Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

C'farë është kulti Sea Organization?

Shko poshtë

C'farë është kulti Sea Organization? Empty C'farë është kulti Sea Organization?

Mesazh nga Rifat Wed Jul 04, 2012 9:28 am


C'farë është kulti Sea Org?



C'farë është kulti Sea Organization? Scientology-fundamentals-thought-l-ron-hubbard-hardcover-cover-art

Eshtë zyra qendrore e Scientology, një vend ku anëtarët zotohen për besnikëri për 1 miliard vite.

E gjithë Sea Org drejtohet si një klikë ushtarake. Gjendet në një zonë të izoluar, në një kodër, që monitorohet nga një bunker me rrjeta stil- snajperësh. Të hysh aty brenda është mision i pamundur, pasi mbrojtja është si e një baze bërthamore.

C'farë është kulti Sea Organization? Images?q=tbn:ANd9GcSyyg6BTlDlXp5XsIBzFTrWy4AarYd4OoBKRykqkSDbgVlXgG3YGw

Anëtarët që shkojnë aty nuk lejohet të kenë fëmijë, paguhen vetëm 50 dollarë në javë dhe mund të dënohen edhe për gjërat më të thjeshta si për shembull nëse sheh dikë shtrembër në sy. Kush dënohet, hidhet në atë që njihet me emrin Vrima.

Sapo u bë publik lajmi për divorcin mes Tom Cruise dhe Katie Holmes, shumëkush kishte në mendje vetëm një fjalë: scientology, kulti tek i cili beson aktori i njohur. Madje thuhet se Cruise është një nga drejtuesit e lartë. Në media thuhet se ishte pikërisht ky kult që i shkatërroi martesën Holmes. Frika se vajza e tyre bukuroshe, Suri, do të dërgohej në një urdhër të lartë të këtij kulti, të njohur me emrin Sea organisation, ose thjesht Sea Org, bëri që çifti të ndahet. Holmes nuk pranoi kurrsesi që vajza gjashtëvjeçare të shkonte në Sea Org.

C'farë është kulti Sea Organization? Tom-Cruise-compound

FBI pati hetuar pasi një prej anëtarëve te kultit ishte ankuar se e kishin lënë 18 orë pa ushqim si dënim.

Holmes thuhet se është alarmuar kur ka mësuar se vajza e saj do të shkojë aty brenda në një shkollë, që është financuar pjesërisht edhe nga Will Smith. Ky i fundit megjithatë thotë se nuk e beson se aty merren mësime fetare.

C'farë është kulti Sea Organization? 778978-sea-org

Brenda në këtë urdhër të errët jetojnë 6 000 njerëz. Vitet e fundit është folur shumë për trajtimin skllavëror aty brenda. Ata që arratisen, vendosen nën një vëzhgim special dhe detyrohen të rikthehen përmes presionit emocional dhe forcës fizike.

Ndëshkimet janë ekzemplare. Disa njerëzve u mohohet që të flasin, të tjerë detyrohen të vishen me të zeza, u mohohet gjumi ose ushqimi, etj.

C'farë është kulti Sea Organization? Images?q=tbn:ANd9GcShSd7JJ_PiRicwdXTbbw9jpB8SMYvR4VjFIbLyKZoR7FLSeHtoFg

Edhe pse mediat kanë shkruar shumë dhe kanë bërë shumë investigime, zëdhënësit e Scientology kanë deklaruar se gjithçka është një trillim.

Sea Org daton që në vitin 1966 kur themeluesi i Scientology, L.Ron Hubbard u kërkoi pasuesve të tij që të shkojnë aty për të kërkuar nivelin më të lartë të ndërgjegjes shpirtërore.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi