Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngjarje dhe dukuri misterioze

2 posters

Shko poshtë

Ngjarje dhe dukuri misterioze Empty Ngjarje dhe dukuri misterioze

Mesazh nga Rifat Fri Mar 16, 2012 9:52 am


Ngjarje dhe dukuri misterioze


Ngjarje dhe dukuri misterioze 52


Sfera me moshe 2.8 - 3 bilion vjetesh


Ngjarje dhe dukuri misterioze Sfera10

Enigmat s'kane te sosur..

Të paktën 200 zarë (sfera) janë gjetur dhe nxjerrë nga një shkëmb i thellë në minierën e argjendit, Guri i çuditshëm (Wonderstone) në Afrikën e Jugut. Zarët kanë diametër 25 - 100 mm dhe materiali i tyre është një përzjerje çeliku-nikeli që nuk gjendet në natyrë.

Disa zarë kanë një lëvozhgë të hollë me trashësi rreth 6 mm që kur hapen janë të mbushura me një material të çuditshëm sfungjeror i cili shndërrohet në pluhur sapo bie në takim me ajrin.

Sipas Rëlf Marksit (Roelf Marx), mirëmbajtës tek Muzeumi Klerksdorp i Afrikës së Jugut, enigma rreth këtyre zarëve shtohet prej faktit se zari që ai ka në Muzeum rrotullohet vetë rreth boshtit të tij, pavarësisht se është i mbyllur në një kuti xhami e paprekur nga dridhjet. Sipas Rëlfit, këto zarë hutuan edhe shkencetaret e NASA-s.

Këto zarë metalikë (të prodhuar) janë nxjerrë prej një shtresë shkëmbi pirofilit, i cili moshën e tij gjeologjike e ka 2.8 - 3 bilion vjet evolim.

Shqyrtimi i këtij shkëmbi dhe zarëve metalikë në fjalë me teknika të ndryshme radio-izotopike pohoi se mosha e tyre është 2.8 - 3 bilion vjet, domethënë mjaft më herët se ç'njihet njeriu në lashtësi fillestare.

Ekzistenca e këtyre zarëve nxit mendimin se dikush ose diçka ka pasë qenë mjaft më herët se të njohurit si njerëzit e parë të pagdhendur.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje dhe dukuri misterioze Empty Stuhia detare zbulon një nekropol në Tunizi

Mesazh nga Rifat Fri Mar 16, 2012 11:38 am


Stuhia detare zbulon një nekropol në Tunizi


Ngjarje dhe dukuri misterioze Necropoli

Përvec dëmeve qe ka shkaktuar në të gjithë vendin, vala e motit të keq që ka shperthyer dje në Tunizi, ka zbuluar një nekropol romake me vlerë të madhe arkeologjike.Zbulimi "është bërë në plaznin Rjich në rajonin e Mahdia,rajon qe u perfshi dje nga stuhitë.

Stuhia e forte detare nxori nga rëra varret dhe monedhat prej bronzi. Të gjitha materialet u moren ne perkujdesje nga Agjencia e Mbrojtjes se Mjedisit dhe Trashëgimisë së rajonit që të vihen në dispozicion të ekspertëve.

Edhe pse, me sa duket, shumica e tyre u gjenden te rrembyera dhe zhdukur nga valet e detit, zbulimi i nekropolit konsiderohet nga Agjencia,si më "i rëndësishëmi bërë ndonjëherë në rajonin e MahdiaS. Rreth fushës se Nekropolit se zbuluar jane vendosur pajisje kontrolli dhe police, në mënyrë që të shmangen objektet nga vjedhja.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje dhe dukuri misterioze Empty Universi... Moti i eger ne kozmos video shqip Shqip

Mesazh nga Rifat Fri Mar 16, 2012 12:10 pm


Universi Moti i eger ne kozmos video shqip Shqip 1/4


Eksplorimi i hapsires me ane anijeve kozmike, nje teknologji e sofistikuar e cila prej vitesh po na sjell mrekulline e Universit para syve tone.

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje dhe dukuri misterioze Empty Themelet e nje Qyteterimi Antik

Mesazh nga Albani-Explorer Fri Mar 16, 2012 5:36 pm


Themelet e nje Qyteterimi Antik




-Sekretet e Detit te Zi

Ngjarje dhe dukuri misterioze 16846

Deti i Zi eshte nje vend i lashte dhe me shume mistere. Legjenda antike pershkruajne nje kohe kur oqeanet pushtuan token, duke bere qe nje qyteterim i tere te zhdukej nga faqja e dheut ne kete pjese te botes.

A mund te jete kjo permbytja e madhe e pershkruar ne Bibel nga Noea?

Sot shkencetaret kane filluar te zbulojne shkaqet qe mund te kene çuar ne ngritjen e oqeaneve dhe jane duke zhvilluar oarashikime me te thella rreth nje qyteterimi antik te avancuar i cili egzistonte ne kete pjese misterioze te botes.


Ky program paraqet prova te mrekullueshme arkeologjike mbi teknologji te avancuara antike dhe nje qyteterim te lashte te humbur qe lulezoi ne rajonin e Detit te Vdekur para fundit te Epokes se Fundit te Akullit.

Perfshin faktet rreth ketij misteri mahnites dhe paraqet, kerkimet dhe hetimet on-site, artifakte antike, teknologji nenujore, dhe nje seri intervistash me kerkues, shkencetare, arkeologe dhe autoritetet me te besueshem ne çeshtjen e Detit te Vdekur qe egzistojne sot ne bote. Kritiket thone: “Deti i Zi dalengadale po nxjerr sekrete antike.

Ekspeditat arrijne ne konkluzionet e permbytjes biblike.”


Albani-Explorer
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje dhe dukuri misterioze Empty Valet e detit qe ndricojne ngjyren blu,zbulohet misteri

Mesazh nga Rifat Fri Mar 30, 2012 11:47 am


Valet e detit qe ndricojne ngjyren blu,zbulohet misteri



Ngjarje dhe dukuri misterioze 094243051-82766131-2c40-44b9-bcaf-d9bc94b15c85

Nje fenomen krejtesisht i cuditshem eshte shfaqur ne plazhin Vaadhoo,te ishujve Maldive.
Valët qe perplasen ne brigjet e plazhit gjate mbremjes dhe nates ndricojne nje ngjyre blu,qe te lene pershtypjen sikur reflektojne yjet e qiellit.Por c'ndodh ne fakt qe valet marrin dhe ndricojne ngjyren blu..?

Në fakt, kjo dritë biologjike bioluminescence,ne valët e detit, prodhohet nga gjallesa të vogla detare qe jetojne ne grup,te quajtura fitoplanktone,ku planktonet mund të sintetizojnë substanca organike nga substancat inorganike te tretura ne ujëra, duke përdorur rrezatimin diellor si një burim energjisë.Kjo eshte zbuluar se fundmi nga shkencëtarët .


Ngjarje dhe dukuri misterioze T8q5H


Lloje të ndryshme të fitoplanktoneve prodhojne biolumineshence, dhe drita e tyre mund të shihet në det në mbarë botën, thotë biologu i detrave Woodland Hastings i Universitetit të Harvardit.

Lloji më i zakonshëm që prodhon drite bioluminishente është i ashtuquajturi dinoflagellates,nje lloji alge mikroskopike që përmbanë klorofil. Një studim i disa autorëve të drejtuar nga Hastings,kane identifikuar në membranën qelizore të dinoflagellates një kanal simetrik të veçantë që i përgjigjet sinjaleve elektrike, të cilat mund të jenë një mekanizëm themelor që i lejon mikroorganizmave për të prodhuar dritën.

Ngjarje dhe dukuri misterioze 094525160-420fbc5e-32b0-485a-bb1a-744d046f2827


Ngjarje dhe dukuri misterioze 094323492-736d0ca3-2103-4713-a5ee-1a1d1fd197a8
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje dhe dukuri misterioze Empty Re: Ngjarje dhe dukuri misterioze

Mesazh nga Rifat Sat Apr 07, 2012 7:35 am


Histori te fameshme te vulosura me tradheti



Gjate zhvillimit te historise disa njerez kane shitur dhe tradhetuar vendin e tyre duke ndryshuar rrjedhen e ngjarjeve. Nga Juda dhe puthja e tij, aktorja Jane Fonda e deri tek Bruti. Disa e bejne prej dashurise, disa per para e te tjere per politike.

Tradhtia gjithnje demton njeren pale, por ne disa raste pasojat jane te pallogaritshme. Personat qe do komentojme me poshte kane shitur vendet e tyre, miqte e tyre, e disa dhe familjet, duke ndryshuar rrjedhen e historise pergjithmone.

10-Juda Iskarioti

Ngjarje dhe dukuri misterioze JudasIscariot

Sipas Bibles, Juda Iskaroti, anetari i Dymbedhjete Apostujve tradhtoi Jezus Krishtin per para. Ai kishte nje shenje te veçante per t’u treguar autoriteteve se cili ishte Jezus Krishti, kur te ishin te gjithe bashke.

Ai do e puthte ate per ta identifikuar. Kjo “puthje e Judes” çoi ne gjykimin dhe vdekjen ne kryq te Jezusit duke e bere Juden, tradhtarin me te madh ne histori.

9-Vidkun Quisling

Ngjarje dhe dukuri misterioze Hitler-chamberlain

I konsideruar si nje i majte lunatik ne Norvegji, Quisling nuk ra shume ne sy deri sa formoi partine e tij te Unitetit Kombetar, ne vitin 1993. Ai e adhuronte Hitlerin dhe besonte ne doktrinen e fashizmit.

Quisling, gjeneral ushtarak, arriti te takohej me Hitlerin dhe e siguroi ate se kishte gjithe informacionin e duhur per strategjine ushtarake norvegjeze.

8-Aldrich Ames

Ngjarje dhe dukuri misterioze Aldrich-ames

Ames hyri ne ambasaden sovjetike ne Uashington ne vitin 1985 dhe ofroi te shiste sekrete amerikane per nje arsye te vetme, para. Ai ishte nje alkoolist me nje bashkeshorte shume te shtrenjte.

Fale Aldritch, i cili fitoi rreth 4.6 milione dollare per perpjekjet e tij, 10 amerikane u ekzekutuan sepse u zbulua identiteti i tyre prej agjentesh sekrete.

7-Benedict Arnold

Ngjarje dhe dukuri misterioze 1123200881156am

Benedict Arnold ishte nje gjeneral amerikan, i cili i sherbente kauzes se revolucionit amerikan, deri sa vendosi ta kthente kahun nga britaniket. I lindur ne Konektikat, ne janar te vitit 1741 ai, ai vinte nga nje familje e trazuar.

Me vone ai u be nje figure e shquar ushtarake. Nga hero lufte dhe patriot, Arnold komplotoi e u kthye kunder Amerikes, me forcat britanike. Plani i tij deshtoi dhe ai u arratis ne Britani, ku nuk u prit mire, per shkak se kishte tradhtuar vendin e tij.

6-Rosenberg-et

Ngjarje dhe dukuri misterioze F5699e11bcd877ec5b832868f64f396a

T’u shesesh ruseve sekrete gjate Luftes se Ftohte ishte shkalla me e larte e tradhetise. Çifti amerikan Rosenberg ishte gati te bente çdo gje per bindjet e tyre komuniste. Julius dhe Ethel Rosenberg ishin anetare te partise Komuniste qe prej vitit 1943, kur papritur u terhoqen nga aktiviteti politik.

Ky ishte viti kur bashkuan forcat me super-spiunin rus, Feliksov. Ata u arrestuan ne vitin 1950 dhe te dy u ekzekutuan me 19 qershor 1953.

5-Wang Jingwei

Ngjarje dhe dukuri misterioze 19094-004-0DD92FEB

I konsideruar nje prej tradhtareve me te medhenj ne historine kineze, Wang Jingwei lindi ne vitin 1883. Ne moshen 21-vjeçare ai shkonte ne shkolle ne Japoni, ku u takua me revolucionarin e famshem japonez, Sun-Yat Sen.

Nen influencen e Sen ai filloi te merrte pjese ne komplote kunder qeverise, duke pershire dhe atentatin e deshtuar per vrasjen e Manchu Regent ne Pekin. Ne vitin 1937 Wang nis marreveshjet e tij te tradhtise me japonezet, duke fituar nje vend te rendesishem ne historine e tradhtise.

4-Bruti

Ngjarje dhe dukuri misterioze Still3s

Ne diten e vrasjes se Cezarit, kishte zera se komploti ishte zbuluar dhe shume prej komplotisteve nuk ishin te sigurt ne duhej te vazhdonin me planin. Gruaja e Brutit e luti ate qe te qendronte larg Senatit ate dite.

Bruti shkoi te priste Cezarin, bashke me nje grup senatoresh, per ta sulmuar ate me pas. Fraza e famshme, “Dhe ti, Brut?” doli nga goja e Cezarit, kur pa se u tradhtua nga nipi i tij. Bruti kreu vetevrasje ne vitin 42 para Krishtit.

3-Jane Fonda

Ngjarje dhe dukuri misterioze Images?q=tbn:ANd9GcQuqKl9ZEZbxQGp9ePV5R5Z8WXbPL9U2aw8Ppn3u8-8zriOvm0qtA

Jane Fonda u rrit ne Hollivud, e rrethuar nga luksi dhe privilegji. Ajo shkelqeu ne boten e filmit, nen kujdesin e lidhjeve familjare dhe pamjes se saj. Ajo u be nje aktiviste aktive, duke u perfshire ne kauza te ndryshme, disa prej te cilave shiheshin nga veteranet amerikane si tradhtare.

Jane mbajti anen e Vietnamit te Veriut, duke pozuar me armet e tyre anti-tank. Shume veterane u perpoqen ta nxjerrin ate para gjyqit per tradhti pas luftes, por nje gje e tille nuk ndodhi.

2-Robert Hanssen

Ngjarje dhe dukuri misterioze Images?q=tbn:ANd9GcROZfsU_ljobcBaxGdk1zgu_BPfXST3JHCV4N0BD_K3R2RgEWc-

Hanssen u rrit ne nje familje te shkaterruar dhe rrihej nga i ati. Ai filloi punen si oficer policie ne Çikago, por me pas e la per t’u punesuar si agjent special i FBI-se, ne vitin 1976.

Ne vitin 1979 ai perfshi ne kunder-spiunazhin e FBI-se dhe kjo hapi rrugen qe ai te kryente nje prej akteve me tradhtare ne historine e Amerikes. Ne vitin 1983, Hanssen transferoi nje njesi spiunazhi sovjetike brenda FBI-se, duke u dhene atyre informacion pa fund. Hanssen u dorezua nga kunati i tij dhe aktualisht eshte ne burg, duke vuajtur denimin e perjetshem.

1-Guy Fawkes

Ngjarje dhe dukuri misterioze Guy_Fawkes_portrait

Guy Fawkes ishte pjese e nje grupi revolucionar te quajtur “Roman Katoliket”, te cilit kishin ne plan te hidhnin ne ere pjesen me te madhe te aristokracise britanike, ne vitin 1605.

Atentati u zbulua nga autoritetet, te cilet e kapen Fawkes, para se ai te vinte ne plan qellimet e tij vrastare. Historia e tij eshte subjekt i filmit “V for Vendetta”. Edhe sot e kesaj dite, veprat e Fawkes konsiderohen legjendare dhe ne Angli festohet çdo vit deshtimi i komplotit te tij.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje dhe dukuri misterioze Empty Re: Ngjarje dhe dukuri misterioze

Mesazh nga Rifat Sun Apr 08, 2012 2:02 pm


Mumja misterioze


Një mumje kinez në gjendje të përsosur e 2000 e shume viteve me pare. A mos valle kjo mumje tregon lidhjet e mundshme midis Kinës dhe Anunnakeve ...apo ndoshta dhe me Atlantidasit?