Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kulti i besës

Shko poshtë

Kulti i besës Empty Kulti i besës

Mesazh nga Rifat Thu Jul 05, 2012 6:52 am


Kulti i besës


[You must be registered and logged in to see this image.]
Beslidhja e Lezhes

Me kultin e nderit është i lidhur edhe kulti i fjalës së dhënë ose siç njihet ndër shqiptar 'kulti i besës'. Kjo është fjalë që nuk ekziston në asnjë gjuhë të botës. Në gjuhet ballkanike ekziston si fjalë e huazuar nga shqipja. Shpesh në përkthime nga gjuha shqipe fjala besë duke mos pasur barazi kuptimore a frazeologji të ndonjë gjuhe tjetër, ajo jepet në formë shkrimesh shpjeguese, si një dukuri e botës shqiptare, si albanizëm.

Besa, ose kulti i fjalë së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik, fjala: 'Në fillim ishte fjala'. Para se të ishte shkrimi, kontrata, për njeriun ne fillim ishte fjala. Ky kult madhështor, i cili, në popujt evro-perëndimor pak nga pak mori karakterin e një idome fetare kishtare, te shqiptarët ruajti gjuhën e burimit. Lidhja në fjalë (besë) përbënte kanunin autoritetin më të larë.

Të gjitha marrëdhëniet në gjini, fis, famulli, bajrak dhe në nivelin më të lartë të bashkësisë etnike lidheshin në fjalë përkatësisht në besë. Besa është testament moral i shqiptarëve qysh prej periudhës mitologjike. Dy baladat më rëndësishme 'Rozafati' që ka motivin e murimit, dhe ajo me motiv të ringjalljes 'Besa e Konstadinit' lidhen me mbajtjen e besës.

Në kanun thuhet se e 'folmja është e falme' ajo që premtohet duhet patjetër të kryhet. Besa shqiptare e njohur te bullgarët dhe rumunët pikërisht me emrin besa, kurse te sllavët e jugut si 'Arbanska vjera' (përkthehet fjalë për fjalë) ajo që besojnë shqiptarët, është virtyt themelor i joni i trashëguar nga të parë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi