Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipja dhe ditet e javes

Shko poshtë

Shqipja dhe ditet e javes Empty Shqipja dhe ditet e javes

Mesazh nga Nikolaos Mon Aug 20, 2012 9:40 am

Thuhet se kemi prej latinishtes huazimin kuptimor ne percaktimin e diteve te javes.
Tani mua nuk me duket edhe aq i padiskutueshem huazimi kuptimor.
Dies Solis, i takon periudhes kur Sol Invictus ishte ne krye te Panteonit romak, pra ne fillim te shek 3, kur Jupiteri humbi kryesine.

Ndarja ne 7 dite, i takon kalendarit henor e jo diellor e eshte me antike sesa periudha kur latinet ishin 5 miza qe banonin ne nje krahine te krahasueshme me Myzeqene, midis Colli Albani dhe lumit Albula (Tevere, Tiber).

Per nje te civilizuar modern hena perfaqeson me shume romanticizmin e poezive apo lidhet me likantropet e filmave por per antiket ishte pike e rendesishme referimi.
Nuk ka ndonje gje kaq gjeniale te vezhgosh henen e te veresh se ne 29 dite ajo ben ciklin, qe fillon me mbushjen e mbaron me ngrenien.
Si mbushja ashtu edhe ngrenia zgjasin 14 dite e kur hena eshte ne gjysem kemi 7 dite nga ngrenia ose 7 dite nga mbushja. Qe ketu java 7 ditore.
Qe ketu dita e pare e javes nuk mund te mos ishte e Henes kur u kalua nga dita e pare , dita e dyte…… dita e shtate.

Tani ne shqip kemi edhe diten e Enjit apo Enjtit dhe diten e Premtit apo Premas. E marta, e merkura dhe e shtuna, jane huazime prej latinishtes.

Ne nje stad si ai i shek 3, pra kur latinizimi ishte ne fazen e pjekur, pra merrej shabllon fjala, duket pak si jashte normales qe te futet e enjtja dhe e premtja si pyke e njekohesisht e diela dhe e hena te perkthehen nga latinishtja.
Dielli nderkaq nuk eshte ndonje sekret se perbente Hyjnine kryesore ilire( dhe ne folklor kemi vertetimin) apo se hena eshte element i rendesishem i spiritualitetit (e prakticitetit) shqiptar, mjaft te shohesh folklorin.

Paralelizmi i diteve te javes eshte me emertimin e muajve te vitit. Ketu kemi muaj nga latinishtja e muaj ne shqip, pra njesoj si java.

Po ketu kemi muajt ; kallnueri(janari), shkurti,qershori e korriku (maji supozohet deri edhe indoeuropian) qe jane shqip, qe jane prodhuar nga vete shqiptaret sipas nevojave te tyre.
Nese do ishte huazuar serisht do kishim nje huazim te pjekur, si anglishtja, january, february,,june e july e jo te ketille.

Keto gjera lene ne jete dy hipoteza , ajo se jane huazim kuptimor prej latinishtes e cila ka piken e dobet tek huazimi i pjesshem i fjaleve ne nje periudhe kur huazimi ishte i pjekur dhe hipoteza tjeter, se ka nje zhvillim paralel si pasoje e nevojave jetesore(korriku muaji i korrjeve ) apo identifikimit te hyjnise me nje planet e zhvillimi i astrologjise(Enji dhe Prema jane padyshim 2 hyjni shqiptare). Kjo ka pike te dobet, mungesen e materialit te shkruar, mungese tipike kur behet fjale per shqiptaret ne antikitet.
Nikolaos
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi