Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kontradiktat ne kuran

Shko poshtë

Kontradiktat ne kuran Empty Kontradiktat ne kuran

Mesazh nga Nikolaos Wed Jul 11, 2012 8:22 pm

Kontradiktat e fese islame dhe kuranit

Natyra konfliktuale e Islamit, që megjithese duke qene nje besim fetar i shenjte dhe paqesor, favorizon filozofine e shpates dhe te kamxhikut, behet edhe me e nderlikuar kur vihen re mospajtime te shumta qe permbahen ne kuran.

Anomalia e pare e konsiderueshme teologjike lind kur lexojme se Jezusi rri prane All’ahut ne parajse (xhenet), ndersa me perpara eshte shkruar se te gjithe ata qe kane adhuruar nje zot te ndryshem nga All’ahu do te digjen ne ferr (xhehenem) bashke me te gjithe ndjekesit e tij.

Prandaj ku ndodhen saktesisht Krishti dhe te krishteret? Jane ne parajse, apo digjen ne ferr? Sipas sures 2:62 dhe sures 5:69 te krishteret shkojne ne parajse kur vdesin, gje qe hidhet poshte menjehere nga suret 3:85 dhe 5:72.

Edhe pse na sigurohet se te krishteret do te pranohen ne kopshtin e mrekullueshem te All’ahut, kurani nuk di te shpjegoje se ne cfare konsiston ne te vertete kjo parajse (xhenet): eshte e perbere nga kopshte te ndryshme te pershkruara deri ne hollesite me te vogla ne suret 18:31, 22:23, 35:33, dhe 78:32, apo behet fjale per te vetmin kopesht te pershkruar ne suret 39:73, 41:30, 57:21, dhe 79:41?

Per me teper, nese me te vertete do t’u lejohet te krishtereve te ulen ne parajsen e All’ahut prane njerezve myslimane, a do te festojne duke ngritur dolli se bashku? Po kush e di? Kurani me pare deklaron (sura 47:15 dhe sura 83:22) se ne parajse rrjedhin lumenj me vere, dhe menjehere me pas alkooli quhet “veper e Satanait” (sura 5:90 dhe 2:219).

Kurani duket se eshte i ngaterruar edhe ne lidhje me kronologjine dhe rendin e sakte ne te cilin jane krijuar gjerat. Tek sura 2:29 Toka krijohet para parajses (xhenetit), por pastaj tek suret 79:27-30 ndodh e kunderta. Me siguri Zoti nuk do te kishte harruar hollesi kaq te rendesishme, keshtu qe ndoshta Kurani nuk eshte vertet fjala e pagabuesheme e All’ahut.

Tek sura 7:54 shkruhet se All’ahut iu deshen 6 dite per te krijuar qiellin dhe Token, ndersa tek sura 41:9 vetem dy dite, pertej pretendimit qe All’ahu gjithcka ne çast (sura 2:117). Ne faqet e librit te shenjte te Islamit koha eshte nje koncept shume i mjegullt; tek suret 22:47 dhe 32:5 nje dite e All’ahut eshte e barazvlefshme me 1000 vjet tokesore, ndersa sura 70:4 thote se nje dite e Zotit eshte e barazvlefshme me 50 000 vjet njerezore.

Te jesh konfuz, i paqarte, ne lidhje me rendin kronologjik te krijimit eshte vertete mjaft e rende, por, per nje kulture qe ka studiuar dhe qe eshte thelluar ne aritmetike dhe gjeometri, te ngaterrohesh mbi faktin se sa here duhet lutur ne dite, epo, kjo eshte thjesht dicka qe te ve ne pozite te veshtire.

Myslimanet luten pese here ne dite, ndonese Kurani keshillon se ta besh kater here mjafton: “Jepini lavdine All’ahut, ne mbremje e ne mengjes. Atij lavdine ne qiej e ne Toke, gjate nates dhe kur dita te filloje te ngryset” ( sura 30:17-18).

Edhe pse ne kuran jane te pranishme mjaft gabime, duke qene nje produkt njerezor, te metat e tij zvogelohen ne krahasim me kontradiktat e pranishme tek Hadithi, domethene tek libri ne te cilin sillet jeta e supozuar e Muhamedit. Per shembull: eshte nje Hadith ne te cilin shkruhet se Muhamedi i mori inat qente e zinj dhe urdheroi, pra, qe secila prej ketyre kafsheve fatkeqe te vritej, sepse sipas tij behej fjale per djaj te maskuar, por ne kuran nuk flitet kurre per djaj si qen.

Nga keto histori duket se Muhamedi nuk shkonte shume mire me kafshet dhe shpesh i ndeshkonte sikur te ishin njerez: ne fakt, nje here profeti dhe ka vrare nje majmun me gure, vetem sepse sipas tij, kishte kryer tradheti bashkeshortore. Ndonese Muhamedi ka thene qe nje kafshe duhet te theret (vritet) ne menyren me te mire te mundshme, ai vet nuk e kryen kete veprim duke e vrare ate me gure.

Realisht, sipas kuranit, mund te besohet se All’ahu eshte tipi i perendise qe krijon burra, gra e femije, per t’i braktisur mandej e per t’i ndeshkuar nese nuk arrijne te gjejne rrugen per te qendruar ne krah te tij? Me te vertete Kurani pohon se All’ahu ka krijuar xhindet qe te permbushin vullnetin e tij dhe te perfundojne pastaj ne menyre te pashmangshme ne ferr (xhehenem).

Por, perse duhet te krijosh nje djall (xhind) apo njeri vetem per ta ndeshkuar? Nese Zoti ka krijuar gjithcka pse e krijoi kundershtarin e tij, djallin? Zoti me siguri nuk eshte kaq mizor apo i merzitur! Per kete arsye keto tregime duhet te jene shkruar nga njerez te pashpirt, pikerisht keto jane gjera qe vertetojne se Kurani nuk eshte fjala e Zotit (All’ahut).

Myslinamet i atribuojne Zotit (All’ahut) autoriesine e librave apo mesimeve te shenjta, pa i pasur bazat per ta thene kete. Pikerisht ashtu si Bibla apo Toraha, edhe kurani nuk eshte shkruar nga Zoti, ose nga engjejt e tij. Autoret e ketyre librave, jane qenie njerezore me dobesi, me zakone, me besime e kultura njerezore. Tri besime monoteiste, tri gabime trashanike.

Kurani e ndalon praktikimin e magjive, kurse evlihatë qe jane eremite myslimane endacake me origjine afrikane, deklarojne se zoterojne fuqine per te sheruar dhe per te parashikuar te ardhmen.

Nje tjeter shkelje e ligjit i perket perdorimit te pijeve alkoolike, veprim qe kurani e quan aktivitet te ndaluar (haram). Muhamedi ka percaktuar se kush shet, transporton, sherben, magazinon, apo blen pije alkoolike do te jete i mallkuar nga vet All’ahu. Nje fatkeqesi e vertete per te gjithe ata shites te varfer myslimane qe shesin pije alkoolike.

Perveç luftes dhe tipit te ndeshkimit, per sa i perket Islamit, aspekti me i frikshem dhe me alarmues i pushtetit politik te korruptuar nga feja sot eshte per t’u kerkuar ne duart e pergjakura te Sadam Huseinit.

Ky vrases megaloman,jo vetem ka qene nje kercenim per tere boten, por ka menduar te saktesoje se edhe ai ka qene nje mysliman i devotshem, se Iraku ishte nje model i qyteterimit islamik, dhe se ne te vertete ai vete ishte nje pasardhes i profetit Muhamed.

Nje shqyrtim me i thelluar i domethenies se sakte te nje fraze islamike te perdorur zakonisht, “Nuk ekziston tjeter Zot perveç All’ahut”, mund te çudiste pjesen me te madhe te myslimaneve, sepse do ta kuptonin se sa afer filosofise sufi eshte kjo fraze.

Origjinali arab I frazes se sapo cituar eshte “la ilaha illa’llah”, qe mund te nenkuptoje dy gjera: ekziston nje Zot i vetem i quajtur All’ah, ose ekziston nje tjeter qenie e gjithepushtetshme e njohur si All’ah, por qe nuk eshte nje zot.

Enigma nderlikohet me tej nga fraza “All’ahu akbar”, apo “All’ahu eshte i madh”. Kjo mos do te thote se All’ahu eshte i fuqishem, por nuk eshte nje zot? Apo do te thote qe All’ahu eshte nje zot, dhe per kete arsye eshte kudo ne univers?

Per kete arsye, nese myslimanet besojne se ekziston nje nje qenie e quajtur All’ah, qe eshte i vendosur ne parajse, ata jane duke i vendosur ca kufij hapesire, dhe pushteti, kesaj qenieje. Nese, sikurse mendojne sufite mistike, Zoti eshte me shume se nje qenie e thjeshte e quajtur All’ah dhe eshte me te vertete gjthcka, atehere edhe ne jemi Zot.

Sufite kane marre pjese ne konfliktin e pergjakshem te armatosur kunder ruseve ne Çeçeni dhe ne Kaukaz, dhe, per me teper, sufite çeçene jane te njohur per aksionet e tyre te egra e barbare te terrorizmit dhe te rrembimit.

Keshtu qe, nese do te thellohemi ne filozofine sufi, do te veme re se ana e saj fetare, si tek te gjitha besimet fetare, eshte thellesisht e lidhur me dhunen, me politiken dhe me shqetesimin e kufijve kombetare.

Me ne fund, duam t’u shtrojme myslimaneve nje pyetje: nese Kurani eshte vertete fjala e zbuluar e Zotit, dhene prej tij profetit Muhamed, ç’duhet te mendojme per “fjalet” e tij te meparshme dhënë Moisiut dhe Jezu Krishtit, midis te tjereve?

Per me teper, nese Kurani eshte me te vertete fjala e Zotit, perse Zoti priti kaq shume per ta zbritur Kuranin ne Toke?

Duket vertete qe myslimanet jane gabim nese mendojne se Kurani eshte i fundit i zbulimeve te Zotit. Nese Zoti ka ndryshuar dy here mendje ne lidhje me tipin e jetes qe qeniet njerezore duhet te jetojne dhe me popullin qe do me shume ketu ne Toke, atehere tek e fundit mund te ndryshoje mendjen edhe ne te ardhmen. Mormonet do te thoshin se Ai e ka ndryshuar tashme. Kurani nuk eshte i fundit, sepse libri i Mormoneve eshte me i fundit qe thote “fjalen” e Zotit.

Martesat e shumta te Muhamedit behen dyshime te metejshme kur kuptojme se profeti jo vetem martohet me nje grua te pasur e me te madhe se ai ne moshe, por martohet edhe me vajza te vogla nente dhe 12 vjecare.

Para “luftes kunder terrorit” ne Afganistan, grave jo vetem u ishte ndaluar cdo lloj arsimimi, por ishin te detyruara me ligj te vishnin ne publik nje vello qe t’u mbulonte fytyre dhe floke, per te shmangur keshtu fyerjen e Zotit (All’ahut). Eshte e pamundur qe Zoti te ndihet i fyer, sepse po te mos i kishin pelqyer floket e femrave, para se gjithash nuk do t’I kishte krijuar grate me floke.

Perveç ligesise per t’I detyruar grate e tyre te vishen ne menyre groteske, myslimaneve u pelqen t’i ndeshkojne ato qe sillen keq. Natyrisht te ndeshkosh kriminelet eshte e nevojshme ne cdo shoqeri, por ndeshkimi merr aspekte te keqija ne ato vende ku ndeshkimi behet sipas mesimeve te shkrimeve te shenjta dhe eshte e pranishme nje polici fetare, si Mutava ne Arabine Saudite, e krijuar pikerisht per t’i detyruar njerezit te respektojne ligjin islamik.

Zoti i vertete nuk do te ishte kaq i pashpirt. Per me teper, nese nje at do te vendoste t’i priste duart femijes se vet te kapur duke vjedhur, ai do te ishte nje njeri i pashpirt; perse atehere nje perendi qe kerkon nje ndeshkim te tille do te ishte me pak i pashpirt?

Te tjera dallime midis suniteve dhe shiiteve

Keto dy grupe nuk jane ne nje mendje me Hadithet (tregime te akteve te Muhamedit) dhe mbi ate se cfare percakton vleren e ketyre: ne pergjithesi shiitet nuk pranojne studimet e Bukharit, ndersa sunitet e konsiderojne te vetmin burim te besueshem mbi Hadithet.

Shiitet mendojne se per te udhehequr myslimanet eshte e nevojshme te jesh pasardhes i drejtperdrejte i Muhamedit, ndersa sunitet mendojne se cilido njeri me pergaditjet dhe aftesite e nevojshme ka te drejten te jete nje udheheqes.

Shiitet mendojne se islami duhet te drejtohet nga 12 krere fetare te quajtur imamë, i fundit i te cileve tani eshte duke fjetur ne nje shpelle; Sunitet nuk pajtohen me kete, sepse e konsiderojne heretik faktin qe keta imame te mund te kene fuqite qe vetem Zoti (All’ahu” i ka.

Ka njefare dallimi te vogel nga pikepamja legjislative: shiitet mund te martohen edhe perkohesisht, ndersa sunitet e konsiderojne martesen te perjetshme.

Disa rituale dallojne lehtesisht: shiitet luten me krahet te ulur pergjate ijeve, ndersa sunitet luten me krahet te kryqezuar mbi gjoks.

Shkeputur nga libri:
"Libri që Kisha (Xhamia) jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje"
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi