Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbuloni fazat tuaja hënore

Shko poshtë

Zbuloni fazat tuaja hënore Empty Zbuloni fazat tuaja hënore

Mesazh nga Nikolaos Sat Sep 15, 2012 6:29 pm


Zbuloni fazat tuaja hënore


Zbuloni fazat tuaja hënore Henapathenat

Ciklet Henore



1)Nëse keni lindur ditën kur ndodh Hëna e Re

Personi ka prirje të ketë shumë energji, por nuk di se në cilin drejtim ta përdorë atë, mund të ketë vështirësi ta fuse në rrugën e duhur enërgjinë e tij. Duhet të mësojë të reflektojë përpara se të veprojë.

2)Nëse keni lindur ndërmjet 1 dhe 3 ditëve pas Hënës së Re

Personi është spontan por gjithashtu pak konfuz. Ndjen nevojën për t’u pranuar menjëherë. Refuzon në mënyrë spontane gjithçka që mund ta bëjë të vuajë apo që nuk i përgjigjet deshirave të tij/saj. Duhet të mësojë të bëjë përpjekje të vazhdueshme.

3)Nëse keni lindur ndërmjet 3 dhe 1 ditë para Çerekut të Parë të Hënës

Ky person ka prirje të hasë në shumë pengesa në jetë: duhet të shpallë luftë, të ecë përpara për të kapërcyer pengesat. E kaluara nuk duhet ta tërheqë mbrapsht.Duhet të mësojë të pajtohet me të kaluarën.

4)Nëse keni lindur ditën e Çerekut të Parë

Personi ka shpesh zgjedhje të rëndësishme për të bërë, ose mund t’i duhet të zgjedhë ndërmjet punës dhe jetës familjare. Duhet të jetë i arsyeshëm dhe të mos gjejë gjithnjë strehë në punë për çdo shqetësim (merak.Duhet të pushojë në fundjavë.

5)Nëse keni lindur ndërmjet 1 dhe 3 ditë pas Çerekut të Parë.

Ky person preferon shpesh të veprojë dhe të gabojë sesa të presë. Personi shpenzon shumë energji për të organizuar veprimtarinë e tij. Ka nevojë të veçohet (individualizohet) për t’u ndjerë i çliruar nga çdo varësi.

6)Nëse keni lindur ndërmjet 3 dhe 1 ditë para Hënës së Plotë

Personi ka vazhdimisht një merak për përsosmëri dhe përmirësim të gjërave. Ka një deshirë për të kuptuar: mendja e tij/saj priret të jetë depërtuese, e aftë për të lidhur idetë dhe konceptet.Duhet të jetë më tolerant.

7)Nëse keni lindur ditën e Hënës së Plotë

Ky person i njeh në majë të gishtave çështjet e marrëdhënieve (lidhjeve). Kontratat që do të nënshkruajë dhe aftësia e tij relative (e marrëdhënieve)janë maja e shtizës së suksesit të tij.Duhet të mësojë të mos ngurojë përpara se të vendosë.


8)Nëse keni lindur ndërmjet 1 dhe 3 ditë pas Hënës së Plotë

Personi priret të jetë shumë objektiv, ka një nevojë jetësore për shkëmbim të aksioneve: shoqërimi rimon tek ai nganjëherë me ballafaqim. Duhet të mësojë të mos jua hedhë fajin të tjerëve.

9)Nëse keni lindur ndërmjet 3 dhe 1 ditë para Çerekut të Fundit
Ky person ka prirje të shkëlqejë në të gjitha zanatet ku duhet të bindë të pavendosurit. Nuk duhet të bëhet fanatik i çështjes që ai/ajo mbron, duhet të mësojë se në çdo njeri fshihet një pjesë e së vërtetës.

10)Nëse keni lindur ditën e Çerekut të Fundit

Ky person mund të ketë shpesh nevojë të riorientohet ne jetë vazhdimisht në një rast ndërgjegje, mund t’i pëlqejë të udhëtojë vetëm për t’u larguar. Shpesh është modern, duhet të mësojë të integrojë mësimet e së kaluarës për të bërë progres.

11)Nëse keni lindur ndërmjet 1 dhe 3 ditë pas Çerekut të Fundit

Ka mundësi që këtij personi t’i mungojë elasticiteti: mund t’i kapërcejë ngjarjet me çdo kusht, në marrëdhënie (lidhje), mund t’i nxisë të tjerët në emër të asaj që mendon se është e drejtë. Ka ide të mëdha por duhet të mësojë t’i përdorë në realitet dhe jo vetëm në ëndërr.


12)Nëse keni lindur 3 deri 1 ditë para Hënës së Re:
Kur është i qetë, ky person është shumë intuitiv. Pëlqen të punojë për brezat e ardhshëm, për një ideal që i pëlqen, ka në përgjithësi një mëshirë të madhe.Ky person ka nevojë të dijë të mbarojë atë që ka nisur.


Shumë e rëndësishme: Kufijtë e fazave hënore janë të përafërta sepse nuk marrin parasysh orën e lindjes.

www.astro-al.page.tl

Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi