Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia njerëzore, një histori thellësisht e sëmurë, tejet e trazuar.

Shko poshtë

Historia njerëzore, një histori thellësisht e sëmurë, tejet e trazuar. Empty Historia njerëzore, një histori thellësisht e sëmurë, tejet e trazuar.

Mesazh nga Rifat Sat Jan 12, 2013 7:44 pm


Historia njerëzore, një histori thellësisht e sëmurë, tejet e trazuar.


[You must be registered and logged in to see this image.]

Tradhtia e Judës përsëritet e përsëritet...


Juda tradhtoi për tridhjetë aspra argjendi. Nisën kështu Mundimet e Zotit. Në leximin e parë të liturgjisë së sotme, Izaia i paralajmëron vuajtjet e Krishtit:
“Nuk e fsheha fytyrën,
kur më tallën e më pështynë.
Zotin Hyj e kam pranë,
s’do të mbetem i turpëruar,
e faqen e bëj të fortë, porsi gur,
e di se s’do të zhgënjehem”!

Janë fjalët e Krishtit përballë tradhtisë, që e çon nga lumnia e Jeruzalemit, të Dielën e Larit, në çnderimin e akuzave, të rrahjeve, të pështyrjeve, të mbërthimit mbi kryq. Gjithçka nis nga ligështia e një dishepulli, nga tradhtia e një dishepulli, nga mohimi i një dishepulli. Nis nga Juda.

Emri i tradhtarit na lë një shije tejet të hidhur në gojë, sepse tradhtia e tij nuk mori fund atë ditë, më e hidhura e ditëve të botës. Mund të përsëritet. Madje secili nga ne mund të bëhet Judë. E këtë e dimë mirëfilli. Ajo që na trondit më shumë, kur kundrojmë fytyrën e Judës, është falsiteti, është hipokrizia e njeriut, që jeton pranë Jezusit, duke e fshehur fytyrën e tij të vërtetë, deri një ditë, kur detyrohet ta zbulojë tragjikisht.

Është e tmerrshme, e neveritshme, e turpshme: si mund të arrijë njeriu deri në këtë pikë? Si mund të shtiret, të gënjejë, të gabojë, deri në këtë masë? E pra ka ndodhur e mund të ndodhë përsëri. Nuk duhet harruar se kur njeriu është zemërkeq, kur dëshiron të bëjë keq, verbohet deri në atë pikë, sa të mos shikojë asgjë tjetër, veç realizimit të së keqes, që ia ka pushtuar mendje e zemër.

Atëherë nis të besojë se i lejohet të mohojë, të shpifë, të padisë, të shkatërrojë çdo njeri që i del përpara, duke e penguar të arrijë atje ku dëshiron. Kështu njeriu rrokulliset nga e keqja në të keqe, sepse çdo thërrime e dashakeqësisë, është portë e hapur, që të çon në prehër të djallit. E djalli përfiton për ta bërë mjet të hipokrizisë së tij. Mos të harrojmë: Jezusi e quan djallin “rrenacaku”!

Historia njerëzore është thellësisht e sëmurë, tejet e trazuar.
Brenda kësaj historie të dhunshme e të çmendur, sepse të larguar nga Zoti, ka një pikë, një pikë të vetme, nga e cila nis shërimi. Këtë pikë drite e shpëtimi duhet ta kërkojmë tek Mundimet e tek Vdekja e Krishtit. Në gjakun e derdhur nga njerëzit në rrjedhë shekujsh, gjak krimesh e tradhtish, Jezusi shton gjakun shpërblyes të martirizimit, të martirizimit të Hyjit, që u bë njeri. Ky akt dashurie është i pranishëm në çdo Eukaristi, në çdo elter e mund ta shndërrojë me të vërtertë jetën e çdo njeriu, që ia hap zemrën vërshimit të dashurisë së Hyjit.

Benedikti XVI: Lutje e heshtje në ditët e Mundimeve të Krishtit, akti më i lartë i dashurisë, që e bën njeriun të lirë/Sipas traditës së përvitshme të së Mërkurës së Madhe, Benedikti XVI ia kushtoi audiencën e djeshtme të përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Triditëshit të Pashkëve, që nis sot, me Meshën e Darkës së Mbrame të Zotit. Është thelbi i gjithë vitit liturgjik - theksoi Ati i Shenjtë.

Në lutjen e në heshtjen, që i zënë vendin fjalës gjatë 72 orëve para Pashkëve, të krishterët – pohoi Papa – e ndjekin Krishtin në orën e vetmisë e luten, që të marrin fund të gjitha vetmitë e botës. Asgjë tjetër, veç mistereve të fesë, që thurin Triditshin e Pashkëve, nuk mund t’i përmbysë kategoritë njerëzore të kuptimit të jetës e të vdekjes, duke i dhënë thelbin risisë së krishterimit. Thelbi – shpjegoi Benedikti XVI – qëndron në atë që bën Jezu Krishti me korpin e vet, përmes Eukaristisë: dhuratë para vdekjes, e cila mbetet e përsëritet, në mënyrë që vetë vdekja, kur vjen, e dhunshme e çnderuese, të mos jetë më fund i fundit.

Vdekja, përmes kësaj dhantie, shndërrohet në rrugë dashurie, që ia hap njeriut të gjitha portat drejt një jete të re. Prelud i kremtimeve prekëse të Triditëshit, që besimtarët do t’i ndjekin këtë fundjave në të katër anët e botës, është Mesha e Bagmit e së Enjtes paradite, gjatë së cilës - kujtoi Papa - ipeshkvijtë e meshtarët përsërisin premtimet meshtarake: “Një gjest i tillë sivjet merr një kuptim të veçantë, sepse bëhet në kuadrin e Vitit Meshtarak, që e shpalla për të përkujtuar 150-vjetorin e vdekjes së Famullitarit Shenjt të Arsit.

Të gjithë meshtarëve dëshiroj t’u përsëris urimin, që ua pata bërë në përfundim të Letrës së shpalljes së këtij Viti: “Sipas shembullit të Famullitari Shenjt të Arsit, lëreni Krishtin t’ju pushtojë e do të jeni edhe ju, në botën e sotme, lajmëtarë të shpresës, të pajtimit e të paqes”. Më pas, në mbrëmjen e së Enjtes së Madhe, bashkësitë e krishtera ndalohen para Çenakullit, që rijetohet në të gjitha Kishat e botës.

Kremtojnë çastet më prekëse të historisë shumëshekullore të njerëzimit. Rreth sofrës së Çenakullit, kundrojnë si Jezusi themelon Eukaristinë e më pas, si bën gjestin kuptimplotë për çdo njeri, në të gjitha kohët, atë të larjes së këmbëve: “Një akt i tillë për ungjilltarin përfaqëson gjithë jetën e Jezusit e zbulon dashurinë e tij, deri në fund të fundit, një dashuri e pakufishme, që e bën njeriun të aftë për t’u bashkuar me Zotin, që e bën të lirë”.

Duke nisur nga mbrëmja e së Enjtes së Madhe, fjalët reshtin, për t’ia lëshuar vendin lutjes së heshtur, e cila buron nga thellësitë e shpirtit e rikthehet në ato thellësi, ashtu si lutja që i larton Jezusi Atit në Gjetseman, në sa mbi të dynden hijet e Golgotës: “Para Eukaristisë, besimtarët kundrojnë Jezusin në orën e vetmisë e luten që të marrin fund të gjitha vetmitë e botës. Kjo udhë liturgjike është edhe ftesë për të kërkuar takimin e thellë me Zotin në lutje, për ta parë Jezusin ndërmjet atyre që janë vetëm, për të ndenjur zgjuar bashkë me Të e për të mësuar si shpallet drita me çdo çast të jetës”.

Vdekja mbi kryq e Jezusit, që kundrohet të Premten e Madhe – shpjegoi Benedikti XVI - lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me Darkën e Mbrame. Në të parën – reflektoi Papa – Jezusi jep Korpin e Gjakun e vet, domethënë, jetën e tij tokësore, vetveten, duke përshpejtuar vdekjen e tij e duke e shndërruar atë në një akt dashurie. Kështu – shtoi Ati i Shenjtë – vdekjen…: “që për vetë natyrën e saj, është fund i fundit, shkatërrim i çdo lidhjeje, Jezusi e bën akt të dhurimit të vetvetes, mjet shëlbimi e shpallje të fitores së dashurisë. Në këtë mënyrë Jezusi bëhet kyç, për ta kuptuar Darkën e Mbrame, çast i shndërrimit të vdekjes së dhunshme, në flijim vullnetar, në akt dashurie, që shpërblen e shëlbon botën”.

Së fundi, shpërthimi i Alelujës! Kënga e hareshme thyen heshtjen e madhe të këtyre orëve e edhe heshtjen e ‘nënës së të gjitha netëve pa gjumë”, të Shtunën e Madhe, kur drita e Ringjalljes çan errësirën e vdekjes: “Ju nxis, prandaj, t’i jetoni thellësisht këto ditë, në mënyrë që ta drejtojnë jetën e secilit drejt bashkimit bujar e plot bindje me Krishtin, që vdiq e u ngjall për ne (...). Na shoqëroftë, në këtë shtegtim shpirtëror, Zoja e Bekuar.

Ajo, që e ndoqi Jezusin gjatë Mundimeve e qe e pranishme tek këmbët e Kryqit, na shoqëroftë, për të hyrë sa më thellë në misterin e Pashkëve e për të provuar gëzimin dhe paqen e të Ngjallurit! Për shumë vjet Pashkët!”. Pëshëndetjen e parë, pas përmbledhjes së katekizmit në gjuhë të ndryshme, Papa ua drejtoi universitarëve, ardhur nga disa vende të botës, që marrin pjesë në Kongresin ndërkombëtar, organizuar nga Prelatura e Opus Dei-t.

“Ju ftoj të reflektoni – u tha Papa të rinjve – për rëndësinë që kanë studimet universitare në formimin e mendësisë katolike universale, të cilën Shën Hosemaria e përshkruante kështu: “Zgjerim i horizonteve e thellim i guximshëm i asaj, që mbetet përherë e gjallë në ortodoksinë katolike”. Uroj që në shpirtin e secilit nga ju, të rritet dëshira për t’u takuar pesonalisht me Jezu Krishtin e për ta dëshmuar me gëzim në të gjitha mjediset e jetës.
Marrë nga Radio Vatikani
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi