena e saj ne jetimore qysh pas lindjes.

Vajzën e bukur Matilde e adaptojne dy pleq qe nuk kane pasur fëmije me pare dhe e marrin qe ta ushqejnë dhe te kujdesen për te. Pastaj si çdo njeri tjetër pas disa vjetësh pleqtë qe kujdeseshin për Matilde vdesin, dhe Matildës i duhej qe te kujdesej për vetveten.

Kështu ajo gjen një vend e pune ne një cirk që quheshte "realiteti" dhe ne këtë cirkus Matildes i fillon jeta. Ajo punon një kohë të gjate në atë cirkus,ku vjen edhe një djal pa zemër pa ndjenja dhe një fatkeqësi për Matildën, sepse ai behet pronari i atij vendi, pra pronari i cirkusit.

Djali quhej Isa, ai i noftoi te gjithë punëtoret e cirkusit dhe normalisht Matilden,qe me bukurinë e saj, ndershmërie e magjepsi Isain,se behej pronari i Cirkut.. Dhe kështu ai meqe isht pronari i vendit i kërkoi Matildes te martohet me te, por Matilda isht një vajze krenare ne vetvete,nuk pranoi.

Ajo nuk e pranoi propozimin e Isait, por ai vendosi t'ja shkatërroj jetën, por meqe Matilda isht një vajze shume e forte ajo nuk u dorëzua dhe me tutje vazhdoi te punonte ne atë cirkus, deri sa e takoi djalin me te pasur dhe me te bukur te Puerto Ricos.Kaq tashti ju ngelet ta blni romanin ne te gjitha dyqanet e librit në Shqipëri dhe do shihni qe nuk do zhgenjeheni.Te mban ne tension nga fillimi deri ne fund.

Ky është një roman i shkrimtares së njohur dhe aktores Gloria Perroni,dhe eshte i perkthyer nga spanjishtja.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri ne forum.... Empty Re: Libri ne forum....

Mesazh nga Rifat Tue Jul 03, 2012 4:08 pm


Bajroni ne Shqiperi dhe takimet me Ali Pashë Tepelenën (Vjeshtë 1809)

Libri ne forum.... 200px-Bajroni_n%C3%AB_Shqip%C3%ABri_dhe_takimet_me_Ali_Pash%C3%AB_Tepelen%C3%ABn_%28Vjesht%C3%AB_1809%29
Autor Kristo Frashëri.
Poema romantike “Shtegtimet e Çajlld Ha-roldit” së bashku me njoftimet që përmbajnë letrat e Lordit drejtuar nënës së vet dhe shënimet në formë ditari që ka mbajtur bashkudhëtari i tij Xhon Kem Hobhauz, përbëjnë lëndën e kësaj trajtese. Ato dëshmojnë sesi një poet romantik i pararojës letrare evropiane dhe shoku i tij, një i ri i kulturuar anglez, e shihnin Shqipërinë në fillim të shekullit XIX dhe sesi e gjykonin në atë kohë “Asllanin” e Shqipërisë, Ali Pashë Tepelenën.

Për Bajronin, Shqipëria ishte një vend me bukuri natyrore të rralla; shqiptarët njerëz të pashëm, trima, krenarë, me fustanella të bardha; kurse Ali Pashë Tepelena një kapedan i egër por jo mizor, vezir por i pavarur, figura e tretë historike pas Aleksandrit të Madh dhe pas Skënderbeut.

Nuk ka dyshim se në vizionin e Bajronit në “Çajlld Harold” mbi Shqipërinë, mbi shqiptarët dhe mbi Ali Pashë Tepelenën ka ndikuar kryesisht formimi romantik i tij. Si rrjedhim, ai e pikturoi botën e panjohur shqiptare si poet dhe si kureshtar, jo si vëzhgues kritik.

Vetëkuptohet se as bota e panjohur shqiptare, as veziri pak i njohur i Janinës nuk mund të zbardheshin vetëm gjatë një udhëtimi trejavor. Si rrjedhim, portreti historik i Ali Pashë Tepelenës mund të jetë i saktë vetëm nëse shqyrtohet dhe gjykohet veprimtaria politike, shoqërore, ekonomike, diplomatike, kulturore dhe administrative, e parë për tërë harkun kohor të jetës së tij derisa përfundoi me prerjen e kokës së tij dhe me asgjësimin e përpjekjeve të tij 30 e ca vjeçare.

Për të plotësuar këtë zbrazëti, autori e mbyll trajtesën e vet me një vlerësim si historian mbi “Portretin historik të Ali Pashë Tepelenës”.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri ne forum.... Empty Re: Libri ne forum....

Mesazh nga Rifat Sun Jul 08, 2012 6:56 pm


E Bija e Hënës dhe e diellit

Libri ne forum.... Tregime_t%C3%AB_mo%C3%A7me_shqiptare_%28Mitrush_Kuteli%29

Nga libri i Mitrush Kutelit "Tregime të Moçme Shqiptare".

Ish një nënë, kish një djalë. Të vetëm e kish. E donte me përgjëratë. Djali dilte për gjah. Nëna e porositi : - Bir, bir. Gjithë maleve të gjuash, veç në mal të kuçedrës mos gjuaj. Se kuçedra është shumë e keqe bir, të ha të përpin. Atje kanë shkuar shumë trima e nuk janë kthyer prapë... Djali nuk e dëgjoi nënën por e dëgjoi vashën e zemrës.

Ajo i tha: - Trim, në më do mua, në asnjë mal të mos gjuash, vetëm në mal të kuçedrës të gjuash! Trimi e donte shumë vashën e bukur e nuk ia shkelte kurrë fjalën. Pra, u ngrit e shkoi të gjuante në mal të kuçedrës. Sapo u ngjit atje lart, zuri të lëkundet dheu, me gjithë gurë e drurë.

Na i doli përpara kuçedra e madhe me shtatë krerë dhe shtatë brirë, me sytë si pishtarë të ndezur, me gojën sa një shpellë, me flatra në kurriz si krahët e lakuriqit të natës, po shumë të mëdha. Nxirrte tym e flakë të verdha nga goja. Kjo flakë digjte e përvëlote barin, lulet, shkurret. Përpoqi tri herë bishtin dhe u bë tërmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetën në hark.

Shigjeta u nis, fërshëlleu po nuk i bëri asgjë kuçedrës. I ra me shtizë, por as shtiza nuk i bëri gjë. Nxori shpatën, po kucedra lëshoi një grahmë kaq të fortë sa shpata i ra nga dora. Kështu trimi mbeti përballë kuçedrës pa shigjeta, pa shtizë, pa shpatë. Kucedra qeshi me të shtatë gojët, iu afrua, e përcëlloi me flakë dhe i tha: - Tani unë do të ha o djalë se ti shkele malin tim. Nuk ke dëgjuar ti se ai që shkel këtë mal nuk mbetet i gjallë?

Këtu kanë ardhur shumë trima të tjerë përpara teje dhe të gjithë i kam ngrënë. Edhe ty do të ha, bëhu gati. - Moj kuçedër stërkucedër, unë e shoh se ti do më hash. Me të vërtetë qënke shumë e fortë. Të lutem vetëm për një gjë: më lër të shkoj gjer në shtëpi që ti kërkoj nënës uratën e vdekjes. Pastaj do të kthehem këtu që të më hash.

- Çdo të më japësh ti mua po të të lë të shkosh? - Do të të jap besën time! - Mirë, nëma besën e shko. Djali i dha besën kucedrës, zbriti malin, shkoi drejt e në shtëpi e i tha nënës: - Zonja mëmë, mua më zuri kuçedra në malin e saj tek po gjuaja e tani do më hajë. Unë i dhashë besën se do të kthehem dhe ajo më lëshoi. Tani falmë uratën e vdekjes se do shkoj të më hajë. Nëna lëshoi kujën: qau, bubutiu: - Bir, o bir! C'tu desh të shkoje në mal të kuçedrës?

Pse s'më dëgjove mua? Mos shko! - Jo nënë do shkoj se i kam dhënë besën kuçedrës. Trimi buzëqeshi hidhur e u përgjunj që nëna t'i japë uratën e vdekjes: ai i puthi dorën, ajo i fali uratën, u vesh me të zeza, u mbyll në shtëpi...

Djali shkoi tek vasha e zemrës e i tha: - Të falem moj e bukura ime! Kam ardhur të të lë lamtumirën se unë do të shkoj e nuk kthehem më. Do të më hajë kuçedra se më zuri tek gjuaja në malin e saj. Shigjeta nuk i bëri gjë, shtiza nuk e preku, shpata më ra nga dora kur u mata ta qëlloj. I dhashë besën se do kthehem prapë të më hajë. Pra mbeç gëzuar moj e bukur! Vasha vuri buzën në gaz.

- Të vjen keq që do të të hajë kuçedra? - Jo moj e bukur. Ti më ke falur kaq ngazëllime me bukurinë tënde e me buzëqeshjen tënde sa shkoj në vdekje pa asnjë pengesë. Qofsh e lumtur e rri me shëndet, se dua të arrij sa më shpejt, më pret kuçedra.

- Prit djalë se do të vij dhe unë në mal me ty.. Djali i vrenjt. - Mos eja moj e bukura ime se atje tunden gurët dhe drurët: kuçedra është shumë e keqe, të ha të përvëlon, të përpin. - Unë nuk vij po të rrish dhe ti me mua përngaherë.

- Nuk mund moj vashë, i kam dhënë besën kucedrës dhe nuk e shkel dot... Më mirë i vdekur së besëshkelur. - E bukura qeshi dhe i tha: -Do të vij me ty! Vasha i hipi një kali të bardhë, trimi i hipi një kali të zi e ia morën përpjetë malit të kuçedrës.

Vasha dukej si e veshur me dritë. Djali e shikonte dhe drithërohej. Thosh me vete: "Qysh t'a hajë këtë bukuri kuçedra? Ah sikur të kisha tre jetë... Do t'ia falja të tria kucedrës që ta linte vashën të kthehej në shtëpi dhe të jetonte e lumtur". E bukura e vuri re se ai diç bluante në mendje dhe e pyeti: - Cmendon ti o trim? Ai tha cmendonte: - Të kisha pasur moj e bukur, tri jetë, do t'ia falja të tria kuçedrës që ti të shpëtoje e të ktheheshe përsëri në shtëpi e të rroje e lumtur. Ajo e vështroi tërë gaz.

- Edhe pa ty? - Qoftë edhe pa mua... - Kaq shumë më do? - Shumë... Ndërkaq bubulloi tërë mali, u tundën gurët dhe drurët. Doli kuçedra me shtatë krerë dhe ia mori këngës: - Lumja unë e lumja! Kisha një mu bënë dy! Po më vjen një vashëz e njomë. Do ta ha t'a përpij" Vasha e bardhë qeshi e ia ktheu: - Mjerë ti mjerë moj kuçedër! Kishe një e s'ke asnjë.

Dhe ti vetë do hysh në fund të dheut, se ky mal është i njerëzve dhe do jetë i njerëzve. Vasha e trimi iu afruan kuçedrës. Kjo zuri të mprehë dhëmbët e të lëshojë zjarr nga goja. Po me një të shikuar vasha e mbërtheu në vend. Kuçedra u tremb, u mundua të prapset. - Cila je ti moj vashë e bardhë, që më kall të ngjethura në shtat?

C'është kjo dritë që të furfurin në fytyrë? C'është ky zjarr që po më djeg kështu? - Jam bija e hënës dhe e diellit, jam pika e qiejve që bie kudo, në male e fusha, mbi kryet e të liqve për të mirën e të mirëve për shpëtimin e njerëzve. - C'e ke ti këtë trim moj vashë e bardhë? - E kam shoqin e jetëve. - Vashë mbi vashëzat e dheut, - i tha kucedra - kthehu e gëzuar. Trashëgofsh të ritë tënd me trimin e zgjedhur. Paski qënë të dy të besës e më mundët.

- Po ti moj kuçedër e stërkuçedër, çdo të bësh tani ? - e pyeti bija e hënës dhe e diellit, që mbante në dorë një shigjetë drite: pikë e qiellit. - Meqë ti më munde, unë s'kam vend në këtë botë: do të hyj në fund të dheut e nuk do të dal kurrë më.

Dhe kuçedra u zhduk e nuk doli më: ndofta u dogj u bë hi, ndofta u fut në fund të dheut. Ata të dy - vasha e bardhë dhe trimi i besës - rruan e trashëguan jetë pas jetë. Edhe në mal të kuçedrës gjahtarët zunë të venë për gjah si në gjithë malet e tjerë. Atje zunë të kumbojnë këmborë koperash dhe sëpatë druvarësh.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri ne forum.... Empty Re: Libri ne forum....

Mesazh nga Rifat Sun Dec 16, 2012 7:06 pm


Kujtimet e një bushtre

Libri ne forum.... Kujtimet-e-nje-bushtre

“Kujtimet e një bushtre”, i shkrimtares së re italiane, Francesca Petrizzo, vjen tashmë edhe në shqip.
“Bushtra. Kështu më quajnë burrat e ekuipazhit. Bushtra. Këtë e bëjnë fshehurazi. Por unë i dëgjoj. Unë quhem Helenë, kam lindur në Spartë, por u largova prej andej për shkak të dashurisë. Thoshin se isha gruaja më e bukur në botë. Për ato pak gjëra që mora, për ato shumë që humba, rapsodët bëjnë tashmë rrëfime. Rrëfime të gënjeshtërta.

Tek e fundit ata nuk ishin. Kurse unë, po”. Këto pak rreshta janë paralajmërimi i një rrëfimi nga vetë ajo, Helena e Trojës. Në vetë të parë, prej trupi e prej shpirti, të cilin ia ka dhënë një vajzë 19-vjeçare, e cila debuton me këtë personazh mitik në gjininë e romanit. “Kujtimet e një bushtre”, i shkrimtares së re italiane, Francesca Petrizzo, vjen tashmë edhe në shqip. Përkthyer nga origjinali italisht nga Adrian Beshaj, ky është botimi më i ri i shtëpisë botuese “Saras”.

Francesca Petrizzo e merr Helenën dhe e nxjerr nga sfondi homerik dhe mbështjellë nga tisi i misterit me të cilin ne jemi mësuar ta shohim deri më tani. Helena, gruaja vdektare më e bukur, vjen si një personazh modern dhe arketip i shumë femrave që ndër shekuj kanë pasur fatin e keq të përplasen në binomin dashuri-pushtet. E bërë kjo nga një vajzë 19-vjeçare që e ka eksperiencën e parë në të shkruar, është më shumë se një guxim.

Sqarimin e kësaj nxitjeje e jep vetë ajo në intervista të ndryshme. E rritur me mitet antike, e dashuruar me këtë letërsi klasike, Francesca e kishte nisur këtë pasion të sajin me tregime të shkurtra, por siç ajo shprehet, “dora i ishte lëshuar” në rastin e Helenës. Francesca Petrizzo ka lindur në Empoli më 17 maj 1990. Pas Marurës në liceun klasik, regjistrohet në Fakultetin e Historisë në Firence, por pranohet gjithashtu në Universitetin e Oksfordit. Dëshira e saj është të bëhet historiane, por dashuron gjithashtu kinemanë, muzikën, leximin.

Kultivimi i pasionit të të shkruarit shpërtheu tek ajo në “Kujtimet e një bushtre”, pasuar në vitin 2011 me romanin e dytë “Il Rovescio del buio” (E kundërta e errësirës). Francesca Petrizzo e nxjerr Helenën nga vargjet homerike, e zhvesh nga zemërimet e perëndive dhe e bën atë protagoniste të së vërtetës së vet, një personazh të kohëve moderne që flet në emër të shumë të ngjashmëve të saj.

E shohim në rrugicat e pallatit të Spartës, nën pushtetit e babait-mbret Tindarit dhe nënës Ledia, aty ku rrëmbehet egërsisht nga Tezeu e ku shpëtohet nga një ushtar, me hijen e së cilit dashurohet, ku përjeton dhimbjen e humbjes së dy vëllezërve e në të njëjtën kohë të ushtarit të cilit i njihte vetëm prekjen, ku e quanin “dashnore” të të vëllezërve, sepse mbante zi të gjatë, jo për ta, por për dashurinë e humbur që nuk ia dinte kush, ku fati i saj duket sikur hapet me mëtuesin Diomed, me të cilin provon kënaqësitë e para fizike. Por teksa përjeton gjakun që i vërshon ndër vena, provon për herë të parë peshën e pushtetit dhe dashurinë e mohuar.

Burri i saj i ardhshëm do të ishte Menelau, që bashkë me të, Helenën e bukur do të trashëgonte fronin e Spartës. Nuk e urrente, por i dhimbsej budallallëku i tij. Nuk donte ta ndiente praninë e tij në shtrat dhe ngushëllimin e kërkon në krahët e të tjerëve, Akilit (nga tradhtia e të cilëve lind Hermiona), Paridit, Hektorit…Në sytë e të tjerëve ajo është gjithnjë bushtra. Ia mërmërisin teksa kalojnë korridoreve, por edhe në vështrimet që i nguliten.

Ajo është për ta shkaku i shkatërrimit të Trojës. E gjithë kjo panoramë vjen deri në detaje, me fraza të mbushura plot figuracion ku rrëfimi herë është i prerë e herë të tjera më pasionant. Përkimet me mitin e Helenës nuk duhet t’i kërkojmë të përpikta. Francesca Petrizzo i ka vënë në fjalët e saj, atë që ajo e quan e vërteta e Helenës, në këtë rast e perceptuar sipas modelit të shkrimtares. Ndër shekuj, që nga dijetarët e shekujve para Krishtit Helena na vjen në disa versione, gjithnjë mistike. “Nuk kam shqyrtuar burime të veçanta, sepse iu futa kësaj nisme duke e njohur mirë argumentin.

Ndonjëherë mendoj se për të shkruar një roman është më mirë t’i lëmë pas krahëve burimet kryesore. Modeli mbi të cilin jam bazuar janë ‘Kujtimet’ e Adriano di Marguerite Yourcenar, dëshmi se si një roman historik mund të tregojë diçka moderne”, thotë Francesca.

Shkrimtarja e re nuk pajtohet me paragjykimet mbi këtë personazh. “Helena e Trojës është një personazh i përdorur nga mitet greke; duke lënë Menelaun ajo provokon luftën. Për të mos folur pastaj për ata që e kanë quajtur një hije që me bukurinë e saj përshkon botën dhe zhduket pa lënë asnjë gjurmë të sajën. Kjo për mua është tërësisht e papranueshme. Helena është një qenie njerëzore që bën edhe zgjedhje të gabuara, por gjithnjë të motivuara”, shprehet Francesca.

Në 250 faqe, ky personazh i ripropozuar nga një 19-vjeçare vjen me një stil shkrimi që nuk të lë të biesh në batakun e fakteve tashmë të ditura. Përkundrazi, faktet që njohim tashmë nga mitologjia të shtyjnë të kërkosh risitë, të ndjekësh raportet e krijuara mes personazheve, të gjesh rrugën e ndryshme që Francesca u ka dhënë e mbi të gjitha të përfitosh kënaqësinë e një miti të kthyer në boshtin e një letërsie artistike.

Versioni i parë i “Kujtimet e një bushtre”, është shkruar kur Francesca ishte vetëm 15 vjeçe. Para se libri të botohej nga “Frassinelli”, e ripunoi në moshën 18-vjeçare. Në një farë mënyre mësoi që Helena të rritej me të. “Ishte sikur të mësoja të njihja një njeri të ndryshëm nga unë, teksa planifikoja të shkruaja, për një çast mendoja se Helena do të ishte sjellë ndryshe nga ç’po e bëja unë të sillej”, thekson shkrimtarja. Ky libër për të cilën është diskutuar mjaft pas botimit në Itali, tashmë vjen për lexuesin shqiptar nga shtëpia botuese “Saras”.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri ne forum.... Empty Re: Libri ne forum....

Mesazh nga Rifat Mon Dec 17, 2012 9:42 am


”Hija e tim vëllai”



Libri ne forum.... 9780747579755

Shkrimtari Uwe Timm, një nga shkrimtarët më të njohur sot në Gjermani, vjen për lexuesit në shqip me librin” Hija e tim vëllai”, të vlerësuar nga kritika gjermane si një nga librat më të suksesshëm të dekadës së fundit.

Si arritën gjermanët normalë të bashkëpunonin me të keqen dhe të përkrahnin nazistët? Uwe Tim e kërkon përgjigjen në përshkrimet e plota të periudhës më të tmerrshme në historinë e shoqërisë gjermane. Brigitta Grau -Guenther, Drejtore e Qendrës së Gjermanishtes, partnere e Institutit Gëte, e cila ndërmori edhe nismën për botimin e këtij libri në shqip, thotë se autori pasqyron në mënyrë krejt origjinale shoqërinë gjermane para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Libri ne forum.... Images?q=tbn:ANd9GcSLtmjPp_cy5W1zsnMykBUYP0FNhNp76ze8RkLdwqBB0mKNdUWl_w
Uwe Tim

Ai ngre çështje universale si përgjegjësia e individit në ngjarjet që ndodhin përreth dhe roli i vlerave për t' i ndaluar ato. “Përgjegjësia e personit në një rrethanë të caktuar dhe vlerat - kjo është tema qendrore e librit. Pra, cilat ishin vlerat që kishin prindërit? Çfarë u transmetuan ata fëmijëve të tyre, çfarë vlerash dhe përgjegjësie pati e gjithë shoqëria në Gjermaninë e kohës së para dhe pas luftës?

Të kuptosh paradokset

Familja e shkrimtarit i shfaqet lexuesit si simbol i shumë familjeve të tjera gjermane të atyre viteve, anëtarët e të cilave bashkëpunuan me nazistët, pa qenë të ndërgjegjshëm për aktet kriminale dhe monstruoze që kryenin. Përmes ndërthurjes mjeshtërore të kujtimeve, letrave, shënimeve biografike, fragmente nga ditari i vëllait të tij SS, ëndrrave, fantazisë, citimeve, njohurive psikologjike dhe sociologjike Uwe Timm kërkon të kuptojë paradokset e vëllait të tij hero, që në vitin 1942, kur ishte 16 vjeç dhe shkrimtari vetëm 2, iu bashkua vullnetarisht trupave xheniere SS, në Frontin e Lindjes, u plagos, i prenë të dyja këmbët dhe pas një viti vdiq në një spital ushtarak në Ukrainë.

Libri është një meditim jo vetëm për tragjedinë që i ndodhi vëllait të tij, por një brezi të tërë në Gjermani. Ndryshe nga shumë shkrimtarë që paraqesin dëshmitë e viktimave të nazizmit, Uwe Timm paraqet dëshminë e atyre që i shërbyen nazizmit, thekson Grau- Guenther.

Thyerje e heshtjes që familjet gjermane mbajtën pas luftës

Shkrimtari fton lexuesin të njohë dhe kuptojë vëllanë dhe babanë e tij që u shërbyen nazistëve edhe përtej historisë personale brezat gjermanë tё pasluftës. “A ishin babai dhe vëllai i tij të verbuar para sjelljes çnjerëzore karshi të tjerëve? A ishin ata tragjikisht të bindur ndaj kulturës së dhunës” Cilat ishin ndjenjat e tyre? A ishin të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë personale, fajin dhe padrejtësinë”? shkruan Uwe Timm në librin ”Hija e tim vëllai”.

Ai vë në dukje sesi prindërit nuk i treguan asgjë se çfarë bënë nazistët në Luftën e Dytë Botërore. “Jam më e re se autori Uwe Timm. Edhe unë i kam pyetur prindërit e mi për luftën dhe nazizmin. Gjithë brezi i fëmijëve të pasluftës i pyesnin prindërit. Përgjigjet kanë qenë shumë të pakta. Dhe kjo na shtyu të kërkonim dhe të gjenim vetë sesi ishte e mundur të ndodhte ajo që ndodhi në Luftën e Dytë Botërore”, thotë drejtorja e Qendrës së Gjermanishtes, në Tiranë, Brigitta Grau -Guenther.

Libër përtej nazizmit dhe Luftës së Dytë Botërore - libër kundër vazhdimit të elitave

Shkrimtari Uwe Tim i përket brezit të lëvizjes studentore të vitit 1968 dhe ёshtё kundër vazhdimёsisё sё elitave. Kur ai shkruajti librin “ Hija e tim vёllai” lufta kishte vite qё kishte mbaruar. “Nuk ёshtё thjesht njё roman historik, por njё libёr qё ka reflektime. Kёto reflektime nuk jepen si diçka e mbaruar, e pёrfunduar por shkrimtari e lё lexuesin tё bëhet pjesë dhe tё mendojё pёrgjigjet pёr pyetjet qё ai shtron.

Lexuesi pёrjeton qё vёllai i shkrimtarit ishte jo human, ishte dikush qё njeriun e sheh si copё mishi pёr automatikun e tij, por nga ana tjetёr njeriu ndjen dhimbje pёr atё qё ishte kaq i ri qё mori pjesё nё mizoritё e luftёs, u plagos, vuajti. Edhe ai vetë ishte nje viktime. Libri tё jep guxim të shtrosh pyetje për historinë tënde, të kaluarën tënde, familjen tënde edhe të reflektosh ndaj tyre edhe sikur kjo histori të jetë e dhimbshme. Na nxit tё mendojmë, tё thellohemi, ngre pyetje por nuk jep pёrgjigje pёrfundimtare”, thotë znj. Brigitta Grau –Guenther.

Librin “ Hija e tim vëllai” e ka sjellë në shqip, Pandeli Pani, redaktor në Deutsche Welle, Bonn, programi shqip. “Ka njё stil krejt tё veçantë, pёrfshin nё libёr edhe letrat qё vёllai ka dёrguar nga Fronti i Lindjes. Eshtё njё stil si njё ‘verё e athёt’. Jam përpjekur të ruaj kёtё stil nё shqipёrimin e librit, t’i jap lexuesit pasurinë e gjermanishtes dhe emocionin e historisë personale dhe universale që Uwe Timm rrëfen në librin e tij”, thotë Pandeli Pani.

Libri ”Hija e tim vëllai” u botua në vitin 2003. Brenda pothuaj një dekade ai është përkthyer në mbi 15 gjuhë të botës dhe konsiderohet si një nga librat më të lexuar me mesazhin e përgjegjësisë së individit që periudha të errëta historike, si ajo e nazizmit të mos përsëriten. (DW)
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri ne forum.... Empty Re: Libri ne forum....

Mesazh nga Rifat Tue Jan 21, 2014 12:49 pm





''Njëmbëdhjetë minuta” – romani që tronditi botën

Libri ne forum.... Njembedhjete-minuta-paulo-coelho

Paulo Coelho (1947) tashmë konsiderohet autor i bestselerëve si “Alkimisti”, “Mali i pestë”, “Manuali i luftëtarit të dritës”, “Veronika vendos të vdesë”, “Djalli dhe zonjusha Prim” dhe së fundi me romanin e jashtëzakonshëm, që po trondit botën! I përkthyer dhe i botuar tashmë në 57 gjuhë të më se 150 shteteve të botës radhitet ndër librat më të shitur.

Ç’e bënë këtë roman aq interesant dhe ‘skandaloz’ njëkohësisht? Tema, sigurisht tema, sepse Coelho është i njohur si ndër fabulistët e shekullit! I njohur në fillimet e krijimtarisë së tij si një hipik, autor i shumë teksteve për pop-yjet e Brazilit, njeri që hyri në botën e magjisë dhe okultizmit, që bëri udhëtime pelegrinazhi më këmbë edhe deri 850 km, shumë shpejt do ta krijojë botën e vet letrare dhe filozofike me mesazhe të qarta, duke pushtuar kështu miliona lexues. Tani vepra e tij në botë ka tejkaluar kuotën 60-milionshe! Romani më i ri “Njëmbëdhjetë minuta” vjen në shqip në përkthim të Murat Bejtës dhe në botim të “Buzukut”, i cili e ka të drejtën e botimit shqip për Kosovë.

Romani ka një përmbajtje sa të thjeshtë aq edhe universale. Drama personale e heroinës, Marisë, është njëkohësisht edhe një plagë e njerëzimit, tani edhe më e theksuar e vendeve që po përjetojnë me vite tranzicionin. Pra, edhe e Kosovës! Maria, heroina e romanit Njëmbëdhjetë minuta është me prejardhje nga Verilindja (Nordeste) e Brazilit. Rinia e saj ishte e pashpresë në kërkim të dashurisë. Një femër shumë e bukur si Maria mund të martohej, por ajo nuk deshi ta bënte këtë pa e realizuar ëndrrën e saj: ta shihte Rio de Zhaneiron. Kurseu më se dy vjet për të udhëtuar në qytetin e njohur.

Në plazhin e Kopakabanës tërheq vëmendjen e një biznesmeni zviceran i cili i premtoi se do ta bënte atë një yll dhe e bind të udhëtojnë në Evropë. E gatshme për të rrezikuar, me bekimin e familjes, Maria vendoset në Gjenevë, me një kontratë të nënshkruar paraprakisht. Po ta kishte lexuar me kujdes do të vërente edhe një shtesë e cila e detyronte të punonte me të ardhura të vogla në një klub nate.

Pas pak do të bëhet prostitutë. Duke ndjekur rrugën e shumë femrave të tjera, Maria shumë shpejt largohet nga ëndrrat e saja drejt lumturisë. Gjatë vitit që Maria ‘shitte kohën e saj pa mundur ta blejë’ ajo u tregua praktike dhe reale, imune për të shpresuar, e përqendruar në realitetin që e rrethonte. Falë ëndrrave të rinisë së saj fillon të mbledhë para për ëndrrën e re të saj - për një pronë në Brazil. Trupin e saj e shfrytëzon si mjet për të arritur qëllimin. Dhe ia arrin. Së bashku me rrëfimin kemi edhe pjesë nga ditari i Marisë me përjetimet e saja marramendëse.

Ja ç’thotë vetë autori, Paulo Coelho lidhur me veprën e tij më të re:

“Si çdokush – në këtë rast, unë përgjithësoj pa ngurrim, - kam shpenzuar shumë kohë për të zbuluar kuptimin e shenjtë të seksualitetit. Rinia ime është përputhur me epokën e lirisë së skajshme, të zbulimeve dhe të teprimeve, që është shoqëruar me një periudhë konservative dhe shtypëse – çmim ky që duhej paguar për shthurje që nuk kanë mbetur pa pasoja. (...) Në vitin 1997, pak pasi e përfundova një konferencë në Mantovë, në Itali, gjeta në hotelin ku isha vendosur një dorëshkrim që e kishte lënë dikush për mua në recepcion. Unë nuk lexoj dorëshkrime, por atë e lexova – historia e vërtetë e një prostitute braziliane. (...)

Me rastin e një seance të nënshkrimit të librave në Gjenevë, shumë prostituta u paraqitën me ekzemplarët e tyre. Njëra prej tyre tërhoqi posaçërisht vëmendjen time. Dolëm – me agjenten time dhe me mikeshën Monika Antunes – për të pirë kafe, që u shndërrua në darkë, pastaj në takime të tjera gjatë ditëve vijuese. Aty u lidh filli drejtues i “Njëmbëdhjetë minutave”. (...) Falënderoj Marinë (emër lufte), e cila banon sot në Lozanë, është e martuar dhe ka dy vajza, dhe e cila me rastin e takimeve tona të ndryshme ka marrë pjesë me mua dhe me Monikën në historinë, mbi të cilën mbështetet ky libër.”
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Libri ne forum.... Empty Re: Libri ne forum....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi