Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kulti dhe historiku i Qabese....

Shko poshtë

Kulti dhe historiku i Qabese.... Empty Kulti dhe historiku i Qabese....

Mesazh nga Rifat Mon May 14, 2012 4:27 pm


Kulti dhe historiku i Qabese....



[You must be registered and logged in to see this link.]
Qabeja (nga arabishtja al-kaʿba = kub, zar) është një ndërtesë në formë kuboidi (paralelepipedi) dhe shenjtërorja kryesore e fesë islame. Ajo ndodhet në oborrin e xhamisë al-haram Mekkë, Arabi Saudite. Qabeja vlen në fenë islame si faltorja kryesore. Sipas legjendës ajo thuhet të jetë ndërtuar nga profeti i parë Adami por më vonë thuhet të ketë rënë në harresë dhe të ketë përfunduar në rrënojë.

Profeti Abraham dhe i biri i tij Ismail thuhet ta kenë zbuluar dhe rindërtuar atë me ndihmën e zotit. Të dy këto figura, të cilat luajnë rol edhe në kristianizëm dhe në judaizëm, vlejnë si profetë të fesë islame.

Që në kohën para-islamike kjo ndërtesë adhurohej nga fiset arabe si shenjtërore e perëndisë Hubal. Në kultin e Qabesë para-islamike bënin pjesë përveç adhurimit të allahut edhe ai i perëndeshave al-Lat, Manat dhe al-Uzza. Feja islame e ka marrë psh. kultin e meteoritit të zi të Qabesë nga feja e vjetër arabe ashtu si edhe pelegrinazhin për në Mekkë. Urdhëresat islamike në lidhje me pastërtinë rituale (tahāra) e kanë origjinën të paktën pjesërisht në urdhëresat përkatëse të fesë më të vjetër arabe.

Prej vitit 632 Qabeja është shenjtore vetëm islamike. Megjithatë gjatë luftimeve të brendëshme të kalifatit të vitit 692 ajo u godit me mjete zjarri dhe më 931 „guri i zi“ u morr me vete nga ndjekësit e sektit shiito-ismailit të karmatëve për në Bahrain; vetëm pas vitit 951 guri u kthye (me ndërmjetësimin e fatimidëve po ashtu ismailitë) në Mekkë. Sulltani osman Murati i IV urdhëroi më 1630 që të ndërtohej një e re.

Qabeja është ngritur mbi një thembratë (bazament) mermeri 25 cm të lartë, e cila del e ngritur 30 cm. Ndërtesa është 13,10 m e lartë dhe ka një sipërfaqe në tokë 11,03 m × 12,62 m. Katër këndet janë pak a shumë në drejtim të katër anëve të horizontit. Në lindje ndodhet cepi i zi, ar-ruknu ʾl-asvad, e quajtur kështu sipas gurit të zi, i cili është vendosur aty afërsisht në nivelin e syve.

Në anën e veriut ndodhet cepi irakian, në perëndim ai i Levantes (Lindjes së Afërme),në jug ai jemenit (jugor). Muret e Qabesë janë të veshura me një pëlhurë brokade të zezë (kisva), e cila është e pajisur në nivelin e ⅔ të lartësisë me një bordurë ornamentesh kaligrafike me qëndisje të artë me vargje të kuranit. Kjo bëhet çdo vit e re.

Hyrja për në ambientin e brendshëm ndodhet 2 m lart në faqen verilindore. Kjo arrihet nëpërmjet një shkalle të drunjtë me rrota, e cila qëndron zakonisht ndërmjet portës në formë harku të Banu Shaiba-s dhe burimit të Zamzam-it. Brenda Qabesë gjendet një shtrojë (dysheme) mermeri. Muret janë të veshura nga brenda deri në gjysëm të lartësisë me mermer, i cili parfumohet me vaj aromatik. Në to janë futur pllaka mermeri me mbishkrime nga kurani. Pjesa e sipërme e mureve është e veshur me copë të gjelbër, e cila gjithashtu ka ornamente me vargje të kuranit të qëndisura në ar.

Jashtë Qabesë, përballë murit në anën veriperëndimore, ndodhet një mur mermeri i bardhë në formë gjysmërrethi i quajtur ḥatīm. Ai është 90 cm i lartë dhe 1,50 m i gjerë. Hapësira ndërmjet ḥatīm-it dhe Qabesë është llogaritur prej kohësh si pjesë përbërëse e Qabesë dhe nuk shkelet gjatë ṭavāf-it, të sjellurit ritual rrotull. Aty thuhet se ndodhen varret e Ismaeli-t dhe nënës së tij Hagara-s.

Guri i Zi

Meqënëse në Arabinë e vjetër betili (kulti i gurit) ka qenë shumë i përhapur, mendohet kryesisht se guri i zi është një meteorit, gjë që nuk përputhet me njohuritë mineralogjike, megjithatë guri nuk është analizuar deri më sot nga ana shkencore.

Rëndësia

Për besimtarët myslimanë Qabeja është shtëpi e zotit. Rëndësia krysore e Qabesë është se ajo është qëllimi i pelegrinazhit të madh (haxhit), të cilin myslimanët e kanë për detyrë ta ndërmarrin një herë gjatë jetës së tyre, përderisa të jenë për këtë në gjendje.

Gjatë pelegrinazhit pelegrinët i sillen rrotull Qabesë shtatë herë në të kundërt të drejtimit të akrepave të orës duke lëvduar allahun; kjo sjellje rrotull quhet ṭavāf. Gjithashtu Qabeja përcakton për myslimanët drejtimin e të falurit (kibla-n) për çdo vend. Prandaj në çdo xhami është e detyrueshme që kibla të evidentohet (theksohet) dallueshëm.

Ceremonia

Ambienti i brendshëm i Qabesë është i mbyllur dhe i pafrekuentueshëm (i pavizitueshëm) për publikun. Ndërtesa hapet dy herë në vit për ceremoninë e quajtur pastrimi i Qabesë. Kjo ceremoni zhvillohet 15 ditë para se të fillojë ramazani dhe udhëtimi i përvitshëm i pelegrinazhit. Çelësat e Qabesë i mbajnë pjesëtarët e klanit Banu Shaiba-s.

Pjesëtarë të tij presin të ftuar gjatë ceremonisë së pastrimit. Në të ftohen për të marrë pjesë disa autoritete të pakët klerikë dhe diplomatë. Gjatë saj Qabeja fshihet me fshesë dha lahet me një përzjerje uji zamzam-i dhe uji trëndafili.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi