Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Magjia dhe misteri i biomases.

2 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga SHKELBA Sat Oct 06, 2012 9:32 pm


Magjia dhe misteri i biomases


Magjia dhe misteri i biomases. Ovoshhi_1


Limoni i gjithanshem




Magjia dhe misteri i biomases. Limoni-siciliani

Imagjino nje produkt qe mund te perdoret si ilac,si pastrues,si dezinfektues dhe si artikull kozmetik.Mund ta hash,te pish lengun e tij ose te nxjerresh esence vajore.Eshte i paketuar bukur,e gjen kudo ne bote dhe nuk kushton shtrenjte.Madje tani mund te kesh nje ne kuzhinen tende.Limoni.
Mendohet se limoni e ka origjinen nga Azia Juglindore.Prej atje u cua dalengadale ne perendim,drejt Mesdheut.

Pemet e limonit e kane qejf klimen e bute,ja pse rriten per bukuri ne vende,si Argjentina,Italia,Meksika,Spanja,Shqiperia,e madje edhe ne disa pjese te Afrikes.Ne varesi te vendit ku eshte mbjelle dhe te varietetit,pema e rritur mund te jape nga 200 deri ne 1.500 limone ne vit.Varietetet e kultivuara lulezojne ne periudha te ndryshme,prandaj limonet mund te vilen gjat gjithe vitit.

Limonet zene rrenje ne Itali

A rritnin limone romaket e lashte?Kjo eshte nje teme e rrahur qe ngjall polemika.Ka deshmi te shkruara se romaket njihnin qitron,nje pjesetare tjeter e familjes se agrumeve,qe ngjason si limn i madh.Ne vepren e tij Historia e Natyres,historiani romak Plini Plaku permend drurin e qitros dhe frutin e tij.Por,disa specialiste me emer mendojne se romaket njihnin edhe limonin.

Pse?Sepse ka afreske dhe mozaike te panumert ku paraqitet ky frut,jo qitroja.Nje shembull eshte nje vile e zbuluar ne Pompei,e quajtur me te drejte Vila e Pemishtes,pasi eshte stolisur me afreske ku jane vizatuar lloj-lloj bimesh,mes te cilave edhe nje peme limoni.Doemos,asokohe ka te ngjare qe limoni te konsiderohej peme ekzotike dhe mund te jete perdorur vetem si bime mjekesore.

Ishulli i Sicilise,me veren e gjate e te ngrohte dhe dimrin e bute,eshte bere prodhuesi numer nje i agrumeve,perfshire limonet.Por,edhe ne zonat te tjera,kryesisht pergjat bregut,kultivohen limone cilesore.

Magjia dhe misteri i biomases. Sicilia      Magjia dhe misteri i biomases. 7081415971_b3fec48dd0_o

Qyteti i bukur i Sorentos ndodhet pak me ne jug te Napolit,e me tej vjen bregdeti i Amalfit,nje vije bregdetare spektakolare qe shtrihet me shume se 40 km.Te strukura ne gjiret pergjat bregdetit ndodhen qytetet piktoreske Amalfi,Pozitano dhe Vietri sul Mare,per te permendur vetem disa.Limonet e rritur brigjeve te Sorentos dhe te Amalfit marrin nje certifikate te vecante,nje garanci qe deshmon se jane kultivuar vertete atje.Vendesit jo me kot i mbrojne me xhelozi pemet e limonit,pasi ato jane mbjelle me zgjuarsi neper brezaret ne shpatin e malit,ku thithin rrezet e diellit dhe japin limone tere leng e me arome te mrekullueshme.


Magjia dhe misteri i biomases. Amalfi

Magjia dhe misteri i biomases. Limoni-di-sorrento-conquistano-venezia


Magjia dhe misteri i biomases. 5651401914_7c87af221aMagjia dhe misteri i biomases. DSC4483

Per te rritur nje peme limoni,nuk duhet ndonje hapesire kushedi.Mjafton edhe nje ballkon me diell,pasi ka peme te vogla limoni qe rriten ne saksi dhe jane bime dekorative qe te kenaqin syrin.Atyre u pelqejne vendet gjithe diell qe s'i rreh era,mundesisht pas nje muri,ku mund te thithin ngrohtesine.Megjithate,nese ne dimer temperatura bie ndjeshem,duhen mbuluar.

Jo vec per shije

Sa shpesh i perdor limonet?Disa hedhin nje fete limoni ne filxhanin e cajit,te tjere perdorin lekuren ose ca pika limoni per recetat e embelsirave.Mbase ty te pelqen ti shtrydhesh per te bere limonate.Shefat e kuzhines perqark botes mbajne gjithmone limone ne kuzhinen e tyre per perdorimet e pafundme ne gatim.Por,a e ke perdorur ndonjehere lengun e limonit si dezinfektues ose per te hequr njollat?

Disa e pastrojne dhe e dezinfektojne derrasen ku presin ushqimet,zgaren ku piqet mishi,peshku etj,duke e ferkuar me gjysmen e limonit.Ne vend te nje solucioni me klor per te hequr njollat a per te pastruar lavamanin,disa perdorin nje perzierje limoni me sode buke.Gjithashtu,vendosni nje gjysme limoni ne frigorifer a ne makinen pjatalarese,heq eren e keqe dhe perhap arom te fresket.

Limoni eshte burim acidi citrik,qe sherben si konservues natyror dhe u jep shije te athet ushqimeve a pijeve.Nga lekura e limonit nxirret pektine,qe perdoret ne industrine ushqimore si lende trashese,si emulgator dhe si mpikses.Vec kesaj,nga lekura nxirret nje vaj qe perdoret ne industrine ushqimore,farmaceutike dhe kozmetike.Lista e perdorimeve te limonit mund te vazhdoje pa fund.Limoni eshte vertet nje frut plot shije e arome,me ngjyra te gjalla dhe i gjithanshem.

Vitamina C

Magjia dhe misteri i biomases. Vitamin%20C

Vitamina C eshte jetike per rritjen dhe mireqenien e trupit.E mira eshte qe gjendet ne shume ushqime si;perimet gjethegjelbra,domatet,specat,ribesa e zee dhe luleshtrydhet.Agrumet jane nje nga burimet kryesore te vitamines C,e ketu patjeter perfshihen edhe limonet.Se sa vitamina C ka nje limon,varet nga shume faktore,si kushtet klimatike ku eshte rritur fruti,sa i pjekur eshte,e madje edhe nga vendi ku ndodhej ne peme.

Ne disa vende,sasia e rekomanduar ditore e vitamines C per nje te rritur te shendetshem eshte afro 100 miligrame.Nje limon me madhesi mesatare i siguron nje te rrituri thuajse gjysmen e sasise se rekomanduar ditore te vitamines C.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Sun Oct 07, 2012 6:46 am


Arra,doktori i familjes....

Magjia dhe misteri i biomases. Images?q=tbn:ANd9GcS7yWU-8hGDSgzJPAWHciEedhpIxNZuXsFgaDo0LcXBuoKvA8ANwA


Fakte interesante në lidhje me arrat



Magjia dhe misteri i biomases. Images?q=tbn:ANd9GcR6W_KjTByg81dumzh2mFAu-wudnnLCy8d1bTXkMlEfrdF64RRy

Arra, kosiderohet si pema frutore më e vjetër. Ajo daton që në vitin 10.000 p.l.k!

Arrat angleze të njohura ndryshe si arrat persiane, e kanë origjinën në Azinë Qendrore dhe u eksportuan për në Kaliforni më 1700-ën!

99% e furnizimit të tregut amerikan me fruta të thata dhe kryesisht me arra dhe ¾ e tregut botëror vjen nga Kalifornia.

Arrat gjithmonë janë konsideruar si një prej mjekimeve popullore më të mira, duke përmendur këtu rregullimin e frymëmarrjes nga kollitja e shpeshtë, mbylljen e plagëve etj.Në saj të përmbajtjes së tyre të pasur me Omega 3, vitamina dhe minerale arrat duhet të konsiderohen si një prej ushqimeve më të rëndësishme për të gjithë ne. Njihuni me vlerat, përdorimet dhe llojet e tyre

Vlerat ushqyese të arrave janë bërë shumë të njohura, sidomos përmbajtja e Omega 3-it, e cila është mjaft e lartë tek arrat.

Grekët i quanin “karyon”, që do të thotë, kokë, sepse lëvozhga e arrës ka ngjashmëri me kafkën e kokës së njeriut, ndërsa thelpinjtë që ndodhen brenda lëvozhgës me trurin.

Një përdorim mjaft të gjërë të arrave, sot e gjejmë tek sallat e ndryshme.Arra është një frut që i përket stinës së vjeshtës, dhe kryesisht midis muajve shtator dhe nëntor.Kalifornia ka rreth 227,000 hektarë tokë me arra.

Fakti që arrat janë një ilaç shumë i mirë kundër sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare, dihej, por sot në saj të një studimi të kryer nga disa studiues spanjollë u arrit në përfundimin se ato kanë edhe një ndikim mjaft të lartë te problemet e ndryshme të shkaktuara nga kolesteroli.

Ky frut është shumë i pasur në omega-3, një sasi të konsiderueshme antioksiduesish, dhe një aminoacid i cili parandalon zgjerimin e enëve të gjakut.

“Një arrë në ditë e mban mjekun larg”.

Por edhe në këtë rast është shumë i nevojshëm kujdesi dhe informacioni, 100 gr arra korrespondojnë me 582 kalori. Prandaj vlen të theksohet se për të parandaluar kolesterolin e lartë është e domosdoshme një dietë mesdhetare, e cila të përmbajë një sasi të caktuar vaj ulliri si dhe një sasi të caktuar arrash.

Vlen të theksohet se arrat është mirë që të konsumohen të freskëta dhe jo të pjekura, sepse në këtë mënyrë ulen vlerat e tyre ushqyese. Arrat. Nëse darka që do të kosumoni është shumë e rëndë, frutat e thata si arrat, e ekuilibrojnë atë.

Ushqimi i shëndetshëm po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një prej problemeve kryesore të një grupi të gjerë njerëzish.

Arrat, më të shëndetshme se vaji i ullirit


Magjia dhe misteri i biomases. Olio-di-noci

Studiuesit kanë vërtetuar se konsumimi i tetë kokrrave arra, mbas vaktit të drekës që konsiderohet si më i rëndësishmi, ndikojnë pozitivisht në uljen e kolesterolit të lartë, madje edhe më mirë sesa vaji i ullirit.

Ky studim u krye mbi një grup prej 24 vullnetarësh, të cilëve iu dha që të kosumonin lloje të ndryshme djathërash dhe sallamërash. Më pas iu bënë analizat dhe u pa se niveli i tyre i kolesterolit ishte rritur.

Një javë më pas, iu dhanë pesë lugë vaj ulliri dhe 28 gr arra. Pasi iu ribënë analizat u pa se niveli i kolesterolit kishte rënë. Pra si vaji i ullirit ashtu edhe arrat ndikojnë në uljen e kolesteroit në gjak, por arrat në ndryshim nga kolesteroli janë në gjendje që të ruajnë edhe elasticitetin e arterieve.

Ndryshe arrat janë quajtur edhe si ilaç kundër sëmundjeve që kanë lidhje me obezitetin, hipertensionin, kolesterolin e lartë etj.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Wed Oct 10, 2012 5:47 pm


Shega,simboli i pjellorise dhe i jetes....


Magjia dhe misteri i biomases. Shega

Shega është një peme frutore e rëndësishme. Larmia e bimëve që rriten në rajonin tone, krahas kushteve natyrore, janë rezultat i historisë se lashte te fillimit te kultivimit te tyre.Emrin e saj mban qyteti i bukur në Andaluzi, Granada, ndërsa ndër mijëvjeçarë është konsideruar si simbol i pjellorisë, bollëkut, mirësisë dhe jetëgjatësisë.

Nuset e reja romake i ndërthurnin me flokët degët e saj, sidomos në ditën e dasmës, ndërsa turket e hidhnin në tokë dhe në varësi të kokrrave që do të binin, supozohej se do të ishte edhe numri i fëmijëve që do të sillnin në jetë, traditë kjo që vazhdojnë ta ruajnë edhe sot. Në Dalmaci ishte zakon që dhëndri të merrte nga kopshti i vjehrrit një peme shege, për ta mbjellë në kopshtin e tij.

Për grekët e lashtë shega konsiderohej si një frutë i shenjtë, por edhe në kohët e sotme moderne ajo vazhdon të ketë një domethënie të madhe për grekët. Në ditët e rëndësishme të kalendarit ortodoks grek, si për shembull për Krishtlindje apo Pashkë, në disa zona të Greqisë është traditë që në tavolinën e mbushur plot në darkë të ketë edhe shegë.

Në kohët e hershme ato u dhuroheshin Zotave, që t‘u dhuronin më shumë pjellori tokave, për të qetësuar shpirtin e të vdekurve dhe për nder të Dionisit. Po ashtu, shegët përdoren gjerësisht dhe në dasmat dhe funeralet greke. Kur grekët përkujtojnë një të vdekur, ata shpërndajnë "kollyva", që përgatitet me grurë të zier, i përzier me sheqer dhe i zbukuruar me shegë. Po ashtu, në Greqi është traditë që ditën e dasmave apo për Vit të Ri, të çahet një shegë në tokë.

Gjithashtu, kur dikush blen një shtëpi të re, është traditë që personi, i cili shkon për vizitë, të çojë si dhuratë një kokërr shegë, si simbol i begatisë, pjellorisë dhe fatit të mirë. Shega konsiderohet edhe si simbol i ringjalljes dhe dashurisë së zjarrtë. Jo rastësisht piktorët e shekullit XV dhe XVI vinin shpesh një shegë në duart e Jezusit fëmijë, duke aluduar për jetën e re "të dhuruar" nga Krishti, ndërsa pemën e saj e përdornin si simbol të ringjalljes.

Edhe pse vendi i lindjes së saj është Azia, shega është kultivuar në të gjithë rajonin e Mesdheut, Kaukaz dhe Lindjen e Largët prej shekujsh. E pasur me vitamina dhe prej mijëvjeçarësh burim shpëtimi për popujt e territoreve të thata të Azisë, është konsideruar si mbreti i frutave për shijen e veçantë dhe ngjyrën e bukur. Edhe pse frutat e saj mund t‘i shijojmë vetëm në vjeshtë, shega përdoret edhe me qëllim zbukurimi në kopshtet e zonave të ngrohta.

Magjia dhe misteri i biomases. 131_punica_granatum_shega

Lulet e saj mund të përdoren edhe për të dekoruar tavolinat dhe pjatancat e ndryshme. Por, pavarësisht traditës së saj antike dhe domethënies që ka për shumë kultura, shega me të drejtë mund të konsiderohet si një thesar për organizmin tonë. Kokrrat e saj janë të pasura me vitaminë A, B, ndërsa plotëson rreth 50 për qind të nevojave tona për vitaminë C.

Hipokrati e cilësonte si ilaçin më të mirë për gripin, ndërsa egjiptianët e katërmijë viteve më parë tregonin se kishin zbuluar vetitë terapeutike të lëngut të saj. Në Evropë, në fillim të shekullit XIX, lëkura e shegës përdorej shumë për të kuruar tenjën dhe në të vërtetë analizat e kohëve të fundit kanë treguar se për virtytet që të parët tanë i atribuonin asaj, kishin plotësisht të drejtë. Lëngu i shegës mund të quhet edhe ilaç i çmuar për zemrën. Sipas një studimi izraelit, pirja e një gote me lëng shege çdo ditë do të parandalonte në formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t‘u prekur nga arterosklerozat.

Autorët e këtij studimi shpjegojnë gjithashtu se efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substanca oksiduese, të cilat forcojnë muret e enëve të gjakut. Eksperimenti i kryer mbi qelizat njerëzore të marra nga arteriet koronare dhe te minjtë me nivele tepër të larta kolesteroli në gjak, kanë treguar se lëngu i shegës pengon veprimin e ELK-1 e p-JUN, që janë dy gjene të njohur për favorizimin e formimit të pllakëzave në enët e gjakut dhe ndihmojnë për aktivizimin e substancave oksiduese.

Por vetitë e saj magjike nuk mbarojnë këtu. Shkencëtarët, pas studimit, zbuluan se njerëzit që pinin dy gota me lëng shege të shtrydhur në ditë, prej vitesh kishin rregulluar me 21 për qind presionin e gjaku. Për më tepër, ata vërtetuan se një gotë mbulon rreth 50 për qind të nevojave tona për vitaminën C.

Po ashtu, një tjetër studim i bërë nga "Jonsson Cancer Center", në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, ka zbuluar se të pish çdo ditë një gotë lëng shege ndihmon edhe në ngadalësimin dhe përhapjen me shpejtësi të kancerit të prostatës. "Është shumë shpejt për t‘i këshilluar pacientët të pinë lëng shege për t‘u shëruar, por në mund të themi me siguri se ndihmon që sëmundja të mos përparojë shpejt", thotë Allan Pantuck, autor i studimit.

Statistikat e dala janë akoma provizore, megjithatë shega u zgjodh nga kërkuesit, falë përmbajtjes së lartë të antioksiduesve dhe polifenoleve, si frutë që ka substanca me veti mbrojtëse për organizmin. Sigurisht që asnjë nga kërkuesit nuk mendon se lëngu i shegës mund të përfaqësojë një kurë kundër kancerit të prostatës. Por ai ka një domethënie të madhe për të vonuar ose parandaluar nevojën për terapi të tjera shtesë, që japin efekte anësore si për shembull lodhje, depresion dhe impotencë", përfundon Pantuck. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëkura e saj, e pasur me taninë, akoma edhe sot përdoret në Afrikën e Veriut si ilaç për diarrenë. Në Lindje përdoret edhe si mjet për të ngjyrosur lëkurat. Por përveç qëllimeve mjekësore, shegët përdoren për të bërë ëmbëlsira apo koktejle të ndryshme. Edhe "Granada" e famshme, bazë e shumë koktejeve, më përpara përgatitej duke zier për disa minuta lëngun e shegës me mjaltë, ndërsa sot i shtohen edhe agrume dhe esenca aromatike.

Në vende të freskëta dhe të thata, shegët mund të ruhen edhe për një javë. Përdorimi i tyre është i ndryshëm në kuzhinë dhe varijon nga pjatat e kripura e deri tek ato të pastiçerisë. Në disa vende shoqërojnë shpesh një salcë të përbërë nga kërpudha,vaji, kripa dhe piperi. Fetat e bukës të prera hollë, të lyera me lëng shege, mbushen me këtë lloj salce mbështillen dhe pastaj futen në furrë për tu pjekur. Shega gjen përdorim të shumëllojshëm edhe tek tortat, reçelrat, akulloret dhe marmelatat e ndryshme. Gjithashtu përdoret edhe për zbukurimin e pjatave.

Fruti i besnikërisë bashkëshortore

Shkrimin e parë për shegët e gjejmë në një legjendë të veçantë të shkruar nga poeti latin, Claudius Claudianus, në vitet 330-404, në "De raptu Proserpinae", kur Persefoni, vajza e Demetrës dhe Zeusit, u rrëmbye nga Plutoni, ndërsa mblidhte lule në brigjet e një liqeni dhe u dërgua në banesën e tij, për t‘u bërë gruaja e tij. Aty tregohej se si Persefoni, me dëshirë të Plutonit, kishte ngrënë disa kokrra shege, simbol të dashurisë dhe frutë i besnikërisë bashkëshortore, duke u bërë në këtë mënyrë bashkëshortja e tij.

Plutoni është djali i madh i Kronit dhe vëlla i Zeusit e i Poseidonit, të cilëve u ra përgjegjësia të drejtonin botën. Si hyjni i plotfuqishëm i nëntokës, ai përfytyrohej nga të lashtët me një skeptër me dy maja dhe me një çelës në dorë. Për nder të tij, njerëzit ndërtuan shumë tempuj dhe nga më të njohurit është ai i Elides, që hapej një herë në vit dhe ku mund të hynin vetëm orakujt e Hadit e askush tjetër.

Riti tradicional i lutjeve për Plutonin ishte gjunjëzimi dhe rrahja e tokës me shuplakat e duarve. Flija më e preferuar e kësaj hyjnie ishte demi i zi. Tempujt e Hadesit qarkoheshin me qiparisa dhe nëpër oborre mbilleshin lule narcisi. Pushteti i tretë, ai i nëntokës, më i mistershmi dhe më pak i eksploruari, iu dorëzua Plutonit. Plutoni mori një të tretën e pushtetit të Kronit dhe i takoi të ishte i plotfuqishmi i nëntokës së pasur në minerale, por të errët dhe të frikshme. Për këtë arsye, asnjë nga hyjneshat nuk pranonte të jetonte me të. Persefoni, e bija e Demetrës dhe e Zeusit, ishte e përzgjedhura e tij, të cilën vendosi ta rrëmbente.
Rrëmbimi i Persefonit

Magjia dhe misteri i biomases. Shega-e1333286421938

Ajo ishte personifikimi i nëntë muajve të begatë të tokës (pranverë-verë-vjeshtë). Të lashtët e kishin kuptuar dukurinë e ndërrimit të stinëve si blerim, lulëzim e begati që vinte nga toka dhe që i rikthehej asaj kur mbaronte cikli i prodhimit. Dukuritë e natyrës i nderonte edhe vetë Zeusi.

Kur Demetra iu ankua për të bijën, u gjet një zgjidhje që përkonte me dukurinë. Zeusi vendosi t‘ia kthente të bijën Demetrës, me kusht që ajo, Persefoni, të mos kishte ngrënë ndonjë frutë gjatë kohës që ndodhej te Plutoni. Persefoni kishte ngrënë disa kokrra shege, kështu që Zeusi vendosi që ajo të rikthehej tek e ëma vetëm për nëntë muaj, pikërisht në pranverë, verë dhe vjeshtë dhe vetëm tre muajt e tjerë të rrinte me të shoqin në Had.
Përzierja magjike

Lëng shege me kivi. Përzierje fantastike, antikancerogjene dhe energjike. Që të dyja përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës C.
E domosdoshme


Natyra na ka bërë shumë '' magjira'' e dhurata të arta. Shega përmban minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për organizmin tonë.
Lëngu i shegës, lufton infarktet dhe iktusin

Lëngu i shegës tashmë mund të quhet një bar i çmuar për zemrën. Nëse pini një gotë me lëng shege çdo ditë, do të mund të parandaloni formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga arteriosklerozat. Fruti i shegës është simbol i jetëgjatësisë.

Autorët e këtij studimi shpjegojnë se efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substanca oksiduese, të cilët forcojnë muret e enëve të gjakut. Nëse pini çdo ditë një gotë lëng shege, kjo mund të jetë një mënyrë natyrale për të parandaluar dhe luftuar arteriosklerozat.

Eksperimenti i kryer mbi qelizat njerëzore të marra nga arteriet koronare dhe te minjtë me nivele tepër të larta kolesteroli në gjak, kanë treguar se lëngu i shegës pengon veprimin e ELK-1 e p-JUN, që janë dy gjene të njohur për favorizimin e formimit të pllakëzave në enët e gjakut dhe ndihmon për aktivizimin e substancave oksiduese.
Përdorimi i shegës në mjekësinë popullore

Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije te athet dhe ere. Shega me farat e saj te kuqe si rubin është një frutë i shijshëm por edhe shume i vlefshëm për organizmin e njeriut.

Ajo është konsideruar si frutë i fertilitetit ose pjellorise. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektine, vitamine C etj. Lëngu dhe vaji i nxjerre nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes se lëngut te shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve.

Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe te zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorre. Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti rrudhëse e tonike ; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara të gojës, kundër ënjtjes se bajameve dhe acarimeve te mishrave te dhëmbëve.

Magjia dhe misteri i biomases. 156121_448015981917281_1145962707_n

Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lëngu i portokallit) i jep freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti rrudhëse e tonike ; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.

Merren 20-30 gramë lule shege në një litër ujë dhe vihen të zihen për gjysmë ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji në ditë. Edhe lëvozhga e frutave të shegës ka veti regjëse. Lëvozhga e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve.

Lëvozhga e frutave të shegës lufton me sukses amebat, të cilat e dobësojnë shumë organizmin, e veçanërisht te fëmijët. Për këtë merren lëvozhgat e një kokrre shege, vendosen në një enë prej balte dhe zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Pasi ftohet lëngu, pihen dy gota likeri në ditë, një në mëngjes e një në darkë, gjithmonë para buke, për 10-15 ditë. Pa përdorur tjetër ilaç, organizmi do të çlirohet nga amebat.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Tue Oct 16, 2012 6:25 pm


Ulliri

Magjia dhe misteri i biomases. Ulliri_druri_qe_njerezit_e_ngr


Vaji i ullirit, formula e shendetit dhe bukurise


Herkuli sipas mitologjisë mbante një topuz nga druri i ullirit ndërsa Odhiseu me një kunjë ulliri verboi ciklopin Polifem, ai flinte në një krevat nga druri i ullirit. Homeri vajin e ullirit e quante ar i lëngshëm. Hipokrati vajin e ullirit e rekomandonte për shërimin e më shumë se 60 sëmundjeve. Fituesve në lojërat olimpike në kokë u vendoseshin kurora prej degëve të ullirit dhe u dhuroheshin amfora të mbushura me vaj ulliri, që atëherë ishte shumë i shtrenjtë.

Ulliri është një bimë mjekësore e mrekullueshme. Çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje e tjera. Ditologia Blerina Bombaj na shpjegon për vetitë e këtij produkti.

Vaji i ullirit ndihmon në sëmundjet e mëlçisë dhe në eleminimin e gurëve të fshikëzës së tëmthit dhe gurëve të veshkave. Nga pomadat dhe preparatet e tjera që përgatiten me vajin e ullirit mjekohen plagë të ndryshme, djegie të lëkurës, duke ndihmuar në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara.

Magjia dhe misteri i biomases. Vaji_i_ullirit

Vaji i ullirit, përbën një formulë shëndeti dhe jetëgjatësie. Në të gjenden acidet omega-3-yndyrore, vitamina A dhe E, metale, selen, si dhe substanca antioksiduese.

Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83 për qind të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut.

Bima dhe lëvozhga e ullirit përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut, temperaturat e larta etj.

Nëse vaji i ullirit përdoret si melhem për lyerje, forcon flokët dhe ndalon të thinjurit. Pirja e vajit të ullirit është i dobishëm kundër helmimit.

Ky vaj lehtëson dhimbjet në lukth dhe zorrë dhe mbyt parazitët në zorrë. Ullinjtë e gjelbër kanë vlera të shumta ushqyese e gjithashtu forcojnë barkun dhe stimulojnë potencën seksuale. Ullinjtë e hidhur janë të mirë për trajtimin e djegieve

Të përtypurit e gjetheve të ullirit ndihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës. Çaji i përgatitur me gjethet e ullirit ul sasinë e sheqerit në gjak. Diabetikët këshillohen të hanë kokrra jeshile ulliri, të cilat ulin etjen që shkakton diabeti.

Për këtë vaji i ullirit nuk duhet t’i mungojë dietës suaj ditore.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Fri Oct 19, 2012 7:10 am


Banane...Nje frut me nje pakete kuruese.

Magjia dhe misteri i biomases. Banane

Vlerat ushqyese dhe kurative te bananes-
Me një tul të butë dhe të ëmbël, e paketuar në lëkurën e saj të verdhë, banania është një nga frutat më të mrekullueshëm dhe më të gjendshëm gjatë gjithë vitit.

Bananet rriten deri në 10 m lartësi dhe i përkasin familjes së lilit dhe orkidesë.
Ky frut kremoz, i ëmbël dhe i pasur është një nga të preferuarit për të gjitha grupmoshat, nga bebet deri të moshuarit.

Cfare na ofron bananja...Ofron mbrojtje për sistemin kardiovaskular nga fibrat dhe kaliumi
Bananet janë shumë të pasura me kalium, një mineral ky nga më të rëndësishmit për të mbajtur presionin e gjakut në nivele optimale dhe për mbarëvajtjen e funksionit të zemrës. Duke qenë se përmban rreth 460 mg kalium, një banane në ditë mund të parandalojë hipertensionin dhe të mbrojë në këtë mënyrë nga arterioskleroza.

Bananet mbrojnë kundër ulcerës...Bananet njihen që herët për vetinë e tyre për të ulur aciditetin e stomakut, dhe si rezultat të mbron kundër ulcerës dhe dëmeve që ajo shkakton. Në një studim, një përzierje e qumështit me banane, uli në mënyrë të konsiderueshme aciditetin e stomakut. Në një tjetër studim në kafshë, shkencëtarët vunë re se banania e freskët e mbronte stomakun nga plagët.

Banania e luan rolin e saj mbrojtës në 2 mënyra: së pari, disa substanca që ndodhen te bananet ndihmojnë aktivizimin e disa qelizave, që përbëjnë shtresën e jashtme të stomakut, atë që vjen në kontakt me ushqimin, e cila prodhon dhe mukozën që e ruan stomakun nga aciditeti. Së dyti, disa përbërës të tjerë, që quhen inhibitorë të proteasave ndihmojnë në eliminimin e disa baktereve në stomak, të cilët janë akuzuar si kryesorë në shkaktimin e ulcerës në stomak.

Ndihmojnë në periudhat e eliminimit
...Në rastet e diarresë së shpeshtë, për shkaqe të ndryshme, na duhet të eliminojmë ushqime që mund të agravojnë situatën. Një episod diarreje mund të zbrazë depozitat tona në elektrolite shumë të rëndësishëm. Bananet mund të na plotësojnë mangësitë në kalium, një nga elektrolitet më të rëndësishëm, i cili ndihmon në rregullimin e funksionit të zemrës dhe në balancën e lëngjeve në trup.

Magjia dhe misteri i biomases. Images?q=tbn:ANd9GcSbKm1F-HueKb7kDxEUzQPmnR9LKx6HkTXh_1dM_HEg13I1-5WS

Gjithashtu, bananet përmbajnë pektinë, një lloj fibre e tretshme, e cila ndihmon shumë në normalizimin e aparatit tretës dhe lehtëson konstipacionin. Ëmbëlsia dhe përmbajtja në sheqer e bananeve varion në saje të pjekjes së tyre. Kur ato janë pak të pjekura (me ngjyrën e verdhë gati jeshile) kanë një indeks glicemik më të ulët. Kjo i bën bananet një nga frutat më të rekomandueshëm, në të kundërt të famës që ato kanë.

Bananet mbrojnë shikimin tonë...Mamaja juaj mund t'ju ketë thënë se karotat ju ndihmojnë për shikim më të qartë të syve kur ishit fëmijë, por për adutët duket se konsumimi i frutave është më i rëndësishëm për këtë. Në një botim të Archives of Ophthalmology, përmendet se konsumi i të paktën 3 frutave në ditë, ndihmon shumë në parandalimin e përkeqësimit të shikimit me kalimin e moshës.

Banania është një nga frutat që, nëse e konsumojmë përditë, në kombinim me fruta të ngjyrave të kuqe dhe jeshile, do të ndihmonte shumë për të pasur shikim më të mirë me kalimin e moshës.

Forconi kockat me banane...Po, është e vërtetë, nëse vendosni bananet rregullisht në menynë tuaj, ndihmon në absorbimin e kalciumit, elementit më të rëndësishëm në ndërtimin e kockave tona.

Bananet përmbajnë një prebiotik, i cili ushqen bakteret miqësore të kolonit. Këto baktere prodhojnë vitamina dhe enzima, të cilat ndihmojnë shumë aftësitë tona për të absorbuar nutrientë shumë të rëndësishëm, siç është dhe kalciumi.Gjithashtu, koha e kalimit të ushqimit në zorrë zgjatet dhe, në këtë mënyrë, ulet rreziku i kancerit të zorrës së trashë.

Magjia dhe misteri i biomases. Images?q=tbn:ANd9GcTa006tpW_Sf7aR029m32KAan4tuBjzr4hqwJDijnYJ4Bs7o0lN7w

Bananet jeshile përmbajnë acide lyrore të shkurtra, të cilët janë më të preferuarit për qelizat që përbëjnë shtresën e parë të zorrës. Kur këto qeliza ushqehen mirë, ato janë shumë më të afta për të absorbuar kalciumin dhe nutrientë të tjerë të vlefshëm.

Disa banane janë burim i pasur edhe i karotenoideve të ndryshëm. Ato me ngjyrë sa më të artë kanë dhe përmbajtjen më të lartë.Bananet ndihmojnë shëndetin e veshkave tona kur konsumohen rregullisht, por me masë

Rreth 190.000 raste kanceri të veshkave identifikohen çdo vit në Amerikë. Faktorët e riskut përfshijnë duhanpirjen, obezitetin, hipertensionin dhe ekspozimin në disa substanca toksike, si asbestos dhe kadmiumi. Faktorë dietetikë janë vënë re si parandalues. Konsumi i rregullt dhe i përditshëm i fruta-zarzavateve të pasura me fibra bimore, por kryesisht konsumi i bananeve është lidhur me mbrojtjen e veshkave nga kanceri.

Një banane të vogël mund ta konsumojmë edhe përditë, duke e kombinuar atë me 2-3 fruta të tjerë, të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme.Banania mund të përfshihet në ëmbëlsira, në kos me fruta dhe pak mjaltë, si dhe në lëng të freskët frutash.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Wed Nov 07, 2012 8:26 am


Bambuja,engjelli mbrojtes i organizmit te njeriut...


Magjia dhe misteri i biomases. Bambyk-1

Mes shumë shenjave të një trupi që po plaket më shpejt sesa koha normale, është shfaqja e dhimbjeve të vazhdueshme të kockave dhe e atyre muskulore me origjinë inflamatore, që shpesh shoqërohen me një lëshim të vazhdueshëm të indit lidhor.

Elasticiteti i aparatit osteoartikular është një nga treguesit kryesorë të shëndetit të të gjithë organizmit: nëse kockat, muskujt dhe kërcet janë të shëndetshme dhe të mirushqyera kolagjeni arrin ta kryejë më mirë funksionin e tij të mbështetjes dhe lëkura mbetet e tendosur, kompakte e pa rrudha. Për të shmangur ose zvogëluar flashkësinë dhe lëshimin e lëkurës, duhet të bëni kujdes edhe me “skeletin”.

Kockat kanë nevojë për silic: është një nga mineralet më të nevojshëm për ne
Brenda trupit tonë, silici është një mineral shumë i rëndësishëm, që gjendet kryesisht te kockat, indi lidhor dhe kolagjeni (si dhe në strukturën e flokëve). Kur ky mineral mungon, shfaqen jo vetëm dhimbjet e kockave e kërceve, por edhe fenomene të dhimbshme, si dhe një tendencë e lëkurës për dehidratim, që është paradhoma e rrudhave dhe celulitit.

Një kurë e fortë për të gjitha indet: silici ushqen palcën e kurrizit dhe kërcet; rigjeneron lëkurën
Për një veprim mineralizues dhe kundër moshës duhet të përdoren kura me bazë bambuje: ky shkop i hollë përmban në brendësi sasi të mëdha silici, kaliumi dhe betaine, përbërës aktivë që ndihmojnë për t’i bërë indet më elastikë.

Por jo vetëm kaq: me ardhjen e verës dhe ekspozimit në diell, fenomen që favorizon plakjen e lëkurës, është mirë që të përdorni kura parandaluese me bazë bambuje. Ky mineral mund të merret në formën e shtojcës, si produkt kozmetik dhe si ushqim nëpër sallata të ndryshme, por kryesisht ato pranverore.

Si përdoret bambuja
Të gjitha produktet me bazë bambuje janë burim mineralesh dhe enzimash antioksiduese që rinojnë indet “strukturore” të organizmit (kockat, indin lidhor dhe kolagjenin). Lexoni më poshtë mënyrën e përdorimit të bambusë për trajtimin e lëkurës.

Nga palca e drurit të bambusë “Tabashir”, një lloj i veçantë bambuje i përdorur në mjekësinë popullore, merret një ekstrakt, 70% e të cilit është silic. I kthyer në pluhur, ekstrakti i bambusë merret në kapsula për një muaj rresht. Kjo gjë mund të përsëritet edhe 3-4 herë në vit. Doza është 1-2 kapsula në mëngjes, para buke, që mund të pihen me ujë. Kujdes: Kjo shtojcë nuk duhet marrë gjatë shtatzënisë, kur ushqeni fëmijën me gji dhe në rastin e patologjive të veshkave.

Bambuja në tavolinë
Fidanët e bambusë (“takenoko”-të e kuzhinës japoneze) u ngjajnë shpargëve dhe mund të shtohen në sallatë. Zakonisht gjenden në dyqanet ushqimore, por do të ishte mirë sikur t’i mbillnit në shtëpi dhe t’i mblidhnit të njomë; për t’i përgatitur u duhet hequr kutikula e jashtme, pastaj zihen për 30 minuta, duke i shtuar ujit një grusht krunde që të zbuten dhe një majë luge piper. Në këtë mënyrë janë gati për t’u shërbyer në tryezë.

Në banjën e shtëpisë: zbut dhe i jep shkëlqim lëkurës
Sot, në treg gjenden produkte të ndryshme kozmetike natyrore me bazë ekstrakte bambuje (vajra dhe xhel dushi, lëngje dhe kremra pas dushit). Një alternativë është që të shtoni në vaskë dy grushte krunde orizi (që kanë veti zbutëse), gjysmë kilogram kripë deti integrale dhe 2 kapsula pluhur bambuje. Qëndroni në vaskë për 20 minuta, është mirë që këtë ritual ta kryeni në mbrëmje dhe ta përsërisni trajtimin të paktën dy herë në javë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Thu Nov 08, 2012 1:07 pm


Domatja,aleatja më e çmuar për njeriun

Magjia dhe misteri i biomases. Tomates

Domatja është një nga perimet më të njohura ne te gjithe boten për vlerat e saj kuruese.Eshte nje kulture e vjeter sa vete njerzimi dhe pikerisht per kete fakt ajo eshte quajtur aleatja me e cmuar per njerzimin .

Për vlerat e saj ushqyese, domatja ka gjetur përdorim të gjerë. Ajo është e pasur me Vitamina C dhe A. Gjithashtu, domatja përmban kripëra minerale, acide organike etj.Domatja përmban edhe antibiotikë bimorë si domatina, e cila shërben në shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe të aparatit tretës. Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara si dhe të ulcerave kronike.

Ai vepron gjithashtu mbi sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Domatja ndikon në kurimin e formave të lehta reumatike. Gjithashtu, ajo ka veti kuruese edhe për nefritin, artritin dhe kapsllëkun.

Pas Vitaminës C dhe antioksiduesve, zbulimet e fundit për të parandaluar kancerin e vënë theksin te glikopeni, që është dhe përbërësi kryesor i domates. Për të luftuar plakjen, për të parandaluar kancerin apo për të pasur një lëkurë të bukur, asgjë nuk do të ishte më e çmuar se sa marrja gjatë vakteve të ditës të një "ilaçi" me emrin domate.

Atë mund ta përdorësh të "gjallë", në salcë, gjellë, sallatë, makarona, rizoto, supa, koktej (kokteji i famshëm "Bloody Mary" përgatitet me lëngun e domates) apo në gatime të ndryshme, për të cilat nuk është e nevojshme të konsultohesh me ndonjë mjek apo të kesh recetë për t'i blerë.

Është vërtetuar se domatet kanë veti magjike, janë të shijshme, ekonomike, por mbi të gjitha janë aleate të çmuara për shëndetin. Prania e madhe e antioksiduesve shkatërron radikalet e lira, cilësohet nga shumë ekspertë si dhurata e natyrës, prandaj domatet luftojnë sëmundjet.

Është zbuluar se këto substanca arrijnë rezultate të shkëlqyera, madje mund të krahasohen edhe me ilaçet tradicionale që mund të shkaktojnë edhe dëme. Domatet janë të pasura me betakaroten, likopen (substanca që u jep atyre ngjyrën e kuqe) dhe me vitaminat më të mira dhe më efikase se çdo gjë tjetër në luftën kundër plakjes.

Jo më kot është cilësuar si fryti më i përhapur në botë pas mollëve, bananeve, rrushit dhe portokallieve. Në të vërtetë, nuk ka këshillë më të mirë sesa të hash ushqime që jo vetëm nuk të sëmurin, por mbi të gjitha të mbrojnë.

Laboratori i artë i natyrës është në gjendje të na ofrojë gjithçka, sidomos kur shkenca ka zbuluar me kujdes virtytet e produkteve të saj. Kërkimet mjekësore që shtohen vit pas viti kanë treguar se domatet dhe produktet e tjera ku ato përdoren kanë aftësinë të jenë antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Sipas ekspertëve, konsumi i rregullt i saj ul pothuajse me tri herë mundësinë për t'u prekur nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, mushkërive apo pankreasit dhe se efekti "mbrojtës" i detyrohet tërësisht likopenit, përbërës që gjendet me shumicë te domatja dhe është një armë e fortë në luftën kundër kancerit.

Fillimisht, diçka e tillë dukej e pamundur, por faktet tregojnë se likopeni dhe antioksiduesit e domates mund të parandalojnë dhe reduktojnë zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit, sidomos atij të prostatës te meshkujt, ndaj konsumi është i rëndësishëm për organizmin.

Dhjetë kokrra domate në javë, të freskëta, të gatuara apo produkte të saj, mund të ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet me 60 për qind. Sigurisht që mjekët duan t'i bindin njerëzit të hanë domate dhe produktet që rrjedhin prej saj, pasi mund të reduktojnë rrezikun e përhapjes së shumë llojeve të kancerit, por kjo nuk do të thotë se ata duhet të hanë vetëm domate.

Por domatet duhet të jenë shoqërueset e para të një diete të pasur ushqimore me fruta dhe perime. Nga ana tjetër, ajo mund të ndihmojë edhe në uljen e kolesterolit të keq në gjak. Studimet e fundit të mjekëve finlandezë treguan se salca e kuqe e quajtur ndryshe "ketch up" largon kolesterolin e keq në organizëm.

Magjia dhe misteri i biomases. Images?q=tbn:ANd9GcQd2Bql-sBCTTS9h6Kw1H4kmL8-18a36Jg3R3WMKfGUK15tyxji

Sipas kërkimit finlandez, salca e kuqe, aq e dashur për anglezët dhe jo vetëm për ta, është një minierë e artë për zemrën dhe mjafton një sasi e vogël në ditë për të mbajtur tërësisht nën kontroll vlerat e LDL, të ashtuquajturin "kolesteroli i keq".
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Tue Nov 20, 2012 12:21 pm


Graviola –'' mjeku personal'' qe ju shëron kancerin

Magjia dhe misteri i biomases. Cactus
10000 herë më i fortë në ngadalësimin e rritjes se qelizave të kancerit se sa Kimio-terapia

Graviola, bima e gjelbër,nga Amerika e Mesme dhe Jugore është hiti i ri i mjekësisë natyrore me shije të ëmbël dhe të butë, të përkujton hibridin e ananasit, dredhëzës dhe kokosit ose bananes.

Por pamja e saj atraktive dhe shija e shkëlqyeshme nuk janë gjëja e vetme e rëndësishme te kjo bimë, ajo në mënyrë të dëshmuar shëron kancerin. Kur themi shëron, mendojmë pikërisht këtë – vret qelizat e kancerit dhe është deri në dhjetë mijë herë më efikase se ilaçet, ndërsa përdoret gjethet, lëvorja, fryti dhe farat e graviolës.

Sigurisht, lind pyetja e skeptikëve: nëse është kështu, pse nuk përdoret. Përgjigja është, si gjithmonë e thjeshtë – është pamundshme të patentohet përbërësi natyror ose lulja apo bima. Me logjikën e kompanive farmaciste, kjo nuk shpaguhet. Edhe pse janë shpenzuar miliona dollarë në sintetizimin e përbërësit më të fuqishëm të graviolës, i cili vret qelizat e kancerit, është treguar që fryti thjesht nuk mund të shumohet me variantin GMO , prandaj hulumtimet janë futur thellë në sirtarë.

Magjia dhe misteri i biomases. Soursop-pic

Për hulumtimet megjithatë mori vesh opinioni kur një nga shkencëtarët nga ekipi i cili ka studiuar graviolën ka folur, ndërsa serinë e hulumtimeve të reja e ka kryer Universiteti katolik ë Korenë jugore.

Rezultatet kufizohen me fantastikën shkencore, sepse graviola vret vetëm qelizat e kancerit, duke i lënë qelizat e shëndetshme të paprekura, ndërsa vrasja selektive është dhjetë mijë herë më e efikase se adriamicina e preferuar. Hulumtimin e kanë vërtetuar edhe shkencëtarët nga Universiteti Purdue në SHBA.

Graviola është veçanërisht efikase në shërimin e kancerit të mushkërive, prostatës dhe pankreasit. Përveç që vepron në kancer, graviola ka edhe veçori tjera shëruese – vepron kundër baktereve, kërpudhave dhe parazitëve, rregullon tensionin e gjakut dhe ndihmon te stresi, depresioni dhe çrregullimet nervore.

Magjia dhe misteri i biomases. Images?q=tbn:ANd9GcTbOwmTsM9Tj88ND08NTrXUMarLwqdPSLKGw6VyWWdGx-EbajUX

Indianët e Amerikës jugore që jetojnë në zonën ku rritet graviola përdorin të gjitha pjesët e kësaj bime (lëvoren, gjethet, rrënjën, farat) për shërimin e sëmundjeve të zemrës, astmës, artritit dhe problemet me mëlçinë.

Pasi që farmacistët dhe mjekësia nuk dëshirojnë ta përdorin graviolën, mund ta përdorni vetë, por gjithnjë në konsultim me mjekun i cili ndjek gjendjen, sepse tashmë disa kompani kanë zhvilluar tabletat e graviolës si shtesë ushqimi, ndërsa ka mundësi edhe të merren fidanë dhe ta kultivoni vetë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Sun Dec 02, 2012 11:50 am


Aloe vera -mbreteresha e bimeve ushqyese dhe kuruese


Magjia dhe misteri i biomases. Aloe-vera-main

Shpesh ne nuk jemi te ndergjegjshem per shendetin tone,deri sa e humbasim ate.Papritur arrijme te kuptojme kufizimet qe sjellin semundjet ne jeten tone.Keshtu qe perdorimi i bimeve me vlera kuruese eshte bere nje domosdoshmeri jetike.Aloe Vera,nje bime me 200 perbers te vertetuar shkencerisht,rrit aftesine vetsheruese te organizmit tone.

Aloe Vera eshte nje bime tropikale me gjethe te tulta ne forme shtize. Keto gjethe kane nje shumellojshmeri te perdorimeve mjekesore, aq shume saqe i kane siguruar asaj epitetet si "bime e pavdekesise" dhe "shkop magjik i qiellit". Kjo bime eshte e njohur edhe si "aloe mjekesore” dhe identifikohet lehtesisht me ane te nje tufeze me lule portokalli ose te kuqe te dala ne maje. Gjethi si shtize e tulte ka nje varg dobish mjekesore dhe kozmetike.

Magjia dhe misteri i biomases. Images?q=tbn:ANd9GcQjcwSs_ZZ2NMFwHn_0e6mWbAxVv3L682dUR2U0MQrShVnYkJdlow

Cfare e ben Aloe Vera-n aq unike


Gjethet e Aloe Veras permbaje nje numer te madh te perberesve aktive biologjike, si mannanin e acetiluar, polimananin, antrakuionet dhe lecitine te ndryshme. Aloe Vera po ashtu permban pothuajse 75 perberes te njohur dhe me shume se 200 lende perberese qe e bejne bime potente mjekesore. Ketu perfshihen:

Enzimat qe ndihmojne ne tretje dhe zvogelojne inflamacionin;
Te gjitha vitaminat, pervec D;
Mineralet e nevojshme per funksionimin e enzimave;
Sheqerna me zinxhir te gjate per te ri-balancuar sistemin e tretjes;
Saponinet, te cilat kane efekt anti-mikrobik;
20 nga te 22 aminoacidet.

Dobite e Aloe Veres

Magjia dhe misteri i biomases. Images?q=tbn:ANd9GcQQuORJL-0E_HXIk5a8iQvaV_1mfro0e8AfUjcIz8us8C1BWzn1MQ

1.Detoksifikimi: Lengu i Aloe Veras eshte detoksifikues (largues i helmeve) natyral, e po ashtu eshte plot me vitamina e minerale qe ndihmojne trupin tone te merret me streset e jetes se perditshme.

2.C’rregullimet e tretjes: Eshte i dobishem ne rastet e thartires ne stomak, sindromes se zorres se irrituar dhe te thatit (ulceres). Qeteson ezofagun dhe cliron refleksin e acidit.

3.Shendeti i gojes: Eshte jashtezakonisht i dobishem per goje dhe mishin e saj.

4.Perkujdesja ndaj lekures: Eshte zbuluar te jete jashtezakonisht efektiv ne pastrimin e psoriazes ne testet laboratorike. Ka po ashtu disa dobi te tjera per lekuren, perfshire:

Heqje natyrale e akneve;
Ben lekuren te lengshme;
Heq helmet nga lekura;
Largon gervishtjet dhe shenjat;
Zvogelon inflamacionin;
Ndreq dhe riperterin lekuren.

Magjia dhe misteri i biomases. Images?q=tbn:ANd9GcRG6SU0BoVv6Vy7truzes2aWy6tc81s_HiX3gT5aZ5iCUZvfuKO

5.Diabeti: Nje gjysme luge e lengut e konsumuar per 14 jave eshte deshmuar te zvogeloje nivelin e sheqerit ne gjak per 45 per qind.

6.Ndihmon zorret: Aloe late permban glukozidesaloinin e antrakuinon A dhe B, qe jane laksative te fuqishem.

7.Menaxhon peshen: Lengu i Aloe Veras eshte perdorur per shume vite si ndihmese per humbjen e peshes.

8.Ndihmon imunitetin: Eshte perplot antioksidante te cilet kundershtojne radikalet e lira dhe fuqizojne sistemin e imunitetit.

9.Ndihmon tek djegiet: Gjethja e Aloes mund te sheroje dhe rregulloje lekuren pas djegieve, perfshire djegiet nga dielli.

10.Zbokthi: Ndihmon ne lehtesimin e kruarjeve dhe zbokthit. Gjethja aloe vera mund te perdoret si nje trajtim paraprak para aplikimit te shamponit.

Eshte e qarte se duke perdorur kete bime te mrekullueshme padyshim qe do te kemi dobi ne nje menyre ose tjeter. Mund te rritet edhe ne vazo. Ka shume lloje te aloe veres, disa nga te cilat jane shume te dobishme. Produktet e krijuara nga aloe vera jane ne dispozicion qe nga barnatorja e deri te dyqanet e kozmetikes, madje edhe ne dyqane ushqimore.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Fri Dec 07, 2012 8:54 am


Një mollë në ditë mban doktorin larg


Magjia dhe misteri i biomases. Red20apple

Molla e ka origjinën nga Azia Qendrore, ku paraardhësi i tij i egër,nuk është gjetur ende edhe sot kesaj dite. Ka më shumë se 7.500 kultivar te njohur mollësh që rezultojne me një varg karakteristikash organo-leptike të dëshiruar.Në te gjithe boten sot prodhohen te paktën 58 milion ton mollë, me një vlerë prej rreth 11 miliard dollarë. Kina prodhon rreth 35% të këtij totali.Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi i dytë kryesor, me më shumë se 7,5% të prodhimit botëror. Turqia, Franca, Italia, dhe Irani janë ndër eksportuesit kryesorë te mollës.

Një mollë në ditë mban doktorin larg. Kjo është një nga shprehjet më të njohura angleze nëse do të kujtonim vlerat e mollës. Nëse konsumoni këtë frutë, që ndoshta jo të gjithë e preferojnë për shijen që ka, do të vini re efektet pozitive që jep. Largon dhembjen e kokës, tret shpejt, largon pagjumësinë si dhe na bën më të bukur

Magjia dhe misteri i biomases. Apple%20fruit2

Molla është një nga frutat që do të vlerësohej rreth kreut te piramides për vlerat e saj. Ka një pafundësi vlerash që kurojnë dhe na bëjnë mirë për shëndetin. Duke filluar që me farat e saj të cilat përmbajnë albuminë dhe yndyrë. Molla si frutë ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Thonë se lëkura e mollës ka një përqindje të mirë të substancave të nevojshme. Vitamina të tilla si B1, C, E, P, B2, PP ndodhen pikërisht nën lëkurë. Ndaj nëse do të konsumonit mollë, e cila rekomandohet të paktën një në ditë, është më mirë të jetë me lëkurë.

Magjia dhe misteri i biomases. Images?q=tbn:ANd9GcTJrky2mr-TaPH8gL-m61uwNJxkKKSK2pD8Tj3yip46cbteIyVPwg

Një mollë e ngrënë në mëngjes ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve duke i fortësuar ato dhe duke i bërë më të shëndetshëm. Gjithashtu molla mund të përdoret edhe për maska të ndryshme të fytyrës, duke na e bërë atë më të butë e të lëmuar. Por mënyra më mirë është ta marrim çdo ditë si në mëngjes ashtu dhe në darkë. Çdo lloj molle ka vlera të caktuara, ndërsa ajo jeshile ka më tepër vitamina të cilat janë të përqendruara jo vetëm në pjesën e tulit por dhe nën lëkurë që gjenden me shumicë.

Për t’u dobësuar shpejt ndonjëherë nuk keni pse mbani dieta të mundimshme. Mjafton të konsumoni tre ose katër mollë në ditë edhe duke ngrënë normalisht. Do të shikoni që kilet do të humbasin shpejt. Por nëse konsumoni një kokërr mollë që në mëngjes, esëll, efekti i dobësimit do të jetë më i shpejtë. Molla ka një efekt të lartë tretjeje ndaj sugjerohet nga dietologët në çdo lloj diete.

Magjia dhe misteri i biomases. Images?q=tbn:ANd9GcQVoOJih0UjuWMQXkB4aroHhki977Vlp-W7qFFUHCnfTlMgS8cL

Lëngu i mollës i përzier me mjaltë dhe ujë të nxehtë pihet si mjet qetësues kundër pagjumësisë. Nëse vuani nga dhembja e kokës në ballë, vendosni fasha të lagura me uthull molle dhe ujë duke e shoqëruar edhe me pak mjaltë. Por ky është një rit që duhet bërë çdo darkë në mënyrë që të japë rezultatin e duhur.

Çaji që përgatitet nga copat e prera të mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Gjithashtu, ky çaj është një mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Ky lloj çaji mund të pihet në çdo stinë jo vetëm në dimër. Meqë molla është një frutë që gjendet lehtë edhe në ditët e tjera të vitit, e sidomos në shtator, mund të gjenden lloje të ndryshme të tyre.

Nëse të gjithë duhet ta konsumojnë sa më tepër këtë frutë, gratë shtatzëna janë të parat që nuk duhet ta refuzojnë në mënyrën më absolute. Ato duhet të marrin një lugë lëng molle të paktën çdo mëngjes. Në këtë mënyrë kanë marrë mjaft elementë të nevojshëm natyrorë, prandaj edhe mund të kenë një foshnjë me flokë të dendur, me thonj të fortë, me sistemin e zhvilluar muskulor. Gjithashtu ajo do të këtë mjaft qumësht duke ndikuar dhe në një zhvillim më se të mirë të fëmijës, sidomos në atë psikik dhe shpirtëror.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Mon Dec 10, 2012 12:51 pm


Bima qe pastron dhe rregullon presionin e gjakut



Magjia dhe misteri i biomases. P-beetroot-superfo_1474379c
'Zoti e ka krijuar Panxharin e kuq,vetëm pak për të mirën e vet'

Bima e njohur si panxhar i kuq,është e pasur me përbërës shumë të dobishëm për shëndetin e njeriut. Panxhari mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, dhe është me të vërtetë një kurë e mrekullueshme

Ishte e pashmangshme në tryezën e egjiptianëve të vjetër, ndërsa grekët e vjetër e kanë përdorur kundër dhimbjeve në shpinë dhe si afrodiziak.

Në piramidën e ushqimit ai gjendet mjaft lart si perime shumë e dobishme. Kur thuhet panxhar i kuq, kryesisht mendohet në lëvoren e saj pikante, derisa shumë pak veta e dinë se gjethet e reja të saj janë përplot me vitamina C, karotinë dhe klorofil.

Magjia dhe misteri i biomases. Beetroot

Gjethet e saja posedojnë edhe një sasi të madhe të mineraleve si kalium, kalcium, fosfor, magnez, klor. Nga ana tjetër mund ta përdorni edhe si erëz dhe shtesë për gjella të shumta, sidomos në mish.

Panxhari i kuq pastron dhe përshpejton organizmin, e kjo vlen sidomos për ata që vuajnë nga diabeti, sepse largon lodhjen dhe forcon sistemin imun.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Wed Dec 12, 2012 11:02 am



Bima e quajtur ''Eliksiri i Jetes''


Magjia dhe misteri i biomases. Himalayan%20Fleeceflower

Quhet "Elixir of Life" ose "eliksir i jetës", Fo-ti toniku thuhet se rrit pjellorinë jetëgjatësine dhe vitalitetin. Duke marrë Fo-ti tonik mbahet një organizem i fuqishem. Kjo është një bimë barishtore që rritet edhe në një shtrat me hije,por me nje sistem rrenjor krejtesisht te vecante.

He Shou Wu,ose Fo-ti toniku është një barishte shumë e njohur në Orient, e përdorur nga miliona njerez rregullisht për të ndihmuar zhvillimin. Ajo është më e njohur ne Kinës dhe thiret "bari i jetëgjatësise". Ajo ka fituar një reputacion të gjerë si një ruajtës dhe zgjates i rinise, delikuencator dhe tonikues seksual.

Emri i dualiziuar kinez për FO-ti, -He-shou-wu-ja, ishte emri i një njeriu të dinastisë Tang të cilit infertiliteti ju shërua gjoja nga Fo-ti, përveç kësaj, jeta e tij e gjatë i atribuohet fuqise tonike te kësaj bime. Që atëherë, mjekësia tradicionale kineze ka përdorur fo-ti tonikun,për të trajtuar plakjen e parakohshme, dobësi te ndryshme, shkarkimin vaginal, sëmundje të shumta infektive, angina pectoris, dhe impotencën tek meshkujt'

Ja nje kuriozitet i diteve te fundit per kete bime,meqense ajo ka nje sistem rrenjor krejt te vecante dhe pak misterioz.

Bujku kinez nga provinca e Langzhong, Zheng Dexun, deshi të nxirrte nga toka një rrënjezë bime Fo-ti,ose sic quhet ne anglisht fkeeceflower,ose ne emrin botanik Radix Polygoni MuItiflori, por në vend të një rrënjeze ai nxori një “njeri!” Ky njeri ka duar, këmbë, kokë, sy vesh dhe të gjitha karakteristikat e njeriut.

Magjia dhe misteri i biomases. Fleeceflower-root

Është 54 cm i lartë dhe peshon 5.8 kg. Ndërsa bujku, teksa e pa u habit, madje u tmerrua dhe e vendosi ta rigroposte përsëri. “Duhet ta fus përsëri brenda në Tokë!”, tha ai.Por, pas pak ditësh nga shqetësimi i tepërt që i shkaktoi ky zbulim, u detyrua t’ia tregojë dhe të tjerëve.Kjo rrenje e kesaj bime sipas specialisteve te zones ishte mbi 300 vjete e vjeter....
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Sat Dec 15, 2012 1:03 pm


Rozmarina,mjeku i drites se syve.


Magjia dhe misteri i biomases. Rozmarinas

Sipas një studimi amerikan, lëngu i barit aromatik mbron shëndetin e syve duke parandaluar shkatërrimin e retinës

Një përbërës tërësisht natyral, që mund të rritet në kopsht apo në një vazo në shtëpi, rozmarina sipas një studimi të fundit të kryer nga shkencëtarët e ‘Sanford-Burnham Medical Research Institute’, në Florida, SHBA, mund të mbrojë retinën e syve nga shqetësimet apo sëmundjet që mund ta prekin atë siç është p.sh shkatërrimi makular.

Substanca bimore e acidit karnosik, i cili gjendet edhe tek sherbela, është rezultativ në parandalimin shkatërrimit të retinës së syrit për shkak të toksicitetit që mund të depërtojë brenda saj.

Degjenerimi makular është një simptomë që vërehet sidomos me kalimin e moshës dhe që çon në një reduktim gradual të shikimit që mund të shkojë deri në verbëri.


Magjia dhe misteri i biomases. Images?q=tbn:ANd9GcSa2APmKOMp6f0310l1xmxBx7NG8dip606O5KToFHqb1w_UnGA6

Shkencëtarët e kanë testuar efikasitetin rozmarinës në mbrojtjen e shëndetit të syrit tek modele kafshës dhe më pas rezultate janë publikuar në revistën ‘Ophthalmology & Visual Science’.

Testet dhe vëzhgimet i kishin lejuar hulumtuesit të zbulonin se acidi karnosik bënte të mundur aktivizimin e prodhimit të një enzimë antioksidante, e cila mundësonte uljen e nivelet të oksigjenit reaktiv dhe llojeve të azotit.

I njëjti veprim mbrojtës u shfaq edhe ndaj një retine të dëmtuar nga drita në modelet e kafshëve të përdoruar gjatë studimit.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Sun Dec 16, 2012 7:26 pm


Caji i gjelber,miku juaj qe ju shoqeron gjate jetes

Magjia dhe misteri i biomases. Caji_okok_600358537

Çaji, pija e dytë më e përdorur në botë pas ujit, ka vlera të shumta. Një pije që mund të përdoret gjatë gjithë ditës ,Ështëvështirë të pihen 1.5 litra ujë në ditë, së pari ngaqë nuk jemi mësuar,por edhe ngaqë mund të biem në kurthin e pijeve me gaz. Quhet kurth, sepse këto pije janë pjesërisht shkaktare të mbipeshës (sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvardit) dhe për t’i rezistuar tundimit, plotësoni dëshirat tuaja duke përdorur çaj jeshil, i cili
është më pak i pasur me kafeinë se kafeja.

Çaji jeshil është antioksidues dhe partner i linjave të trupit.Në kuadrin e një diete të ekuilibruar ushqimore, si për të shuar urinë e vogël, ashtu edhe të nesërmen e një mbrëmjeje të vështirë, mund të përdorni shumë mirë çajin jeshil, sidomos për faktin që ai ka vlera antioksiduese si dhe ndihmon për mirëfunksionimin e veshkave. Për më tepër, falë vitaminave A, C dhe E, mendohet se përdorimi i çajit jeshil ndikon në ngadalësimin e plakjes së lëkurës.

Gjithashtu, nga studimet e bëra, rezulton se çaji jeshil ndikon në parandalimin e kancerit.

Dhe derisa secila nga keto pije ka perparesite e veta, shkencetaret theksojne qe caji i gjelber eshte me efikas dhe zgjedhja me e mire dimrit, ndersa sjellin edhe 3 arsye pse caji i gjelber eshte mire te pihet ne dimer.

Magjia dhe misteri i biomases. Caj-jeshil

Dobesimi.Tek nje numer i madh i njerezve gjate dimrit vjen deri tek mbledhja e kilogrameve te tepert. Ditet e ftohta nenkuptojne edhe konsumim te ushqimit kalorik, ndersa periudha e festave te fundvitit shpesh nenkupton edhe ngrenie te tepert. Caji i gjelber eshte zgjidhje e shkelqyer, sepse zvogelon apetitin dhe nxit punen e metabolizmit, qe eshte hapi i pare kah ruajtja e peshes trupore te shendetshme.

Forcimi i imunitetit.Hulumtimet kane treguar qe caji i gjelber ka veti antiinflamatore dhe antivirusale te cilat pengojne krijimin e gripit dhe ftohjeve. Nese pini caj te gjelber cdo dite, madje qysh pas dites se gjashte rreziku nga krijimi i gripit dhe ftohjes do te zvogelohet dukshem.

Lirimi nga stresi.Kafja per shume njerez eshte ritual i mengjesit, pa te cilen nuk munden. Megjithate, sasia e tepert e kafeines mund te shkaktoje anksiozitet, stres dhe veshtiresi me gjumin. Pikerisht per keto arsye caji i gjelber eshte zgjedhje me e mire, sepse ka me pak kafeine se kafja, dhe ne te njejten kohe ndikon per qetesim.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Tue Dec 18, 2012 4:08 pm


Speci.Fruti qe ruan shëndetin dhe zgjon pasionin


Magjia dhe misteri i biomases. 137668f8f480c617817638810a0c49b5

Speci i kuq, i verdhë, i shkurtër me mish ose speci i vogël djegës janë pjesë përbërëse e çdo kuzhine. Specat janë përbërës të domosdoshëm edhe të menysë vegjetariane, por edhe shumë ushqimeve me mish. Për ruajtjen e përbërësve të rëndësishëm më i miri është i freskët. Speci i pagatuar, si dhe ai i përgatitur në gjella, ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve dhe problemeve. Përbërësit e tij në organizmin njerëzor veprojnë si antidepresivë, antiseptikë, diuretikë dhe afrodiziakë të fuqishëm.

Ndërsa sa i përket listës së sëmundjeve, tek të cilat vepron në mënyrë efikase, ajo është shumë e gjatë. Speci ndihmon në largimin dhe shërimin e avitaminozës, alergjive, anemisë, astmës, arterosklerozës, angina pektoris, infarktit, hipertensionit, diabetit, kataraktit, impotencës, rënies së flokëve, osteoporozës, urinimit të vështirë, reumatizmit, verbërinë e pleqërisë, hemorroideve.

Speci nuk ka vlerë të madhe energjetike, prandaj është i përshtatshëm për ushqim dietal. Edhe specat janë të pasur me minerale, vitamina, dhe përbërës tjerë të rëndësishëm. Me konservim, vlera ushqyese nuk ndryshohet, ndërsa sasia e vitaminës C e cila është në masë të madhe, mbetet gati e njëjtë si në spec të freskët. Është dëshmuar që speci ka gati katër deri pesë herë më shumë sasi të kësaj vitamine se sa limoni dhe portokalli. Për shkak të kësaj sasie të madhe, rekomandohet si shtesë e obligueshme në ushqim për forcim të imunitetit.

Në speca, pavarësisht llojit dhe madhësisë, gjenden edhe sasi të konsiderueshme të vitaminës B, ku theksohen B1 dhe B2. Përmban edhe vitaminë E, së cilës i atribuohen veçoritë antikancerogjene, vitamina A, acidin pantotenik, ndërsa nga mineralet më së shumti ka kalium, fosfor dhe hekur. Sasia e ujit që e përmban është përafërsisht rreth 89 për qind ndërsa sasia e vajrave eterike në fara varet nga sasia e pranisë së alkaloidit kapsaicin.

Kapsaicini është materie specifike e cila i jep djegësinë frytit. Varësisht prej sasisë së kapsaicinit, specat ndahen në të ëmbël dhe djegës. Sidoqoftë, për kapsaicinin dihet qysh moti se ka fuqi shëruese, sepse paraqet antiseptik të përkryer. Në organet për tretje parandalon zhvillimin e baktereve të kalbjes dhe përmirëson tretjen e ushqimit me stimulimin e mukozës së zorrëve. Rrit edhe nivelin e histaminës, e cila paraqet sistemin kryesor të imunitetit të organizmit njerëzor ndaj sëmundjeve reumatike.

Speci ka efekt të dobishëm dhe në qarkullimin kapilar sipërfaqësor, por kjo duke iu falënderuar një përbërësi tjetër të rëndësishëm – citrinës. Citrina ndikon në elasticitetin dhe depërtueshmërinë e kapilarëve, çka është e rëndësishme në shërimin e arterosklerozës. Speci është ushqim që nxit apetitin, sepse ushqimet e përgatitura me të kanë aromë të veçantë.

Besohet që speci, e veçanërisht speci i vogël djegës, është afrodiziak i shkëlqyer sepse zgjon disponimit dhe pasionin te njerëzit. Bindja bazohet në ndikimin e specit në qarkullimin e rritur të gjakut. Gastronomi francez nga shekulli 17, Antelm Savarin, në librin e tij “Fiziologjia e shijes” ka shkruar që specat “i bëjnë femrat më të ëmbla dhe përkulshme, ndërsa meshkujt të dëshirueshëm”.

Përveç efektit afrodiziak, kësaj perime të lashtë shëruese i atribuohet edhe që ka fuqi stimuluese në lëkurën e kokës. Më saktë, pohohet që parandalon shfaqjen e kokës tullace, për çka dëshmojnë kalabrezët të cilët hanë sasi të mëdha të specave.

Në Itali speci është perime e adhuruar. Deri në atë masë, saqë ekziston “Academia Italiana del Peperoncino”. Spanjollët kanë institutin e vet për spec, ndërsa në Francë ekziston shkolla për speca. Spanjollët e kanë sjellë specin në kontinentin evropian nga Amerika Jugore që në shekullin 15. Prej aty është përhapur kudo, ndërsa lulëzim të vërtetë ka përjetuar në Hungari. Dhe tek ne sigurisht.

Shkalla e djegësisë

Magjia dhe misteri i biomases. Images?q=tbn:ANd9GcSYvAp299vQ-IEd5q6_4wTl99gm_DUc3Xy0P-d28kF_LowQqcsGSg

Kimisti amerikan Wilbur Scoville që në vitin 1912 kishte zbuluar që me zbërthimin e ekstraktit të specit në ujë mund të matet djegësia e tij. Në shkallën e djegësisë që mban emrin e tij, padiskutueshëm që vendin e parë e mban speci meksikan habanero. Atë e pason Scoch Bonnet, pastaj është Jamaica pepper dhe llojet tjera, ndërsa ndër specat jodjegës, në vend të fundit është baburja e ëmbël.

Sallata shëruese

Pasi që speci ka efektin më të madh në gjendje të freskët, duhet ta hani sa më shumë si sallatë. Sallata më së shpeshti mund të bëhet nëse e ndani në copa dhe i hidhni kripë deti, vaj ulliri dhe uthull molle. E përgatitur kështu parandalon paradentozën, ftohjen dhe përmirëson shikimin.

Specat chili

Kapsaicina, e cila gjendet në specat chili mund të përdoret si analgjetik për zvogëlimin e dhimbjes pas intervenimit kirurgjik, pohojnë hulumtuesit danezë. Mpirja të cilën e nxit kapsaicina parandalon transmetimin e dhimbjes deri te qendrat trunore që e regjistrojnë, kështu që pacienti kursehet nga kjo ndjenjë e pakëndshme, thotë dr. Eske Asvang nga ekipi hulumtues.

Në mbështetje të këtij pohimi është shembulli i pacientëve të cilët kanë operuar zorrën e trashë dhe pastaj kanë marrë kapsaicinë. Ata, në krahasim me pacientët që nuk kanë marrë kapsaicinë, kanë ndjerë dhimbje më të vogël pas operimit. Megjithatë, dr. Asvang paralajmëron që nuk është e këshillueshme që pacientët të vendosin vetë në shtëpi spec në plagë, sepse mund të shkaktojnë infeksione.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Mon Dec 24, 2012 8:47 am


Brokoli dhe lakra,doktori ne kuzhinen tuaj


Magjia dhe misteri i biomases. Images?q=tbn:ANd9GcTE0sSrXl9RcCccfs4Om_YetUugvUbnBQFOTxLdqJHcaXDDfkgt7w

Brokoli është ushqim thelbësor për shtatzënat, sepse është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, antioksidant, detoksifikues, hekur, fosfor, të cilët e bëjnë një komponent ideal për dietat. Brokoli dhe lakra, dy perime mjaft të rëndësishme, jo vetëm të shijshme, për t’u gatuar, por për shkak edhe të vlerave ushqyese që përbëjnë shtojnë arsyet për t’u konsumuar akoma më shumë.

Në mënyrë të veçantë, brokoli këshillohet t’i shtohet listës së ushqimeve, pasi ndihmon në heqjen e radikalëve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik, duke pastruar gjakun dhe mbajtur larg probleme që lidhen me toksinat si skuqjen.

Ndërsa konsumimi i lakrës ndihmon për të ruajtur integritetin e lëkurës, për shkak se është një antioksidant me yndyra të ngopura. Gjithashtu, lakra mund të ndihmojë si ilaç në shumë mangësi. Brokoli është luftuesi natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj.

Magjia dhe misteri i biomases. Images?q=tbn:ANd9GcTKiLUSjI8LoubI4sr32-zqaZtHNoywPmN8XpPxdp1QbL1d_-ho

Por brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës, sepse ai heq estrogjenin shtesë nga trupi. Kjo për shkak të pranisë së fortë antikancerogjene si sulfora-phane, dindolylmethane, beta-karotenë, selen dhe vitamina të tjera si-vitamine C, vitaminë A dhe vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat janë efikase kundër agjentëve kancerogjene.

Efekt detoksikues. Prania e vitaminës C, sulfurit dhe disa aminoacideve e bëjnë brokolin një detoksikues shumë të mirë. Ai ndihmon në heqjen e radikalëve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik duke pastruar gjakun dhe mbajtur larg probleme që lidhen me toksinat si skuqjen, artritin, reumatizmat, calculi i veshkave, sëmundje të lëkurës si ekzeme dhe acarime etj.

Brokoli është shumë i pasur me fibra dhe mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut me shërimin e kapsllëkut, sepse kapsllëku është rrënja e pothuajse të gjitha çrregullime në stomak. Fibrat formojnë pjesën më të madhe të ushqimit, ujit dhe ruajnë formën e zorrëve. Magnezi dhe vitaminat të pranishme në brokoli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyesve nga ushqimi dhe zbutin barkun me uljen e inflamacionit.

Kujdesi i lëkurës Për mbajtjen e lëkurës suaj të re dhe me shkëlqim merita utakon antioksidantëve si beta karoteni, vitaminës C dhe ndihmësve të tjerë si kompleksi i vitaminës B, vitaminës E (vitamina E i jep shkelqim lëkurës tuaj, flokëve dhe ngjall indet e lëkurës), vitaminës A & K, acideve yndyrore omega 3, aminoacidëve dhe folatëve të pranishëm në brokoli.

Përveç antioksidantëve të përmendur më lart, brokoli ka përmbajtje të lartë në fibra, beta-karrotene, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq si dhe mbajnë zemrën të funksionojë siç duhet duke rregulluar presionin e gjakut.

Magjia dhe misteri i biomases. Images?q=tbn:ANd9GcShTku5hIOJS5Cxwnu-Hvsu5LPHYn6_jW_76gnCN-wVqBvN9pqU

Kryesisht zeaxanthin dhe pastaj beta-karrotene, vitamina A, fosfori dhe vitamina të tjera të tilla si C, B kompleks dhe E janë shumë të mira për shëndetin e syrit. Këto substanca mbrojnë sytë kundër perdes së syrit si dhe riparimin e dëmeve nga rrezatimet UV. Substancat përgjegjëse për ngjyrën e gjelbër tek brokoli, vitamina C, beta-karroteni, si dhe vitaminat e minerale të tjera si seleni, bakri, zinku, fosfori etj, forcojnë sistemin imunitar si dhe na mbrojnë nga infeksionet e shumta.

Duke qenë shumë i pasur me kalcium dhe vitamina të tjera të tilla si, zinku magnezi dhe fosfori, të hahet brokoli është shumë i dobishëm veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna ose nënat në gjidhënie, sepse këta njerëz janë më të prirë për osteoporozen, dobësimin e kockave, dhëmbëve, etj, nga mungesa e kalciumit.

Brokoli është ushqim thelbësor për shtatzënat sepse është i pasur me proteina, kalcium, vitamina, antioksidant, detoksifikues, hekur, fosfor të cilët e bëjnë një komponent ideale për dietat. Duke qenë i pasur me fibra, brokoli gjithashtu mban larg kapsllëkun, i cili është shumë i zakonshëm gjatë shtatzënisë.

Një mineral i rëndësishëm, kromi, gjendet me bollëk tek brokoli, i cili ndihmon në funksionimin e duhur të insulinës dhe rregullon sheqerin në gjak duke bërë edhe rregullimin e presionit të gjakut gjithashtu. Vitaminat, të cilat e bëjnë sistemin tonë të funksionojë si duhet gjenden me bollëk tek brokoli, së bashku me fibrat dhe acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut.

Anemia është e lidhur direkt me mungesën e hekurit dhe disa proteinave. Brokoli është i pasur me të dyja dhe kështu formon një zgjidhje e shkëlqyer për anemi. Përbërësit e pranishëm në brokoli janë karbohidratet, omega-3 acide yndyrore, proteina, vitaminë A, B kompleks, C dhe E, beta-karotene, kalcium, hekur, magnez, fosfor, krom, kalium mangan, glucoraphanin, diindolylmethane, zeaxanthin, ujë dhe fibra.

Lakra

Një filxhan lakër përmban 15 kalori. Ajo është një ushqim i shkëlqyer për njerëzit që janë në dietë. Lakra përmban vitamina A, vitaminë C, vitaminë E dhe vitaminën B. Secila prej këtyre lëndëve ushqyese është e vlefshme për trupin e njeriut. Vitamina A është e rëndësishme për lëkurë të shëndetshme dhe shikimin. Vitamina B ndihmon për të nxitur metabolizmin e energjisë dhe ruan integritetin e indeve nervore në të gjithë trupin.

Magjia dhe misteri i biomases. Images?q=tbn:ANd9GcRY0WTeKOBL3ofc1OBbbLAt4KyMy14JNKhO4yZNTFGZQluQbWiWXw

Vitamina C është e rëndësishme në djegien e yndyrave dhe është një antioksidant. Së fundi, vitamina E ndihmon për të ruajtur integritetin e lëkures për shkak se është një antioksidant me yndyra të ngopura. Lakra mund të ndihmoje si ilaç në shumë mangësi. Kështu mangësia e vitaminës C mund të çojë në anemi, probleme me gingivet dhe dobësi e përgjithshme. Kjo mangësi dëmton sistemin imunitar dhe trupi është më i prekshëm ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve.

Lakra siguron një shumë të mirë të vitaminës C. Në fakt, ajo ka më shumë vitamina C se portokalli. Me kaq shumë lëndë ushqyese, lakra është e këshillueshme për riparimin e trupit nga konsumi i përditshëm. Ajo është e dobishme në trajtimin e depresionit, ulcerave, kancerit të zorrëve dhe forcimin e sistemit imunitar. Një tjetër mangësi në të cilën lakra mund të ndihmojë është edhe mangësia e ushqimit të fortë. Ushqimi i fortë, i njohur ndryshe si fije dietike, është pjesë e bimëve që nuk është në gjëndje që të tretet. Ai mban ujë dhe përmirëson funksionin e zorrëve.

Mungesa e fijeve dietetike në ushqime mund të çojë në kapsllëk. Kapsllëku është shkaku kryesor i sëmundjeve të tilla si, dhimbje koke, ulcera në stomak, tretje, kanceri i zorrëve, si dhe shumë probleme të tjera. Lakra është e pasur me fije dietetike. Ky është ushqim shumë i mirë për t’u ngrënë n.q.s. ju vuani nga kapsllëku. Një mangësi në squfur mund të çojë në një sistem imunitar të dobësuar.

Magjia dhe misteri i biomases. Images?q=tbn:ANd9GcRhIr2PiVEV5FZyBSkE6ewFb4HYAE4D7ifOclPiRkjJSbr0N1K0

E trupi është më pak efikas në luftimin e infeksioneve kur kjo mungon. Lakra është e bollshme me squfur dhe mund të jetë shumë e dobishme në shërimin e plagëve. Squfurit është një tjetër lëndë ushqyese që është i rëndësishëm në shërimin e ulcerave në stomak. Lakra ndihmon për të pastruar gjakun dhe për të hequr radikalet e lira dhe acidin urik nga trupi.

Magjia dhe misteri i biomases. Images?q=tbn:ANd9GcT9F2FpTRjgUQtTckr8rWb_vfkczii6oLNxU-f3dyM-Vlo8eVsm

Radikalet e lira dhe acidi urik kanë në dorë të shkaktojnë artrit, reumatizëm dhe disa probleme të lëkurës, të tilla si ekzema. Lakra është gjithashtu e pasur me jod, një lëndë ushqyese jetike që ndihmon në funksionin e duhur të trurit. Jodi është e vështirë për të gjetur në ushqime. Lakra gjithashtu ndihmon sistemin nervor të funksionojë normalisht.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Fri Dec 28, 2012 8:03 am


Hulumtuesit e Harvardit zbuluan efektet e 'eliksirit te jetës' në një zone të Tibetit


Magjia dhe misteri i biomases. Tibet

Një ekip ndërdisiplinor i studiuesve,i cili perbehej nga një pjesë prestigjioze e "Shkollës se Harvardit per Mjekësinë Dentare ' dhe 'Massachusetts General Hospital" kanë identifikuar mekanizmat funksionuese te chang shan-it, një ilac tradicional kinez i perdorur ne mjekësi.Ai eshte nje ekstrakt nga rrënjët e ortensis,një nga luleboret e shumëllojshme që rriten në Tibet dhe Nepal, dhe qe jane përdorur për mijëra vjet për të trajtuar malarien.

Studiuesit gjetën se halofuginone, dmth komponenti aktive e bimëve, është jo vetëm një anti-inflamator, por gjithashtu eshtë i efektshem për të trajtuar edhe sëmundjet auto-imune, sepse ai ndalon zhvillimin e një klase të qelizave në sistemin imunitar.


Magjia dhe misteri i biomases. Asperula

Qelizat jane linfocitet T,ndihmëtaret 17, të cilat rregullojnë përgjigjen inflamatore në sëmundjet e ndryshme auto-imune. "Halofuginone parandalojne përgjigjet auto-imune pa kompromentuar funksionimin e duhur të sistemit imunitar," shpjegon Dr Malcolm Uitman, një nga specialistët përgjegjës për studimet amerikane.

Kerkime të tjera konfirmojne se kjo substancë ka efekt në moszhvillimin e sclerodermes, dhe sklerozës së shumëfishtë, dhe mund të ngadalësojë përparimin e disa kancereve.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Sat Dec 29, 2012 9:24 am


Bima Selino lufton leuceminë



Magjia dhe misteri i biomases. Chem_polezen_selderej_1

Me konsumimin e ushqimit, si selino dhe majdanoz, të cilët posedojnë flavonoidin natyrorë apigeninë, sipas shkencëtarëve holandezë nga Universiteti i Groningenit mund të parandalohet leucemia.

Sipas fjalëve të Majkël Pepelenbosh, njërit nga shkencëtarët që kishte marrë pjesë në studim, testet kanë treguar se apigenina – një përbërës i përbashkët ky i pemëve dhe perimeve – është në gjendje të parandalojë zhvillimin e dy llojeve të qelizave të leucemisë, si dhe ta zvogëlojë mundësinë e tyre për ekzistencë.

Në anën tjetër, shkencëtarët holandezë kanë vërtetuar se apigenina mund ta zvogëlojë efektin pozitiv të kimioterapisë te personat, tek të cilët tashmë leucemia është vërtetuar. Flavolnoidet janë bashkim me përbërësit antioksidues, të cilët mbrojnë qelizat e dëmtuara.

Disa studime paraprake kanë treguar se apigenina, të cilën mund ta hasim në selino, majdanoz, verë të zezë, domate, po ashtu mund të jetë mjaft i dobishëm dhe i efektshëm në parandalimin e kancerit të vezoreve.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Mon Jan 07, 2013 10:56 am


Lëngu nga bima e grurit,nje super-pije për rini dhe bukuri

Magjia dhe misteri i biomases. IStock_000012304146XSmall

Lëngu i fituar nga bima e grurit, më saktë nga farat e grurit është shpallur si super-pije për rini dhe bukuri. Yjet e Hollywoodit e pinë për mëngjes, para jogës dhe në vend të pijeve energjike.

Lëngu nga bima e grurit ndihmon në luftë kundër kancerit

Mund të thuhet që trendi i tanishëm nuk është krejt i ri. Në botë kanë filluar të flasin për efektet shëruese të bimës së grurit që nga viti 1940. Ann Wigmore kishte deklaruar që ishte shëruar nga kanceri me ndihmën e kësaj pije. Pas shërimit, i është dedikuar studimit të kësaj bime shëruese dhe ka shkruar më shumë se 30 libra, duke përfshirë “Eliksiri i jetës” i cili merret me veçoritë çudibërëse të bimës së grurit.

Shkencëtarët janë interesuar për këtë ide dhe kanë kryer studimin i cili vërteton që lëngu i bimës së grurit ka veçori të cilat ndihmojnë në luftë kundër kancerit. Onkologët, po ashtu kanë zbuluar që farat e grurit ngadalësojnë rritjen e tumorit dhe reduktojnë numrin e metastazave.

Magjia dhe misteri i biomases. Image%20with%20seeds,%20grass%20&%20wheat

Shkencëtarët janë marrë vetëm me veçoritë e bimës së grurit kundër kancerit dhe jo sa efekt të dobishëm mund të kenë në trupin e shëndetshëm. Mirëpo, përbërja e lëngut flet vetë: bima e grurit përmban më shumë se 90 lloje të mineraleve dhe vitaminave që i kërkon trupi i njeriut.

“Lëngu i gjelbër” është po ashtu i dobishëm për shkak të aminoacideve, duke përfshirë dhe lysinën, që është përgjegjëse për lëkurën dhe flokët. Përbërja e 70 për qind të bimës së grurit është klorofil, ndërsa struktura e molekulave të klorofilit përkujton hemoglobinën, ashtu që në mënyrë aktive mbron nga radikalet e lira dhe sëmundjet kardiovaskulare. Farat e grurit përmbajnë më shumë se 400 enzime.

Si ta bëni lëngun nga bima e grurit në shtëpi?

Ajo që është e domosdoshme për ju është të rrisni farat e grurit në parvazin e dritares, për çka nuk ju nevojitet ndonjë aftësi e veçantë. Farat e grurit (një filxhan apo gotë) i vendosni në enë me ujë ashtu që t’i mbulojë uji për rreth 3-5 centimetra dhe lërini të qëndrojnë gjatë natës për rreth 12 orë, i mbuloni ose i lini në vend të errët.

Mund të bëhen me flluska, shkumë dhe madje edhe t’u vijë era. Nëse ndodh kjo, mund t’i hidhni dhe të filloni përsëri nga e para apo t’i mbillni edhe ashtu, sepse ndodh që mund të mbijnë. Pas mbjelljes prisni derisa të rriten 10-2 centimetra dhe e preni bimën. Pastaj përzieni bimën me pak ujë në blender.

Pse duheni të pini vetëm lëng të freskët nga bima e grurit?

Magjia dhe misteri i biomases. 0

Është e padobishme që ta përgatisni lëngun më herët: 15 minuta pas përgatitjes, aktiviteti i enzimave zvogëlohet, ndërsa një orë më vonë u humbet çdo gjurmë. Ekspertët për lëngje këshillojnë që të pihet në stomak të zbrazët, fillohet me sasi të vogël e cila rritet gradualisht. Filizat e gjelbra mund të shtohen edhe në kokteje të gjelbra.

Për shembull, nëse kombinoni avokadon, lëngun e mollës ose hani një apo më shumë lloje të produkteve të gjelbra (fara luledielli), do të fitoni alternativën vegjetariane për jogurt.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Wed Feb 13, 2013 10:56 am


Nje rikthim per te promovuar vlerat e vajit te ullirit

Magjia dhe misteri i biomases. Olive-Oil

Vaji i ullirit, ‘ari i lëngshëm’, ngadalëson plakjen qelizore


Vaji i ullirit, ‘ari i lëngshëm’, ngadalëson plakjen qelizoreKundër dhimbjeve: “Efekt i vetëm anësor” i vajit të ullirit është rreziku më i vogël nga infarkti, Alzheimeri, karcinoma, ndërsa 50 ml vaj ulliri kanë efekt sa 200 mg ibuprofren. Nëse vuani nga dhimbjet kronike, në vend të ilaçeve, të cilat gjatë përdorimit më afatgjatë mund të kenë shumë efekte anësore, dhimbjen mund ta mposhtni me vaj ulliri.

Duke iu falënderuar antioksidanteve polifenoleve, ky “ar i lëngshëm” ka veçori të forta kundërimflamatore dhe është efikas edhe tek artriti. Vetëm 50 ml vaj ulliri, rreth tri lugë e gjysmë, ka efektin e njëjtë kundër dhimbjeve në nyja si tableta e ibuprofenit prej 200 mg dhe nëse e pini çdo ditë, për dallim nga ilaçet nuk i dëmton nyejt.

Magjia dhe misteri i biomases. Olive-oil-misconception-01-af

Pas përdorimit më të gjatë ilaçet kundërtin flamatore josteroide si ibuprofeni dëmtojnë indin e nyjeve, ndërsa më së shumti dëmtime përjetojnë nyjet e ijëve. Acetaminofeni nuk dëmton nyjat, por helmimi me acetaminofen është shkaktari më i madh i dështimit akut të mëlçisë. Që vaji i ullirit të jetë sa më i mirë, zgjidheni sa më të freskët, i cili është më së paku i përpunuar, vaj ulliri ekstra i virgjër, me shtypje të ftohët në shishe të vogla dhe të errëta.

Përveç që do të lehtësojë dhimbjen si tableta, vaji i ullirit është i shkëlqyeshëm edhe si kompresë. Ngroheni pak dhe të vakët përdoreni për masazh në vendin që ju dhemb. Acidet e pangopura yndyrore nga vaji ekstra i virgjër ruajnë nga plakja edhe neuronet dhe forcojnë punën e trurit. Por edhe qelizat tjera plaken më ngadalë sepse vaji është i pasur me vitaminat A, D, K dhe E, të cilat ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira.

Magjia dhe misteri i biomases. Fotolia_26789373_M-281x300

Përdoreni sa më shumë vajin e ullirit. Në vend të errët dhe të ftohët shishja e pahapur e vajit të ullirit mund të qëndrojë deri në dy vjet. Kur ta hapni shishen shpenzojeni vajin për disa muaj.

Shija më e fortë nënkupton më shumë polifenole të dobishme. Secili vaj ulliri ka sasinë e njëjtë të yndyrave dhe kolesterinës dhe rreth 120 kalori për lugë. Ushqimi mesdhetar i bazuar në vaj ulliri lidhet me shkallën më të ulët të kancerit dhe rrezikut nga sëmundjet e zemrës, si dhe sëmundjet e Parkinsonit dhe Alzheimerit.

Për fërgim megjithatë ka fituar “vetëm” medaljen e argjendtë. - Kur nxehet sipër pikës së tymosjes, vajrat fillojnë të prodhojnë avuj helmues dhe radikale të lira të dëmshme. Pika e tymosjes së vajit të rrepës është 95 gradë, e vajit të misrit dhe vajit të virgjër të ullirit është 160 gradë, ndërsa vaji ekstra i virgjër i ullirit mund të durojë deri në 200 gradë celsius. Prandaj, për fërgim më i mirë është vaji i palmës.

Me truk edhe ëmbëlsirat bëhen luftëtare kundër plakjes. - Në receta tre të katërtat e gjalpit ose vajin e rrepës zëvendësojeni me vaj ulliri ekstra të virgjër. Me këtë truk të vogël, i cili vlen për të gjitha ushqimet, ëmbëlsirat dhe bukën, do të reduktoni sasinë e kalorive, yndyrave të ngopura dhe kolesterinës së keqe. Edhe për sallata përdorni vaj ulliri.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Fri Feb 15, 2013 6:23 pm



Trendafilat,sirtari me thesare mjeksore..

Magjia dhe misteri i biomases. Spot7102-9611-zgjatet_jeta_e_trendafilit_

Festohen me bukurine e tyre dhe gjithashtu kërkohen per aromen qe kane.


Festohen me bukurine e tyre dhe gjithashtu kërkohen per aromen qe kane. Trendafilat fshehin gjithashtu thesare mjekesore. Mesoni ti përdorni ato.


Trendafili stimulon lekuren dhe sistemin nervoz

Magjia dhe misteri i biomases. Pink_and_white_clover_in_punta_arenas_chile_1592953

Vaji vegjetal i trëndafilit te Kilit eshte shume i pasur ne planin ushqimore sepse fara e saj permban nje nivele te forte omega 3 dhe 6. Keto te fundit e lejojne lekuren te rigjenerohet dhe keshtu te luftoj kunder rrudhave. Ky vaj eshte shume efikas ne kunder shtrirjes se shtatzanise. Acidi polyinsature qe ai permban mbron sistemin nervoz , duke e lejuar ate te duroj sa me mire stresin.


Trendafili vepron kunder ankthi dhe lodhjes

Magjia dhe misteri i biomases. Images?q=tbn:ANd9GcQLdr1GFmpWnmyPA6kUylNgdE-WR2Tgm8WpAsLam-ScFZaM1aVEOQ

Vaji esencial i trëndafilit vepron ne sistemin nervoz , duke stimuar nervin e nuhatjes, pa u aplikuar ne lekure. Ajo rizgjon shqisat dhe favorizon përqendrimin . Ajo eshte shpesh perdorur ne meditim, por gjithashtu kur keni moralin e ulur , kunder shqetësimeve emocionale te menopauzes. Aplikojeni me masazhe kete vaj esencial eshte gjithashtu konsideruar si afrodiziak. ( ky lloj trëndafili eshte ai i Damas)

Trendafili lehtëson inflamacionet dhe djegiet

Magjia dhe misteri i biomases. Rosa+Gallica+var.+Officinalis_edited-1

Petalet e ekuqe te trëndafilit te Provins jane te pasura me tanin, te cilat favorizojne shtrëngimin e indeve. Keto vlera antiseptike bejne nje perberje te mire kunder dhimbjeve te barkut dhe fryrjes se tij.

Ndersa trëndafilat e bardhe te Damas jane te pasur me musilazh, qe per perdoret per te reduktuar mukozën ne stomak. Ne kontakt me ujin, ato transformohen ne xhel dhe mbulojne mukozat te acaruara. Keto lloj perberjsh kane gjithashtu nje efekt laksativ, te nevojshme ne rast kapsllëku.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Sat Feb 16, 2013 5:57 pm


Nje kokerr hudher ne dite,6 vjet me shume jetegjatesi



Magjia dhe misteri i biomases. Garlic_bulb

Hudhra është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 përqind insulinë. Një kilogram hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur me kripëra të kalciumit, jodit dhe sulfurit

Hudhra ka vlera të pakrahasueshme në uljen e kolesterinës në gjak. Nga studimet e bëra në SHBA, ku u eksperimentuan 45 burra, që kishin vlerë të lartë të kolesterinës, dhe që përdorën çdo ditë 6 thelbinj hudhre, u arrit se vlera e yndyrës në gjak u ul me 58 përqind. Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur.

Pasi bëhet shtypja e mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës. Ky veprim bëhet një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive.

Një tjetër studim ka treguar se njerëzit, që hanë hudhër çdo ditë, mund të jetojnë më gjatë. Studimi është bërë nga dietologë holandezë dhe tregon se këta njerëz mund të jetojnë 6 vjet më shumë se të tjerët, që s’e konsumojnë këtë produkt.

Vlerat e hudhrës gjenden si në përdorimin e saj të njomë ashtu edhe të thatë. Efektet e saj janë të mrekullueshme, veçse duhet patur një kujdes të jashtëzakonshëm. Përdorimi i saj në mënyrë të gabuar dëmton rëndë shëndetin e personit të sëmurë. Vetitë e saj kuruese janë edhe më praktike, duke pasur parasysh se kjo bimë rritet gjerësisht dhe gjendet lehtë.

Vaji i hudhres

Magjia dhe misteri i biomases. Garlic_oil

Vaji i hudhres eshte i domosdoshem te kombinohet me vajin e peshkut sepse ben pershtatjen e natyrshme te vajit te peshkut ne shendetin e cdo personi. Vaji i hudhres ndihmon ne mbajtjen larg te arteriosklerozes dhe semundjeve te tjera kardiovaskulare.

Ai mbron enet e gjakut dhe zemren, kontribuon ne tensionin normal te gjakut, duke e mbajtur ate ne kufirin e normales, normalizon kufirin e kolesterolit ne gjak, mbron muret e eneve te gjakut, pengon formimin e topthave te gjakut dhe gelqerimin e eneve te gjakut, nxit dhe e rrit qarkullimin e gjakut ne organizem.

Vaji i hudhres eshte antibaktierologjik, ai perdoret kunder herpesve ne zorre, kunder paraziteve, zhduk parazitet ne zorre si tenia, oksiuret dhe askaridet. Ai forcon tretjen dhe perterin floren e zorreve. Ndihmon ngercet e stomakut, nxit oksigjen ne organizem, ndihmon punen e melcise dhe organeve endokrine, rrit imunitetin e organizmit dhe eshte shume i preferueshem qe te merret gjate stines se dimrit.

Vaji i hudhres keshillohet te merret ne mase mbi moshen 50 vjec, sepse kontribuon ne mbajtjen e vitalitetit dhe shendetit ne pergjithesi te organizmit. Personat diabetike duhet ta perdorin patjeter kete vaj, sepse ndihmon shume deri te diabeti i tipit 2.

Hudhra ne formen e vajit ose pluhurit ka nje lloj mbeshtjellese te vecante qe i reziston lengut te stomakut. Kjo mbeshtjellese shkrihet vetem ne zorren e holle, e cila me vone e absorbon dhe ndikon ne pengimin e eres jo te kendshme gjate frymemarrjes dhe djersitjes.

Limoni dhe hudhra kurojnë kallot e këmbëve

Magjia dhe misteri i biomases. 2Q==

I zbusni këmbët në një legen me ujë të ngrohtë, aq sa të durojë këmba. Pastaj i fshini dhe e pastroni dhe vendin ku ka kallo vendosni 1 fetë limoni, mbi të vendosni 2-3 thelpinj hudhre të shtypur dhe pak kripë të hollë gjelle nga darka deri në mëngjes, për 10 netë rresht.

Paketë këshillash

Të sëmurët, që vuajnë nga tensioni i ulët, nuk duhet të hanë hudhër.
Këshillohet përdorimi i 3 deri në 10 thelbinj hudhre në ditë kundër sëmundjeve.
Gjatë pirjes së lëngut të hudhrës ose ngrënies së saj, lani mirë gojën.
Këshillohet ngrënia e hudhrës për të fituar imunitetin e organizmit.
Gjatë gatimit hudhra të jetë e butë për të mos humbur vitaminat, që ajo përmban.
Hudhra shërben edhe për të ulur tensionin, për personat që vuajnë nga tensioni i lartë.
Kjo bimë përdoret bashkë me erëzat e tjera për gatim, pasi shumë njerëz e pëlqejnë shijen e saj.
Veprimi baktericid i hudhrave përdoret në industrinë e konservave për të zhdukur mikroorganizmat, që kalbin lëndën organike.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Wed Aug 07, 2013 9:12 am


Lajthia dhe vaji i saj. Mrekullitë për organizmin


Magjia dhe misteri i biomases. Lajthia-dhe-vaji-i-saj-mrekullite-per-organizmin

Vlerat ushqyese te Vajit dhe fryteve te Lajthise. Lajthia eshte nje ushqyes shume I rendesishem per organizmin dhe e mbron ate nga semundjet. Permban; Vit. A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, E, Biotine, Acid folik, Acid oleic, Acid linoleik, Zink, Kalcium, Magnez, Hekur, Kalium, Potassium, Proteina, Karbohidrate, beta-sitosterol, vitamina e minerale esenciale, Sidomos Vit E e cila dihet per vetite e saj Rinuese, e te gjitha keto i japin lajthise nje vend shume te rendesishem ne mbrojtjen e organizmit. Te konsumosh vetem 25-30 gr ne dite eshte e mjaftueshme per te marre VITAMINEN E dhe nje menyre shume e mire ne mbrojtjen e semundjeve te zemres dhe kancerit. Vaji i prodhuar nga lajthia, eshte i shkelqyer nese eshte i Prodhuar me Sistemin e Ftohte .

Ky vaj i cili ka ngjyre te verdhe nese perzihet me ndonje vaj esencial jep nje arome te mrekullueshme. Luan nje rol shume te rendesishem ne zhivillimin e organizmit, zhivllimin mendor, muskular dhe kockor (sidomos per femijet qe jane ne rritje e siper). I pajisur me kaq shume vlera ushqyese, mund te perdoret per sallatera, embelsira, sallate frutash, si aromatizues etj.

Perdorimi ne estetike: Vaji i lajthise perdoret per masazhe te fytyres dhe trupit, aromaterapi dhe relaksues perfekt. Ushqen ne thellesi Lekuren, e rinon, i jep freski dhe shkelqim lekurave te lodhura dhe te keqtrajtuara Fale te gjithave vitaminave qe permban e rigjeneron dhe e meblson pamjen e saj. Cfaredo lloj lekure qe te keni, ajo mund te perdoret per kujdesin ndaj saj ne cdo kohe.


Vaji i lajthise vepron si emolient dhe zbutes, yndyrnat e pangopura dhe acidi linoleik e ndihmojne ate te zbusi lekuren ne thellesi. Pra, ky eshte shume i perdorur sidomos ne hidratimin e lekurave te thata, ndersa lekurat me yndyre iI ndihmon ne stabilizmin e saj. Ky perthiteh shume kollaj dhe lehte nga lekura. Nuk ka efekte anesore dhe perdoret ne shume produkte kozmetike. Ka veti antibakteriale (fale se ciles ndihmon ne pakesimin dhe parandalimin e akneve) dhe ka veti shtrenguese (tonifikuese) per lekuren dhe ndihmon ne mbylljen e poreve. Vetite e shendetshme rinuese qe ka, e bejne perfekte per masazhe fytyre dhe trupi.

Shume i pedorur ne Aromaterapi, te jep nje experience fantastike, qetesuese, rigjneruese , cliruese stresit mendor dhe fizik te dhuron nje dite clodhese dhe te kendshme. Pervecse cliron nervat e acaruara, masazhi i rregullt me kete vaj ndihmon edhe ne forcmin e kapilareve te lekures.E pra, nese po keroni dicka perfekte per veten ja ku e keni, nje vaj fantastic 100% Natyral dhe te fresket i cili nuk le ndjesine e yndyres.

Vaji i lajthise perdoret edhe si mbrojtes diellor, bllokon rrezet e demshme te tij. Per nje efekt sa me te mire ai mund te perzihet me vaj Suzami i cili kemi thene qe permban SPF Nayrale, ose me vaj avokadoje dhe arre. Sic trhame edhe me siepr, Vit E e ben kete nje antioksidant te persosur, vit E zgjidh shume problem te moshes, si rudhat, poret e hapura apo kapilaret. Radikalet e lira japin maksimumin e tyre ne shakterrimin e lekures dhe qelizave te saj por aplikimi i rregullt i vajit te ljathise do ten a ndihmoje per te eliminuar veprimet negative te radikaleve e lira.

Perdorimi per floket. Shume e shume njerez sot po i lyejne floket qofte per mode qofte per te mbuluar thinjat. Por larja e shpeshte I ben ato te duken te zbehta dhe pa jete. Per ta mbajtur bojen sa me gjate dhe intensive, aplikoni vaj Lajthie para larjes normale me shampoo. Kjo gjithashtu e forcon flokun, dhe i jep shkelqim, butesi e gjalleri fale vitamines E.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Thu Aug 08, 2013 7:11 am


Qepa, kultura qe na shoqeron nga lindja deri ne vdekje



Magjia dhe misteri i biomases. 1157531_10200133848938601_199048306_n

Qepa, kultura qe na shoqeron nga lindja deri ne vdekje

Qepa është një bimë barishtore qe mbillej e kultivohej qe ne lashtesi.Daton 5000 p.e.s. Janë gjetur fosilet te qepëve, por ende nuk është e qartë nëse ato ishin kultivuar në të vërtetë në atë kohë,a po edhe me pare. Dëshmite letrare dhe arkeologjike sugjerojne se kultivimi i saj mund të ketë filluar rreth dy mijë vjet më vonë, në Egjipt,se bashku me hudhurën dhe preshin. Duket se qepët ishin pjesë e dietës së punëtorëve që ndërtuan piramidat.

Egjiptianët e lashtë e bënë atë një objekt adhurimi, duke i kombinuar format saj sferike dhe unaza e saj koncentrike me jetën e përjetshme. Përdorimi i qepëve në varrime është vertetuar nga mbetjet që u gjetën në varrin e Ramesses II. Egjiptasit besonin se me aromën e fortë të qepëve,do të dorëzohej 'fryma e vdekjes'.

Në Greqinë e lashtë, atletët hanin sasi të mëdha të qepës sepse besohej se ata pastronin gjakun. Gladiatorët romak mbështillnin trupin e tyre me qepë për të zhvilluar muskujt. Në Mesjetë qepa ishte si ushqim i rëndësishëm, kështu që ata u përdorën për të paguar qiratë dhe si dhurata.

Mjekët e përshkruajnë qepën si bimë për lehtësimin dhimbjeve të kokës, për të trajtuar kundër kafshimit dhe helmit të gjarpërpërijve dhe humbjen e flokëve. Qepa u dërgua në Amerike nga Christopher Columbus në udhetimin e tij më 1493 në Haiti. Në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, qepët janë përdorur edhe në trajtim për infertilitetin, jo vetëm tek gratë, por edhe në kafshët shtëpiake.

Dobitë e qepës janë të shumta:

- Qepa ndikon në rritjen e rezistencës së trupit.

- Qepa ul dhe normalizon tensionin e gjakut. Specialistët pohojnë se qepa forcon zemrën, hap oreksin dhe lëngu i saj ngordh bakteret, që ndodhen në trup.

- Qepa është e dobishme edhe ndaj anemisë. Ajo gjithashtu ngordh parazitët, që ndodhen në zorrë dhe ndihmon jashtëqitjen.

- Nxjerr jashtë trupit substancat e dëmshme, pakëson lodhjen e trurit, normalizon të rrahurat e zemrës.

- Parandalon sëmundjen e prostatit, ndalon kollën dhe pastron bronket. Është shumë e dobishme në krizat e astmës. Ul sasinë e sheqerit në gjak.

- Qepa ndikon gjithashtu dhe per efikasitetin e mire te sistemit urinar, te prostatës, etj. Studiues te shumte kane vene re se qepa eshte shume e nevojshme per njerëzit qe vuajnë nga diabeti, pasi ul përqindjen e glukozës ne gjak. Ajo qe është me interesante është roli i saj ne parandalimin i sëmundjeve kardiovaskulare, ku bije ne sy roli i substancës se saj qe quhet “quercetine”, nje lloj mbrojtësi kardiovaskular, veçanërisht kunder arterosklerozës. Qepa përmban ne vetvete substanca squfuri, çka bën që kur e presim atë me thike per ta gatuar, avujt e squfurit, ne kontakt me sytë, bëjnë qe ata te përloten.

- Vitet e fundit është vene ne dukje dhe nje cilësi mjaft e rëndësishme e qepës: ajo e luftes kunder kancerit dhe parandalimit te tij. Madje kur shoqërohet me hudhren, kjo “duo ekspolzive” eshte nje ilaç i mrekullueshëm. Por perse ? Sepse substancat e tyre perberese, disi te ngjashme dhe me shume përmbajtje squfuri pengojnë “modifikimin e qelizave” gjate përtëritjes se tyre, duke penguar kështu qe diferencimi i tyre te behet ne mënyrë te çrregullt, siç ndodh me qelizën kanceroze. Pra, qepa dhe hudhra ndihmojnë qe ky mekanizëm qelizor te jete gjithnjë ne ekuilibër, duke mos e lene qelizën te shndërrohet ne nje qelize kanceroze.




Magjia dhe misteri i biomases. 487947_10200133850258634_1889691531_n


Magjia dhe misteri i biomases. 988284_10200133854618743_368656002_n
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Rifat Fri Sep 06, 2013 8:31 am


Sherebela




Magjia dhe misteri i biomases. Sherebela

Sherbela (Salvia officinalis) është bima kryesore aromatiko-mjekesore që zë peshën më të madhe si në eksportet kombëtare ashtu edhe rajonale. Kushtet klimatiko-tokesore kanë përcaktuar që Shqipëria të ketë privilegjin të jetë furnitori kryesor i sherbelës në tregjet ndërkombëtare, duke eksportuar çdo vit rreth 2/3 e sasisë së përgjithshme të këtij produkti.

Vetite kuruese

Shkenca moderne ka dëshmuar që sherebela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë që e bën të dobishme tek diabeti.

Në kohët e fundi është dëshmuar që sherebela përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes së Alzheimerit.
Praktika ka treguar që në mënyrë të shkëlqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon mirë tek nxjerrja e sekrecionit nga organizmi. Në mënyrë pozitive ndikon në qarkullim, kundër gjakderdhjes dhe inflamacioneve.

Për shkak të veprimit të vet antiseptik, përdoret në shërimin e aftit, erës së pakëndshme, problemeve me fyt dhe bajame, kariesit dhe qelbëzimit të mishit të dhëmbëve. Nëse keni probleme të tilla, pini çaj nga sherebela.

Sherebela ndikon kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut.
Në mënyrë të favorshme ndikon në problemet femërore. Përmirëson tonusin e mitrës, ka efekt antikërpudhor, ndihmon tek rregullimi i menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës.

Sherbela ndihmon edhe në punën e veshkave dhe parandalon formimin e edemave në to.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magjia dhe misteri i biomases. Empty Re: Magjia dhe misteri i biomases.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi