Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët,stresi dhe 'sëmundjet' e mendimit të pashprehur.

Shko poshtë

Shqiptarët,stresi dhe 'sëmundjet' e mendimit të pashprehur. Empty Shqiptarët,stresi dhe 'sëmundjet' e mendimit të pashprehur.

Mesazh nga Rifat Tue May 22, 2012 8:01 am


Shqiptarët,stresi dhe 'sëmundjet' e mendimit të pashprehur.


[You must be registered and logged in to see this image.]

Ka shumë arsye që diskutohen në kohët tona pse njerëzit janë kaq shumë të stresuar, e për më tepër në një vend si Shqipëria ku problemet nuk kanë fund dhe raportohet se një në katër shqiptarë janë neurotikë. Do të duhej shumë kohë të merreshim me këto probleme dhe me efektet e tyre, por në këtë refleksion, duke e parë të menduarit jo thjesht si një çështje filozofike ose psikologjike, lexuesi do kuptojë pse në procesin e komunikimit shprehja e mendimit ka një rëndësi të dorës së parë. Aq më tepër që në dinamikën e ndryshimeve kontekstuale në të gjitha fushat e jetës shqiptare, dëgjimi i opinionit publik ka vlerë të jashtëzakonshme dhe gati jetike.

Standardizimi i jetës shqiptare në ekstrem në sistemin monist 50 vjeçar kishte bllokuar një seri funksionesh të mendimit. Kalimi i menjëhershëm në një sistem të ri nuk kishte si të mos vinte në lëvizje mekanizmat adaptivë që për natyrën njerëzore shoqërohen me ankth. Por për fat të keq, periudha e tranzicionit që filloi erdhi tejet e ngarkuar me faktorë negativë, madje shumë të rëndësishëm për jetën njerëzore, një ndër të cilët është edhe mendimi i pashprehur ndaj këtyre fenomeneve.

Lëvizjet masive demografike të kontrolluara jo mirë, papunësia e lartë e shoqëruar më nivel ekonomik të ulët, përhapja në masë e drogave, trafikimi i qenieve njerëzore dhe prostitucioni, emigracioni, e shumë e shumë fenomene të tjera negative, megjithëse jo të zgjatura në kohë, por më veprim të fuqishëm traumatik ndikuan në këtë ç’ekuilibrim.

Aftësia e njeriut për të folur; vënia e kësaj aftësie në veprim; shprehja e mendimeve me anë të gjuhës; veprimtaria ligjëruese duhet të ishim më eficente në një demokraci si kjo e jona, por për hir të së vërtetës në vendin tonë, ato janë të kufizuara ose të neglizhuara. Problemi qëndron se jo të gjithë ndjekin këtë proces, shumë nga ne përpara se të mendojnë, hezitojnë për të menduar, apo për të thënë diçka apo për të bërë diçka. Nëse të gjithë do të respektonim këtë proces nuk do kishte mendime të cekëta apo veprime të shëmtuara, sikurse kemi parë të ndodhin.

Nuk është thjesht një thirrje për të qenë racional, por edhe veprues të arsyeshëm në ligjërimin e përditshëm. Mungesa e këtij racionaliteti na çon në keqkuptime, mos-pajtime mendimesh, kundërshtime të plota, ndonjëherë edhe fyerje, ofendime. Dhe kjo ndodh sidomos tek njerëzit, të cilëve iu mungon forca e argumentit. Kështu zihemi me njëri-tjetrin,pa e ditur se c'bëjmë dhe se c'farë kërkojmë.

Njerëzit me të drejtë ankohen nga stresi dhe kjo vjen sepse ata janë të opinionuar dhe jo të racionalizuar. Si t'i themi gojës "Qepe", përpara se ta nxjerrë fjalën e padëshiruar apo atë fjalën që lëndon a fyen dikë…apo si t'i themi gojës: "Mjaft" kur fillon e flet për të tjerët, mban njerëz nëpër gojë dhe paragjykon e gjykon. Prandaj, gjithnjë (ose te paktën në shumicën e rasteve) duhet arsyetuar ajo që themi përpara se ta themi apo ta shkruajmë.

Fjala është njësoj si buka, po u thye nuk ngjitet prapë. Por edhe nëse nuk shprehet kjo fjalë, ky arsyetim nuk vlen. Të menduarit është produkt i trurit, shkalla më e lartë në procesin e njohjes dhe të pasqyrimit të botës objektive. Dekarti e theksonte me zë të lartë ekzistencën e tij nga mendimi.

Duhet ta pranojmë se një faktor i tillë ka ndikuar te të gjithë ne në humbjen e qetësisë, duke u prirur te konfliktualiteti me njëri-tjetrin, madje edhe brenda familjes. Kjo është një shkallë e qytetarisë, me të cilën familja, shkolla dhe të gjitha institucionet e edukimit duhet të angazhohen me shpejtësi për t’i kultivuar sidomos brezave të ardhshëm rolin e të menduarit dhe shprehjes së këtij mendimi.

Fenomeni i mendimit të pashprehur në komunikim është edhe fiziologjik dhe prezent tek çdo njeri. Ai është komponent i përhershëm i jetës së njeriut, për aq kohë sa ky i fundit e ka bërë mënyrë jetese, duke lënë pas dore modelin e qytetarisë.

Mendimi i shprehur është një normë që duhet zbatuar. Për fat të keq, mendimi i pashprehur është bërë faktor pengues për zgjidhjen e problemeve të përditshme të njeriut, madje shqetëson tërë qenien e tij. Jo vetëm që bëhet pengesë në rrjedhën normale të jetës së individit, por në disa raste përbën një nga elementet shkakësore të mosfunksionimit të komunikimit dhe të lidhjes me njerëzit e tjerë.

Fatkeqësisht, vihet re se fjala merr vlerë aktive, ndërsa mendimi jo në pak raste mbetet pasiv ose i pashprehur. Se kush është i parë, thjesht çdo njeri merr si vlerë të qenësishme fjalën në fillim dhe jo një mendim të pashprehur. Prandaj dëmi është i dyfishtë, edhe veten e stresojmë, edhe të tjerët. Mendimi i pashprehur në fjalë është diçka amorfe, i vagullt, i paformësuar.

Fjala është ajo që e përcakton, e shquan e nxjerr në pah, e bën të dukshëm, të qartë e të dallueshëm. Shqiptarët duhet të dinë se nga vjen gjithë ky stres dhe nuk janë vetëm arsyet ekonomike e sociale apo politika që i ushqen ato, por pikësëpari problemi qëndron te komunikimi, te mendimi i pashprehur që gërryen fort ndërgjegjen e tij.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi