Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teknologjia e infotmacionit,zinxhire apo liri ..?

Shko poshtë

Teknologjia e infotmacionit,zinxhire apo liri ..? Empty Teknologjia e infotmacionit,zinxhire apo liri ..?

Mesazh nga Rifat Wed Dec 14, 2011 2:33 pm



Teknologjia e infotmacionit,zinxhire apo liri ..?



[You must be registered and logged in to see this link.]

Duke llogaritur vetëm Facebook-un, të ashtuquajturat jetë online e
kalojnë numrin e 400 milionëve. Shifra të të njëjtit rend madhësie duhen
pritur edhe për rrjetet e tjera sociale të përhapura ngado.

Përhapja
e tillë dëshmon për përdorues që e vlerësojnë çka ofrohet nga këto
rrjete sociale të Internetit. Kur kjo “ofertë” është, në dukje, e dlirë
dhe bamirëse, nuk ka ç’pritet ndryshe.

Nëse kësaj pune i hyhet më thellë, tabloja ndërron ca.



Përdoruesit ngjajnë më shumë me delet që ndjekin njëra tjetrën,
bamirësia mbulon një projekt të financuar rëndshëm nga kapitalistë të
rinj e të vjetër.

Te ky projekt ndërthuren nxjerrja e fitimeve
nga një marrëdhënie e tillë si miqësia me minimin e privacy-s së
përdoruesve, përdorimin e tyre nga bizneset e mëdha (pa miratimin e
përdoruesit), izolimin e tyre, ekzaltimin e anës vanitoze në ta.

Këto
dhe të tjera hije të Facebook Inc., përshkruheshin qartë në një
artikull të dikurshëm të Tom Hodgkinson-it në The Guardian.

Përdoruesve që lirinë e tyre e çmojnë më tepër se shënimet pa gramatikë dhe fotot zbavitëse, iu shfaqet kështu një tjetër tablo.

Për
ata që nuk pajtoheshin e nuk pajtohen më me këtë trajtim, Web 2.0
Suicide Machine ofron (ofronte?) një mënyrë të veçantë të mbylljes së
llogarisë në një nga rrjetet e mirënjohura Facebook, MySpace, LinkedIn
dhe Twitter. Asgjë më shumë se:

Çlirojini shokët tuaj të rinj me një vetëvrasje Web2.0!

Kjo
makinë ju lejon të fshini krejt profilet tuaj në rrjete sociale që ju
pijnë energjitë, të asgjësoni miqtë tuaj virtualë të rremë dhe të
ndaheni plotësisht me alter ego-n tuaj Web2.0. Makina është thjesht një
metaforë për site-in web që strehohet nga moddr_ ; barku i bishës ku
mbahen programthet për vetëvrasje web2.0.

Mirëpo të zotët e
Facebook-ut janë kundër një procedimi të tillë. Edhe pse llogaria ime në
një rrjet shoqëror është e imja. Dhe duhet të jem i lirë të mbyll
plotësisht dhe pa asnjë gjurmë llogarinë time në një rrjet shoqëror në
Internet. Apo jo? Sipas avokatëve të Facebook Inc., jo. Në një kërkesë
të tyre, bërë më 6 Janar të 2010, kërkohej mbyllja e menjëhershme e
site-it!!!

[You must be registered and logged in to see this link.]

Web 2.0 Suicide Machine është deri më sot online. Por
Facebook Inc. ka vendosur të mbyllë grupin WORM në Facebook, pra grupin e
prodhuesve të Web 2.0 Suicide Machine. Dhe ka kërcënuar që nëse site-i
nuk e heq Facebook-un nga objektet e tij, atëherë do të ndërmerren hapa
të tjerë ligjorë. Në pusullën e tyre para “vetëvrasjes” thuhet:

Ideja
pas Web 2.0 Suicide Machine ishte të krijohej mundësia për t’u
‘çmiqësuar’ në mënyrë të automatizuar dhe për t’i bërë përdoruesit e
rrjeteve shoqërore të ndërgjegjshëm që ata duhet të jenë përherë në
kontroll të të dhënave të tyre. Facebook-u nuk ka për ta lejuar këtë
kontroll dhe as nuk ka dëshirë të hyjë në këtë debat. Për ne kjo ka
mbaruar dhe nuk na mbetet zgjedhje tjetër veç të kryejmë vetë ne
vetëvrasje online.

‘Shkishërimi’ ilustron faktin që liria mbi të
dhënat dhe neutraliteti në rrjet për përdoruesit janë thjesht një
iluzion në mjaft nga rrjetet sociale në Internet. Njerëzve jo vetëm që
nuk ju lejohet të çmiqësohen (në një mënyrë të automatizuar), por
shoqëritë kanë edhe pushtetin të përzënë përdoruesa që atyre nuk u
pëlqejnë. Facebook-u tregon që një përdorues ka aq të drejta sa lejon
Facebook-u.

Krejt të drejtat i ka në dorë Facebook-u. WORM-i nuk
dëshiron të jetojë një botë të tillë 2.0. E kjo është arsyeja që u
themi lamtumirë tërë miqve tanë
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi