Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vazhdojne misteret e UFO-ve edhe per vitin 2012

Shko poshtë

Vazhdojne misteret e UFO-ve edhe per vitin 2012 Empty Vazhdojne misteret e UFO-ve edhe per vitin 2012

Mesazh nga Rifat Sat Mar 03, 2012 7:12 pm


Vazhdojne misteret e UFO-ve edhe per vitin 2012



Vazhdojne misteret e UFO-ve edhe per vitin 2012 UfonightskyARC_450x350

Organizata me e madhe investiguese mbi këtë çështje, “The Mutual UFO Network”, me seli ne Kolorado, ka mbledhur kohet e fundit te dhëna te shumta lidhur me fenomenin

Viti 2012 sapo ka nisur, por ditët e para te tij kane mjaftuar qe te sjellin dëshmi te shumta mbi objektet fluturuese te paidentifikuara, te njohura si UFO. Ne rrjetet sociale por edhe ne Youtube janë te shumta videot dhe filmimet e xhiruara me kamera amatore apo celulare, te cilat shfaqin praninë e objekteve te panjohura ne qiell. E fundit është një video e 6 Janarit, e xhiruar ne Japoni. Pa harruar edhe atë që është filmuar në Brazil më 3 janar (mund t’i shihni poshtë).

Organizata me e madhe investiguese mbi këtë çështje, “The Mutual UFO Network”, me seli ne Kolorado, ka mbledhur kohet e fundit te dhëna te shumta lidhur me fenomenin ne fjale. Mjafton te krahasohen shifrat, te cilat sipas organizatës ishin 500 ne total për janarin e vitit 2001, ndërsa vetëm ne dy javët e para te këtij janari, kjo shifër ka arritur ne 233.

Ne plot 33 shtete te Amerikës është identifikuar prania e disa objekteve te panjohura ne qiell. Gjithsesi fenomeni, ka një shtrirje te gjere edhe ne web, ku videot e hedhura ndjekin njëra-tjetrën. Por shume shpesh është imagjinata ajo qe na çon ne përfundime te gabuara dhe shpjegimi mund te jete i thjeshte: ato ndoshta janë thjesht efekte optike, ndonjë fener apo ndonjë balone.