Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nënat që deshironin të kishin fëmijë...

Shko poshtë

Nënat që deshironin të kishin fëmijë... Empty Nënat që deshironin të kishin fëmijë...

Mesazh nga Rifat Wed Nov 14, 2012 2:52 pm


Nënat që deshironin të kishin fëmijë...

Nënat që deshironin të kishin fëmijë... Afrodite1
(Një mit eskimez)

Nena e parë, kaq e dëshiruar ishte për një fëmijë, saqë dikur tha se do kish fjetur dhe me djallin vetëm e vetëm ta kishte një në duar. Sigurisht se nuk fjeti me djallin, fjeti me të shoqin, por mendonte vazhdimisht se ato fjalë do t'i ktheheshin në mallkim.

Fytyra i mori një ndriçim krejt të veçantë, si të gjitha grave në shtatzani, por asaj prapëseprapë sepse i d
uhej që të hante shumë mish për të shtuar qoftë dhe disa gramë në peshë. Kur fëmija lindi,ai i kishte sytë të kuq. Dhe për më keq nuk merrej vesh cilit seks i përkiste. Por dhembshuria që ndjeu për krijesen e vet ishte kaq e madhe, oh, gjithçka që ajo mund të shihte në ato çaste ishte vetëm dashuri, dhe asnje difekt aty pranë, kështu që shpejt e shpejt ajo këputi me dhëmbë kordën umbilikale,(kerthizen), dhe e futi foshnjën në gjirin e saj.

Nënat që deshironin të kishin fëmijë... Images?q=tbn:ANd9GcTsVBXPyusU6uU4cxk1jQAroLniXi_QdXCvfsj-yEmrrnooByCjhA

Doçkat e bebes ishin të rënda dhe dukeshin krejt si heshta, me nga një majuce të mprehtë në krye. Me ato majuca ai goditi nënën e tij dhe filloi ta hante. Në fillim gishtin e saj të vogël, pastaj nyjet e gishtërinjve të tjerë, e më pas duart, krahët dhe krejt torzon e saj. Kur s'kish mbetur më asgjë, foshnja nisi të godiste krahërorin e vet, derisa lëshoi një të qarë, e para e qarë deri atë moment, dhe pastaj vdiq.

Nëna e dytë ishte një grua shumë e vetmuar saqë një natë mori në shtëpi një larvë, e futi nën sqetullen e saj të ngrohtë dhe nisi t'i këndonte ninulla e ta përkundte. Bebja i saj ishte e bardhë si reja, si tymi apo si dëbora. Ajo e mësoi larvën sesi të bënin muhabet mbrëmjeve.

Dhe ishte krenare, ndërsa larva rritej, sepse në fshat kurrë s'ishte parë një larvë kaq e madhe. Nganjëherë ndodhte që ajo gati fikej në këmbë kur i jepte femijës së saj aq shumë gjak nga i veti, saqë fill pas kësaj i duhej të dilte për një shëtitje në ajrin brisk të ftohtë për të marrë veten.

Nënat që deshironin të kishin fëmijë... Images?q=tbn:ANd9GcQkqwnq0_2Li07CRq6fLZVVmhCRy6DBPoa99xBXrPs0MKP5mNQ22A

Kur larva u bë më e madhe se nëna e vet, i kërkuan të dilte nëpër fshat e të shihte kasollet prej dëbore dhe të takonte ndonjë fqinj aty pranë. E ëma e pranoi me gjysmë zemre këtë, sepse si të gjitha nënat, edhe ajo dridhej se mos fëmijës së saj i ndodhte ndonjë gjë e ligë. Fshatarët u frikësuan nga kjo larvë gjigante, sepse u sillte në mend një shpirt të vdekur. Larva rrezatonte mirësi dhe u këndoi atyre shumë këngë të ëmbla, por për shkak të pamjes së jashtme, nuk arriti dot të fitonte simpatinë e tyre.

Një ditë kur gruaja ndodhej larg, dhe larva luante vetëm në shtëpi, një grup njerëzish ia behën në derë, e morën larvën dhe e flakën në këmbët e një tufe qensh të urtuar. Plasi gjaku nga të katër anët dhe ende mbeti aty, edhe kur qentë mbaruan së ngrëni. Ishte një tufë kaq e madhe qensh, e megjithatë s'mundën ta hanin dot gjithë atë gjak.

Foshnja e nënës së tretë s'ishte gjë tjetër veç ajër, po të mos përmendim këtu ato piklat e vogla të pluhurosura që ishin sytë e saj. Shumë njerëz mendonin se e gjithë kjo histori ishte një sajesë e mendjes së gruas, ajo e gjorë dëshironte kaq shumë të bëhej nënë, saqë rronte në ëndrra.

I shoqi pa ç'pa e pranoi idenë e foshnjes së ajrit, por në të vërtetë kurrë s'i kushtoi rëndësi. Kur qëllonte që nuk shkonte në gjueti dhe rrinte brenda, preferonte të çahej së ngrëni dhe të flinte më pas për dymbëdhjetë orë rrjesht.

Nënat që deshironin të kishin fëmijë... Images?q=tbn:ANd9GcQGu6PguKA36mSnIIJi6y48kC9APJk2c8UGgD_3SU6p_WRJUGXU

Ndërsa nëna i këndonte bebes së saj këngë për ato kohëra kur iglut* mund të fluturonin dhe kur e gjithë hapësira e ajërt ishte e mbushur plot me mistere e gjëra të magjishme. Dhe i lëshonte bebes së padukshme në qafë, hukama të nxehta, ashtu siç bënte me një copë peshk të ngrire përpara se ta hante, në mënyrë që buzët e saj mos të ngjiteshin pas tij.

Vetëm një herë ndodhi që kjo nënë ta qortonte fëmijën e vet, e ndërsa u bë gati të thithte gulçin e zemërates brenda krahërorit, gabimisht thithi beben e saj. Koka e foshnjës i përshkoi fyejt e hundës, duke i hyrë në brendësi; ishte një lloj lindje por me kah të kundërt.

Atëherë ajo lëshoi një gërhamë, me shpresen ta nxirrte jashtë. Kjo nuk mund të jetë bebja ime, thosh ajo për çdo frymë që nxirrte. As kjo nuk është... I shoqi u ngrit nga gjumi, i uritur. Hetoi me sy dhe pastaj iu kthye të shoqes me ton akuzues: Çfarë i ke bërë bebes?
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi