Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia siç ka qënë dje e jo siç po e montojnë sot

3 posters

Shko poshtë

 Historia siç ka qënë dje e jo siç po e montojnë sot Empty Historia siç ka qënë dje e jo siç po e montojnë sot

Mesazh nga Rifat Thu Nov 01, 2012 10:53 am


Historia e mbretit i cili u vetshpall si në Teatrin e Kukullave mbret i shqiptarëve

 Historia siç ka qënë dje e jo siç po e montojnë sot Zogu%2Bpas%2Bmbreterimit

Atyre që vënë emra bulevardesh apo ngrejnë pavione historike, që e përmendin vend e pa vend e per konsum mediatik Ahmet Bej Zogollin, i cili u vetshpall si në Teatrin e Kukullave mbret i shqiptarëve, duam tu themi se tutmaku i kurores, nuk ra prej qielli si pendë korbi a kukull prej lecke, por hyri me bajonetat ruso-serbe dhe përmbysi Qeverinë e Fan Nolit (le ta quajnë po deshen edhe të paligjshme – nuk ka rëndësi)!

Zogu me pasuesit e tij nuk zunë Malet e Shqipërisë, nuk shkuan ta bindnin popullin për drejtësinë e ideve të veta, dhe “paligjshmërinë” e Qeverisë së Nolit, por ndoqën një rrugë tjetër me të lehtë , atë të Beogradit, dhe u bënë puthadorët e vrasësve të popullit shqiptar. Kjo është një e vërtetë historike dhe, sado fakte të reja që të dalin, ato nuk arrijnë ta riparojnë atë preçedent antikombëtar.

Si mund të quhet legjitim edhe veprimi i Ahmet Zogut, i shpallur mbret nga Asambleja e formuar në prapaskenat e Lal Krosit me Pandeli Evangjelat e 27-tës, kur burrat më të shquar të politikës dhe të shtetit shqiptar që prej shpalljes së Pavarësisë morën rrugën e mërgimit politik, si Noli, Gurakuqi, Sotir Peci, Stavro Vijnau, Hasan Prishtina, Mustafa Kruja e shumë të tjerë?!

Ku është kriteri i legjitimitetit në këtë rast?! A e dinë këta që duan ta rishkruajnë historinë sipas klaneve e konjukturave se në të gjithë enciklopeditë Zogu është quajtuir mbret i vetshpallur, sepse që të jesh mbret, sipas disa parimeve monarkiste europiane duhet të kesh gjak blu. Ku e gjeti gjakun blu Ahmet Zogu që e shpalli nënë e vet mbretëreshë si në përrallat me magjistrica “ Gëzuarsh Maktheth, sot je Than e nesër Mbret!”

Gjithashtu, kur bëhet vlerësimi i aktit të Ahmet Zogut në dhjetor 1924, nuk ka pse t’i vihet si sfond rreziku i depërtimit të bolshevizmit në Ballkan nëpërmjet Qeverisë Demokratike të Nolit, kjo jo se nuk është e vërtetë, por gjithsesi, nuk e motivon ardhjen nën ombrellën e Serbisë, nuk e motivon bashkëpunimin me armikun më të madh të popullit shqiptar e që kishte pushtuar gjysmën e territoreve shqiptare ku i shtypte shqiptarët me dhune e gjak.

Dihet që Noli e prishi "biografinë" në arenën ndërkombëtare kur njohu Qeverinë Sovjetike dhe ambasadori bolshevik u nis për në Tiranë...por nuk arriti për shkaqe që dihen. Pra, vënia e portretit historik të Zogut në sfondin e rrezikut që i vinte Ballkanit nga idetë e Tetorit, nuk është e motivueshme në asnjë aspekt ngado që ta kthesh, prandaj nuk i lehtëson damkën e turpit të ardhjes nën bajonetat e armiqve të popullit shqiptar.
Por edhe sikur ta zëmë se lehtësohet disi nga kjo rrethanë, le të operojmë në aspektin tjetër; triumfatorit të dhjetorit 24, së bashku me bajonetat serbe dhe ato të rusëve të bardhë, t’i vemë në sfond edhe ngjarjet tragjike të përgjakura që ndodhnin në Kosovë në atë situatë.

Pra, ndërkohë që Ahmet Zogu me paratë, armët dhe izën e Serbisë marshonte me hap të hekurt drejt Tiranës, ushtria serbe masakronte popullin e Kosovës me një tmerr gjaku që nuk e ka parë historia e popujve të tjerë as në Ballkan dhe as në Europë, me barbarizma që nuk kanë të përshkruar, me vrasje, djegie, shkatërrime, përdhunime, djegie për së gjalli të nënave shqiptare së bashku me fëmijët e tyre, pa kursyer pleq e plaka, mbytje në puse, masakrime kolektive të fshatrave të tëra, jo një e dy, por me dhjetra e dhjetra Lidica e Borova Kosovare. Kur flitet për Enver Hoxhën, me të drejtë thuhet se masakra e Tivarit rëndon edhe mbi ndërgjegjen e këtij diktatori shqiptar si aleat i Titos. Por kurrkush nga simpatizantët e Ahmet Zogut nuk e prek realitetin tronditës të marrëveshjes me vrasësit e popullit shqiptar.

Mos vallë për hir të interesave të shteteve evropiane (pengimin e influencave bolshevike në Ballkan) duhen fshirë nga historia lumenjtë e gjakut të popullit shqiptar në Kosovë? Pra, në këtë pikpamje, edhe Ahmet Zogu, si shumica e pushteteve të vendosura me violence, kalon përmes gjakut të popullit martir. Kjo do të thotë se historia nuk i bën kurrfarë lehtësimi megjithë bërbëlitjet e disa qeveritarëve që flasin përçartë e kërkojnë votat e monarkistëve të mbetur tashmë pa prinjës sepse Leka i ri nuk ka kurrfarë gjasash të pozojë me uniformë bufonade mbreti.

Eshtë tjetër gjë pastaj të diskutojmë se në 15 vjet të “mbretërimit” të Zogut, Shqipëria u konsolidua si shtet - ky është një realitet me të cilin besoj se bien dakort të dyja palët, qoftë ithtarët, qoftë kundërshtarët e tij, por shtet të konsoliduar kishte edhe Enver Hoxha. Ku janë ndryshimet në staturë e tyre si shtetarë veç shpirtit vrasës e diktatorial që kishin si tipar të përbashkët.

Zogu dhe Noli ishin dy figura komplekse bashkëkohore që përfaqësonin dy rryma politike, të cilat fatkeqësisht, në vend që të plotësonin njëra-tjetrën, duke mos gjetur gjuhën e arsyes, ndoqën rrugën e konfrontimit politik që çoi atje ku dihet, me rrjedhime të disfavorshme për popullin shqiptar. Ky stil ndiqet tragjikisht edhe sot e kësaj dite në skenën e politikës shqiptare.

Gjithsesi, sfondi i bajonetave serbe, shpallja e Shqipërisë mbretëri, shpallja e Zogut mbret me gjithë kundërshtarët politikë të arratisur jashtë Atdheut- është pikë e errët në historinë e mbretërimit të tij (arkivat e Jugosllavisë do të duhet të kenë dokumente të marrëveshjeve të fshehta midis Zogut dhe Beogradit).

Nga ana tjetër të mos harrojmë se në Shqipëri u vu prej fuqive të mëdha një Princ, Vilhelm Vidi, dhe se atë e rrëzuan turkoshakët të cilët nuk duronin një princ të krishterë (siç i thoshin “kaur”). Dhe nëqoftëse Shqipërisë i duhej një mbret si nevojë historike në vitin 1927, përse nuk iu kthyen Vidit, a ndonjë personi tjetër me gjak mbretëror në Europë por pikërisht beut të Matit, i cili nuk kishte gjak mbretëror? Të mos harrojmë se Greqia fqinje, për të evituar grindjet e brendshme për sundim, pranoi mbretin e sjellë nga Europa, familja e të cilit u trashëgua mbi një shekull në fron, deri në vitet 1960.

Natyrisht, kjo nuk mund të bëhej në Shqipëri sepse Zogu e kish "zogun" në dorë dhe nuk donte ta lëshonte, dhe, për më tepër, kishte një parlament pa kundërshtarë politikë e, kështu, nuk ishte e vështirë të bënte atë që bëri, madje në fillim e quajti veten plot pompë "Skënderbeu i III, Mbret i Shqiptarëve" ( lexo: The Vorld Book Encyklopedia, Vol.18.faqe 9902, 1956 USA). Më pas, duke e parë se kjo tingëllonte disi groteske, e uli tonin duke u quajtur thjesht “Mbret”.

Se si e qysh mbretëroi ky mbret, që Serbia ia bëri peshqesh Shqipërisë, dhe analiza e krimeve të tij politike, janë një çështje tjetër që nuk është me vend ta trajtoj këtu, por meqënëse disa aludojnë për influenca sllave tek Fanolistet pra kundërshtarët e Ahmet Zogut, mund të themi se kjo, jo vetëm që nuk qëndron (edhe armiku më i madh i Sllavëve, poeti Gjergj Fishta ka qënë antizogist), por historia ka treguar të kundërtën e, për këtë, mjafton të përmendim një fakt: Kreshnikut të Kosovës e të Shqipërisë Hasan Prishtinës, Qeveria Jugosllave i afroi miliona për ta zbutur si kundërshtar, por kur e pa se ai nuk ishte burrë që tradhëtonte idealet e veta, bëri ç'është e mundur që ta vriste, ja kerkoi kete favor Ahmet Zogut "Mbretit të Shqiptarëve". Ky për të zbatuar porosinë e padronëve të tij serb që e sollën në pushtet, vuri katilin Ibrahim Çela të kryente aktin mizor në një rrugë të Selanikut, në vitin 1933. Me këtë vrasje u fik Kosova.

 Historia siç ka qënë dje e jo siç po e montojnë sot Hasan-bej_prishtina

Kështu që, se kush janë të influencuar nga sllavët ruso-serb; Monarkistët apo Republikanët, Zogistët apo Fannolistët, nuk mund të përcaktohet ex - catedra, por duke u përpjekur, sa të jetë e mundur, për të bërë një analizë të paanëshme dhe duke i vendosur figurat historike në sfondin e ngjarjeve dhe në rrjedhimet e tyre.

Aq më tepër që klasifikime të tilla, jo vetëm që të çojnë në vlerësime të gabuara historike, por edhe e tensionojnë bisedën deri në atë shkallë sa që humbet kuptimi i debatit dhe i shkëmbimit të mendimeve, sepse monarkistët e sotëm duke e parë se po e humbin terrenin përfundimisht, nuk lënë gur pa lëvizur për të sulmuar Nolin e madh, dhe mjerisht në këtë lojë kanë hyrë edhe politikanë e pushtetarë të cilët molloisin histori me histeri zogiste duke llogaritur disa vota me tepër sa herë afron koha e zgjedhjeve. Por histori me histeri nuk shkruhet.

Se sa e donte Shqiperine dhe shqipetaret,e tregon kjo foto ku Dom Gjon Gazulli eshte varur si kundershtar i tij.

 Historia siç ka qënë dje e jo siç po e montojnë sot Ahmet-Zogu-2
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Historia siç ka qënë dje e jo siç po e montojnë sot Empty Historia siç ka qënë dje e jo siç po e montojnë sot

Mesazh nga Rifat Thu Nov 01, 2012 2:03 pm


Marreveshja e tradhetise e Ahmet Zogut per aneksimin e Shqiperise me Jugosllavine
Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu

Gusht, 1924…

1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
2. Kryetari shtetit shqiptar do të jetë AhmetZogu, që më vonë do të njoh dinastinë Karagjorgjeviq.

3. Qeveria Jugosllave, megjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti…dhe i atribuon menjëherë një kontribut vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.

6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyere dhe oficerët jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.

8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganornë bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të sajajashtështetit.

10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe të bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare do të varet nga ajo Jugosllave.

12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendevetë tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14. Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë,Qeveria Jugosllave,do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25mijë vullnetarëshme qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”


 Historia siç ka qënë dje e jo siç po e montojnë sot Ahmet-Zogu-1

Dokumenti gjendet në Arkivin Qëndror Shtetëror. Fondi Nr 253, dosja 105, fleta 2, 4-5, viti 1924.

Ky ishte satrapi me emër shpendi, që nderohet sot nga qeveria e Efëndëmit të Madh(S.Berishes),i cili ka qënë i vetmi shtetar në Europë që ka varur një prift në litar. Merreni me mend një prift me ungjill e veladon i varur në litar me urdhër të Kryelalës me 5 mars 1927.

Ky fare satrapi me mendjen litar e kobure, me këtë akt të pashëmbullte e la Europën e Vatikanin pa gojë, ndërsa shqiptarëve ua mbylli gojën fare. Një vit më pas u vetshpall mbret në Parlamentin e Lalëve mbetur peng që nga koha e çorbaxhijëve osmanë.

Dëshira e tij më e madhe ishte të vetshpallej Sulltan Ahmedi, madje për tu lidhur me derë sulltanore ai me vone martoi motrën e vet Sanijen me djalin e Sulltan Hamitit , por pati një sinjal kundërshtimi nga ata që e katapultuan nga Beligradi e që kishin alergji për sulltanët. Bëje si Karagjeorgjeviqët e Serbisë i thanë dhe je OK!

E la ëndrrën e vet me sulltanë e thuri intrigën me mbretëri.

Ky farë satrapi tërë kohën e mbretërimit është marrë me një karakuçkë ruso franceze tavernash ( i vetmi tipar moderniteti te tij mbretëror), e cila e ropi arkën e qeverisë nga parat dhe ky në zabarosjet e tij delirante, shtetin e kish lënë në dorë të një injoranti anadollak pa shkollë. Abdurrahman Krosi i mbiquajtur Lalë. Një tip jagoje që bënte intriga agallarshe dhe e drejtonte shtetin si të ishte një çiflik mesjetar.

Kryetarëve të klaneve, pseudombreti u jepte ndonjë ofiq, një dorë para dhe ndonjë pisqollë te ndryshkur mbetur syndyqeve të nënës se vet turko-katundare që nga koha e turqisë së vjetër, kur bënte hamam sevda me pashallarët persianë.

Ky ishte shteti modern i Ahmet Mbretit, i cili, si të ishte një spurdhjak e sikur ta kish pjellë turko-katundarja e Xhemal Zogollit në ferrë, krisi e iku në Greqi pasi vodhi thesarin e shtetit. Kjo pasi e pa se me ushtarët italianë që po e sulmonin Shqipërinë nuk bënte dot shakara si me sejmenët e vet bashibozukë, që ju daroviste pisqolla të ndryshkura e orë xhepi çarkisuf.

Ky farë fodulli i vetshpallur mbret i kish thënë popullit të shtetit të tij “modern” siç thonë ca historianë pilafi mbretëror, i kish thënë pra se do vishte opingat nëse e sulmonte ndokush Shqipërinë.

Më 7 prill 1939 mbreti vërtetë i veshi opingat por ama mbushi edhe brekët, për të ikur kështu nga sytë këmbët e me bisht ndër shalë si të ishte një dhjeraman orjental. Iku e më nuk ja pa bojën Shqipëria. Shpëtuam thanë njerëzia prej kësi zogj kurvash që dalin në krye si kryeparë e kumandarë, por në ditë të zezë të lënë në baltë.

Por dardha e ka bishtin prapa. Paska keq e më keq. Sepse vjen një gazep kohë edhe atëhere kur mendon se qielli nuk ka asnjë shtullungë re e krejt papritur ja plas shiu. Se ja c'ndodh, 20 vjet pas ardhjes së demokracisë e shëmbjes së idhujve bosh në krye të shtetit e në kokë të njerëzve, na kanë dalë ca që duan ta ringrejnë kërmën nga varri e ta vënë në një shesh në mes të Tiranës.

Duam Zog thonë. Ku e kanë hallin një Zot e di. Por gjasat janë se duke motivuar një tradhtar me damkë e një vrasës si Zogu, ata duan të gjejnë një alibi për vetën e tyre sepse duke i vënë gjithë tradhtarët me damkë në panteon, kur të vijë radha, siç ja falën Zogut krimet e tradhtitë kombëtare mendojnë se do tua falin edhe atyre.

Pra që tani në të gjallë këta që gjoja flasin për Zog mendojnë vetëm për monumetin e vet, madje edhe sheshin me bar të blertë që vaditet përnatë, e kanë krijuar kasten në mes të Tiranës për tia bërë monumentin Efëndëmit të Madh.

Kështu funksionon platforma, sa më shumë tradhtarë kombëtarë në panteon aq më lehtë për tu ngjitur atje është. Jemi një vend me mentalitet otomano-anadollak të kohës së para tanzimatit. Tani që Efëndëmi i Madh e ka bërë punë të kryeme monumentin e qafirit Zog, nuk rrimë dot pa i dhënë ca këshilla anipse e dimë se nuk i dëgjon. Por ama ca spiun me rrogë e pa rrogë nga ata që ai ka me bollëk që nga kohët e vjetra do ta dëgjojnë fjalën e do tia çojnë petull të nxehtë.

Pra e këshillojmë Efëndëmin e Madh, që mirë është të shënohen aty pranë monumentit që po i bën Qeveria e Tiranës ymërmadhit Zog I, mbret i Lalëve, edhe emrat e atyre që ka vrarë ky farë Zogu, pra Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Zija Dibrën, Dom Gjon Gazullin e të tjerë.

Natyrisht jemi në kontakt të përditshëm me përditshmërinë e daljen në Media TV të Efëndëmi të Madh ku jep direktiva si e pse e kur duhet rishkruar historia, por nuk e kemi të qartë se me cilën dorë duhet shkruar? Me te majtën apo të djathtën, në karrike apo ungjur në bythec të kalit,.

Jemi si të thuash ne emergjencë civile e pse jo ushtarako policore që për shtetin anadollak “modern” të Lal Krosit dhe Osman Gazepit duhet folur e rishkruar historia siç do qeveria, dhe ca studiues matufër që u ka rënë në hise grafomania duhet të mos flenë as ditë e as natë sa të kryhet edhe kjo punë.

Patjetër duhet folur dhe gjërë e gjatë, sepse shteti i Lalës ka qënë pardje, dje, por shteti i Lalës Salës është edhe sot e kësaj dite. Kurrgjë nuk ka ndryshuar.

Mendoj që kësaj statuje që po i bëjnë qeveri-tartarët tanë ( të cilët i kanë anashkaluar Imzot Nikoll Kaçorrin dhe trimin e maleve shqiptare Ded Gjo Lulin, ne 100 vjetorin e Pavarësisë), ti vënë afër Zogut të tyre anadollak edhe një uturak të madh që të shkojnë njerëzija pasi të jenë dëndur me birrë e të kenë festuar duke thurur lavde për Lartmadhninë e perënduar; pra të bëjnë atë që si mbretërit e varfanjakët e bëjnë njësoj.

Të pshurrin pra lirshëm se mos ta bëjnë në brekë se kësisoj rrezikohet ti shkimet lavdia Mbretit të Lalëve dhe Balëve, Zogjit të I të shqiptarëve.

Se në këtë shtet modern që kemi nuk ka shurrtore. Vazhdojmë të pshurrim si në kohë të Zogjit të I, si qentë në bythë të drurit.

Rroftë Zogu dhe mëllënja tha një herë një fanolist kur i kërkuan të thërriste me çdo kusht “Rroftë Zogu” ndryshe do ta çartnin e ta nisnin në atë botë, e ai pa ç’ pa tha “Rroftë Zogu dhe mëllënja!”.

Ashtu edhe ne po thërrasim Hosana! Bashkë me të gjithë Lal Krosat e shtetit, pushtetit e të politikës, rrofshin e mbretërofshin!

Lavdi M-L! – Mos lexo Marksizëm-Leninizmit por Mbretit të Lalëve, megjithëse e njëjta gjë është! Një mender i ndarë për gjysëm në mes të vapës së korrikut. Zgjidh e merr.

Në kuadër të festimeve të mëdha euforike të piramidës shtetrore është xhaba. Gratis fare. Menjëfjalë ha e mos paguaj. Paguan qeveria e Efëndëmit të Madh të shqiptarëve. Zog edhe ky si gjithë shpend-zogjtë që klithin si korba të zinj në qiellin shqiptar.


Edituar për herë të fundit nga Enigma-Explorer në Sat Nov 03, 2012 3:04 pm, edituar 1 herë gjithsej
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Historia siç ka qënë dje e jo siç po e montojnë sot Empty Re: Historia siç ka qënë dje e jo siç po e montojnë sot

Mesazh nga Dimitrov Xhunga Thu Nov 01, 2012 4:27 pm

QENDRIMI NDAJ AHMET ZOGUT SI NJE FIGURE E HISTORISE SONE ESHTE PERSONALE.NGA POZITAT E NJE KARRIKEJE ME PUSHTET SIGURISHT QE KE TE DREJTEN TE THUASH NJA DY FJALE ME SHUME,POR JO TE BESH SI ENVERI DIKUR QE:
-KUR FLISTE PER BUJQESINE BENTE EKSPERTIN DERI ATJE SA TE MESONTE SE SI SHKUNDET ULLIRI.PERHAPTE PROVERBIN E MBJELLJES SE ULLIRIT NGA CIFTET E REJA SIC BENTE SKENDERBEU NJEHERE E NJE KOHE(JA DONTE QEJFI TE KRAHASOHEJ ME TE).
-KUR FLISTE PER HISTORINE PO ASHTU.
-KUR FLISTE PER SHKENCEN GJITHASHTU.
DHE TE GJITHA KETO BEHESHIN PER TE SHPREHUR MEGALLOMANINE PERSONALE,PER TE BERE TE DITURIN ANI PSE NE TE GJITHA FUSHAT ISHIN MEDIOKER,POR AMA DIREKTIVAT I JEPNIN...
NE HISTORI VENDI YNE NGA KETO KA VUAJTUR. E KEQJA ME E MADHE ESHTE SE NGA KETO PO VUAJME ENDE.
-E PSE U DASHKA QE KRYEMINISTRI TE FLASE GJERE E GJATE PER FIGUREN E AHMET ZOGUT DHE HISTORIANET TANE TE CUDITUR NGA FJALIMET E TIJ MBRESELENESE E SHOHIN KRYEMINISTRIN TONE NE LULE TE SYRIT SIKUR JANE DUKE PARE ME VEMENDJE FLUKSIN E DRITES QE LESHOJNE SYTE E TIJ ME FRIKE SE MOS VENITEN EDHE NA E LE FJALIMIN STUDIMOR PERGJYSEM MBI KETE FIGURE EMBLEMATIKE I TREMBUR SE MOS...
-A BEHET KJO PER TI HEDHUR DRITE VETES APO PER TE ERRESUAR HISTORINE E NDRITUR TE VENDIT...???

Dimitrov Xhunga
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 27
Points : 52
Reputation : 4
Join date : 24/03/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Historia siç ka qënë dje e jo siç po e montojnë sot Empty Re: Historia siç ka qënë dje e jo siç po e montojnë sot

Mesazh nga piperka Fri Mar 29, 2013 2:01 pm


100 intelektualë dhe Kadare kundër: Jo politikë turke në historinë tonë



 Historia siç ka qënë dje e jo siç po e montojnë sot 27-mars-skenderbeu-peticion

Rreth 100 intelektualë kanë nënshkruar një peticion drejtuar dy presidentëve të shteteve dhe qeverive përkatëse, Kosovë dhe Shqipëri, duke kundërshtuar rishikimin e historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke; projekti është cilësuar nga intelektualë me qëllime të errëta politike! Intelektualët në peticion artikulojnë për herë të parë: Perandoria Osmane ka kryer gjenocidin më të madh kundër shqiptarëve! Ndërsa deklarojnë se historianë të manipuluar, pa formim shkencor, kanë vepruar sipas urdhrave dhe interesave politike të qeverisë së sotme turke

Mbi 100 intelektualë, shkrimtarë, akademikë e emra me zë të letrave shqipe nga të gjitha trojet shqiptare kanë nënshkruar e shpërndarë për mediat, dje, një peticion kundër rishikimit të historisë sonë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke.

Mes këtyre emrave është i përfshirë edhe shkrimtari Ismail Kadare, duke iu drejtuar dy shteteve shqiptare, presidentëve, qeverive dhe Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe Shqipërisë. Pak kohë më parë, Republika e Turqisë ka kërkuar nga Ministria e Arsimit të Kosovës që librave shkollorë të historisë t’u bëhet një rishikim i kujdesshëm dhe që në pjesë të caktuara të tyre të bëhen edhe korrigjimet.

Mbi këtë përmbajtje është hapur debati në Kosovë, duke zgjeruar hartën e kundërshtimit edhe në Shqipëri, ndonëse paralajmëruar në nëntor të 2011-ës nga poeti Ali Podrimja, në një kongres të mbajtur në Lesbos të Greqisë, ku një peticion tjetër me përfaqësues të vendeve të ndryshme është nënshkruar kundër politikës së sotme turke.

“Pashallarët, ushtarakët, zyrtarët apo shtetarët e lartë të Perandorisë Osmane, qofshin këta edhe kryeministra që i kanë shërbyer Portës së Madhe, pavarësisht nga origjina e tyre shqiptare, nuk kanë vlerë për historinë tonë kombëtare. Historia e Shqipërisë nuk është një histori renegatësh dhe as histori shërbëtorësh, por histori qëndrese me në krye Gjergj Kastriotin. Është histori kryengritjesh e luftërash për liri, histori përpjekjesh për ruajtjen e gjuhës, të kulturës e të identitetit”, – shkruhet në peticion, duke u bërë i qartë qëllimi pse autoritetet shtetërore turke kanë kërkuar “mbikëqyrjen” e rishikimit të historisë sonë.

Projekti i propozuar nga disa historianë, në “përpjekje për të trilluar një histori të paqenë, me pseudohistorianë dhe pseudokomisionerë shtetërorë”, në peticion thuhet se përbën një “projekt të errët politik”. Interpretimi i historisë nuk mund të bëhet në funksion të pushtetit dhe ndryshimi i saj (historisë) nuk mund të bëhet as në formë arbitrare – mbi këto dy shtylla, intelektualët këmbëngulin që rishkrimi të jetë në funksion të së vërtetës, për të mos rrezikuar dhe vënë në pikëpyetje të ardhmen.

Ndaj sipas intelektualëve që kanë nënshkruar peticionin kërkesa për ndryshimin e historisë nuk ka ardhur nga shtytjet shkencore apo zbulimet e fundit, por e kanë parë si rezultat i trysnisë së shtetit turk mbi qeverinë e Kosovës, ku janë përfshirë edhe disa historianë të manipuluar, që nuk kanë lidhje me punimet e mirëfillta shkencore. Duke i mëshuar faktit të pushtimit 500-vjeçar nën Perandorinë Osmane, në peticionin e mëposhtëm përmendet dhuna, asimilimi dhe forca që është ushtruar nga turqit për të ndaluar gjuhën shqipe; ndonëse kohët e fundit për ironi këta pesë shekuj nuk janë parë si “pushtim” intelektualët më poshtë artikulojnë për herë të parë: Ky ka qenë gjenocidi më i madh kundër shqiptarëve nën Perandorisë Osmane.

Ndërsa flitet kundër historianëve të manipuluar dhe pa formim shkencor, që kanë hapur debatin për “ndryshimin e historisë”, akademikët e intelektualët e trojeve shqiptare lëshojnë deklaratën; të lejojnë historianët të bëjnë punën e pavarur shkencore jo sipas interesave, urdhrave dhe vullneteve politike të qeverisë së sotme të Turqisë!

Peticion kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke

Drejtuar:

Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Ahtifete Jahjaga
Parlamentit të Republikës së Kosovës
Qeverisë së Republikës së Kosovës
Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës

Për dijeni:

Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani
Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë

Kohëve të fundit është hapur në Kosovë debati rreth “ndryshimeve të historisë” dhe nevojës për një histori të mirëfilltë kombëtare, në të cilën ngjarjet dhe personalitet do të trajtoheshin në përkim me faktet historike dhe argumentet e nevojshme multishkencore. Faktet historike dhe argumentet shkencore janë ngjarje dhe momente jetike në historinë e një kombi. Ato s’mund të ndryshohen me ndërhyrje të jashtme, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes një perandorie pushtuese dhe një kombi të pushtuar, pas një qëndrese që përbën një faqe të ndritur jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Evropës.

Pushtimi osman shkaktoi një gropë të zezë në historinë e kombit shqiptar. Ai e ndërpreu procesin normal historik të zhvillimit të kombit tonë. Ky pushtim i shkëputi me dhunë shqiptarët nga Europa dhe shkaktoi tragjedi dhe drama të pashlyeshme në kujtesën historike të kombit. Nuk mund të pajtohemi kurrë dhe dënojmë përpjekjet e disa pseudohistorianëve dhe të segmenteve të caktuara politike, të cilat përpiqen që shekujt e gjatë të pushtimit osman t’i paraqesin si kohë të bashkëjetesës paqësore dhe të suksesshme.

Pashallarët, ushtarakët, zyrtarët apo shtetarët e lartë të Perandorisë Osmane, qofshin këta edhe kryeministra që i kanë shërbyer Portës së Madhe, pavarësisht nga origjina e tyre shqiptare nuk kanë vlerë për historinë tonë kombëtare Historia e Shqipërisë nuk është një histori renegatësh dhe as histori shërbëtorësh, por histori qëndrese me në krye Gjergj Kastriotin. Është histori kryengritjesh e luftërash për liri, histori përpjekjesh për ruajtjen e gjuhës, të kulturës e të identitetit. Është histori e përpjekjeve titanike për Rilindje Kombëtare, për shkrimin shqip, histori e përpjekjeve dhe sakrificave të panumërta për liri, pavarësi dhe sovranitet kombëtar.

Është histori e përpjekjes së pandalur të shqiptarëve për të jetuar të lirë me shtetin, kulturën dhe identitetin e tyre si të gjithë popujt e tjerë të qytetëruar të Europës. Përpjekja për të trilluar një histori të paqenë, me pseudohistorianë dhe pseudokomisionerë shtetërorë, të drejtuar sipas një projekti të errët politik, s’i shërben as paqes dhe as miqësisë së vërtetë mes popujve dhe as projektit të një të ardhmeje që sjell paqe, harmoni e mirëkuptim. Përpjekjet që interpretimi i historisë të bëhet në funksion të pushtetit dhe jo në funksion të së vërtetës, janë të rrezikshme dhe vënë në pikëpyetje të ardhmen tonë.

Ndryshimi i historisë në formë arbitrare, duke i ardhur rreth oreksit të diplomacisë turke, krijon një precedent të rrezikshëm: pas disa vitesh edhe Serbia mund të kërkojë të shpallet vetëm një administratore në Kosovë dhe ajo të vlerësohet pozitivisht për lirinë, pavarësinë, kulturën dhe identitetin tonë. Paqja e bazuar në drejtësi është përvojë që i ka ndihmuar shumë popujve të kuptojnë të kaluarën, pa e mohuar atë, pa i fshehur ose shtrembëruar të vërtetat historike. “E vërteta është e padiskutueshme”, pati thënë Winston Churchill-i.

Më të tillë shembuj është e mbushur historia e Europës dhe mbi këto premisa duhet të shkruhet edhe historia jonë. Pikërisht këtë paqe, që bazohet në të vërtetën historike, duhet ta synojmë edhe ne, që populli shqiptar dhe ai turk si popuj liridashës dhe paqësor, të ndërtojnë marrëdhëniet e tyre të miqësisë dhe të bashkëpunimit reciprok. Pikësynimi i historisë, gjithmonë duhet të jetë e vërteta dhe vendosja e së vërtetës historike në kontekstin e duhur e në përkim me parimet metodologjike që ka shkenca e historisë. Kërkesa për ndryshimin e historisë s’ka ardhur si rezultat i shtytjeve shkencore, zbulimeve dhe fakteve të reja dhe as i nevojës së interpretimeve të reja të mirëfillta shkencore, por si rezultat i trysnisë së shtetit turk mbi qeverinë e Kosovës dhe mbi disa historianë të manipuluar e të painformuar me punime të mirëfillta shkencore.

E gjithë historia jonë, e shkruar nga shqiptarë dhe të huaj, dëshmon të kundërtën e asaj që ofron komisioni i ministrisë dhe ekspertëve turq për historinë tonë, sipas të cilëve periudha e pushtimit osman s’kishte dhunë, s’kishte shtypje dhe s’kishte gjenocid. Pushtimi pesëshekullor turk ka qenë i dhunshëm dhe përgjatë asaj periudhe të gjatë, ka pasur vrasje, shfarosje, dhunë të vazhdueshme, ndërkohë që shqiptarët ishin populli më i persekutuar i Perandorisë. Të mos harrojmë faktin se nga të gjitha gjuhët e të gjithë popujve të pushtuar nga osmanët, gjuha shqipe u ndalua në mënyrë të veçantë e me forcë. Mjafton vetëm ky fakt për të treguar gjenocidin e Perandorisë osmane kundër shqiptareve, kundër kulturës dhe identitetit të tyre.

Ne nuk mund t’i fshehim të vërtetat historike. Mjafton të kujtojmë përpjekjet dhe sakrificat e panumërta të Rilindësve shqiptarë për të parën shkollë shqipe laike, e cila u arrit të hapej vetëm me 7 mars 1887 në Korçë.

Për fat, ndryshe ndodhi me shqiptarët jashtë kufijve të Perandorisë osmane dhe arbëreshët e Italisë që prej fundit të shekullit XVI arritën t’i çelnin në diasporë shkollat e para dhe vatrat e tyre të rëndësishme arsimore, që u bënte promotorë të Rilindjes sonë kulturore dhe të identitetit kombëtar shqiptar. Ndryshimet e historisë, që synojnë rehabilitimin e pushtimit osman, përbëjnë një lojë të rrezikshme që hap një plagë të thellë në ndërgjegjen tonë kombëtare.

Ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshëm për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin e tyre. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar. Ne kemi dëshiruar dhe dëshirojmë që marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe turqve dhe shteteve të tyre respektive të jenë miqësore, të sinqerta dhe në interes të popujve tanë, por siç thoshte Aristoteli i pavdekshëm, “Amicus Plato, sed magis amica veritas” (“E kam mik Platonin, por e kam më mike të vërtetën.).

Në emër të së vërtetës historike, i kërkojmë qeverisë së Kosovës, Kuvendit të Kosovës, institucioneve përgjegjëse kulturore dhe akademike si dhe historianëve, që të mos e tradhtojnë ndërgjegjen e tyre profesionale dhe kombëtare, të rishikojnë këtë vendim arbitrar dhe tërësisht antikombëtar, të anulojnë punën e komisionit të përbashkët ndërshtetëror për rishikimin e historisë së Shqipërisë dhe të lejojnë historianët të bëjnë punën e tyre të pavarur shkencore, sipas parimeve dhe metodologjisë së shkencës historike dhe jo sipas interesave, urdhrave dhe vullneteve politikë të qeverisë së sotme të Turqisë.

Arkiv/ Në Lesbos të Greqisë

Ali Podrimja shkroi të parin peticion kundër Turqisë

Më herët, në nëntor të vitit 2011, tre shkrimtarë nga Kosova, me në krye poetin e njohur Ali Podrimja, në Kongresin Ndërkombëtar të Kritikës që u mbajt në Lesbos të Greqisë, kanë nënshkruar një peticion kundër ndërhyrjes së shtetit turk për ndryshimin dhe korrigjimin e teksteve të historisë. Shkrimtarëve nga Kosova iu bashkëngjitën në këtë peticion dhe e aprovuan dhe përfaqësues të shteteve të ndryshme si: Polonia, Franca, Ukraina, Greqia, Zvicra, Unioni i Shteteve Afrikane, Argjentina si dhe nga Izraeli.

Lajmi u bë i ditur nga një njoftim për shtyp që shkrimtarët nga Kosova shpërndanë për mediat në Kosovë dhe Shqipëri ku shpreheshin kundër korrigjimit të historisë shqiptare si dhe fyerjet ndaj figurave historike shqiptare që kanë kontribuar për çlirimin e trojeve shqiptare nga perandoria pushtuese otomane. “Gjatë punimeve të kongresit, kryetari i Unionit të Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë, Reshat Sahitaj, kërkoi nga shkrimtarët, studiuesit dhe kritikët e shteteve pjesëmarrëse që të nënshkruhet një peticion kundër intervenimit të shtetit turk për ndryshimin dhe korrigjimin e historisë shqiptare dhe fyerjen ndaj figurave historike shqiptarë që kanë kontribuar për çlirimin e trojeve shqiptare nga perandoria pushtuese otomane siç ishte Skënderbeu, mbrojtës i qytetërimit evropian etj.”, – thuhej në njoftimin e lëshuar nga kryetari i Unionit të Shkrimtarëve Reshat Sahitaj. Në peticion thuhet se qeveria e Turqisë po tenton ta influencoje qeverinë e Kosovës për rishikimin dhe ndërrimin e historisë sonë të lavdishme kombëtare dhe që për konsekuencë do të ketë që në shkollat tona do të mësohet në të ardhmen se perandoria otomane nuk ishte pushtuese por çliruese.

“Tani e tutje, të gjitha romanet, poezitë dhe këngët për luftëtarët kundër ushtrisë otomane do të ndalohen. Tani e tutje, fëmijët tanë në shkolla do të mësojnë që ushtarët turq nuk i dhunuan vashat më të bukura shqiptare. Tani e tutje fëmijët tanë do të mësojnë që heroi ynë kombëtar Skënderbeu ishte tradhtar. Unioni i Kritikëve dhe Shkrimtarëve Shqiptarë dhe Unioni Internacional i Kritikëve Letrarë ftojnë të gjithë intelektualët shqiptarë dhe botëror të mbrojnë kulturën dhe historinë e popullit shqiptar dhe të dënojnë politikën ekspansioniste dhe të bëjnë presion në qeverinë e Turqisë që të ndalojë të gjitha represionet direkte dhe indirekte ndaj qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë për ndryshimin e historisë sonë, sepse të thuhet dhe shkruhet se Perandoria Otomane nuk ishte pushtuese por çliruese është krim kundër njerëzimit”, – thuhej në peticionin e nënshkruar nga shkrimtarët.

Ja dhe personat qe kane nenshkruar peticionin

Ardian Ndreca, (filozof, pedagog pranë Universitetit Urbanian në Romë, Itali),
Anton Berishaj (kritik i letërsisë, poet, pedagog pranë Universitet të Prishtinës),
Akil Koci (Kompozitor, muzikolog),
Adem Gashi (shkrimtar),
Agron Tufa, (shkrimtar, pedagog pranë Universitetit të Tiranës),
Artan Shkreli (arkitekt),
Agron Gjekmarkaj (kritik i letërsisë, pedagog pranë Universitetit të Tiranës),
Anton Gojcaj (shkrimtar),
Arian Krasniqi (dramaturg),
Aleksandër Çipa, (kryetar i Unionit të Gazetareve, poet, publicist)
Agreta Gashi (asistente në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës),
Antonio Gashi (violençist, pedagog në Universitetin e Prishtinës),
Aida Dismondy (poete),
Ardian Haxhaj (shkrimtar),
Afrim Krasniqi, (politolog, pedagog në Universitetin e Tiranës),
Arbana. F. Xharra (publiciste gazetare),
Avni Zogiani, (aktivist i shoqërisë civile, publicist),
Albert P. Nikolla (antropolog, pedagog në Universitetin e Tiranës)
Angjelin Shtjefni (Pedagog ne universitetin e Tiranës
Arlind Dobërdolani, (student),
Anila Reiz Malile (diplomate),
Adnan Mustafa (farmacist),
Alfred Duka, avokat,
Asllan Muharremi (përkthyes).
Beqë Cufaj (shkrimtar, publicist),
Bujar Kapllani (skulptor),
Bardhyl Matraxhiu (kritik, pedagog në Universitetin e Tiranës)
Bardh Frangu (shkrimtar, publicist),
Behar Gjoka, (shkrimtar, studiues),
Bardhyl Londo, (poet, Mjeshtër i Madh),
Blerina Suta (kritike e letërsisë)
Donika Gervalla-Schwarz (veprimtare, publicistë),
Dorian Koçi (publicist, pedagog i Universitetit në Tiranë),
Durim Çaça (poet),
Eugjen Merlika (publicist, shkrimtar),
Elida Buçpapaj poete, publiciste,
Edita Kuçi Ukaj (publiciste, përkthyese),
Engjëll Duzhmani (arkitekt)
Entela Kasi, (shkrimtare, presidente Albanian Pen Center)
Franco Altimari, (albanolog, zëvendës Rektor te Universiteti te Kalabrisë ne Itali),
Femi Cakolli (kritik letrar),
Flutura Açka (shkrimtare),
Francesco Marchianò (pedagog në Spezzano Albanese Calabri),
Fahri Xharra publicist),
Fatmir Terziu, (shkrimtar, kritik arti),
Flamur Shehu, (kompozitor, Mjeshtër i Madh)
Giuseppina Turano (albanologe),
Gëzim Alpioni (sociolog, Universiti i Birmingham-it),
Gëzim Basha, poet, përkthyes,
Gjon Berisha (historian, Instituti i Historisë),
Gjergj Filipaj (gazetar, shkrimtar),
Gjon Keka (publicist),
Gjergj Bajram Kabashi (publicist)
Halil Haxhosaj (shkrimtar, kritik letrar)
Ismail Kadare, (shkrimtar)
Iris Elezi (regjisore),
Imer M. Mushkolaj (publicist),
Isak Ahmeti (albanolog, shkrimtar),
Ilire Zajmi-Rugova (shkrimtare, gazetare),
Irena Gjoni (poete),
Ismail Rugova (bibliotekar, përkthyes)
Jahja Drançolli (historian, ligjërues),
Jonila Godole (përkthyese, shkrimtare)
Kujtim M. Shala (kritik i letërsisë, pedagog në Universitetin e Prishtinës),
Kolë M. Berisha (ish-kryetar i Parlamentit të Kosovës, publicist),
Kolec Traboini (poet, kineast)
Lazer Stani (shkrimtar),
Lucia Nadin (albanologe),
Leonard Seiti poet
Ledia Dushi (poete, përkthyese),
Lis Bukuroca (Naser Aliu) (publicist),
Lediana Stillo (poete, përkthyese).
Matteo Mandalà, (albanolog, drejtor i katedrës albanologjike pranë Universitetit te Palermos ne Itali),
Majlinda Bregasi (gazetare, asistente në Universitetin e Prishtinës),
Martin Berishaj (politikolog, pedagog pranë Universitetit në Lublanë dhe Kolegjit Viktoria në Prishtinë),
Maks Velo (piktor),
Mentor Quku (historian i letërsisë),
Migena Kapllani (arsimtare),
Mira Tafani (arsimtare) Ndue Ukaj, (kritik i letërsisë, shkrimtar),
Natasha Lushaj (poete, kritike letrare),
Ndue Gjika, shkrimtar,
Nexhat Latifi (afarist). Persida Asllani (kritike e letërsisë, pedagoge në Universitetin e Tiranës),
Pandeli Çina, (mjek, Profesor doctor)
Preveza Abrashi (mjeke, pedagoge në Universitetin e Prishtinës),
Prend Buzhala (shkrimtar, kritik i letërsisë),
Petrit Palushi, shkrimtar, kritik letrar, Peter Tase (përkthyes),
Petrit Ruka, poet, kineast.
Qibrie Demiri- Frangu (poete, pedagoge në Universitetin e Prishtinës),
Qazim Namani, (historian).
Romeo Gurakuqi (historian, pedagog prane UET),
Rudolf Marku (shkrimtar),
Romeo Çollaku (shkrimtar, përkthyes),
Ragip Syla (shkrimtar),
Rita Salihu (poete, aktiviste),
Rexhep Shahu, (poet, publicist).
Sali Bashota (poet, pedagog në Universitetin e Prishtinës),
Skënder Zogaj (shkrimtar, publicist),
Skënder Buçpapaj (publicist),
Sabit Rrustemi (poet)
Shaban Sinani (studiues dhe historian i letërsisë)
Sadik Bejko (poet),
Shaip Emerllahu (drejtor i Manifestimit “Ditët e Naimit”, poet),
Shpend Sollaku Noe, shkrimtar.
Trina Gojani (poete, përkthyese)
Uk Lushi (shkrimtar, publicist),
Valbona Bozgo Musai (shkrimtare)
Visar Zhiti (poet, Mjeshtër i Madh),
Vlora Baruti (muziciente),
Vladimir Beja, ish-komandat i flotës,
Visar K. Berisha (mjek, asistent në Universitetin e Prishtinës)
Zenel Kelmendi (ish rektor i Universitetit të Prishtinës),
Zef Gjeta (Pedagog ne ILB)
Xhavit Beqiri (poet, pedagog në Universitetin e Prishtinës),
Xhemal Ahmeti (kritik letrar, publicist

Violeta Murati

piperka
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 25
Points : 56
Reputation : 2
Join date : 10/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Historia siç ka qënë dje e jo siç po e montojnë sot Empty Re: Historia siç ka qënë dje e jo siç po e montojnë sot

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi