Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Libri i zi" Rituale, metoda thirrjesh, magji ....

3 posters

Shko poshtë

"Libri i zi" Rituale, metoda thirrjesh, magji .... Empty "Libri i zi" Rituale, metoda thirrjesh, magji ....

Mesazh nga Rifat Thu Nov 15, 2012 9:41 pm


"Libri i zi" Rituale, metoda thirrjesh, aftesi per te folur me shpirtrat e vdekur, magji e zeze, nekromanci, demonet e dashurise


[You must be registered and logged in to see this image.]

Isha vec 17 vjec ! Ndersa po kerkoja nje roman qe me duhej per t'i shkruar subjektin, gjeta ne biblioteken e tim gjyshi nje liber te zi me nje yll pesekendesh mbi te. E kishate qarte se cfare mund te permbante ai liber dhe isha i sigurt qe ne permbajtjen e tij nuk do gjeja asgje te vertete. Nuk doja t'i thoja tim eti se c'liber kisha gjetur duke ditur se ndoshta s'do ndihej mire nese do merrte vesh qe gjyshi dikur,kur ishte gjalle lexonte materiale te tilla. Kurioziteti me shtyti ta shfletoja.

Cfare lexova brenda atij libri te zi me befasoi. Nuk ishte famekeqja bibel e zeze (libri satanik), ishte nje liber tjeter, me permbajtje befasuese. Rituale, metoda thirrjesh, aftesi per te folur me shpirtrat e vdekur, magji e zeze, nekromanci, demonet e dashurise. Si per djall ,ate nate pashe ne enderr te personifikuar disa prej qenieve mbitokesore mbi te cilet kisha lexuar.

Tashme po i besoja, ishin ata, ata qe me therrisnin prej botes se tyre, kerkonin qe une t'i terhiqja ne boten time. E ndjeja se ishin te pranishem gjithmone. I ndjeja syte e tyre kudo, me ndiqnin vjedhurazi, kerkonin bashkepunim. Dhe une , si qenie prej balte, i verbuar nga fuqia qe mund te fitoja, sesi mund te befasoja boten me cfare mund te arrija, isha i terhequr prej tyre.

Ndoshta s'ishte faji im, thone qe demonet dine te lexojne mendimet njerezore, keshtu qe ata e dinin sakte se per cfare kisha nevoje une. Cdo dite shfletoja ate liber, i apasionuar pas emrave te atyre perbindshave, derisa nje mbremje, ne fund te librit, pashe 5 flete qe si kisha pare me pare.Nje pershkrim i hollesishem se si mund te therrisje nje demon dhe te bashkepunoje me te. E dija qe ishte e gabuar, e dija qe shpirti im s'do gjente kurre pushim pas atij veprimi,por ishte e pamundur te ndalja veten time. Tashme do kisha mundesi te flisja me ta,Mes drites dhe zjarrit

Vendosa diten kur do veproja. Kisha frike te veproja naten, sepse me dukej sikur erresira mund te me perpinte nga casti ne cast, sidomos pas endrrave te nates kur i shihja keto qenie. Keshtu vendosa qe do veproja ne mbremje , pa u erresuar plotesisht. Vendin e kisha gjetur, nje pallat me rrenoja ku nuk shkelte asnjeri, aq me teper ne ate te ftohte (ishte shkurt).

Kisha gjetur qirinjte e zinj, pasqyren e zeze, shkumesin,busullen, kripen, leter ,veshjen time dhe thiken. Nuk mund te levizja verdalle i veshur me ate pelerine te zeze me kapuc te improvizuar, keshtu qe i futa te gjitha ne nje cante dhe rreth ores 6 dola nga shtepia me justifikimin se do shkoja per te punuar ushtrime tek nje shok.Kur arrita hodha syte verdalle per t'u siguruar qe askush te mos me shihte tek ngjisja shkallet drejt atyre rrenojave. U ngjita ne katin e trete.

Per dreq, ishte erresuar krejt dhe qetesia absolute aty brenda ishte rrenqethese. Gjeta nje dhome qe m'u duk e pershtatshme dhe u futa aty. Vesha ate fare pelerine dhe pasi mora gjithcka , canten e lashe jashte dhomes. Vizatova me kujdes ne toke me shkumes, duke ju permbajtur permasave te rratheve sipas asaj qe kisha lexuar. Simbolet apo firmat e tyre (cfaredo te ishin ato shenja) i dija permendsh. Po shihja ne dysheme dhe gjithcka ishte vizatuar ne menyre perfekte.

Teksa vendosja pasqyren brenda trekendeshit ,pozicionoja qirinjte ne 4 vendet e tyre sipas drejtimeve te horizontit dhe hidhja kripen ne krah kunderorar rreth rratheve, ndihesha i ekzaltuar. Frika e meparshme ishte zhdukur. Ndersa recitoja ato pak vargje ne latinisht, ndizja qirinjte dhe permendja emrat e tyre (4 princerit e ferrit, 1 per cdo qiri). U ula ne qender dhe vizatova simbolin e tij, e vendosa ne pozicionin e vet ( rrethin e botes se pertejme ) dhe preva gishtin me thike duke e fluturuar me vone thiken drejt daljes se dhomes. Lashe tre gjurme gjaku mbi rrethin e qenies time ( i tille quhet ) dhe gjithcka ishte gati.

Tani ai duhet te shfaqej, qenia se ciles i frikesohej Bota, duhet te paraqitej para meje, Luciferi , Satani, Djalli vete, nuk e dija si quhej vertet,dija vetem simbolin e tij. Ndjeva nje te ftohte te madh, ndjeva se papritur u be erresire. Qirinjte ishin shuar, por ne trekendeshin e te panjohures nuk shihja asgje. Duhet te ndihesha i frikesuar, por s'isha , cuditerisht s'ndjeja asgje, ndjehesha bosh. Nuk u shfaq asgje , por degjova qarte zerin e bute qe vinte nga trekendeshi : " Mjeshtri nuk shfaqet perballe atyre si ju ! "...

Ndjeva gjakun qe me zbriste ne fund te kembeve. Tani qe qirinjte ishin te fikur, zor se shihja gje. Duhet te perqendrohesha. Nuk duhet te beja gabime. Kishte funksionuar... Ishte e vertete. Gjithcka qe lexova s'ishte trillim, s'ishte fryt i imagjinates se ndonje shkrimtari te zote. Gabimi i pare qe mund te beja ishte impulsi qe do kishte pasur kushdo nese nuk do ruante qetesine, t'ja mbathja qe andej. Rrethi ishte i hapur, lidhja mes botes se tyre dhe botes sone po ashtu, gjaku im mbi dysheme.

Nese largohesha, isha i vdekur. Me shkrepese dogja simbolin e tij. Grisa nje tjeter cope leter, vizatova nje tjeter simbol dhe e vendosa mbi rrethin e botes se tyre. Perseri ai i ftohte, perseri ndihesha bosh, por tani, dallova se dicka me shihte, me kishte ngulur syte . Shikimi m'u ofuskua dhe me tej dalloja vetem pasqyren (ajo kornize argjendi me qelq te zi) brenda trekendeshit. Ajo cope e perbere prej qelqi dhe argjendi me perpiu shikimin saqe me dukej sikur ndodhesha brenda saj.

Dy sy te kuq flake. Perpiqesha te dalloja cfare ishte, c'pamje kishte,por isha i roberuar tek ata sy , kisha frike se nese ja ndaja, ajo krijese do perceptonte se mund te kisha frike. " Cfare te ben te mendosh se mund te fillosh nga maja e ferrit ? Mjeshtri dhe krahu i tij i djathte kurre nuk shfaqen perballe baltes se vdekshme. " Tani dalloja trajtat e trupit e tij. Shihja trupin e nje ujku dhe dy sy qe flakerinin. Emrin ja dija, e kisha lexuar, por ishte rreptesisht e ndaluar ta therrisja ne emer.

Nje insult i tille drejt tyre, do paguhej me gjakun tim. Nuk flisja dot. Isha i tronditur me shume se heren e pare. Me shkrepese e dogja edhe simbolin qe kisha prane dhe ai u zhduk si ne tym. Tashme nuk shihja me gje. Erresira ku isha zhytur, e cila me pare me frikesonte , s'me dukej me e frikshme pas asaj cfare kisha pare. E megjithate, tek i vija zjarr atij simboli, duart nuk me dridheshin.

Kjo me dha besim tek vetja se mund t'ja dilja te vazhdoja me tej. Fshiva me dore hirin e letres dhe fillova menjehere te vizatoja nje tjeter simbol. Quhej Avon. E pozicionova dhe nuk u desh asnje moment perpara shfaqjes. Pasqyra dhe syte e mi u bene perseri nje gje e vetme. Me dukej si nje prift. Ishte veshur ne te zeza dhe ne dore mbante nje liber. Pamja me te cilen ai u paraqit ishte krejt njerezore. " Cfare kerkon ? "
Me gjysem zeri arrita te nxirrja me ne fund disa fjale : " Quhem L****** . Dua te di disa pergjigje... " Por mendja ime ishte bosh, nuk dija cfare te thoja. Cfare pergjigjesh kerkoja ? Per cfare ta pyesja ? "Cfare me pret ne te ardhme ?"

Buzeqeshi.... " Ti nuk e di se cfare po ben dhe as per cfare po pyet. Krijuesi ka plane per ty qe nuk me perkasin. Tani me thuaj cfare kerkon ose me ler te kthehem. " Fjaline e fundit e tha me nje ton te lig. Pamja e tij njerezore nuk duhet te me genjente.

" Di qe ju mund te me jepni pushtet dhe pasuri. Eshte ajo qe dua ne ditet ne vijim. "
Qeshi me te madhe dhe me ligesi dhe me nguli syte. " Mundem te jap cfare ti kerkon. Kjo do ndryshoje planet qe ka Krijuesi per ty. Tani me ler te largohem . "

U binda. E dogja letren dhe shihja tek ai zhdukej . Heshtja dhe erresira u kthyen serisht.
Tani ishte koha t'i jepja fund.

"Porta clausero inter orbes animalia ab omnibus vocavit ad exitum."

Qirinjte u ndezen si me pare. Drita u kthye brenda ne dhome. Mblodha gjerat e mia dhe i futa nje nga nje ne cante pastaj fshiva shkumesin dhe kripen ne dysheme dhe fika qirinjte . Hoqa mantelin e zi dhe kontrollova nese kisha harruar gje. Pashe oren. Vetem 12 min kishin kaluar qe nga momenti kur isha ulur brenda atij rrethi, por mua me ishin dukur si ore te tera.

Perpara se te zbrisja shkallet e te dilja nga pallati , hodha nje sy vjedhurazi jashte, per te pare nese kishte njerez. Heshtja dhe vetmia pllakonin si zakonisht. U nisa per ne shtepi. Atje do te shtrihesha per te fjetur. Canten do e fshihja poshte krevatit. Me duhej te qetesohesha plotesisht dhe te nesermen te mendoja mire ato cfare me kishin ndodhur. Megjithate me bluante nje mendim ne koke. Kuriozitetin e kisha shuar, po tani c'mund beja me ta ?

Mengjes. Pashe oren. 8 pa 20. Dreqin , kisha shkolle. U vesha si vetetime, zbraza canten duke fshehur objektet nen krevat dhe mbusha canten me librat e shkolles. Tek po lidhja atletet, ndjeva gishtin e dores qe me dhimbte. Vura re te preren dhe me shpetoi nje buzeqeshje...

Mbremja e kaluar do te sillte se shpejti frytet e saj, kjo ishte e sigurt. Ajo cfare po lija ne hije ishte se kisha mbjelle dicka qe do te korrja me vone. Nuk do e ndaja me asnje ate cfare kisha bere. Ne ditet qe pasuan ate mbremje me dukej sikur bota rrotullohej rreth meje. Shoket befasoheshin kur shikonin gjithe biletat e kumarit qe une po fitoja. Ne shkolle nuk mund te shkoja me mire. Edhe pse jam i pashem, isha i ngathet me vajzat, ndersa tani , ato kerkonin me ngulm shoqerine time.

Kisha vemendjen e te gjitheve. Por netet nuk ishin po aq te bukura. Ndihesha i rrethuar nga sy te lige, nga prezenca e tyre me shume se kurre. Nuk me ndaheshin as ne endrra. Megjithate kjo nuk perbente nje problem per mua. Po mesohesha me prezencen e tyre, nuk kisha askurrfare frike. Ajo cfare me shkaterronte nuk ishte ne boten qe me rrethonte, ishte brenda meje.

Me gerryente vazhdimisht perbrenda . Kisha gjithcka qe nje djale i moshes time mund te deshironte, por prape s'isha i lumtur. Ne fund te fundit, gjithcka qe kisha tani, mund ta arrija fare lehte pa ndihmen e tyre. Isha dehur me perfektshmerine qe po me ofronte bota, aq sa doja ta shkaterroja ate me duart e mia. Shihja ne enderr zjarr gjithandej, qe perpinte gjithcka dhe ne mes te tij qendroja une,gjysme i zhveshur, i paprekur nga flaket dhe i rrethuar prej tyre.

Ndihesha si nje divinitet, ndihesha i forte, i afte te realizoja te pamunduren, te arrija ate cfare te tjere luftonin gjithe jeten per te arritur dhe pastaj ta shkelja me mosperfillje, ndjeja zjarr qe me qarkullonte ne inde dhe vena, ndihesha i pavdekshem, here here ndihesha... edhe i lige. Neveria me pushtonte tek shihja njerez te thjeshte qe punonin per nje cope buke. Urrejtja tek shihja te tjere qe jetonin nje jete te lumtur edhe pse nuk kishin ne fakt asgje. Dhe kjo me frikesonte... Valle po kthehesha si ata ?

Botekuptimi im kishte ndryshuar ne menyre radikale. Nuk gjeja me kenaqesi ne asgje. Nuk deshiroja para, nuk deshiroja popullaritet, nuk deshiroja simpatine dhe afeksionin e askujt, aq me teper dashurine e dikujt. Bota me dukej e ploget, e fjetur, e vdekur. Kerkoja te behesha Zot, t'i rebelohesha botes, ta ndryshoja me forcat e mia, por me pare ...duhet ta digjja ate me duart e mia. Prisja nje shenje, prisja qe era te sillte drejt meje dicka qe te me jepte nje qellim logjik ne jete, prisja me kot... Shpirti im nuk gjente paqe, sepse po behesha pjese e vdekur e asaj bote prej balte.

Pas disa javesh , me ne fund , era solli dicka drejt meje. Quhej A***** dhe kish emrin e nje perendeshe. Une, njeriu i erret dhe i distancuar, qe s'mund te perceptonte me ndjenjat njerezore, rashe pre e bukurise se saj, e atyre syve te gjelber, e mosperfilljes se saj ndaj askujt. Ishte e vetmja qenie njerezore qe ndihesha i paafte ta pushtoja, qe me bente te ndihesha i dobet, qe me kthente njeri e qe largonte gjithe urrejtjen prej meje. Ne mes te erresires time absolute, ajo zgjaste doren e saj dhe me verbonte me driten e saj.

E deshiroja me cdo kusht, drita e saj me dukej shpresa e fundit qe mund te me kthente buzeqeshjen. Indiferenca e saj ndaj botes me terhiqte. Gezonte perfektshmerine qe gezoja dhe une. Ishte Toka qe rrotullohej rreth saj. Te ishte valle ne te njejtin pozicion si une ? Kjo s'ishte e mundur. Ate cfare une kisha arritur me ndihmen e demoneve dhe me nje cmim te pallogaritshem, ajo e kishte arritur pa bere asgje. I mjaftonte nje shikim drejt meje per te me bere te ndieja gjakun qe pulsonte fort. Kjo me ngazellente, ajo ringjallte tek une ndjenjat njerezore qe une kisha mohuar prej kohesh.

Duhej ta beja per vete, ta pushtoja, te fitoja afeksionin e saj. Buzeqeshja e saj naive, buzet e saj prej engjelli me prisni kembet sa here i shihja, ishte e bukur dhe rrezatonte epsh, syte e saj... ata sy me gjunjezonin perpara A******, dorezohesha pa kushte, vetem te me qendronte prane. Me duhej drita e saj , dora e saj qe zgjatej per te me terhequr nga terri ku isha zhytur, nga ajo erresire qe zgjeronte aq shume kufijte e saj, thuaj se une do te zhdukesha pergjithmone dhe ajo do te me perpinte...

Por une nuk mund te kisha nje qellim ne jete, nuk duhet te ekzistonte asnje shpetim per mua,asnje shprese, asnje rreze drite. Te pakten, keshtu ishte vendosur per mua prej tyre. Jeta me kishte rezervuar vetem dite te erreta. Ne mbremjen e 12 Prillit, A****** gjeti nje vdekje te tmerrshme tek kthehej me shoqen e saj nga nje mbremje festive.

Dy grabites e masakruan ,sepse ajo ishte perpjekur te mbronte mikeshen e saj, sepse ajo kishte dobesi per te dobetin, sepse ajo besonte ne drejtesi, besonte dhe gjithmone ma kish shprehur se njerezit mund te fitojne drejtesi vetem me forcen e fjales,sepse ajo kishte kurajon te mbronte dike. Ajo qe java me e erret e jetes sime. Ndjenjat pozitive qe kisha pasur per pak momente i lane vendin urrejtjes se marre.

E marre ishte urrejtja qe ndjeja per ata vrases, e marre dhimbja per humbjen e saj, i marre po behesha edhe une pak e nga pak. Me kalimin e kesaj jave, mendja ime filloi te bluante vec nje mendim. Kerkoja drejtesi dhe do e gjeja. Isha gati te trajtoja gjithe njerezit si gure shahu per ta fituar ate. Pa kuptuar, isha kthyer ne erresiren time dhe isha zhytur aq thelle ne te, saqe vendosa te mbyllja syte pergjithmone nga drita dhe te vendosja qellimet e mia brenda erresires.

Lumturine s'mund ta gjeja dot , keshtu doja t'ja mohoja ate edhe gjithe botes, te vendosja drejtesi, por nese hakmarrja quhej drejtesi, atehere c'dreq drejtesie ishte kjo ? Do te shfrytezoja fuqine qe kisha zbuluar per te arritur drejtesine nje dite. Kisha ne mendje nje bote pa krim , nje bote te drejte dhe Zot i saj, do isha une. Drejtesia do fillonte nga ata te dy.

Do t'i vrisja brenda javes. Do t'i imponoja tmerr me ndihmen e "miqve" te mi prej zjarri dhe do luaja me jetet e tyre si te ishin dy kavie laboratori. Kjo Bote ... drejtohej nga urrejtja dhe une, Zot i saj, do e shpetoja ate duke derdhur gjak. Kisha nje qellim , kisha nje arsye per te luftuar, ndjehesha sa i gjalle aq dhe i vdekur, kerkoja vetem.....hakmarrje...

Heshtja pllakoi,qirinjte u fiken... Dy sy flake te kuq dhe une nuk ndjeja me te rrahura ne kraharor... Te njejtat mure, e njejta dhome, e njejta erresire absolute,gjaku im ne toke dhe me ne fund zeri i tij : "Ishim duke te pritur."

" Miresevjen, te kam thirrur sepse..."
" Mos fol njeri ! E di pse jam ketu..."
Arrita te shquaj nje buzeqeshje te lige ne pamjen e tij.
"Prej shume kohesh nuk kam pare kaq urrejtje ne nje qenie njerezore te vetme. Do te jete defryese te punoj me ty."

Qeshi me te madhe dhe u zhduk.Nuk arrita ta kuptoja. Sipas librit,ai nuk mund te largohej pa miratimin tim,por sapo e kishte bere.S'kaloi shume dhe nje gjendje keputjeje me la ne toke pa ndjenja. U permenda. S'isha me ne ate dhome. U tmerrova nga fakti qe dikush mund te kishte zbuluar gjithcka. Hodha nje sy perqark dhe zbulova se isha 2 lagje larg rrenojave ku ishte ajo dhome.

Rruget ishin te shkreta. Isha ende ne toke e ndersa po ngrihesha,dicka me vrau ne xhepin e mantelit te zi,qe kisha ende te veshur.Gjeta thiken. U drejtova per nga nje hyrje ku sy te huaj nga ndonje dritare nuk mund te me shihnin. Cfare po ndodhte? Isha i hutuar. Doja te kthehesha atje ku isha dhe te kryeja planet e mia. "Me ndiq !" Gjaku me zbriti ne fund te kembeve tek ndjeva zerin e tij.

Tani e dalloja plotesisht pamjen e tij. Edhe ai kishte nje mantel te zi. Nje trup i gjate,nje fytyre e brishte dhe ... ai kishte marre pamjen time. Te mos kishte ata sy rrenqethes ,do isha hutuar krejtesisht duke pare veten time pa e kuptuar c'mund te ishte duke ndodhur. U binda. E ndoqa hap pas hapi pa thene asnje fjale. E parandjeja se tek kush ishte duke me percjelle,por s'kisha guximin ta pyesja. Ne ate rrugice qendronin vetem njerez qe kishin prekur fundin, hajdute, te droguar, prostituta.

Dallova dy djem te ulur mbi skajet e trotuarit. Po tymosnin dhe po flisnin me ze te ulet. Ai, une, (ai, me pamjen time) po drejtohej per tek ata. Ata ndjene hapat dhe i ngulen syte. U doli perpara dhe ndaloi,ndersa une po rrija rreth 5 metra larg tij, ndonese ata sikur nuk e vune re fare qe une isha aty dhe se ne ishim krejtesisht te njejte. "Krijuesi ju ka dhuruar vullnet,ndergjegjje,arsyetim. Ju ka dhuruar jete,ju ka dhuruar kohe. Cdo njeri ka te drejte te vendose mbi kohen dhe jeten e tij.

Cdo njeri...pervec jush...Per ju ka vendosur dikush tjeter,per ju kam vendosur une." Njeri prej tyre u ngrit ne kembe. "Ca................" Nuk e mbaroi dot fjalen, nje thike e ngulur ne qafe dhe gjaku rreke, ja prene fjalen. Trupi i tij levizte pa pushim ne toke ndersa ai jepte jete.Qendroja ende 5m larg tyre dhe kisha ngrire i tmerruar. Kurre ne jete s'kisha pare njeri te vritej. Me gjakftohtesine me te madhe dhe me buzeqeshjen e tij te lige, e nxorri thiken serisht duke i vene shkelmin ne fytyre dhe u drejtua nga tjetri, qe ja dha ulerimes si i cmendur. Syte e djallit u ndezen me te kuq se kurre dhe djali pushoi.

Shihte i tmerruar drejt asaj qenieje qe kishte krejtesisht pamjen time. Ai djale mund te ishte nje kriminel gjakftohte, por para nje krijese te Zjarrit nuk reagonte dot. Kuptova ne syte e tij se donte te pergjerohej per meshire,por nuk fliste dot. Trupi im ( ajo krijese qe kishte marre pamjen time ) ,qe qendronte parballe meje foli : "Ajo ishte gjithcka dhe e vetmja gje qe une deshiroja ne jete,por ju ma moret. Nese per mua s'do kete kurre lumturi, atehere per ju s'do te kete kurre paqe.

Per ju vetem vdekja eshte shpetim !" Djali uleriti ndersa trupi i tij pesoi plot 7 goditje. Gjaku derdhej pa pushim. Perballe asaj kasaphane, me rane te fiket serisht.

U permenda brenda dhomes. Merrja fryme me veshtiresi,por isha i lumtur qe ndodhesha larg atij vendi. Degjova nje te qeshur dhe ne moment e dogja menjehere simbolin mbi rreth per ta larguar ate. Qirinjte u ndezen. Dhoma u ndricua dhe me beri te mundur te shihja gjakun ne duart e mia. Kerkova ne xhep dhe gjeta thiken e lyer ne gjak.

Asaj cfare une i frikesohesha kishte marre jete brenda meje. Dridhesha nga frika, nga ideja se kisha vrare, isha hakmarre ne menyren me te tmerrshme te mundshme. Nuk kishte qene ai demon me pamjen time.Kisha qene vete une qe bera gjithcka...

Per ju lexues, besues e mosbesues. Kjo bote nuk ka njerez te mire dhe njerez te keqij. Erresira shfaqet atehere kur ne shpirt mungon drita. Nuk mund t'ju privoj te drejten te me gjykoni per shpifje. Deshira ime ,arsyeja pse ndaj kete pjese te jetes sime ,eshte per t'ju paralajmeruar. Ata ndodhen prane nesh. Vete fakti qe ne i mendojme, kerkojme t'i shohim , i ben ata te afrohen ne boten tone...

Lawrence Durrell
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Libri i zi" Rituale, metoda thirrjesh, magji .... Empty Re: "Libri i zi" Rituale, metoda thirrjesh, magji ....

Mesazh nga Ninno Sat Nov 24, 2012 11:20 pm

qfar mund te bej njeriu kur nut te shkon mar jeta disa prej tyre sqarimeve

Ninno

Numri i postimeve : 1
Points : 1
Reputation : 0
Join date : 24/11/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Libri i zi" Rituale, metoda thirrjesh, magji .... Empty Re: "Libri i zi" Rituale, metoda thirrjesh, magji ....

Mesazh nga The Setting Witches Time Wed Mar 25, 2015 4:19 pm

Histori vertet rrenqethese!!!! Edhe une e kam provuar. Jam shtrige dhe bej rituale nga me te ndryshmet. Do shkruaj dhe per keto!!!!
The Setting Witches Time
The Setting Witches Time

Numri i postimeve : 2
Points : 2
Reputation : 0
Join date : 07/03/2015
Location Location : korce

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Libri i zi" Rituale, metoda thirrjesh, magji .... Empty Re: "Libri i zi" Rituale, metoda thirrjesh, magji ....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi