Rubrika e Kurioziteteve
4 posters
Faqja 1 e 6
Faqja 1 e 6 • 1, 2, 3, 4, 5, 6
Rubrika e Kurioziteteve
Rubrika e Kurioziteteve
A e dini se....
Femija breshke
Sëmundje të tilla janë tepër të rralla sa ju mund të mos keni dëgjuar ndonjëra. Një fëmijë 6 vjeçar nga Kolumbia që nga lindja kishte diçka të ngjitur në kurrizin e tij, si shtëpia e breshkës.
Sëmundja e Didier Montalvo quhet Congenital Melanocytic Nevus dhe rritej bashkë me djalin, sa më tepër të rritej ai, aq më i rrezikuar është të kthehet në masë tumorale malinje.
Vendasit mendonin se Didier ishte prekur nga djalli dhe nuk duhej të shkonte as në shkollë dhe as të behej Baptist.
Falë ndërhyrjes kirurgjikale plastike të një kirurgu britanik Neil Bulstrode tani vogëlushi është si gjithë fëmijët e tjerë. Kirurgu thotë se Didier i është dashur t'i nënshtrohet një sërë operacionesh të vështira pasi infeksioni ishte përhapur pothuajse kudo në kurriz, por tani ai është mirë dhe mund të
Edituar për herë të fundit nga Estilen në Thu May 24, 2012 9:16 am, edituar 2 herë gjithsej
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Vala perbindesh qe te shkakton te dridhura...
Vala më e lartë qe eshte regjistruar ndonjëherë, ishte një mur monstruoz uji 24 metra lartesi:ne te cilin Garrett McNamara, një surfist 44 vjeçar nga Havai, arriti ta ''zbuti'' atë, duke hyrë në Librin Gines të Rekordeve.
Në Portugali. "Suksesi'' arrin në Nazare, Portugali, nëntorin e kaluar.Video të shkakton te dridhura: McNamara është duke bere sërf me shokët, kur për habinë e të gjithëve ai e gjendet i vetem në kreshtën e një muri te lartë uji, prej 24 metra . Jo, synimi nuk ishte për të bërë rekord.Ai mund te ishte viktima e fundit.
Vetëm disa muaj më vonë,kur organi që kontrollon lartësinë e valëve nëpërmjet imazheve të filmuara dhe fotografive te marra në vend, ka gjetur se vala në Nazare, Portugali,e serfuar nga Garrett McNamara, ishte një vale qe shkatërroi rekordin e mëparshëm, të bërë nga Mike Parsons në vitin 2008 në një valë 23 m te larte, në Kaliforni.
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Antarktida gjate ''lindjes''se nje ajsbergu..
Një siperfaqe gjigande prej akulli eshte filmuar në Antarktidë ne momentin qe po ndodh ndarja në dy pjesë.Pina Island Glacier, është duke lindur një ajsberg gjigand, dhe shkencëtarët e NASA-s kane ndodhur të jenë aty per te rregjistruar keto pamje mahnitëse.Shikuesit mund të marrin një udhëtim imagjinar në Antarktik për të parë kanionin e akullt, i cili është gati 20 milje (32 kilometra) i gjatë, dhe të mësojnë përse shkencëtarët janë të interesuar kaq shume në këtë shtrirje të vetmuar te akullit, i cili do te ajsbergu gjigand me i ri para se ai te nis lundrimin e tij fatal drejt shkaterrimit..
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Isenienet
Isenienët,ishin nje popull që jetuan në qindvjeçarin para dhe pas Erës së Re
U zbuluan 824 monedha të arta të prera nga Isenienët. Monedhat u gjetën të gropuara në mes të një lendine. Lashtësia e tyre përcaktohet të jetë rreth viteve 40 para eres sone gjer në vitin 15 të shek. të parë. Vlera e tyre e tashme arrin shumën rreth 270 000 euro.
Dihet se Isenienët janë të njohur per dhuratat që u bënin zotërve të tyre, duke ju lëne pasuri të mëdha në lumej ose kopshtije të shenjta. Sipas analizave të para, kjo vlerë e madhe ari do të jetë dhene dhuratë në qypa te groposurr në dhé. Ky thesar është zbulimi më i madh në Angli që nga viti 1849.
Re: Rubrika e Kurioziteteve
A e dini c'eshte Urdhri i Perandorise Britanike..?
The Most Excellent Order of the British Empire,eshte urdhër nderi i themeluar në vitin 1917 nga Mbretëria e Bashkuar. Urdhëri u jepet si shtetasëve britanikë ashtu edhe qytetarëve të huaj.
Urdhëri ka 5 klasa:
Knight or Dame Grand Cross (GBE)
Knight or Dame Commander (KBE or DBE)
Commander (CBE)
Officer (OBE)
Member (MBE)
Mbajtës të urdhërit (Listë jo e plotë) sa per konkretizim..
Tim Berners-Lee KBE 2004
Richard Branson KBE 1999
Alfred Brendel KBE 1989
George Bush (sen.)
Charlie Chaplin KBE 1975
Winston Churchill KBE
Nicolae Ceauşescu KBE 1978
Wesley Clark KBE 2000
Sean Connery KBE 2000
Ralf Dahrendorf KBE 1982
Hammer DeRoburt KBE 1982
Henri Deterding KBE 1920.....
.......
.......
Filatelia shqiptare ne vite...
Filatelia shqiptare ne vite...
Pulla e parë shqiptare konsiredoret të jetë botuar në vitin 1913 nga posta e perandorisë otomane në Shqipëri.
Pullat postalet shqiptare janë dëshmi për pagesën e shërbimeve të postës në kuadër të territorit të Shqipërisë, si dhe identifikojnë postën e Shqipërisë jashtë vendit. Ato ngjiten nga dërguesit e dërgesave dhe çvlerësohen nga nëpunësit e postës zakonisht duke e vulosur.
Në Shqipëri pullat postale shtypen nga Posta e Shqipërisë, kurse në Kosovë nga Posta dhe Telekom-i i Kosovës
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Nje ligj absurd ne vendin e ''absurditeteve''
Me një vendim krejt të papritur, një gjykatë lokale në Hagë e shpall të ligjshme Partinë e Pedofilëve (PNVD).
Ky vendim u bazua në lirinë e shprehjes, së të zgjedhurve dhe zgjedhësve dhe kështu nuk u vendos kufi në krijimin e kësaj partie. Madje ajo u njoh zyrtarisht edhe nga Qeveria e Holandës.
Pra, në këtë rast, liria e të shprehurit funksionoi kundër të drejtave të fëmijëve.
Qëllimi kryesor i kësaj partie është:
- Legalizimi i kontakteve seksuale mes të rriturve dhe të miturve 12 vjeç e lartë.
- Legalizimi i posedimit të materialeve me përmbajtje pornografike me fëmijë, për përdorim personal.
Pra, tashmë keqtrajtimet seksuale ndaj minorenëve do të mbrohen edhe me lig
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Ushqimet e Apollo-ve,ndoshta shijojne edhe sot
Duke qenë në një nga misionet e Apollos pati një shpërthim, por në fund te fundit ushqimet e saj mund hahen ende. Pamjet në këtë imazh nga John Young's,tregojne drekën ekstra nga misioni Apollo 10. Ajo përmban kakao, sallatë,salmon, kokra kubike sheqeri, rrush, dhe fshirse duarsh.
Muzeu ''Smithsonian's National Air and Space'' ka lëshuar imazhet dje me 18 Maj, që korrespondojnë me përvjetorin e misionit te Apollo 10.
Anija Apollo 10 eshte nisur nga Cape Kennedy,me 18 maj 1967 ne ora 12:49 pm,me komandant moduli Thomas Stafford,komandant pilotimi, pilotin Gene Cernan. Kjo nisje shënoi fillimin e katërt te Apollos në shtatë muaj. Qëllimi i tij ishte të kryente një studim për misionin Apollo 11, misionin e parë me njerëz në Hënë.
Çdo anëtari te ekuipazhit u jepej tre vakte në ditë, të cilat në mënyrë efektive parashikoheshin me rreth 2,800 kalori. Kjo foto e bere nga Young,tregon asortimentet e vakteve për 9 ditët e misionit.
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Shkretëtira Tar
Shkretëtira vazhdon edhe në Pakistan ku e emrr emrin skretëtira Çolistan. Pjesa më e madhe e shkretëtirës Tar shtrihet në Raxhastan dhe përfshinë 61% të teritorit. Shkretëtrira kryesisht është shkëmborë , ndërsa nji pjesë krejt e vogël në perëndim është rënore.
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Caji i mali dhe vetit kuruese te tij.
Sideritis, i njohur ndryshe me emrin Çaji i malit, është një barishte e mrënjohur për vetitë mjekësore. Ajo rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht Ballkan. Sideritis është bima i njohur si çaj mali. Këto bimë janë të egra, që janë përshtatur për të mbijetuar me pak ujë dhe pak tokë. Çaji i malit rritet në shpatet shkëmbore dhe kullotat në lartësinë mbi 1.000 metra.
Shumë popullore në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Bullgari dhe Republikën e Maqedonisë kjo bimë është përdorur si një barishte ose për përgatitjen e çajit ose për vetitë e saj aromatike në kuzhinat lokale. Kur serviret mund ti hidhet mjaltë dhe limon. Çaji i malit ndihmon tretjen, forcimin e sistemit imunitar dhe trajton të ftohtin e zakonshëm, gripin dhe viruset e tjera, alergjitë dhe astmën, kongjestionet e sinozitit, madje edhe dhimbjet dhe ankthet e lehta. Shoqërohet me biskota të llojeve të ndryshme, me kek, torta etj.
Provat moderne kanë treguar se çaji ndihmon në parandalimin e osteoporozës, ndërsa vetitë e tij anti-oxidante ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Studimet tregojnë gjithashtu një efekt pozitiv në pothuajse çdo gjë që shkakton shqetësim në trup. Sideritis është i njohur shkencërisht të jetë anti-mikrobial, anti-inflamator, dhe anti-oxidant.
Elementet aktive përfshijnë diterpenoidin, flavonoidin dhe vajrat esenciale të tij. Hulumtime të rëndësishme të bëra për sideritisin konfirmojnë përdorimin e tij popullor për të parandaluar ftohjet, gripi, dhe alergjitë. Shumica e këtyre hulumtimeve janë bërë në universitete në Holandë dhe në Shqipëri, Turqi, Maqedoni, Bullgari dhe Greqi, ku bima është autoktone.
S. raeseri është kultivari më i zakonshëm i sideritis në Shqipëri, Greqi dhe Republika e Maqedonisë. Hibride të avancuara të tij ekzistojnë gjithashtu. Mbjellja rekomandohet gjatë dy periudhave (tetor-nëntor ose shkurt-mars në hemisferën veriore) dhe mblidhet në korrik, kur është në lulëzim të plotë. Bimë është zakonisht e tharë para përdorimit.
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Kancelaret e Gjermanise
Kancelarët e Republikës Federale Gjermane është termi vetjak në gjuhën gjermane për krye qeveritarin e Gjermanisë
Lista e kancelarëve të Gjermanisë pas luftës së dytë botërore dhe mandati i tyre në krye të detyrës.
Nr......Emri.......................Lindja-Vdekja..........nga:................deri më:..............Partia......Mandati
Kancelaret e Republikës Federale Gjermane | ||||||
1 | Konrad Adenauer | (1876-1967) | 15 Shtator 1949 | 15 Tetor 1963 | CDU | 4 vjeçar |
2 | Ludwig Erhard | (1897-1977) | 16 Shtator 1963 | 30 Nëntor 1966 | CDU | 3 vjeçar |
3 | Kurt Georg Kiesinger | 1904-1988) | 1 Dhjetor 1966 | 20 Shtator 1969 | CDU | 3 vjeçar |
4 | Willy Brandt | (1913-1992) | 21 Shtator 1969 | 7 Maj 1974 | SPD | 5 vjeçar |
5 | Helmut Schmidt | (1918) | 16 Maj 1974 | 1 Shtator 1982 | SPD | 8 vjeçar |
6 | Helmut Kohl | (1930) | 1 Shtator 1982 | 26 Shtator 1998 | CDU | 16 vjeçar |
7 | Gerhard Schröder | (1944) | 27 Shtator 1998 | 22 Nëntor 2005 | SPD | 6 vjeçar |
8 | Angela Merkel | (1954) | 22 Nëntor 2005 | akoma | CDU | 4 vjeçar |
Albani-Explorer- Webmaster
- Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Sinjali i kuq,4700 asteroidë mund të godasin Tokën
Janë plot 4700 asteroidë që mund të godasin Tokën. Ky përfundim vjen nga NASA, falë satelitit Wise, me të cilin ka mundur të evidentojë asteroidet. Sateliti u lëshua në vitin 2009 në hapësirë, për të evidentuar rreziqet që mund t’i kanosen planetit tonë. Ekspertët thonë se nëse Toka goditet nga këto asteroide, mund të shkaktohen dëme të paimagjinueshme. NASA në fakt është duke punuar që të bëjë të mundur, që në një të ardhme të afërt, të bëjë të mundur devijimin e asteroideve. Ky objektiv mund të realizohet brenda vitit 2020, kur dhe do të ndërmerret një mision i tillë.
piperka- Moderator
- Numri i postimeve : 25
Points : 56
Reputation : 2
Join date : 10/02/2012
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Ishulli Ellan Vannin
Ishulli i Njeriut ose Mannin është një territor vet-qeverisës, i cili ndodhet në Detin irlandez. Kreu i shtetit është Mbretëresha e Britaisë së Madhe Elizabeta II, e cila mban titullin Lordi i Njeriut . Kurora përfaqësohet nga një Toger Guvernator. Ishulli nuk është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, por marrëdhëniet e jashtme, mbrojtja, dhe qeverisja themelore e Ishulli të Njeriut janë përgjegjësi e saj.
Ishulli ishte vend kelt deri sa ra nën pushtimin e Norsëve më 1079. Kjo ka lënë trashëgimi nga qeveria e Tynwaldit tek shumë emra vendesh. Pas një periudhe të sundimit nga mbretët e Anglisë dhe Skocisë, Manxët ranë nën sundim feudal të Kurorës Angleze. Lordshipi iu dorëzua Kurorës Britanike më 1764 por ishulli kurrë nuk u bë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo e shpjegon pozicionin e saj si Varësi e Kurorës.
Ishulli i Njeriut nuk është pjesë e Bashkimit Europian, por si rezultat i Traktatit të Hyrjes më 1972, aty ekziston lëvizja e lirë e gjësendeve mes dy vendeve.
Flamuri i Ishullit të Njeriut është një triskeleton, emblema e "Tri Këmbëve të Njeriut", në mes të një flamuri të kuq. Tri këmbët bashkohen tek vithet dhe lakohet tek gjunjët Në mënyrë që gishtat e këmbëve të drejtohen në drejtim të orës në të dy anët e flamurit, përdoret një emblemë e dy-anshme.
Re: Rubrika e Kurioziteteve
A e dini pse flamuri i Italise eshte trengjyresh.?
Flamuri i Italisë, i njohur në italisht Il Tricolore është një flamur tringjyrësh me tri kolona të barabarta me ngjyrë të gjelbër, të bardhë dhe të kuqe, me ngjyrën e gjelbër nga ana e majtë. Etniteti i parë që ka përdorur flamurin Italian ka qenë Republika Cispadane më 1797, mbasi ushtria e Napoleonit hyri në Itali.
Gjatë kësaj kohe u krijuan shumë republika të vogla të bazuara në modelin Jacobian, dhe thuajse të gjitha e përdorën tringjyrëshin francez por me ngjyra të tjera. Ngjyrat e zgjedhura nga Republika Cispadane ishin e kuqja dhe e bardha, ngjyrat nga Flamuri i Milanit, dhe e gjelbra e cila ishte ngjyra e uniformës së Lombardisë.
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Montserrati
Montserrati është një Territor Britanik përtej Detit i cili gjendet në Antilet Leeward, që janë pjesë e Antileve Lesser në Detin Karaib. Montserrati është mesatarisht 16 km i gjatë dhe 11 km i gjërë. Montserrati e ka marrë emrin nga Christopher Columbus në udhëtimin e tij të dytë në Botën e Re më 1493.
Gjuha -Anglishtja.Kryeqyteti-Plymouth, Montserrat. Sistemi Territor Britanik përtej detit
Mbretëreshë Elizabeth II....Sipërfaqja toksore -176 km katror ndersa ajo ujore-102 km².Popullsia 4,488 banore.Valuta Dollar Lindor Karaib
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Meandra fantasike lumore
Bërrylat shumë të lakuar të shtratit lumor, që shfaqen tek lumenjtë rrafshinor, të cilët kanë rënie të vogël dhe luginë të gjerë, ku, për shkak të zvogëlimit të gërryerjes në thellësi-vertikalisht dhe rritjes së gërryerjes anësorë- horizontale, lumi shpesh gjarpëron në rrafshine tij dhe krijon bërryla të mëdhenj ose të vegjël shumë të lakuar (dredha),por shume te bukur e te mahnitshem,sidomos kur keto pamje i sheh nga lart.
Mendrat krijohen për shkak të përplasjes së rrejedhave te lumit herë në njërin herë në bregun tjetër, duke gërryer vazhdimisht anën e lugët të harkut dhe, nganjëherë, duke e shkëputur tërësisht nga shtrati lumor.
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Projekte permbys
Të gjithë do donin që dhomën e hotelit ta kishin me pamje nga deti, aq më tepër nëse hoteli ka shumë kate. Por hoteli ynë në fjalë do të ketë 16 kate nën sipërfaqen e tokës.
Hoteli do të jetë 19 katësh dhe do të ketë 380 dhoma ku do të ndërtohet nën guroren gjigande të Songjiang, pranë Shangait. Dhe normalisht që edhe çmimet do të jenë të kripura.
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Anija fantazmë mbërrin në Kanada
Një peshkarexhë japoneze fantazmë e mbërritur në brigjet e British Columbia, në Kanada një vit pas Cunamit shkatërrimtar, është prova se mbeturinat e katastrofës do të arrijnë brigjet kanadeze dhe ato amerikane më shpejt nga ç’pritej. Anija ishte nisur nga Hachinohe në prefekturën Aomori dhe i kishte mbijetuar cunamit të 11 marsit, pasi përshkoi një largësi prej 10 mijë km, anija mbërriti pranë bregut nga dallgët dhe u pikas nga një avion i forcave mbrojtëse kanadez. Peshkarexha ndodhet në gjendje të mirë. Anija nuk është relikja e vetme e Cunamit që do të mbërrijë në Kanada, Alaska apo në Washington.
Sipas disa parashikimeve brenda vitit 2012 brigjet e Vankuverit do të presin mbeturina masive, pas mbërritjes së materialeve nga Kina dhe Koreja e Jugut. Në mes të oqeanit paqësor lundrojnë ende material të shumta që vijë nga zonat e shkatërruara. Anije të përmasave të ndryshme shtynë në det nga cunami i fuqishëm që i nxori fillimisht në breg në Japoni dhe më pas në oqean. Për shkak të erërave në paqësor besohet se 20 milion ton copëza do të dalin në breg në një zonë në Kalifornisë Veriore, por piku i grumbullimit të mbetjeve do të jetë
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Molwanîa
Flamuri i Molwanîs
Molwanîa është një vend fiktiv në Evropën lindore, i cili u bë i njohur kur autorët australian Santo Cilauro, Tom Gleisner dhe Rob Sitch shkruan një parodi për një udhëzues turistik dhe ku në të njëjtën kohë i përmblodhën dhe përpunuan të gjitha përjetimet negative gjatë udhëtimeve të tyre nëpër Evropë, pa dashur të ofendojnë një shtet ekzistues.
Sipas informatave të ndryshme, si duket disa lexues të librit të tyre nuk e kanë kuptuar karakterin parodizues dhe ironik të librit. Ata e vërejtën këtë pasi që kishin shkuar në agjenci udhëtimi dhe deshën të udhëtonin për në Molwanîa.
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Malé
Malé (thuhet në gjuhën divehi ެ) është kryeqyteti i Maldiveve. Ka një popullsi prej 81,647 banorë,sipas rregjistrimit të vitit 2004, gjendet në mes të Oqeanit Indian afër ekuatorit, njihet dhe si qendër ekonomike dhe administrative e vendit.
Nga viti 1887 deri në vitin 1965, qyteti ishte protektorat britanik. Më vonë u bë kryeqyteti i shtetit të ri të pavarur të Maldiveve.
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Crater Lake
Liqeni Crater ose Crater Lake, kjo mrekulli e natyrës është liqeni më i thellë i Shteteve të Bashkuara, i krijuar nga një shpërthim i fuqishëm vullkanik rreth 7000 vjet më parë në zonën jug qendrore të Oregonit. Hollësi për këtë liqen ju sjellim sot në Rubriken e Kurioziteteve..
Lidhja me legjendat indiane
Çiltërsia e një liqeni të madh malor blue, lart në Kaskadën e Oregonit jugor, duket një vend i pazakontë për një betejë epike të shpirtrave indianë, ... apo për një shpërthim kataklizmik të tokës. E pra, pejsazhi paqësor i Crater Lake u krijua pikëtisht në këtë atmosferë dhune të natyrës. Kjo është historia që kanë përcjellë nga shekulli në shekull banorët indigjenë të kësaj toke, njerëzit e fisit Klamath.
Një palë shkrepa imponuese personifikojnë heroin dhe djallin e kësaj përralle. Një prej tyre personifikon Skellin, shpirtin e dritës në botën mbi dhe, ndërsa tjetri Laun, sundimtarin e errësirës në botën e nëndheshme.
Lau, shpirti i nëndheut u zëmërua me njerëzit e veriut. Ai doli nga malet e mëdha mes një reje tymi dhe me një zë gjëmues u zotua t’i shkatërrojë ata. Skelli, shpirti i botës mbi dhe, erdhi për t’i mbrojtur njerëzit.Për shumë ditë dhe net, Lau dhe Skelli luftuan përmes lumenjve të zjarrit dhe perdeve të hirit.
Në betejën e fundit të ashpër, Skelli e detyroi Laun të futej përsëri nën dhe, në strehën e tij të errësirës dhe terrorit,... dhe pastaj shembi malin përmbi të.Për ta ndaluar Laun të shpëtonte, shpirtërat e stuhisë e mbuluan me ujë portën e hyrjes në botën e nëndheshme.
Dhe kështu paqa dhe qetësia u rikthyen nëtokë. Që nga ditët e hapjes së minierave në perëndim, liqenit i janë dhënë emra të shumtë, nga Liqeni i Thellë Blu, tek Liqeni Mahnitës. Fiset Klamath e quajtën atë thjesht, liqeni i ujrave blu.
Në këtë vend të shenjtë ata vinin të laheshin me synimin për të takuar shpirtërat që luftuan këtu. Natyrisht, duket se këtë liqen e mbështjell një atmosferë spirituale. Ai është aq i kthjellët, sa që renditet ndërmjet burimeve më transparente ujore në tokë, ... dhe është liqeni më i thellë në Shtetet e Bashkuara, mbi 600 metra.
Thellësia e madhe dhe pastërtia e jashtëzakonëshme e ujit i japin atij një blu mahnitëse. Në vitin 1902, Kongresi i Shteteve të Bashkuara krijoi Parkun Kombëtar Crater Lake. Kështu sot, ky pejsazh i bukur, i krijuar mes dhunës dhe i nderuar nga populli i lashtë i zonës, ruhet për të gjitha kohërat, një rezervat i madh natyror në Kaskadën e lartë të Oregonit.
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Majmuni që teshtin kur bie shi..
Një lloj i panjohur më parë majmuni hundëçip,i zbuluar në veri të Myanmarit dhe eshte quajtur Rhinopithecus strykeri, ka një hundë kaq te sheshte sa që kafsha teshtin si bubullim kur bie shi. Për të shmangur thithjen e ujit, majmuni ul koken e tij në mes gjunjëve në ditët me shi, sipas gjuetarët lokale. LlojI, I treguara këtu eshte specie e zbuluara rishtazi.
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Hedhje nga avioni pa parashute
Gary Connery është bërë personi i parë që eshte hedhur ndonjëherë nga një aeroplan pa vendosjen e një parashute.
42-vjeçari veshi një wingsuit për të ndihmuar në ngadalësimin e rënies se tij dhe të qendroi në vendin e caktuar nga vete ai, në mesin e një grumbulli të madh kutish kartoni prej mbi 18.000 copesh.
Ndërsa Connery ishte i pajisur me një parashutë, qe ta perdorte në rast se diçka do te shkonte keq,ai nuk e përdorin atë në të gjithe lartesine deri ne toke,që zbriste me nje shpejtësi deri në 120 km/ore.
"Unë kam qenë i trajnuar dhe e kam planifikuar këtë përpjekje rekord për shumë vite tani dhe unë jam shumë krenare që kanë arritur,mbasi jam i pari ne bote qe zbres pa parashut,"ka thane ai. "Unë dua të falënderoj të gjithë ata që më kane mbështetur mua, sepse me të vërtetë kjo ka qenë një përpjekje ekipore." Unë kam qenë absolutisht mirë më pas. Unë kam qenë krejtësisht i qete per kete ndermarje kaq te rrezikeshme. "
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Komunikacioni hekurudhor.
Eshtë dega më e vjetër e transportit në botë, i cili ka shkaktuar revolucion në transport dhe ka luajtur rolin e pionierit në qarkullimet masovike turistike. Në kontinetet ku është zhvilluar ky lloj i komunikacionit rëndësia e tij varej nga kushtet objektive të atyre viseve.
Në kontinentin Veriamerikan është zhvilluar me një shpejtësi të madhe (në Kanada dhe në SHBA) në gjysmën e dytë të shekullit XIX për arsye të lidhjeve dhe të kolonizimit më të shpejtë të viseve të Perëndimit të Afërt dhe të Largët, përkatësisht për t’i lidhur bregdetet e Oqeanit Atlantik me ato të Paqësorit.
Mirëpo, hekurudha e parë ekonomike është ndërtuar në Britani të Madhe, në vitin 1825, e cila ka lidhur qytetin Stokton me Darlington, më 1827 me hekurudhë janë lidhur Liverpuli me Mançesterin, kurse agjencia turistike e parë në botë Cook and Son, më 1841 organizoi udhëtimin turistik prej qytetit Lajçester për në Laftborou
Albani-Explorer- Webmaster
- Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012
Re: Rubrika e Kurioziteteve
Na ishte dikur...
Në mes të shkretëtirës, ndoshta do të duket e habitshme të shohësh këto anije fantazmë. Por ato janë kujtesë se aty dikur ishte një zonë e pasur me ujë, peshk dhe banesa.
Bëhet fjalë për liqenin Aral në Uzbekistan, që tani është tharë thuajse komplet.
Dikur ishte një nga katër liqenet më të mëdhenj në botë, por tani është ndarë në katër liqene të vegjël, krejt të papërfillshëm.
Gjithçka nisi kur qeveria e Bashkimit Sovjetik vendosi që uji të përdoret në pjesë të tjera të shkretëtirës për të prodhuar pambuk dhe produkte të tjera.
Fillimisht u devijuan lumenjtë që mbushnin këtë liqen.
Uji nisi të zhdukej me shpejtësi. Gjithçka ishte një shpërdorim i vërtetë. E keqja erdhi më vonë. Industria e peshkut u zhduk, zonat rreth e qark liqenit u mjeruan. Uji i mbetur u bë me kripë dhe u ndot shumë.
Vetëm pas ndarjes së Bashkimit Sovjetik, Uzbekistani nisi punën për të rikthyer në jetë liqenin. Por misioni është shumë i vështirë. Ban Ki Moon, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, e ka quajtur këtë një nga katastrofat më të mëdha ambientale.
Në mes të shkretëtirës, ndoshta do të duket e habitshme të shohësh këto anije fantazmë. Por ato janë kujtesë se aty dikur ishte një zonë e pasur me ujë, peshk dhe banesa.
Bëhet fjalë për liqenin Aral në Uzbekistan, që tani është tharë thuajse komplet.
Dikur ishte një nga katër liqenet më të mëdhenj në botë, por tani është ndarë në katër liqene të vegjël, krejt të papërfillshëm.
Gjithçka nisi kur qeveria e Bashkimit Sovjetik vendosi që uji të përdoret në pjesë të tjera të shkretëtirës për të prodhuar pambuk dhe produkte të tjera.
Fillimisht u devijuan lumenjtë që mbushnin këtë liqen.
Uji nisi të zhdukej me shpejtësi. Gjithçka ishte një shpërdorim i vërtetë. E keqja erdhi më vonë. Industria e peshkut u zhduk, zonat rreth e qark liqenit u mjeruan. Uji i mbetur u bë me kripë dhe u ndot shumë.
Vetëm pas ndarjes së Bashkimit Sovjetik, Uzbekistani nisi punën për të rikthyer në jetë liqenin. Por misioni është shumë i vështirë. Ban Ki Moon, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, e ka quajtur këtë një nga katastrofat më të mëdha ambientale.
Faqja 1 e 6 • 1, 2, 3, 4, 5, 6
Faqja 1 e 6
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi