Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sakrificë në emër të fesë

2 posters

Shko poshtë

Sakrificë në emër të fesë Empty Sakrificë në emër të fesë

Mesazh nga Nikolaos Thu Oct 18, 2012 9:33 pm

« Kisha tre ditë që më lutej: “Aman më vrit se nuk mund ta heq fëmijën” Unë i thashë , që paret do i sigurojë unë dhe t’i jap, do të çoj në ndonjë vend dhe qite fëmijën. “Nuk e nxjerr kurrën e kurrës”, - më thoshte. E kam vuajtur tri net dhe tri ditë. “Sipas fesë që kam bërë në shkollë, duhet të më vrasësh dhe të mos më kuptojë njeri”. Ky muhabet ka qenë për tri net: “Aman më vrit dhe më pri kokën, o zot që të mos më njohin njerëzit”

Dëshmia e Shaban Norjes (Standard 18.10.2012)

Në fillim thoshin “... por spektakli duhet të vazhdojë” dhe vazhdonte. Pastaj filluan të thoshin “...ka momente kur spektakli duhet të ndalet, të ndalet dhe të meditojmë”, që ishte mënyrë shumë më elegante se e para, dhe pas reklamave, meditimit dmth, spektakli vazhdonte, sepse në fund të fundit spektakli gjithmonë duhet të vazhdojë.

Vazhdon sepse gjysmë të vërtetat vlejnë sa një gënjeshtër, vlejnë sa për të treguar që shoqëria jonë vuan atë që tashmë mund ta quajmë sindromën e ’67, pra tulatjen, stepjen përballë kritikimit të ambienteve abrahamike.

Të mërkurën (17.10.2012) maturantët e gjimnazit “Nikolla Koperniku” ndërmorën një fushatë ndërgjegjësimi, botuan dhe një letër të hapur ku thelbi i ishte “Baballarë zgjohuni, sepse po ju prekin vajzat”.

Vajzat thirrën për ndihmë, më e pakta detyrë për ne si shoqëri është të themi të vërteta të plota, të pakamufluara, shqip.

Tragjedia ku humbëm dy jetë u konsumua në një ambient, që s'kanë si e mohojnë, të tejngopur abrahamikisht dhe askush nuk vuri re as gjënë më të dukshme - përkatësinë tragjike të emrit të vajzës me një të mitur tjetër, shumë të largët në kohë dhe në gjeografi me ne, por që dallgët e errësirës e afrojnë; Aishen e Muhamedit.

Nëse Muhamedi shkon me një të mitur, kush është Shabani që të mos ndjekë shembullin e tij?! Ajshja jonë nënshtrohet, sepse islam do të thotë nënshtrim, dhe këtu zë fill drama!

Ajshja nuk humbi jetën ditën kur e vranë, por ditën kur pranoi doktrinën abrahamike, ditën kur u nënshtrua, ditën kur nuk iu revoltua "zotit" vrasës.

E njëjta vlen për të gjithë shoqërinë tonë, humbim veten, humbim jetë çdo ditë që nuk veprojmë kundër predikueseve të vdekjes që po infektojnë shoqërinë shqiptare.

Çdo justifikim është një jetë e humbur.
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sakrificë në emër të fesë Empty Re: Sakrificë në emër të fesë

Mesazh nga Rifat Sun Nov 04, 2012 5:05 pm


Nëna e vret dhe më pas djeg djalin e saj


[You must be registered and logged in to see this image.]

Një nënë ka rrahur deri në vdekje dhe më pas e ka djegur djalin e saj 7- vjeçar pasi, nuk mbante mend fragmente nga Kuranit

Sara Ege 32 vjeç akuzohet se ka rrahur djalin e saj Yaseen Ali sepse nuk kishte recituar siç duhet pjesë nga Kurani, ndërsa më pas e kishte djegur dhe kishte tentuar të mbulonte gjithë sa kishte bërë.

Vdekja e të riut u dyshua si aksidentale pas zjarrit të rënë në shtëpi, por ekspertiza tregoi se 7 vjeçari kishte vdekur para se trupi i tij të përfshihej nga flakët.

[You must be registered and logged in to see this image.]

Ege akuzohet se ka rrahur me çekiç dhe shkop të birin deri në vdekje sepse nuk kishte studiuar siç duhet Kuranin.

Gruaja e kishte regjistruar djalin pranë një xhamie me shpresën se do të edukohej me frymën islame dhe do të dinte mirë përmbajtjen e Kuranit.

Gjatë dëshmisë në polici 35 vjeçarja deklaroi se e kishte detyruar të birin të mësonte përmendësh 35 faqe nga Kurani brenda 3 muajve, por se ai kishte preferuar të luante me shokët në vend që të mësonte.

“Unë po tensionohesha gjithmonë e më shumë, sepse ai nuk mësonte siç duhet. Në 1 vit praktikë kishte mësuar vetëm një kapitull, kështu që unë e godita atë. U tregova shumë e egër e godita me shkop”, rrëfey Sara Ege.

Në seancën e fundit në gjykatë u tregua se nëna e kishte goditur në mënyrë të përsëritur djalin me çekiç, e kishte mbyllur në një kasolle dhe e kishte lidhur pas një dere.

Një doktor pranoi në gjykatë se gruaja kishte thënë se e kishte vrarë të birin në emër të islamit sepse Yaseen ishte përfshirë nga djalli dhe pas vrasjes ishte ndjerë shumë herë më mirë pasi 7-vjeçari nuk jetonte më.

Në shënimet e mbajtura nga mjeku u tregua se gruaja për 3-4 muaj nuk kishte qenë mirë nga ana e mendore.

Policia dhe zjarrfikësit ishin thirrur në shtëpinë e familjes në Pontcanna në Cardiff, në korrik të 2010, pasi një zjarr kishte përfshirë katin e fundit të banesës.

Yaseen u nxor nga flakët nga zjarrfikësi Rhodri Morgan i cili nuk e shpjegonte dot se si pas kaq pak flakësh djali kishte vdekur, edhe pse lëkura e djalit ishte e nxehtë.

Por Ege u përfshi në hetim pasi nga ekzaminimet e trupit dhe plagëve të djalit rezultoi se ai kishte vdekur para se banesa të përfshihej nga zjarri, por gruaja e mohon ti ketë vënë zjarrin banesës për të fshehur gjurmët.

Sakaq babai i Yaseen dëshmo se nuk e kishte parë asnjëherë gruan e tij të ngrinte dorë ndaj të birit dhe se kjo situatë ishte e pakuptueshme për të.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi