Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parashikimi i te ardhmes,aftesi qe e zoteron cdo njeri

Shko poshtë

Parashikimi i te ardhmes,aftesi qe e zoteron cdo njeri Empty Parashikimi i te ardhmes,aftesi qe e zoteron cdo njeri

Mesazh nga Rifat Sat Oct 27, 2012 4:09 pm


Parashikimi i te ardhmes,aftesi qe e zoteron cdo njeri


Parashikimi i te ardhmes,aftesi qe e zoteron cdo njeri Glowing-globe

Parashikimi i fatit apo aftësia për të paralajmëruar diçka që do të ndodhë janë fjalë që na bëjnë menjëherë të mendojmë për histori të lashta me orakuj dhe fallxhorë, por në realitet ato janë koncepte që me kalimin e kohës kanë nxitur kuriozitetin dhe studimin nga komunitetit shkencor.

Kështu, një grup studiuesish amerikanë nga Universiteti i Northëestern, ai i Kalifornisë dhe Universiteti i Padovas, në Itali kanë analizuar rreth 26 studime të mëparshme, të zhvilluara nga viti 1978-2010 dhe kanë dalë në përfundim se qeniet njerëzore, në një farë mënyrë kanë aftësinë që të parashikojnë të ardhmen, të paktën atë më të afërtën.

Por me këtë nuk nënkuptohet besimi në numrat me fat apo lojërat e fatit, sepse aftësia jonë për të parashikuar të ardhmen lidhet më së shumti me aspekte ngushtësisht biologjike të ekzistencës sonë. Julia Mossbridge, drejtuese e studimit, në vend që të përdorë termin parashikim, që lidhet zakonisht me arbitraritetin, e përkufizon fenomenin si ‘aktivitet jonormal paraprak’.

Në shqyrtimin e tyre, studiuesit vunë re se personat e nënshtruar dy ose më shumë stimujve specifik të drejtuar për të qenë të parashikueshëm , prodhonin një aktivitet të ndryshëm biologjik pas stimulit. Gjithashtu, aktiviteti që paraprinte stimulin ishte i vetëdrejtuar dhe ecte në të njëjtën vijë me vijë me aktivitetin biologjik të post-stimulim.

Pra për të parashikuar momentin post-stimul, i duhet kushtuar rëndësi aktivitetit biologjik pak përpara tij, dhe duhet të arrihet të bëhet një lidhje mes tyre. Studiuesit morën në shqyrtim aktivitete të ndryshme biologjike si rrahjet e zemrës, zgjerimi i bebeve të syrit, tensioni i gjakut, duke vënë re se në disa raste aktivitetet para dhe pas stimulit shkonin në një drejtim.

Për ta bërë më të kapshme këtë ide, studiuesit sjellin shembullin e një nëpunësi i cili (në orarin e punës) është duke luajtur me një videogame përpara kompjuterit, ndërkohë që ka vënë edhe kufje, kështu që nuk mund ta dëgjojë shefin të hyjë në zyrë.

Sipas të dhënave të studimit, nëse i kushtohet vëmendje shenjave të ndryshmit të aktivitetit tonë biologjik (të cilat fillojnë të shfaqen nga 2-10 sekonda përpara stimulit të vërtetë), do të dini të bëni lidhjen mes tyre dhe në rastin konkret, ky nëpunës do të kishte kohën e nevojshme për të fikur videolojën dhe muzikën për të rifilluar punën përpara se shefi të shkonte pranë tij.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi