Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Legjendat antike të frymezuara nga ngjarje gjeologjike të vërteta

Shko poshtë

Legjendat antike të frymezuara nga ngjarje gjeologjike të vërteta Empty Legjendat antike të frymezuara nga ngjarje gjeologjike të vërteta

Mesazh nga Rifat Wed May 14, 2014 9:14 am

Legjendat antike të frymezuara nga ngjarje gjeologjike të vërteta

Legjendat antike të frymezuara nga ngjarje gjeologjike të vërteta Noahs_Ark

Pjesa më e madhe e miteve e kanë origjinën nga fantazia e shfrenuar humane, por disa nga këto histori të kaluara gojë më gojë janë frymëzuar nga ngjarje gjeologjike, që realisht kanë ndodhur. Paraardhësit tanë përpiqen të shpjegojnë fenomenet natyrore disi të pakuptueshme. Më poshtë do të lexoni 10 legjendat më kurioze me shpjegimet e tyre shkencore. 



1. Noa dhe Përmbysja e Madhe

Në tregimin biblik të njohur nga të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët – dhe të shumë të pasionuarve të kinemasë ditët e fundit – Zoti dërgoi për 40 ditë dhe 40 net një stuhi për të mbuluar çdo gjë në sipërfaqe, duke kursyer vetëm Noan dhe familjen e tij. Noa ndërtoi një barkë të madhe, në të cilën futi një mashkull dhe një femër të të gjitha kafshëve të mbetura gjallë. Sepse këta të mbijetuar do të ripopullonin përsëri planetin e përmbysur.

Bazat shkencore: Ashtu si dhe te filmi, në rajone të caktuara të botës mund të lokalizohen përmbytje të mëdha (mbase jo në shkallë globale si në film). Një nga hipotezat më të besueshme ka të bëjë me historinë biblike që është inspiruar nga një përmbytje katastrofike në zonën e Detit të Zi të sotëm rreth 5000 vjet para Krishtit. Legjenda mund të jetë shpjegim i rigjetjeve të fosileve të peshqve në majën e maleve.


2. Orakulli i Delfit

Flet për mitin e Pizia-s, murgeshës që prononconte orakujt në emër të Perëndisë Apolon në vendin e shenjtë të Delfit (Greqi). Ajo e bënte këtë gjë në një gjendje euforie të shkaktuar nga avujt që dilnin nga e çara e një shkëmbi.

Bazat shkencore: Tempulli gjendet në një zonë aktive nga këndvështrimi sizmik,poshtë të cilit del vazhdimisht gaz. Ka nga ata që supozojnë se gazi është etilen, ka nga ata që supozojnë se është benzene, ose përzierje e metanin dhe dyoksidit të karbonit.


3. Atlantis

Miti i ishullit legjendar të pozicionuar përtej “kolonave të Herkulit”, të populluar nga gjysmë-Zota dhe gjysmënjerëz, për mijëvjeçarë me radhë, dominoi në detin e Mesdheut. Ai u rikthye në det gjatë epokës së rilindjes. Kjo mbretëri e fuqishme dhe utopike do të shkatërrohej brenda një dite nga një kataklizëm e madhe, pas përpjekjes së dështuar të banorëve të saj për të pushtuar Athinën.

Bazat shkencore: Miti i Atlantis duket një mënyrë letrare që Platoni e përdorte për të ilustruar idetë e tij politike. Por shumë kanë provuar të ngrenë hipoteza për zhdukjen e ishullit. Historia e tij mund të ketë qenë e inspiruar nga shpërthimi katastrofik i vullkanit Tera, në detin Egje, ku sot ndodhet ishulli i Santorinit. Rizgjimi i tij 3500 vjet më pas, provokoi rrëzimin e një pjese të ishullit.


4. Një perëndeshë në Kilauea

Vullkani hauajan, sipas legjendës, mund të jetë shtëpia e perëndeshës së zjarrit Pele. Për të marrë hak ndaj motrës, rivale në dashuri, kjo perëndeshë dogji një pyll të tërë dhe hodhi të dashurin brenda kraterit të vullkanit. Motra, e dëshpëruar, fillon të gërmojë në vullkan, derisa gjeti të dashurin dhe u ribashkua me të.

Bazat Shkencore: Telenovela familjare do të shërbente për të shpjeguar shpërthimin kolosal të llavës, që zgjati për 60 vjet, që në shekullin e 15 shkatërroi 430 kilometër katrorë pyll në ishullin e madh të Hauait. Gërmimi i motrës së Peles përfaqëson formimin e mëvonshëm të Kilauleas.


5. Ura Rama

Në poemën epike hindu Ramayana, gruaja e Zotit Rama, Sita, rrëmbehet dhe dërgohet në ishullin Lanka, në mbretërinë e Diajve. Me ndihmën e Vanaras, një popull i fuqishëm njerëzish majmunë, Rama dhe vëllai i tij ndërtojnë një urë që lidh Indinë me Lankën dhe falë kësaj ure do mund të shpëtonin Sitan.

Bazat Shkencore: Imazhet satelitore kanë zbuluar një rrip gurësh gëlqerorë të gjatë 29 kilometra që dikur lidhte Indinë me Sri Lankën, një tip ure natyrore që është përmbytur nga ngritja e nivelit të ujërave gjatë epokës së shkrirjes së akullnajave. Ka mundësi që 4500 vjet më parë aty kalohej në këmbë.


6. Liqeni shpërthyes

Flitet për një legjendë kamerunase që për një periudhë të shkurtër, populli Kom u vendos në tokën Barnessi. Por mbreti i ftuar dha urdhër për vrasjen e të gjithë meshkujve të popullit Kom dhe për t’u hakmarrë, lideri i këtij populli i thotë të motrës se ai do të varej dhe me gjakun e tij do të formohej një liqen plot me peshq. Në ditën e dedikuar për peshkim, liqeni shpërtheu duke vrarë këdo që ishte aty afër.

Bazat shkencore: Diçka e tillë ka ndodhur me të vërtetë, porse kur ka ndodhur më parë, në realitet apo në legjendë, këtë nuk e dimë me siguri. Më 21 gusht të vitit 1986, nga liqeni vullkanik Nyos u ngrit një re vdekjeprurëse dyoksidi karboni që vrau rreth 1700 persona. Nyos qëndron në konin e një vullkani të fjetur dhe është e mundur që dyoksidi i karbonit, që është mbajtur nga presioni i ujit, të ketë arritur një pikë kritike duke shkaktuar ngritjen dhe përhapjen e një reje gjigante gazi toksik.


7. Namazu, peshku i tërmeteve

Poshtë sipërfaqes së Japonisë, sipas një legjende popullore, fshihej një peshk gjigant i quajtur Namazu, i mbajtur nga perëndia Kashima, që vendosi një gur të madh mbi kokën e tij. Kur Kashima e shkëput vëmendjen nga ai, peshku fillon të lëvizë e të dridhet për t’u liruar, duke provokuar kështu tërmete të dhunshme që karakterizojnë vendin.

Bazat shkencore: Japonia shtrihet në kryqëzimin e disa pllakave tektonike, gjithashtu përshkohet nga zona sizmike të pasura me vullkane. Sipas traditës, ky peshk do të shërbente për të parashikuar tërmetet, edhe pse nuk ekzistojnë prova shkencore për këtë gjë. Të dy faktet janë futur në të njëjtën legjendë.


8. Kimera

Përbindëshi mitologjik zjarr-nxjerrës i përshkruar tek Iliada, me kokën e luanit dhe bishtin e gjarprit, do të kishte terrorizuar për një kohë të gjatë, me përhapjen e flakëve shkatërruese brigjet e Turqisë së sotme, nëse greku Bellerofronte nuk do ta kishte mposhtur me forcën e tij.

Bazat Shkencore: Në jugperëndim të Turqisë, turistët mund të gëzojnë akoma vendin Yanartas, të karakterizuar nga dhjetëra shenja zjarresh nëpër shkëmbinj. Këto shenja zjarresh janë përdorur si pikë referimi për detarët, të cilët mund ta shohin që nga brigjet, dhe mund të kenë kontribuar në lindjen e mitit.


9. Lindja e Liqenit Krater

Kur evropianët e parë arritën në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara, në bregdetin Paqësor, zbuluan se amerikanët nuk i afroheshin Liqenit Krater, një liqen vullkanik të ndodhur në malin Mazama, sepse besohej se këtu të kishte ndodhur një luftë e përgjakshme ndërmjet Llao-s, Zotit të Ferrit dhe rivalit të tij, Skell, Zotit të Qiellit. Të dy luftuan derisa vullkani të përpinte Llaon nëntokë. Shiu që ra më pas formoi liqenin.

Bazat Shkencore: Miti përshkruhet me saktësi – luftëra hyjnore – që kanë ndodhur në realitet 7700 vite më parë: një shpërthim vullkanik, rrëzimi i malit dhe shiu që rimbush pjesën e gërmuar. Miti mbijetoi në traditën gojore për mijëra vjet.


10. Zhdukja e ishullit

Njerëzit e Ishullit Solomon tregojnë për një djalë të ri, të quajtur Rapuanate, që ishte i dashuruar me një vajzë të ishullit Teonimanu, por kjo gjë i ndalohej nga vëllai. Për t’u hakmarrë Rapuanate bën një magji duke fundosur të gjithë tokën e tij në det.

Bazat Shkencore: Ishulli Teonimanu ka ekzistuar me të vërtetë, por u mbulua nga uji gjatë një ngjarjeje sizmike. Ajo që ka mbetur nga ishulli është një tokë e cekët, sot i njohur si Lark Shoal, i vendosur në pjesën lindore të arkipelagut. Hartat nënujore kanë zbuluar prezencës e ishujve të ndryshëm të zhytura qindra metra poshtë ujit në këtë rajon.


T.O
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi