Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ç' është hipnoza?

2 posters

Shko poshtë

Ç' është hipnoza? Empty Ç' është hipnoza?

Mesazh nga Rifat Mon Mar 05, 2012 6:12 pm


Ç' është hipnoza?



Ç' është hipnoza? Svengali

Hipnoza është njëra ndër fenomenet më kontradiktore psikike, e cila, edhe pse e pranuar shumë vonë nga shkenca oficiale, ende, sot e kësaj dite, shkakton mëdyshje në opinionin e gjerë.

Duke mos qen e ç’veshur tërësisht nga elementet e sharlatanizmit dhe besëtytnive të prejardhjes së saj mistike dhe religjioze, sot e kësaj dite, ende manipulohet me te si diçka mbinatyrore.

Sa dhe për çfarë sëmundje zbatohet kjo metodë në psikoterapinë e medicinës bashkëkohore?
A mundet të merret çdo kush me hipnozë?

Pas studimeve dhe eksperimenteve të shumta të bëra në këtë drejtim, po arrihet në dëshmi gjithnjë e më bindëse për efikasitetin e saj të pamohueshëm në shërimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, e veçanërisht të atyre me prejardhje psikike.

Andaj, psikoterapia mjekësore bashkëkohore, zyrtarisht e ka pranuar këtë metodë, tek diku në vitet e gjashtëdhjeta, duke e radhitur atë, në mesin e terapive, jo vetëm shëruese, por edhe ekzaminuese, përmes së cilës, mund të arrihen rezultatet e vlefshme për gjenezën e thellë dhe të ndëvetëdijshëm të sëmundjes.

Shikuar historikisht, fenomeni i hipnozës zanafillën e vetë e ka nga civilizimet shumë të lashta të historisë njerëzore. Shënimet e para materiale të zbuluara për hipnozën datojnë që nga populli i vjetër Sumer, 4000 vite p.e.s.

Në shumë religjione, sekte fetare, si dhe shkolla të ndryshme të edukimit psikik, hipnoza është ruajtur si njëra prej metodave sekrete e ndikimit tek personat tjerë.

Ç' është hipnoza? 35hypnowatchanim

Rruga e gjatë e evoluimit të kësaj metode gjer në kohën e sotme, ka qen e mundimshme, e dhembshme dhe përplot peripeci, me shumë rreziqe për shkencëtarët dhe individët e caktuar që kanë tentuar, që në çfarëdo mënyre, publikisht ta dëshmojnë efikasitetin e saj terapeutik.

Edhe përpos këtij realiteti, shumica e studiuesve më eminent botërorë, përveç se e kanë rrezikuar epitetin e vet të shkencëtarit serioz, janë ballafaquar: që nga dëbimi nga anëtarësia në akademinë e shkencave të shtetit vetjak, e deri tek burgosja dhe syrgjynosja nga vetë shteti amë.

Kur e bëjmë këtë vlerësim, nuk e patëm fare në konsideratë periodën e errët shekullore të INKVIZICIONIT, ku marrja me fenomene shpirtërore, e veçanërisht me hipnozë, paguhej edhe me kokë.

Sido që të jetë, këtë pjesë të evoluimit të hipnozës do t’ia lëmë historikut të saj zhvillimore, si një segment i degës së caktuar të psikoterapisë bashkëkohore, sepse, tanimë hipnoza konsiderohet, jo si dikur misticizëm dhe mrekulli e privilegjuar e disa individëve, por si një tërësi komplekse metodike e trajtimit.

Çka është hipnoza?

Definicion të saktë dhe përgjithësisht të pranuar për hipnozën nuk ka. Medicina shkencore, nga njëra anë, dhe alternativa shëruese tradicionale, nga ana tjetër, për këtë metodë, kanë konkretizime të ndryshme.

Por, sa i përket çështjes së definicionit të saj, ne në këtë shtjellim, as që to t’i hymë në imtësitë e detajeve .

Vetëm mjafton ta kemi të qartë se, HIPNOZA është një metodë e ndikimit dhe komunikimit të një personi - si terapeut, me një person tjetër - si medium, i cili, përmes sugjestioneve verbale, e sjell atë në një gjendje shpirtërore të transit të lehtë.

Kjo gjendje e krijuar psikike quhet transi hipnotik, dhe, përmes saj, drejtpërdrejtë komunikohet me pjesën irracionale dhe të ndërvetëdishme të mediumit.

Pra, hipnoza është komunikimi i drejtpërdrejtë me ndërvetëdijen e personit të caktuar, duke anashkaluar pjesën e vetëdijshme të vlerësimit racional të sugjestioneve të pranuara, gjegjësisht mënjanimin e EGO-s nga roli i saj i censorit.

Kjo nënkupton se, përmes sugjestioneve që i jepen mediumit në hipnozë, depërtimi i tyre është i drejtpërdrejtë. Nëse, mediumit të caktuar, gjatë transit hipnotik, do t’i sugjerojmë se është fëmijë në moshën 9 vjeçare, ndërvetëdija e tij do të identifikohet me këtë sugjestion dhe do të veproj në kuadrin e përmbajtjes së saj.

Përveç, sugjestioneve të dhëna në mënyrë të drejtpërdrejtë gjatë transit hipnotik, mediumit mund t’i jepen edhe sugjestione pos-hipnotike.

Pra disa kërkesa që ai duhet t’i kryej pas një kohe dhe në momentin e mëvonshëm të vetëdijesimit të plotë. Kuptohet, këto sugjestione rrënjëzohen në ndërvetëdije dhe varësisht nga përmbajtja e tyre, nxisin momentin e kërkuar të vetërealizimit.

Në hipnozë, këto sugjestione quhen si ndikime post-hipnotike. Po ashtu, shumë ngjarjet dhe ndodhitë, që për momentin mendohen se janë të harruara, gjatë transit hipnotik, me një përpikëri të pabesueshme përkujtohen në detale.

Andaj, psikoterapia medicinale, mu për këtë mundësi që ka hipnoza, e zbaton atë në gjetjen e shkaktarit të vërtetë të traumës, që supozohen si shkaktare kryesore i sëmundjes së caktuar psikike, e cila duhet të kurohet.

Metoda e hipnozës qartë tregon se sa rëndësi ka ndërvetëdija e jonë dhe mundësia e komunikimit të drejtpërdrejt me te.

Në krahasim me hipnozën, tek autosugjestioni, veprimi dhe qëllimi është gati i njëjtë, por, shumë më i ngadalshëm. Aty vetëdija e jonë, gjegjësisht EGO-ja, sugjestionin e caktuar i mishëron tërësisht duke i lejuar depërtimin në ndërvetëdije. Nga ana tjetër, tek hipnoza është e kundërta: ndikohet aty për aty dhe drejtpërdrejt në ndërvetëdije.

Sikurse mund të konkludojmë, si me sugjestion, gjegjësisht autosugjestion, ashtu edhe me hipnozë, gjithnjë komunikimi i drejtpërdrejtë bëhet me potencialin e pastër, inteligjencën e paskajshme e cila nuk njeh kufi, dhe në të nuk ka pengesa për realizimin e dëshirave dhe kërkesave tona, me kusht që, ato, të jenë të dhëna sipas metodikës së caktuar të vetëndikimit.

Në psikoterapinë bashkëkohore, terapia me hipnozë përdoret më së shumti tek shërimi i disa sëmundjeve psikike në formë të paranojave, fobive, apo frikave, si dhe tek shumë sëmundjet me natyrë organike, por që kanë prejardhje psikosomatike.

Pra, atyre sëmundjeve fizike të shkaktuar nga pengesat psikike. Përmes hipnozës, me sukses janë shëruar: varshmëritë e ndryshme nga toksiket, duhani, drogat, e veçanërisht nga alkooli, janë larguar burimet latente të frikës, depresioneve, komplekseve të ndryshme të sjelljes, etj.

Nga sëmundjet organike, shërimi i suksesshëm përmes hipnozës bëhet: tek të thatit në lukth (ulcera) , kokëdhembjet, të lagurit në shtrat, impotenca, rritja e gjinjve tek femrat, përmirësimi i tenit të fytyrës...etj.

Nga disa literatura kurioze të tretmanëve terapeutike, kamë hasur në dëshmitë se me hipnozë janë shëruar: sida, kanceri si dhe shumë sëmundje që për momentin e kohës, nga medicina cilësohen si të pashërueshme.

Arritja përmes hipnozës të efektit anaztezik, praktikohet edhe tek shumë shërim alternative tradicionale. Përmes hipnozës janë bërë edhe shumë operacione të suksesshme pa përdorur anestezinë.

Sa për kuriozitet, hipnoza me të madhe është përdorur edhe nga shumë shërbime informative sekrete të sigurimeve shtetërore, e posaçërisht nga CIA-a amerikane dhe NKVD-ja e ish BRSS.

Përmes hipnozës, shumë të dhëna dhe informata sekrete, janë bartur nga një vend i spiunimit në vendin tjetër të qendrës informative.

Posaçërisht, këto shërbime, metodën e hipnozës e kanë përdorur edhe për shpëlarjen e trurit gjatë imponimit të dhunshëm të ideve dhe mësimeve të caktuara tek individët dhe grupet shoqërore.

Kur jena tek veprimi i hipnozës masive tek grupet shoqërore, në kohën tonë bashkëkohore, sistemi i përsosur i marketingut, gjegjësisht i imponimit të shitjes së madhit të caktuar në konkurrencën e tregut të lirë, me të madhe zbaton këto metoda të sugjestionit masiv përmes mas-medieve të ndryshme.

Reklama e suksesshme është hipnoza e lehtë e ndikimit në masë për imponimin e blerjes së artikullit të caktuar tregtar.

A mundet të merret çdo kush me hipnozë?

Edhe pse për ndikimin tek personat tjerë,mundësitë e kësaj metode janë shumë të mëdha, ajo gjithnjë tek lexuesit laik lënë përshtypjen e një aftësie dhe mrekullie të jashtëzakonshme individuale.

Realisht, përdorimi i hipnozës është i lehtë, i thjeshtë dhe mund të zbatohet nga çdo individ, i cili, thjesht, di të flas dhe të mendoj shëndosh. Si element më kyç në hipnozë, duhet ditur se rëndësi të veçantë dhe të pakontestueshëm ka autoriteti i terapeutit dhe aftësia e krijimit të besimit të ndërsjellët me mediumin, pacientin, gjegjësisht personin të cilin duhet hipnotizuar.

Natyrisht se, duhet ditur edhe disa teknika parapërgatitore operative, por, ato mund të mësohen dhe ushtrohen lehtë edhe nga një kureshtar entuziast.

Nëse, personi që dëshironi ta hipnotizoni, nuk ka besim tek ju, dhe nuk dëshiron ta vej kontaktin e nevojshëm të komunikimit intim, atëherë, nuk ka sukses për hipnozë.

Elementi tjetër dhe tejet i rëndësishëm tek kjo metodë është edhe vetëbesimi i madh i terapeutik. Nëse një terapeut nuk ka vetëbesim të fortë dhe dyshon në suksesin e vetë gjatë hipnotizimit, atëherë hipnoza nuk ka efekte dhe është e pasuksesshme.

Parimisht, vetëm 70 % të njerëzve, trajtohen si individ tejet sugjestibil dhe që hipnotizohen lehtë, por, edhe me ata 30% tjerë, nëse punohet seriozisht dhe në mënyrë profesionale, arritja e suksesit nuk duhet të jetë aq i vështirë..


Edituar për herë të fundit nga Estilen në Sun Jul 08, 2012 3:33 pm, edituar 1 herë gjithsej
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç' është hipnoza? Empty Re: Ç' është hipnoza?

Mesazh nga Rifat Mon Mar 05, 2012 6:19 pm


Hipnoza dhe procset hipnotike



Ç' është hipnoza? Sennik_hipnoza_znaczenie_snu_hipnoza_1_640x0_rozmiar-niestandardowy

Hipnoza ka të bëjë me krijimin e një gjendje ëndërrore te njerrëzit nëpërmjet përdorimit të sugjestionit gojor.

Hipnoza dikur mendohej se qe një formë e fjetjes(fjala hipnoz vjen nga fjala greke për "gjumë"),por prova të kohëve të fundit nga eksperimente me EEG tregojnë se modeli i valës trunore të personit të hipnotizuar është i ngjashëm me tipe të ndryshme të gjendjes së zgjimit dhe jo të gjumit.

Duhet përmendur se jo të gjithë e konsiderojnë hipnozën si një gjendje të ndryshuar të ndërgjegjes,disa sugjerojnë se ajo është thjesht një gjendje normale në të cilën personi është jashtë mase i motivuar për të vepruar në përputhje me kërkesat e të tjerëve.

Nga fundi i shekullit XVIII,një mjek nga Vjena,Franz Anton Mesmer,demostroi një teknikë të quajtur magnetizmi trupor,në të cilën në një vaskë uji,shufra të magnetizuara prodhonin rrymë elektrike që jepte goditje krize te pacientët.

Mesmerismi më vonë u bë i njohur si hipnotizëm meqë theksi u kalua te krijimi i një gjendjeje të ndryshuar të ndërgjegjes nëpërmjet sugjestionit gojor.

Nga fundi i shekullit XIX,mjeku francez Jean Charcot mendonte se, hipnoza ishte një mënyrë për t'i ndihmuar njerëzit që të shtendoseshin.

Zigmund Froidi e shfrytëzoi hipnozën si një mënyrë për të analizuar mëndjen e pandërgjegjshme(rruga tjetër ishte nëpërmjet ëndërrave).

Sidoqoftë,ai arriti në përfundimin se hipnoza nuk ishte aq e efektshme sa metoda të tjera dhe kështu e braktisi përdorimin e saj....

Përdorimet e Hipnozës. Hipnoza është përdorur për një shumëllojshmëri qëllimesh,siç janë kontrolli i dhimbjeve,ndryshimi i sjelljes,përmirësimi i kujtesës dhe modifikimi i perceptimit.

Në shekullin XIX hipnoza përdorej si anastezi për pacientët që operoheshin,por me daljen e drogave anastesike hipnoza nuk u përdor më për këtë qëllim.

Ajo është përdorur me sukses për të pakësuar dhimbjet gjatë lindjes,hipnoza e lejon individin ta ndajë ndërgjegjen në dy nivele dhe se në hipnozë,dhimbja nuk përjetohet në një nivel të ndërgjegjshëm të vetëdijes.

Hipnoza është përdorur gjithashtu për të ndihmuar individët që të kujtojnë ngjarjet e shkuara.

Psikologët kanë hipnotizuar dëshmitarë për ti ndihmuar ata që të kujtojnë detajet e një krimi.Në disa raste dëshmitari trillon informacion (ose ndikohet nga sugjestionimet e hipnotizuesit),ndërsa në raste tjera kkjo procdurë ka siguruar informacion me vlerë.

Një studim i kohëve të fundit zbulonte se ,personat e hipnotizuar ishin në gjendje të kujtonin një numër shumë më të madh fotografish,që u ishin treguar një javë më parë,sesa personat që nuk u hipnotizuan.

Në një teknikë të diskutueshme të quajtur prapavajtje moshore hipnotike,një individi të hipnotizuar i kërkohet të kujtojë informacion rreth ngjarjesh të ndodhura në një datë shumë më të hershme(p.sh., gjatë fëmijërisë).

Ndonëse ky përdorim i hipnozës nuk jep gjithmonë efekte pozitive,kjo gjendje e ndryshuar e ndërgjegjes vazhdon të zgjoje interesin e psikologëve.

Është vështir të jepet definicion i saktë për hipnozën. Teori të plotë për hipnozën, në kuptimin e definimit të plotfuqishëm, edhe sot e kësaj dite nuk kemi.

Fjala hipnozë (hypnos) rrjedh nga greqishtja, që do të thotë "gjumë". Mund të thuhet se hipnoza është gjendje kaluese e kujdesit të zvogëluar të pacientit, gjendje në të cilën mund të shfaqen paraqitje të ndryshme nga vetja ose të provokuara nga rrethi i jashtëm.

Gjendja hipnotike është përafërsisht e njëjtë me gjumin, sepse korja e trurit të madhë, gjatë ëndërrimit, gjendet në gjendje inhibicioni. Por kërkuesit, megjithatë, e kanë konstatuar se shkalla e përhapjes së inhibiconit si dhe shkalla e intensitetit të tij është shumë më e vogël te gjumi hipnotik.

Inhibicioni që krijohet gjatë hipnozës nuk përhapet në mënyrë difuze nëpër koren e trurit të madhë, por vetëm nëpër zona të caktuara të kores, ashtu që në mes zonave që janë të përfshira nga inhibicioni ekzistojnë edhe zona me ngacmime normale.

Kërkuesit gjithashtu kanë konstatuar se në mes gjendjes së fjetur dhe asaj të zgjuar ekziston një lloj "gjysmë vetëdije". Në atë gjendje funksionet trupore janë të zvogëluara, ndërsa ato shpirtërore janë më aktive.

Në gjumin hipnotik, i hipnotizuari nuk humb kontaktin me botën e jashtme, gjë që ndodh gjatë gjumit normal, por ato kontakte i zhvillon nëpërmjet hipnotizuesit.

Gjatë kohës së gjumit normal, ritmi i rrymave aksionale në koren e trurit të madh, ndryshohet shpejt; alfa-valët humbin plotësisht; ndërsa te gjumi hipnotik ritmi ndryshohet ngadalë dhe alfa-valët nuk humbin plotësisht.

Në gjumin normal pacienti nuk e pranon përshtypjen e jashtme, ndërsa gjatë gjumit hipnotik dëgjon edhe pëshpërimat më të vogla.

Në gjumin normal aktivitetet mentale janë të spostuara, ndërsa gjatë gjumit hipnotik ato janë të gjallëruara.

Hipnoza ndikon thellë në gjithë organizmin. Në gjendje hipnotike mund të shpejtohet apo ngadalsohet pulsi, frymëmarrja; gjithashtu mund të ndikohet në ndryshimin e materies: djerësitje, urinim, kollitje, vjellje, hiperstezi, hipertenzi, kriptomenzi, amnezi etj.

Për këtë hipnoza edhe përdoret me sukses për shërimin e shumë sëmundjeve psikike dhe të sëmundjeve organike, të cilat janë të lidhura me Probleme psikike (sëmundjet psikosomatike), siç janë: të thatit në zorrë, lukth, shprehitë negative përgjithësisht, urinimi i pakontrolluar etj.

Në obstetrikë, hipnoza ndihmon në lindje pa dhembje: në stomatologji dhe kirurgji për largimin e frikës nag intervenimet. Gjithashtu, hipnoza me shumë sukses përdoret edhe në shërimin e alkoolizmit, duhanit, narkomanisë etj.

Gjatë gjendjës hipnotike, mediumit mund t'i sugjerohen edhe sugjestione të rrejshme për secilën shqisë veç e veç, qoftë në palnin pozitiv apo në atë negativ.

Mediumi mund të ndiejë, dëgjojë ose të shohë gjithçka që i sugjerohet (edhe nëse ato janë jashtë realitetit); si dhe të mos ndiejë, dëgjojë ose sheh atë që objektivisht ekziston.

Pastaj mund të provokohen gjendje të ndryshme shpirtërore, si gëzimi, hidhërimi, dashuria, xhelozia etj.; pokështu mund t'i imponohet kryerja e cilitdo aktivitet, të cilin i hipnotizuari e ka kryer dikur ose e kryen tani ose vetëm e ka parë se si të tjerët e kanë kryer, gjë të cilën e shfrytëzojnë rendom hipnotizues profesional nëpër senca (shfaqje) të ndryshme.

Përveç kësaj, në gjendje të thellë hipnotike mund të krijohet i ashtuquajturi "regresim i kohës" ose "kthim në të kaluarën", në të cilën mediumi kthehet në cilëndo periudhë të jetës, sillet si në atë kohë dhe i kujtohen detajisht të gjitha ndodhitë.

Me rëndësi është gjithashtu fakti që personi i hipnotizuar gjendet plotësisht nën pushtetin e hipnotizuesit.

Pasi që sugjestibiliteti në atë gjendje është mjaftë i rritur, ndërsa censura e logjikës njëkohësisht tejet e zvogëluar (në minimum, personit të hipnotizuar mund t'i sugjerohen, jo vetëm ndjeshmëri të ndryshme dhe mashtrime të shqisave, por edhe të kryej probleme mjaft të ndërlikura dhe atë, jo vetëm gjatë gjendjes hipnotike, por edhe pas zgjimit nga ajo. ( Kjo quhet sugjetion posthipnotik ose posthipnozë dhe mund të veprojë me vite të tëra, që mundëson keqpërdorimin e hipnozës për qëllime të ndryshme, si: vjedhje, mashtrime e deri në vrasje; gjithashtu mundëson kepqërdorimin e hipnozës në luftëra të ndryshme, për propagandë ekonomike si dhe për qëllime politike).

Hipnoza i është e njohur njerëzimit që në kohët më të lashta dhe është shfrytëzuar zakonisht për qëllime fetare e mjekësore. Me të është marrë vetëm një grup mjaft i vogël njerëzish, që zakonisht ishin udhëheqës fetarë.

Shkrimet e ruajtura na popujt e lashtë, që jetonin rreth lumejve Efurat dhe Tigër, tregojnë se populli më i vjetër, i njohur për kulturë në botë, sumerët, qysh 4000 vjetë para e.r. e kanë njohur hipnozën dhe janë shërbyer me të.

Në Indi, në Asiri dhe në vende tjera të Lindjës së Largët, hipnoza përdorej kryesisht për të rritur rolin e fesë në masat e gjëra të popullit. Si klerik pranohej vetëm ai që zotëronte në mënyrë të mjaftueshme hipnozën.

Gjatë ceremonive fetare, predikuesi e fesë, duke folë, kryenin veprime të çuditshme me anë të duarve, bërtisnin kur lexonin "librat e shenjtë", dhe në këtë mënyrë arrinin të sugjestiononin dëgjuesit, apo edhe të hipnotizonin ndonjërin nga ata, i cili pastaj kthehej në një kukull që u nënshtrohej verbërisht urdhërave të klerikut.

Të tjerët mund të humbisnin zërin, t'u paralizoheshin këmbët etj.

Ngjarje të tilla, natyrisht, i çudisnin të gjithë, sidomos ata që hipnotizoheshin. Në këtë mënyrë përhapej dhe forcohej bindja në masat e gjëra të popullit se klerikët ishin të pajisur me forca të mbinatyrshme.

Në Egjiptin e vjetër gjithashtu është përdorur hipnoza si metodë terapeutike. Në papirusin e vjetër 3000 vjetë p.e.r., i ashtuquajturi "papirusi i Ebersonit", janë përshkruar metoda, me të cilat janë shëruar njerëzit, e që s'janë gjë tjetër, pos metoda të hipnozës.

Edhe grekët e vjetër e kanë njohur hipnozën si "gjumë të faltorës". Ata, të cilët shkonin për t'u shëruar (fjetur) në faltore, duhej të përgatiteshin nëpërmjet dietave dhe ritualeve të ndryshme, për t'u arritur gjumi hipnotik. Atëherë klerikët u afroheshin dhe u pëshpërisnin atyre sugjetionet e caktuara.

Ndikimi i një individi mbi tjetrin dhe vënia në gjumë për qëllime mjekuese, njihej edhe nga popujt antikë. Shkrimtarët romakë, Marceli, Apuleu dhe Plauti njihnin metoda për të vënë në gjumë njerëzit, veçanërisht metodën me anë të prekjes së trupit me duar, e shoqëruar kjo edhe me lutje e fjalë magjike.

Në fund të shekulit XVIII u bënë përpjekjet e para për të shpjeguar natyrën e hipnozës. F. Mesmeri (1734-1815) sjell deri te njohuritë e reja, se për paraqitjen e kësaj dukurie nuk nevojitet kurrfarë magnetizëm qiellor ose mineral, por është e mjaftueshme vetëm një pjesë e veprimit "fluid" për "magnetizimin" e të sëmurit, që e quajti "magentizmus animalus" (magnetizëm shtazor).

Në fillim "fluidin" e vet, Mesmeri, e përcillte tek i sëmuri nëpërmjet duarve, por më vonë ai e ndryshoi këtë metodë. Në një bazen me "lëng të magnetizuar" shfaqeshin disa shufra të metalta, të cilat pacientët duhej t'i kapnin me duar, e nëpërmjet atyre shufrave të kalonte "rryma magnetike" deri tek ata.

Sigurisht që ky ishte autosugjestion, si rrjedhim nga pritjet e ndera, e që formonte te pacienti krizën e pritur të shërimit.

Edhe pse Mesmeri filloi nga parashikimet e gabuara, megjithatë dha nismën që në fushën ndërkombëtare të dijes të shqyrtohet hipnoza. Me atë edhe u bë avangardist i psikologjisë moderne.

Zhvillim të mëtejmë hipnozës i dha mjeku i syve, J. Braid (1795-1860) nga Anglia. Ai për seancat e veta i shfyrtëzonte: gruan, një shok dhe shërbëtoren.

U befasua kur arriti që të gjithë t'i qesë në gjumë hipnotikë duke ua mbajtur para sysh një kopsë që shkëlqente.

Nga puna e vet, si kirurg i syve, e dinte se fiksimi i gjatë i ndonjë objekti që shkëlqen, provokon lodhjen e syve dhe pacientin e bie deri te gjumi. Atë gjumë ai e quajti HIPNOZË.

Zhvillim të posaçëm hipnoza mori pas botimi të librit "Hipnoza dhe sugjetioni" nga autori K. Hol më 1933. Atëherë filluan, posaçërisht në Angli dhe Amerikë, kërkime të shumta eksperimentale dhe klinike, të cilat u munduan që, më në fund, të sqarojnë fenomenin e hipnozës dhe të tregojnë rëndësinë e saj.

Në vitin 1955, Shoqata britanike "British Medikal Association" paraqet fakte për dobinë e hipnozës në shërimin e psikoneurozave si dhe mundësinë a aplikimit të saj në fushën e anastezisë, për lirimin nga dhembjet gjatë intervenimeve kirurgjike etj.

Tre vjet më pas, Shoqata për sëmundje mentale e Shoqërisë amerikane vendosi që instruksionet nga hipnoza të përfshihen në të gjitha shkollat mjekësore si dhe në qendrat tjera postdiplomatike mjekësore.

Proceset hipnotike

Hipnoza eshte nje proçes ku ne te cilin marrin pjese hipnotizuesi dhe i hipnotizuari.

Hipnoza karakterizohet ne menyre te veçant nga:

1- perqendrimi i madh (i shumte)
2- nga relaksi ekstrem dhe
3- nga sygjerimi intensive.

Komunikimi hipnotik ka nje histori mbi 100 vjeçare. Persa i perket menyres se si njeriu perjeton keto momente hipnotizuese,mund te themi se nuk ka ndryshuar asgje.

Ne te kunderten menyra e te venit ne hipnos me sygjerime (keshilla) qe arrijne ta kalojne lehtesisht nivelin e perqendrimit, dhe hyjne ne komunikim te drejtperdrejt me Uni-n(L'Io) instiktiv dhe emotiv te personit ne hipnotizim ka pesuar ndryshime graduale.

Argumentet qe trajton hipnoza klinike permbledhin nje game te gjere problemesh te cilat i perkasin te kaluares.

Ndersa shume klinika te tjera e kane perdorur hipnosen si nje teknik per rekuperimin e kujteses se atyre momenteve si p.sh. keqperdorimeve seksuale apo te jeteve te kaluara.

Te tjere klinik si.p.sh. psikolog,apo hipnoterapist apo edhe psikoterapist, e kane perdorur kete teknik per te zbuluar te verteten e koshiences se vepruar, duke iu imponuar ne menyre kostante inkoshences e cila magazinon keto te verteta.

Teknikat qe perdoren ne induktimin e hipnosit jane te ndryshme.

Me poshte ju citojm disa prej tyre

-HIPNOZA KLASIKE -- teknikë e shpejt dhe me efiçence, disa e quajne dhe si tekniken me te shkelqyer
-HPNOZA ERICKSONIANE
-HIPNOZA SIMBOLIKE

Sot neurologjia (dege e mjeksisë qe studion sistemin nervor) mbeshtet tezen se shkalla (gjendja) e koshiences qe indukton hipnozi, mund te na jap mundesin te vendosim nje lloj konfigurimi neuronesh ne tru. ç'do mendimi yne korospondon me nje konfigurim specifik neural.

P.sh nese do te vendos te levizë kemben, neuronet marrin menjehere nje lloj vendodhjeje.

Pra mund tè rikonfigurojm qelizat nervore dhe si rrjedhoj te heqim limitet e brendeshme, dhe te marrim obiektivat e duhura.

90 përqind e njerëzve janë të hipnotizueshëm, 20 përqind e tyre vlejnë si "tepër të hipnotizueshëm".

Vendimtare është se sa shumë njeriu i lejon përbrenda vetes sugjerimet e hipnotizuesit: Çdo hipnotizim është në fund të fundit një "vetëhipnotizim". Gjendja e hipnotizuar quhet edhe "trance" (shqip. trens).

Hipnoza mund të vihet në përdorim të shumanshëm; Përveç se në "shfaqjet hipnotizuese" që kanë marrë pak si nam të keq hipnoza mund të përdoret për luftimin e dhimbjeve, si për shembull për të shkulur një dhëmballë të pjekurisë, ose në rastin e dhimbjeve kronike të kurrizit.

Edhe psikoterapistët punojnë me "hipnoterapi", në mënyrë që për shembull të bëjnë dikë të vetëdijshëm mbi ndonjë traumatë që vjen që nga koha kur ka qenë shumë i vogël dhe për ta shëruar prej saj. Sepse gjatë hipnozës aftësia për të kujtuar është kaq e madhe saqë njeriu mund të kujtojë edhe përjetime nga vitet më të para të jetës.

Ndërkohë mjekët përdorin gjendjen "trance" në shumë fusha: Para së gjithash dentistët e përdorin hipnozën për ndërhyrje operuese. Hulumtuesit e trurit kanë zbuluar se si hipnoza mënjanon dhimbjen.

Me ndihmë shëmbëllimesh rezonance magnetike ata kanë gjetur dy rajone të trurit të cilat vendosin se sa të pakëndshme e ndjejmë dhimbjen: Së pari një rajon me emrin "korja e përparme rripore" (ACC).

Ajo përpunon ndjenjat dhe sjell si pasojë atë që ne e ndjejmë dhimbjen si "vuajtje" ose "sfilitje". Rajoni i dytë, i ashtuquajturi "bërthamë bajameje" (shkc. amygdala), prodhon frikën

Nën hipnozë ndjenjat e këqija dhe frika mënjanohen së tepërmi, ne ndjejmë përsëri diçka, por nuk e çajmë shumë kokën për të.

Një seancë hipnoze kalon përmes tre hapash:

1. Hapja

Hipnotizuesit e shfaqjeve parapëlqejnë të flasin pikësëpari në mënyrë urdhëruese ("Unë do të numëroj tani deri më tre: Sytë e tu po rëndohen, ti ndjehesh i lodhur").

Terapistët parapëlqejnë të punojnë pikësëpari ëmbëlsisht në mënyrë shtendosëse ("Ti ndjen frymën tënde, hap pas hapi shtendosen muskujt e tu, ti ecën përmes një peizazhi të bukur sa s'ka").

Të dyja metodat shërbejnë për të mënjanuar kritikën, për t'i folur nënvetëdijes dhe për ta bërë dikë të ndikohet lehtë nga sugjerimet e mëtejshme.

2. Gjendja transe

Përkundër pikëpamjes së përhapur ne nuk flemë gjatë hipnozës, por jemi të zgjuar dhe të përqendruar.

Nëse maten rrymat e trurit (EEG) gjatë gjendjes trance atëherë do të vërehen valë alfa të përforcuara - një shenjë për përqendrim të madh.

I hipnotizuari ndjek tash sugjerimet e hipnotizuesit, sikur këto të ishin realiteti.

Për të verifikuar që kemi të bëjmë me një gjendje trance futet në punë testi i ngritjes në ajër: dora ngrihet në mënyrë të pavullnetshme.

Përveç kësaj pulsi, shtypja e gjakut dhe frymëmarrja bien, po ashtu edhe hormonet e stresit. Në trance vihet tek dukuria e "shkëputjes": Ndarja e vetëdijes nga trupi.

Njeriu si të thuash lëshon trupin dhe kundron vetveten nga sipër. Meqenëse njeriu nuk e njëjtëson më veten me trupin dhe ndjenjat atëherë ai nuk ndjen më as dhimbje.

3. Kthimi në gjendjen fillestare

Tani i hipnotizuari do të merret sërish mbrapa në realitet - tek hipnozat e shfaqjeve shpesh me çokitje gishtash, tek hipnoza terapiste me ngadalë dhe me fjalë të matura.

Kjo pasi qarkullimi i gjakut bien kaq shumë gjatë gjendjes trance saqë shpesh ka nevojë për minuta të tëra për t'u normalizuar sërish.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç' është hipnoza? Empty Re: Ç' është hipnoza?

Mesazh nga Rifat Mon Mar 05, 2012 6:27 pm


Hipnoza regresive


Ç' është hipnoza? Hipnoza

Hipnoza regresive apo prapavajtes eshte nje teknik eksperimentale e perdorur brenda nje psikoterapie.

Transi hipnotik ne kete rast mund te favorizoje ne rekuperimin e memories, ngjarjeve, traumave psikike te cilat iu riferohen nje te shkuare te afert apo te larget.

Hipnozen, mund ta indentifikojm edhe si nje strument ; si nje lente fokale e cila mund te perdoret per te zmadhuar ngjarje , dukuri, permbajte, simbolizma apo gjuhe jokonshe.

Kjo eshte metodologia me e shpejt per te nxjerr nga jokoshenca mendime, fakte apo cdo gje qe mund te kete shkaktuar turbullime, qe ne te perbashken te tyre mund te perfaqsojne shkaqet e problemeve psikologjike aktuale.

Personit ne hipnoze i jepen gradualisht sygjerime nga mjeku apo psikologu per tu kthyer mbas ne kohe ne kerkimin e shkakut te problemit te tij.

Edhe pse ne gjendjen hipnotike dalin apo shfaqen edhe nje here ato momente te harruara , keto te fundit mund te ndikojn akoma negativisht tek personi duke i krijuar probleme psikologjike.

Ndersa shume here te tjera raste qe edhe pse mund ti kujtojm lehte ne nje gjendje normale, por qe keto nuk kane qene te elaboruara emotivisht atehere edhe keto do te ndikonin negativisht duke u shfaqur ne forma ansie apo sjellje negative tek personi.

Ne keto raste hipnoza mund te liroj emocione negative te mbetura te “paralizuara” ne jo-koshencen(inkoshencen).

Keto kthime ne te shkuaren me ane te hipnozes jane shume te rendesishme per kerkime te metejshme drejt gjetjes se motivimeve e konflikteve qe mund te ndikojne negativisht ne medjen e personit.

Edhe pse kjo teknik eshte nje nga me te perdorurat, shume mjek (psikologe) jane te mendimit se hipnoza regresive krijon kujtime jo te verteta, duke i dhene mundesine mendjes humane te shprehet me mire me ane te inventimit apo rielaborimit te informacionit.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç' është hipnoza? Empty PËRDORIMI I HIPNOZËS NË MJEKËSI

Mesazh nga xhemajl Mon Mar 05, 2012 9:38 pm

Përdorimi i hipnozës në mjekësi është shumë i madh. Ajo zëvendëson anestetikët dhe shpejton procesin e shërimit. Në stomatologji ajo është shumë e përhapur dhe një numër i madh stomatologësh, sidomos në Britani, Gjermani, Zvicër etj., aplikojnë këtë metodë me sukses shumë të madh në nxjerrjen e dhëmbëve pa dhembje, ndërsa në Itali është hapur shkolla speciale për nxjerrjen e dhëmbëve me hipnozë.
Përdorimi i gjumit hipnotik për shërime të ndryshme daton që nga kohët më të lashta dhe më të janë shërbyer zakonisht klerikët fetarë. Këtë e ilustrojnë edhe fjalët e Hipokratit: „Sëmundjen, nga e cila vuan trupi, shpirti e sheh shumë mirë me sy të mbyllur“. Por, përdorimi i hipnozës si mjet shërues, masovikisht filloi të zbatohet nga mjeku F.A.Mesmer, në bazë të së cilit edhe e gjithë kjo u quajt „mesmerizëm“. Këtë valë të „mesmerizmit“ në Angli e përhapi mjeku dr. John Ellitson, kështu që më 1843 në Londër u themelua spitali „mesmerik“. Pastaj vazhdoi hapjen e spitaleve edhe në shumë qytete të tjera si në Dablin, Edinburg etj.
Për hipnozën si mjet shërues u interesua edhe Freudi, i cili e përdori me të madhe në shërimin e pacientëve të tij, dhe atë me sukses të madh.
Me përsosjen e anestetikëve në vitet e fundit të shekullit 19, përdorimi i hipnozës filloi të zbehet, por gjatë luftë së parë botërore, pasiqë mjekët në situata të tilla nuk kishin gjithmonë anestetikë, prapë u kërkua riaktivizimi i saj për të ndihmuar të plagosurit e shumtë.
Në vitet e pasluftës, shumë mjekë filluan ta aplikojnë hipnozën në ordinancat private të tyre si dhe në shumë spitale ku punonin ata. Në vitin 1946, kirurgu amerikan Kolman e përdori hipnozën gjatë një intervenimi kirurgjik në lukth; pastaj, në vitin 1953, mjeku Anglez Over Ford e aplikoi në intervenimin kirurgjik të Apendix-it (zorrës qorre), e kështu me radhë...
Operimi i parë, i bërë në ndikimin e hipnozës dhe i regjistruar në shiritin e filimit celuloid, u zhvilluan në vitin 1959 në Angli. Paciente ishte një 25 vjeçare, mësuese e vallëzimit. Asaj gjatë operimit iu tha se ndodhej në piknik, kështu që fare nuk e ndjeu dhembjen. Gjithashtu janë të njohuar rastet e intervenimit me anë të hipnozës gjatë operimeve të rënda dhe të komplikuara, posaçërisht në rastet kur, për arsye shëndetësore, nuk lejohej të përdorej anestezia. Në një rast pacientia e hipnotizuar, jo vetëm që nuk pati dhembje, por as gjakderdhje nuk kishte. Gjithashtu, asaj i është sugjeruar se pas operimit, gjatë marrjes së ushqimit, asgjë nuk do t’i pengojë, nuk do të kollitet, nuk do të vjellë dhe të gjitha këto u realizuan...
Pas kongresit botëror për hipnozën dhe sëmundjet psikosomatike (psikofiziologjike) që u mbajt me 1965 në Paris, ku u lexuan shumë referate që verifikonin ndikimin pozitiv të hipnozës në mjekësi, në shumë fakultete të mjekësisë, hipnoza u fut si lëndë obliguese për mjekët e ardhshëm.
Intervenim stomatologjik i zviceranes nga Baseli dr. Bea Bucher në pacienten e hipnotizuar
Stomatologu dr. Ivo Pfütz nga Braunfelsi i Gjermanisë gjatë një intervenimi hipnotik
Përdorimi i hipnozës në mjekësi është shumë i madh. Ajo, siç e cekëm disa herë, zëvendëson anestetikët dhe shpejton procesin e shërimit. Në stomatologji ajo është shumë e përhapur dhe një numër i madh stomatologësh, sidomos në Britani, Gjermani, Zvicër etj., aplikojnë këtë metodë me sukses shumë të madh në nxjerrjen e dhëmbëve pa dhembje, ndërsa në Itali është hapur shkolla speciale për nxjerrjen e dhëmbëve me hipnozë.
Gjithashtu, me hipnozë bëhen lindje pa dhembje. Në Britani është shumë e popullarizuar lindja me anë të hipnozës dhe është metodë shumë e preferuar. Ndërsa në Itali është e njohur klinika „Bianko“, në Limbiat, 15 km afër Milanos, ku bëhen lindjet pa dhembje me anë të hipnozës, nën përkujdesjën e dr. Giampiera Mosokania.
Duhet thënë se hipnoza, si metodë psikoterapeutike, mund të përdoret si mjet mjaft efikas në parandalimin e frikës, duke u mundësuar kështu miliona grave lindje pa dhembje dhe pa pasoja tjera.
Në ditët tona, duke jetuar gjithnjë nën tensione psikike, nën trandje, shpesh të përcjella me emocione të forta, njerëzit gjithnjë e më shumë po u nënshtrohen sëmundjeve psikofiziologjike, që kanë si pasojë: të thatin të lukth ose zorrë, astmën, hipertoninë (ngritjen e tensionit të gjakut) etj. Në të gjitha këto sëmundje, hipnoza mund të ndihmojë shumë. Në librin e tij „Hipnoza në klinikën e sëmundjeve të brendshme“, studiuesi rus P.I.Bulj, shkruan se si në Petërsburg ka bërë kërkime 15 vjeçare në shërimin e këtyre sëmundjeve, në mëse 6000 pacientë. Kështu për shërimin e të thatit të lukth jep këto rezultate: nga 92 pacientë - 30 janë shëruar plotësisht vetëm me hipnozë; 33 janë shëruar plotësisht me hipnozë dhe me anë të medikamenteve; ndërsa 29 të tjerë kanë pasur përmirësime të dukshme (kanë pushuar dhembjet, të vjellat etj); këta të fundit kanë qenë pacientë, të cilët nuk kanë mundur të hipnotizohen. Autori thotë se suksesi varet nga thellësia e gjumit hipnotik.
Për shërimin e astmës është përdorur metoda e njëjtë. Nga 200 pacientë (128 femra dhe 72 meshkuj) të moshës 10-60 vjeçare, kanë rezultuar këto rezultate: 84 janë shëruar plotësisht dhe janë liruar nga spitali; 56 të tjerë kanë pasur shërime të dukshme (sulmet kanë qenë të rralla); ndërsa te 60 pacientë të tjerë (30%) nuk ka pasur kurrfarë efekti, sepse nuk kanë mundur t’i nënshtrohen lehtë gjumit të thellë hipnotik.
Gjithashtu, nga tensioni i lartë i gjakut, janë shëruar 160 pacientë (60 meshkuj dhe 100 femra), të moshës 20-60 vjeçare. Prof. Bulj thotë se nuk duhet ta konsiderojmë hipnozën si mjet universal për shërimin e të gjitha sëmundjeve, por shton se hipnoza në kombinim me medikamente ose me metoda tjera terapeutike është terapi mjaft efikase për shërimin e një vargu sëmundjesh.
Hipnoza gjithashtu mund të shërbejë edhe si metodë mjaft e suksesshme për shërimin e shumë sëmundjeve psikike dhe neurotike, dhe atë në mënyra të ndryshme. Na është e njohur psikoanaliza e Freudit, i cili pacientët e vet i kthente në kohën e mëparshme (me hipnozë) dhe i kërkonte konfliktet, situatat, të cilat kanë mundur të jenë faktorë e sëmundjës.
Te sëmundjet e rënda psikike, intervenimi me anë të metodës hipnotike lejohet vetëm në disa raste të jashtëzakonshme, përndryshe, në këso rastesh, psikologët nuk preferojnë të hipnotizohet i sëmuri, sepse është konstatuar se hipnoza tek disa sëmundje provokon efekt negativ dhe thellon sëmundjën edhe më. Por, në kombinim me disa medikamente, efeki i saj është shpresëdhënës për shërimin e pjesërishëm të disa simptomeve, të provokuara nga këto sëmundje të rënda psikike.
Edhe për alkoolizmin, narkomaninë si dhe pirjen e duhanit, që janë gjithnjë në rritje e sipër, hipnoza mund të përdoret si mjet mjaft efikas në parandalimin, e edhe në shërimin e këtyre sëmundjeve të varësisë, por këtu duhet vullneti dhe dëshira e pacientit për t’u shëruar. Gjithashtu, varet edhe shkalla e helmimit nga këto elemente.
Hipnoza mund të ndihmojë edhe në lehtësimin dhe zgjidhjen e problemeve seksuale. Impotenca tek meshkujt dhe frigjiditeti (ftohtësia) te femrat, janë probleme mjaft të përhapura në mbarë rruzullin tokësor, diku më shumë e diku më pak. Hipnoza mund të ndihmojë të tejkalohen këto vështirësi të cilat, si sëmundje psikogjene, provokohen nga shumë faktorë, siç janë: mungesa e dashurisë, edukimi dhe qëndrimi i gabuar ndaj seksit, frika nga mossuksesi, problemet apo ngarkesat familjare, turpshmëria etj. Në këto raste, barërat nuk mund të ndihmojnë gjatë, ato janë të efektit të kufizuar. Edhe psikoterapia e edhe sugjestioni ndonjëherë mund të ndihmojnë në zgjidhjen e këtyre problemeve, ndërsa hipnoterapia, pavarësisht nga të arriturat e reja mjekësore, mbetet ende metoda më efikase për largimin e gjykimeve të gabuara mbi seksin dhe shërimin e plotë të kësaj sëmundjeje.
Gjithashtu, kur jemi këtu, nuk mund të mos e përmendim edhe eksperimentin të cilin e ka zhvilluar dr. K. Tepperweini, i cili për ta vërtetuar ndikimin e hipnozës në organizmin njerëzor, para ekspertëve mjekësorë, demonstroi këtë proces: Një vajze, e cila nuk kishte gjinjë të zhvilluar normalisht e që dëshironte të kishte zhvillim normal të tyre si vajzat e tjera, si dhe për t’i bindur ekspertët për forcën e madhe të hipnozës, ia nxiti zhvillimi e te dy gjinjët në gjendjen e dëshiruar prej saj. Për ta thelluar edhe më shumë bindjen mbi forcën e hipnozës, dhe për të shmangur çdo dyshim për ndonjë veprim manipulues, ai së pari i sugjeroi asaj, pra pacientës, e cila gjendej në gjendje të thellë hipnotike, se njëri gji do t’i rritet në madhësinë e caktuar brenda një jave. Dhe, pas një jave, ai e arriti madhësinë e cakuar të njërit gji, derisa gjiri tjetër mbeti në madhësinë e mëparshme. Pastaj, prapë derisa pacientia gjendej në gjendje të thellë hipnotike, i sugjeroi se edhe gjiri tjetër, brenda një jave, do ta marrë madhësinë e gjirit të parë. Dhe prapë, pas sugjestionit, gjiri tjetër arriti madhësinë e caktuar dhe atë, më shpejt se i pari.
Kohët e fundit në Amerikë janë duke u bërë kërkime eksperimentale për mundësinë e trajtimit me hipnozë te të sëmurëve nga AIDS-i. Kjo posaçërisht ka të bëjë me të infektuarit që kanë rezultuar si pozitiv në testet HIV, dhe tek të cilët ende sëmundja nuk ka kaluar në formë aktive. Prof. Roni Berger nga Universiteti i Nju Jorkut, i cili që disa vite merret intensivisht me dukuritë e hipnozës, mendon se, sipas teorisë së sotme mbi AIDS-in, stresi dhe frika te të prekurit nga ky sindrom, janë faktorë kryesor të cilët përshpejtojnë zhvillimin e simptomeve të kësaj sëmundjeje vdrekjeprurëse. Nëse intervenohet në kohën e duhur, duke eliminuar sindromin e frikës dhe stresit, dhe duke e rritur vetëbesimin te pacientët e infektuar, do të mund të ngadalsojmë edhe zhvillimin e shpejtë të simptomeve të sëmundjës, e ndoshta, shpreson ai, edhe parandalimin e plotë të saj. Sipas kërkimeve më të reja psikoimunologjike, është vërtetuar se psika mund të ndryshojë sistemin imun të organizmit tonë dhe në këtë mënyrë do të mund t’i shërojmë shumë sëmundje, e edhe AIDS-in, përfundon ai.
Edhe pse, gjatë gjithë historisë së saj, hipnoza si mjet shërues ka hasur në sfida të mëdha, prapseprapë ajo i ka tejkaluar ato me sukses dhe sot është radhitur përkrah degëve tjera të mjekësisë si mjet ndihmës në shërimin e shumë sëmundjeve.

Sabir Krasniqi- Sakra

xhemajl

Numri i postimeve : 6
Points : 17
Reputation : 1
Join date : 01/03/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ç' është hipnoza? Empty Re: Ç' është hipnoza?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi