Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

C'eshte Universi...?

Shko poshtë

C'eshte Universi...? Empty C'eshte Universi...?

Mesazh nga Rifat Sat Jun 16, 2012 3:41 pm

C'eshte Universi...?












Në përputhje me temën, profesori Stephen Hawking ben disa pyetje te rëndësishme rreth universit tonë - Si ka filluar universi? Si ka filluar jeta? A jemi vetëm? - Dhe diskuton se si ne do të mund të ju përgjigjemi atyre.

Nuk asgjë më të madhe dhe më të vjetër se universi. Pyetjeve tuaja që do të doja tju përgjigjem janë: Një, nga kemi ardhur? Si erdhi deri ne egzistim universit? A jemi të vetëm ne univers? A ka jet jashtëtokësore? Cila është e ardhmja e racës njerzore?

Deri ne vitet e 1920, të gjithë mendonin se universi është static dhe i pandryshueshëm në kohë pastaj u zbulua se universi po zgjerohej. Galaksitë e largëta po largoheshin nga ne. Kjo do te thote se ato duhet të ishin sbashku afër njëra tjetres në të kaluarën. nëse hulumtojm mbrapa ne do të gjejmë se ne duhet të ishim të gjithë njeri mbi tjetrin afërsisht para 15 bilion viteve.Ky ishte Big Bengu, fillimi i universit.

Por a kishte diçka tjetër para Bing bengut? Nëse jo, qka e krijoi universin? Pse universi u shfaq nga Big Bangu në kete mënyrë? Ne jemi mësuar të mendojm se teoria e universit mund të ndahet në dy pjes. Së pari, ishin ligjet si i ekuacioni i Maxwellit dhe ligji i përgjithshëm i relativitetit te cilët përcaktonin evolucionin e universit, duke ia dhënë gjëndjen në gjithë hapsirën në të njëjtën kohë. dhe së dyti, nuk kishte asnjë pyetje për gjendjen fillestare të universit.

Kemi bërë një përparim të madh në pjesën e parë, dhe tash kemi njohuritë e ligjit të evolucionit në të gjitha pervec kushtet ekstreme. por deri para pak kohësh, ne kishim shum pak ide lidhur me kushtet fillestare të universit. Sidoqoftë, kjo ndarje në ligjet e zhvillimit dhe gjendjes fillestare mvaret në kohën dhe hapsiren të ndara dhe të veçanta.

Në kushtet ekstreme, relativiteti i përgjithshem dhe teoria e kuantitetit i lejojnë kohës sillet si një dimension tjetër i hapsirës. Kjo heq dallimin në mes të kohës dhe hapsirës, dmth që ligji i evolucionit gjithëashtu mundet të përcaktoj gjendjen e tij fillestare. Universi mundet të krijoj spontanisht vetveten nga asgjë.

Për më shumë, ne mundë te kalkulojm nje probabilitet që universi është krijuar në gjendje të ndryshme. Këto parashikime janë pajtueshmëri te shkëlqyeshme me vrojtimet nga sateliti WMAP të prapavise mikrovalore kozmike, e cila është një përftyrim i universit të hershëm.Ne mendojm se kemi zgjidhur misterin e krijimit. Ndoshta ne do duhej të patentojm universin dhe të kërkojm qira nga të tjerët për egzistencën e tyre.

Tani do t'i kthehem pyetjes së dytë të madhe a jemi të vetëm, apo egziston edhe ndonjë jete tjetër në univers? Ne besojm që jeta në tokë u ngrit spontanisht prandaj është e mundur që jeta të paraqitet edhe në planetët tjerë të përshtatshëm, të cilët duket të jenë në numër të madh në galaksi.

Por ne nuk e dim se si u paraqit jeta për her të parë. Ne kemi dy copa evidence qe mund te shikojme në gjasën e paraqitjes së jetës. E para është se kemi fosilet e algave të vjetra 3.5 bilion vjet. Toka u formua para 4.6 bilion vitesh dhe ka qenë shum e nxet gjat gjysmës së bilion viteve të para.

Pra jeta në tok u shfaq të mundusuara gjat gjysmës se bilion viteve të para që është koh e shkurt krahasuar me jetëgjatësin e saj prej 10 bilion vitesh të një planeti sic është toka. Kjo na sugjeron se gjasat e paraqitjes së jetës janë arsyeshmerisht të mdha.Nëse ishte shumë e ulët, dikush do të kishte pritur të marr shumicën e dhjet bilion vjetëve që i ka në dispozicion

Në anën tjetër, s'po duket të kemi qene të vizituar nga jashtëtoksorët. Unë jam duke i diskutuar raportet e UFO-ve. Pse ata do të i paraqiteshin vetëm njerzve të fiksuar dhe të çuditshëm.Nëse është një konsipiracion i qeverisë ti shtyp raportet dhe te mbaj për vete diturin shkencore që sjellin jashtokësoret, siç po duket ka qen një politik jo efektive.

Gjithëashtu, pavarsisht nga hulumitimet intensive e projektik SETI, ne nuk kemi ndëgjuar asnje emision kuiz televiziv nga jashtëtoksorët Kjo sipas gjitha gjasave tregon se nuk ka civilizime jashtëtokësore të nivelit tonë të zhvillimit në rreze prej qindra vite dritë.Lëshimin e një police sigurimi kundër rrëmbimit prej jashtëtokësorve duket të jetë një bast i sigurt

Kjo me sjell tek pyetja e fundit e madhe: E ardhmja e racës njerzore. Nëse jemi ne gjallesat e vetme intelegjente në galaksi, atëher ne duhet të sigurohemi që do të mbijetojmë dhe të vazhdojme. Por ne po hyjme në një periudh të historis tonë me rrezikshmëri në ngritje. Popullata jonë dhe shfrytëzimi i resurseve të kufizuara të tokës janë duke u rritur eksponencialisht, se bashku me aftësit tona teknologjike që të nderrojme rrethinën për të mirë apo të keq.

Por kodi gjenetik njerëzor ende bart instikte vetjake dhe agresive të cilat ishin përparsitë e mbijetesës në të kaluarën.Do të jete mjaft e vështire për tju larguar katastrofës të njëqind viteteve të ardhëshme,por edhe më e veshtirë do të jetë per njëmijë apo milionët e viteve të mëtejme.

Shansi i vetëm i mbijeteses tonë afatëgjate është të mos rrijme duke përgjuar nga planeti tokë, por të shpërndahemi nëpër gjithësi. Përgjigjet në këto pyetje të medha tregojne, se ne kemi bërë një progres të dukshëm në njëqind vitet e fundit. Por nëse dëshirojm te vazhdojm në njëqind vitet e ardhëshme, e ardhmja jonë është në gjithësi. Kjo është pse une jam ne favor te drejtimit apo më mirë te them, i mishëruar me fluturimin në gjithësi

Gjithë jetën time kam kërkuar për të kuptuar universin dhe për të gjetur përgjigjëjet të këtyre pyetjeve Unë kam qenë shumë me fat që pa aftësia ime nuk ka qen hendikep serioz të vërtetë, ajo ndoshta më ka dhënë më shumë kohë se sa shumica e njerëzve për të ndjekur kërkesën për njohuri. Caku i fundit është teoria komplete e universit dhe ne jemi duke bërë përparim të mirë Ju falemnderit që më ndëgjuat.

Chris Anderson: Profesor, po të duhej të jepnit mendimin sidoqoft, tani a besoni se ka më shumë gjasa për po se sa për jo që ne jemi të vetëm në Rrugën e Qumshtit si civilizim i nivelit tonë të intelegjencës apo më të lart? Kjo përgjigjëje mori vetëm shtatë minuta, dhe vërtet më dha një pasqyrë në një akt të bujarisë e tëra kjo ligjërat ishte për TED

Stephen Hawking: Unë mendoj se është mjaft e mundshme që ne jemi të qytetërimit vetëm në disa qindra vite drite; përndryshe ne do të dëgjonim radio valët. Alternative tjetër është se civilizimet nuk jetojne gjate,sepse ato e shkatërrojn vetveten. Profesor Hawking, ju falemderës për përgjigjejet tuaja. Ne do ta marrim këtë si një paralajmërim të dobishëm, mendoj, për pjesën e mbetur te konferencës son gjatë kësaj jave Profesor, ne ju falemnderojmë për mundin e jashtëzakonshëm që keni bërë që ti ndarë pyetjet tuaja me ne sot. Ju falemnderës shumë. (Duartrokitjet)
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi