Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Real UFO 2012

2 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Real UFO 2012 - Faqe 2 Empty Real UFO 2012

Mesazh nga Rifat Fri Mar 30, 2012 12:47 pm

First topic message reminder :


Ufo prane nje avioni mbi Himalaje



Real UFO 2012 - Faqe 2 758_ufo_himalaya42%20mar.%2027%2016.36


I dashur lexues, këtu është një tjetër film interesant. Disa pasagjerë në fluturim ne linjen ndërkombëtare mbi Himalaje, vene re praninë misterioze të një UFO ne forme disku.
Gjatë filmit, ju shihni që disku fluturues bënë manovrave të pabesueshme.

Nga video mund të shihet evolucioni e dinamika e fluturimit të diskut,e cila nuk perputhet me levizjen konvencionale te avionit. Papritmas UFO kryen një manovrim të pabesueshme dhe zhduket për te mijtat e sekondes.E vertete ose jo,kete vlersojeni ju.Shihni videon.


Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Real UFO 2012 - Faqe 2 Empty Re: Real UFO 2012

Mesazh nga Rifat Mon Sep 17, 2012 2:13 pm



Video me pamje te rralla.Objekte fluturues te papare ndonje here.Cfare jane ato....?




Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Real UFO 2012 - Faqe 2 Empty Re: Real UFO 2012

Mesazh nga Rifat Sun Sep 30, 2012 6:30 pm


Objekte misterioze(UFO) te rregjistruara nga Google Street View 2012



Dy objekte misterioze identike, që mendohet të jenë UFO, janë vënë re në Google Maps, 1000 milje larg njëra tjetrës.Ata ishin si një orbitë e kuqe e dukshme për të gjithë përdoruesit e aplikimit online në Jacksonville në Teksas dhe në Sky City Casino Hotel on 32 Indian Service Route 30, Acoma Pueblo në New Mexico.

Në dy vende i njëjti objekt, shfaqet në qiell mbi rrugë dhe që kapet për herë të parë nga Andrea Dover i cili po përpiqej që përmes Google maps të merrte drejtimet për rrugën e tij.

Deri më sot askush nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë imazhin, ndërkohë shumë të tjerë thonë se janë imazhe që reflektohen nga reklamat e ndryshme të godinave nën efektin e dritës.


Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Real UFO 2012 - Faqe 2 Empty Re: Real UFO 2012

Mesazh nga Rifat Mon Oct 08, 2012 3:06 pm


Australi: pretendohet per ulje UFO në Kings Park - video



Real UFO 2012 - Faqe 2 Ufo_australia435-Oct.-08-14.49

Kings Park është një park me 4,06 kilometra katrorë (ose 4006 hektarë) që gjendet në skajin perëndimor të të Perthit,te Australise perendimore.Parku është një përzierje bari livadhor , kopshte botanike dhe zona me shkurre natyrore, dhe dy të tretat e tokës ruhet si një ferrishte. Me pamjen panoramike mbi lumin Swan dhe vargkodrave Darling, ështe si nje kopesht botanik e zoologjik artificial me mbi 300 lloje të bimëve amtare dhe 80 lloje të zogjve.

Më 6 tetor 2012 ne 00:50 te nates, Brian McPhee mundi te rregjistroje nga Kings Park një disk fluturues të madh . "Objekti i madh pas stacionimit në qiell,midis reve, - thotë Brian - filloi të bjerë ngadalë, por unë nuk e di saktësisht se ku përfundoi. Ai e ka regjistruar me një kamera me regjimin Shot Night (infra të kuqe). "

shihni videon


Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Real UFO 2012 - Faqe 2 Empty Re: Real UFO 2012

Mesazh nga Rifat Tue Oct 09, 2012 1:59 pm


Nje objekt i paindentifikuar kalon prane stacionit hapsinor


Video që po tregojme është rregjistruar me 1 tetor 2012 dhe paraqet kalimin e një UFO-je në afërsi të Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.UFO u kap Live nga kamerat e stacioni dhe tregon një objekt gri, në formën e diamantit, i cila kalon ngjitur me stacionin e hapësirës.
Shihni videon!

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Real UFO 2012 - Faqe 2 Empty Re: Real UFO 2012

Mesazh nga Rifat Mon Oct 15, 2012 9:09 am


Danimarke,rregjistrohet nje flotilje UFO-sh

Real UFO 2012 - Faqe 2 Ufo455-Oct.-13-10.40-e1350118487605

Një video e re është rregjistruar me 11 tetor 2012,mbi Kopenhagen,Danimarke,dhe tregon pesë drita të forta qe ngrihen gjatë një stuhie. Këto janë fenerë kineze apo UFO-t? Sigurisht, topat e dritave janë shfaqur shumë të mëdhenj dhe shumë të ndritshme, të bardhë dhe të verdhë..shihni videon dhe gjykimi eshte i juaji!

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Real UFO 2012 - Faqe 2 Empty Re: Real UFO 2012

Mesazh nga Rifat Sat Nov 03, 2012 10:22 am


Ne Freiburg te Gjermanise filmohet nje UFO(Video)

Real UFO 2012 - Faqe 2 Ufo-germania550-Nov.-03-08.41-e1351929473486

Video qe do të shihni tregonë rreth pamjeve të një disku fluturues. Fakti daton në 31 tetor 2012, ditën e Halloweenit, kur një qytetar gjerman nga ballkoni i shtëpisë ka vënë re praninë e një objekti misterioz që nuk kishte ngjashmeri me nje avion ose te ishte i ngjashem me ndonje te tille.

Dëshmitari ka marre kameran dhe ka regjistruar një video 4:35 minuta në të cilën ne mund të vëzhgojme UFO, në fakt një disk fluturues,qe fluturonte në qiell pashqetësuar në qytetin gjerman të Freiburg (Gjermani). Dëshmitari vuri në dukje se në fund të filmit (nga minuta 3,40 minutë), mund të shihet si një disk fluturues tjeter në të gjithë fushën pamjen,qe kalon shumë afër me disk fluturues. Shih videon!


Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Real UFO 2012 - Faqe 2 Empty Re: Real UFO 2012

Mesazh nga Rifat Sun Nov 04, 2012 12:45 pm


Filmohet nje disk fluturues ne qiellin e pyjeve te Brazilit

Real UFO 2012 - Faqe 2 Ufo-foresta563-Nov.-04-09.28-300x205

Video që do shikoni ka qenë postuar në You Tube 24 tetor 2012, por nuk dihet data e saktë se kur është regjistruar.Video është regjistruar nga një shkencëtar amerikan, ndërsa hetonte per nje specie unike e të rralle të gjitarësh në rajonin e Amazones dhe në fakt ka parë dhe regjistruar duke përdorur aparatin e tij, një UFO, por më saktë një disk fluturues.

Kini parasysh se video ende nuk është analizuar dhe tashmë shumë janë skeptikë në lidhje me vërtetësinë e tij, të tjerë thonë se ajo është e vërtetë. Shihni videon dhe gjykoni për veten tuaj!
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Real UFO 2012 - Faqe 2 Empty Re: Real UFO 2012

Mesazh nga Rifat Thu Nov 08, 2012 8:25 am


Mbi 100 objekte te pandentifikuara(UFO) jane shfaqur midis kufirit indiano-kinez.



Real UFO 2012 - Faqe 2 Ufo-confine-india234-Nov.-08-08.13

Trupat e Ushtrisë indiane te vendosura përgjatë kufirit me Kinën nga Ladakh në Jammu dhe Kashmir (Arunachal Pradesh), në veri-lindje të kufirit Indi-Kinë,kane raportuar më shumë se 100 levizje e fluturime të "objekte fluturuese të paidentifikuara" (UFO) në tre muajet e fundit. Ky lajm është konfirmuar nga 'The Times of India' që i kushton edhe një artikull mbi ngjarjet që ndodhën me UFO-t përgjatë kufirit mes Indisë dhe Kinës.

Agjencitë konfirmojnë se ushtria kineze dhe indiane, si DRDO dhe ITBP nuk kanë qenë në gjendje ti identifikojnë këto objekte të ndritshme duke fluturuar. Korpusi 14 Indian i këmbësorisë i dislokuar në kufi, i cili merret me kontrollet ushtarake përgjatë Kargil-leh dhe kujdeset për kufijtë me Kinën,ka dërguar raporte në selinë e ushtrisë,në lidhje me perceptimin e UFO-ve nga një njësi kundraajrore e ushtrise se saj ne rajonin Thakung pranë liqenit Pangong.

Real UFO 2012 - Faqe 2 Ufo-confine-india233-Nov.-08-08.12

Zyrtarët e ushtrisë jane në gatishmëri për shkak të fluturimeve te dritave të verdha që duket se ngrihen ne horizont në anën kineze dhe ngadalë kalojnë qiellin indian për 3-5 orë pastaj zhduken. Zyrtarët kanë konfirmuar se këto UFO ishin pajisje drones kineze apo satelitë.

Ata thonë se ushtria kishte aktivizuar edhe një njësi tokësore mobile me radar dhe një analizator spektral,për të verifikuar identitetin e objekteve, por nuk kane mundur të zbulojnë UFO-t që u gjurmuan vizualisht, duke treguar se ato nuk kishin perberje metali.

Zyrtarët e ushtrisë kanë shprehur shqetësim në lidhje me pamundësinë për të identifikuar objektet,që disa besojnë se mund të jetë një pajisje survejimi kineze. Burimet thanë se raportime te ngjashme te këtyre objekteve kane dalë edhe para pesë apo gjashtë vjetesh , por çështja nuk u trajtua ne ate kohe nga instancat më të larta. Raportet nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë se një grup alpinistesh kishin parë një UFO në vitin 2004 në Lahaul,Spiti Valley dhe në Himachal Pradesh,ku kanë nisur edhe hetimet për këtë çështje nga agjenci të ndryshme.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Real UFO 2012 - Faqe 2 Empty Re: Real UFO 2012

Mesazh nga Rifat Sat Nov 10, 2012 8:52 am


Perseri UFO mbi vullkanin Popocatepetl ne Meksike.

Real UFO 2012 - Faqe 2 Ufo-Popo582-Nov.-09-19.08-300x179

Video qe do shihni demostron se vullkani Popocateptl ne kete periudhe eshte qendra e nje aktiviteti intensiv te objekteve te paindentifikuar UFO.Pas videoS se filmuar,ku ne kete vullkan zhytet nje UFO,kjo video e sotme e cila eshte filmuar me rreze infra te kuqe me 8 nendor 2012 tregon nje objekt sferik te shendritshem,i cili kalon mbi vullkanin Popocatepetl gjate kohes qe ky vullkan eshte ne aktivitet.Shihni videon

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Real UFO 2012 - Faqe 2 Empty Re: Real UFO 2012

Mesazh nga Rifat Sun Nov 18, 2012 1:56 pm


UFO mbi Tuebingen te Gjermanise


Real UFO 2012 - Faqe 2 Mqdefault

Nje objekt i paindentifikuar filmohet mbi zonen e Tuebingenit te Gjermanise,me 15/11/2012...Me poshte keni videon qe tregpn per kete objekt te ndritshem ne qiell.

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Real UFO 2012 - Faqe 2 Empty Re: Real UFO 2012

Mesazh nga Rifat Tue Nov 20, 2012 12:45 pm


Një tjetër UFO, live në kamerat e ISS të NASA!


Real UFO 2012 - Faqe 2 Largea_ufo251351200656_200_200

Kohët e fundit, mesa duket NASA u ambientua me publikimin e videove pikante të ardhura live nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës –ISS.

Poju paraqesim dhe një tjetër video pikante të ardhur nga vetë Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA ku në një transmetim të sajin live nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, një Objekt i Paidentifikuar Fluturimi bënë debutimin e tij para kamerave.

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Real UFO 2012 - Faqe 2 Empty Re: Real UFO 2012

Mesazh nga Rifat Mon Dec 03, 2012 7:34 am


Kili,nje UFO gjeneron frike tek banoret e Santiagos



Pamjet e fundit te nje UFO kanë krijuar frikë në mesin e popullsisë së qytetit të Santiago. Ekspertët nuk e spiegojne pse-ne e shfaqes se objekte fluturuese të paidentifikuara gjatë apo pas ndonjë fatkeqësie. Çfarë raporti ekziston midis UFO-ve dhe fatkeqësive natyrore katastrofike si tërmetet, cunameve,tornadove etj.? Sugjerojmë që të shihni një video e një prej rasteve të mësiperme

Rezultati i një sondazhi të opinionit publik në Kili, në mënyrë të qartë thotë se 85% e popullsisë së këtij vendi beson në pranine e jashtëtokësore në planetin tonë.

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Real UFO 2012 - Faqe 2 Empty Re: Real UFO 2012

Mesazh nga Rifat Mon Dec 03, 2012 7:44 am


New York: UFO i filmuar gjate ushtrimeve ajrore 2012.

Real UFO 2012 - Faqe 2 Image4-e1354518887684-300x181

Video që ne paraqesim ka të bëjë me një rregjistrim te nje UFO-je gjatë performancës ajrore Airshow 2012 Njew York .Filmi u prezantua në rrjet me 28 nëntor 2012. Në video ju mund të shihni pikërisht ate gjatë kryerjes së ekzekutimit te ushtrimeve ajrore te avioneve P-51D Mustang, një objekt në formë disku që leviz në qiell në këndin e sipërm të majtë të videos. Watch video!

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Real UFO 2012 - Faqe 2 Empty Re: Real UFO 2012

Mesazh nga Rifat Sat Dec 15, 2012 7:24 pm


NASA fotografon nje UFO në sipërfaqen e Hënës


Real UFO 2012 - Faqe 2 Ufo%2Bon%2Bmoon%2Bnasa%2Bimage

Një fotografi mahnitëse nga NASA tregon një objekt të paidentifikuar në formë e një disku fluturues mbi sipërfaqen e Hënës.Disku fluturues është shumë qartë i dukshëm, mund të shihni dhe hijen e diskut, duke demonstruar se objekti është mbi sipërfaqen e Hënës. Shihni videon poshtë qe tregon nje seri fotosh qe lidhen pikërisht me pranine e UFO-s në Hënë,si dhe disa struktura misterioze aliene.


Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Real UFO 2012 - Faqe 2 Empty Re: Real UFO 2012

Mesazh nga Rifat Mon Dec 17, 2012 5:06 pm


UFO ne forme cigareje mbi Meksike


Real UFO 2012 - Faqe 2 Ufo-sigaro108-Dec.-16-17.03-300x231

Një UFO në formë cigareje është regjistruar nga një pasagjer në një fluturim mbi Meksikë, me një aparat fotografik.Ngjarje ka ndodhur në muajin dhjetor 2012.Personi i cili raportoi UFO-n duket se ka ndalur regjistrimin, vetëm kur UFO-ja ishte shumë afër me avion e linjës. A mendoni se kjo është një vepër e falsifikuar? Shihni videon dhe beni krahasimet me grafiken e filtruar, pastaj gjykoni veten tuaj.

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Real UFO 2012 - Faqe 2 Empty Re: Real UFO 2012

Mesazh nga Rifat Thu Dec 27, 2012 7:20 am


Nje re misterioze mbi Moske.

Real UFO 2012 - Faqe 2 Nube-a-elica133-Dec.-26-16.34

Imazhet dhe video që po paraqesim janë bërë nga studiuesi Hannard Stephen (ADG) dhe përfaqësonë një fenomen ite çuditshëm që është regjistruar ne pika të ndryshme të Moskës, duke përfshirë edhe rrethin e 20-të të Kryukovskaya dhe zonen e Savelkinsky.

Real UFO 2012 - Faqe 2 Nube-a-elica130-Dec.-26-16.33-300x220

Reja misterioze u shfaq në qiell të kryeqytetit rus dhe ka qëndruar për një kohë të gjatë, duke lëvizur ngadalë. Çfarë është kjo spirale e dyfishtë re-je?Nga kush ane shkaktuar,nga Chemtrails? HAARP apo është një mesazh apo diçka tjetër? Si gjithmonë, ju jeni për të nxjerrë perfundimin.

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Real UFO 2012 - Faqe 2 Empty Re: Real UFO 2012

Mesazh nga Rifat Sat Dec 29, 2012 7:23 am


Pamje misterioze në qiellin e Rusisë


Real UFO 2012 - Faqe 2 Ufo-russia144-Dec.-28-09.48-e1356685761184

Video që ne paraqesim vjen nga Rusia dhe na jep pamjen e dy objekteve misterioze,te filmuara nga disa dëshmitarë.Ngjarja ka ndodhur më 26 dhjetor 2012 dhe ende nuk e dihet se çfarë mund të jenë.

Sigurisht pas një reje spiraleje të dyfishtë misterioze qe kemi postuar me lart, kjo është pamja e dy objekteve me forma kubikesh gjithmonë në qiellin e Rusisë.Eshte nje veprim manipulativ,eshte ne veprim Projekti HAARP,jane UFO apo Chemtrails? Shihni videon

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Real UFO 2012 - Faqe 2 Empty Re: Real UFO 2012

Mesazh nga Rifat Mon Jan 07, 2013 8:09 am


Në qytetin Cotulla të Texasit një webcamer sigurie regjistron ulje të një UFO


Real UFO 2012 - Faqe 2 Ufo-landed327-Jan.-07-07.33

Misteri rrethon imazhet e meposhteme që vetëm tani po fillojnë të qarkullojnë në internet,në lidhje me regjistrimin nga një webcamera sigurie të qytetit të Cotulla, Texas,me 5 korrik 2012 ,ku raportohetr e pretendohret per një UFO te ulur ne toke. Imazhet janë transmetuar nga kanali YouTube News Comos. Shihni videon!

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Real UFO 2012 - Faqe 2 Empty Re: Real UFO 2012

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi