Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet..

Shko poshtë

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Empty Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet..

Mesazh nga Rifat Sun Dec 16, 2012 12:54 pm


Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet..?

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Atat

Idetë tona mbi fakte dhe personazhe të së kaluarës janë të mbushura me klishe. Ndonjëherë të lindura nga ekuivokë, ndonjëherë të përhapura me mjeshtëri

Egjiptianët ishin skllavopronarë dhe barbarët shkaktuan rënien e Romës. Galileo tha “e megjithatë lëviz” dhe Vespasiani ishte ai që shpiku banjat publike. Mendoni që janë të vërteta historike me bazë? Gaboheni! Ashtu si dhe fakte dhe thënie të tjera të së kaluarës, janë klishe të lindura vite më parë dhe shumë të vështira për t’u zhdukur.

Sepse historiografia për shekuj të tërë ka qenë partizane dhe e pasaktë dhe historia si disiplinë shkencore është e vonë. Për të mos folur për ato raste kur propaganda ka futur hundët. Po si lindin dhe si zënë vend gënjeshtrat historike? Përpiqet ta shpjegojë historiani italian Emilio Gentile

Shumë klishe janë frut i traditave të lashta. Mbi cilët burime janë bazuar historianët nëpër shekuj? Dhe kur ka ndodhur që historiografia u shndërrua në një shkencë?

Që në kohët e historianit Herodot, që konsiderohet babai i studimeve historike burimet kanë qenë më të shumëllojshmit: nga dokumentet, tek monumentet, nga rrëfimet legjendare tek ata të udhëtarëve të ndryshëm. Ndërsa historiografia moderne mori formë në vitet Tetëqind. Vetëm atëherë studiuesit nisën të kenë një qasje më rigoroze, të frymëzuar nga metoda shkencore, që privilegjoi analizën dhe ballafaqimin e dokumenteve dhe që e ngriti historinë në dinjitetin e “shkencës së dijes”.

Po në kohërat e lashta, historianët nuk i verifikonin faktet?

Në lashtësi kalohej me lehtësi nga historiografia tek propaganda, e deri tek biografitë: kush merrej me shkrime historie përdorte zhanre letrarë të përzier mes tyre me qëllimin që të lartësonte apo denigronte. Mbizotëronte lartësimi i të pushtetshmëve të momentit (ose në Mesjetë, biografia e shenjtëve) apo dominonin kuriozitete dhe anektoda, në kronika dhe rrëfime, të cilëve u mungonte reflektimi kritik.

Një shembull ofrohet nga biografitë e shkruara mes shekullit I dhe II pas Krishtit nga historiani romak Gaio Svetonio Tranquillo dhe, më vonë, nga rindërtimet e firmosur prej kolegut të tij Cassio Dione, tekste që janë në fakt në themel të shumë klisheve të sotme mbi Romën e lashtë. Megjithatë, edhe në epoka të largëta, janë shkruar vepra më analitike si për shembull “Lufta e Peloponezit” e athiniotit Tucidid.

Pra, shumë ide mbi të kaluarën janë pasojë e një historie të shkruar në mënyrë partizane dhe gjithmonë nga fituesit?

Nuk është tërësisht e vërtetë. Edhe pse është e pamohueshme që në shumë raste fituesit kanë imponuar rrëfimin e ngjarjeve apo kanë shkatërruar dokumentet e të mundurve për të eleminuar gjurmët e ekzistencës së tyre.

Cili është shembulli më i lashtë i manipulimit me dashje të realitetit?

Episodi më i famshëm është një falsifikim historik: Constitutum Constantini, Donacioni fals i Konstandinit. Bëhet fjalë për një dokument të kohës mesjetare në të cilin i atribuohet perandorit romak Konstandin dhe dhurimin e të gjithë perandorisë së perëndimit për Kishën, përfshirë Romën.

Të gjithë fetë (dhe më vonë ideologjitë) janë përpjekur që të përshtasin rrëfimet historike për qëllime propagandistike dhe utilitariste. Falsitetin e “donacionit” e demonstroi në vitet katërqind humanisti dhe filologu Lorenzo Valla. Pikërisht filologjia, që vë përballë tekstet e lashtë dhe u verifikon vërtetësinë, ishte një prej të parëve instrumente të kërkimit historik modern.

Ekzistojnë historianë falsë edhe në kohë më të vona?

Mes rastëve që kanë bërë më shumë bujë janë Protokollet e të Urtëve të Sionit, dokument që flet për një komplot hebraik me synim dominimin global. U krijua nga antisemitë rusë në fillimin e nëntëqindës.

Në epokën moderne kanë qenë gjithashtu ditarët falsë të Hitlerit (të marrë si të mirëqenë nga revista gjermane „Stern“) apo botimi në vitin 2011 i disa ditarëve që u tha të ishin të Benito Mussolinit, falsiteti i të cilëve u vërtetua që në vitin 2007 pas një verifikimi për llogari të të përjavshmes „L’Espresso“.

Mungesa e frymës kritike, përveç se favorizon qarkullimin e falsiteteve, mund të sjellë mitizimin (apo demonizimin) e epokave të tëra…

Sigurisht: mjafton të përmendësh lartësimin e përhapur të demokracisë athiniote të Perikliut, për të cilën nuk kujtohet asnjëherë që nuk ishte dhe aq demokratike (në Athinë gratë nuk mund të votonin, për të mos folur për skllevërit). Në të kundërt është ekzagjeruar shpesh teksa është përshkruar Mesjeta me tone shumë negative. Në të vërtetë, gjatë “shekujve të errët” spikatën shumë artistë dhe mendimtarë.

Në ndryshim nga falsitetet historike, këto përgjithësime nuk janë frut i manipulimeve të vetëdijshëm, por vijnë prej konvincioneve të gabuare dhe në përgjithësi të sinqertë që janë akumuluar, duke prodhuar të ashtuquajturit mite falsë.

Paradoksalisht, për të zhbërë mitet falsë është thirrur në ndihmë edhe “revizionizmi historik”. A mund të na shpjegoni domethënien?

Në kuptimin pozitiv, është një rishikim kritik i interpretimeve historikë mbi bazën e kërkimeve të rinj të dobishëm për të arritur në një dije më të mirë për ngjarjet. Në kuptimin negativ (ai që mbizotëron sot) është në fakt sinonim i interpretimeve historikë të anshëm, të manipulimit të ngjarjeve me qëllime për të lartësuar dikë, apo baltosur dikë tjetër. Ky revizionizëm mund të shkojë deri në negacionizëm, si për shembull rasti i atyre që mohojnë genocidin e hebrenjve nga ana e nazistëve.

Po si mund të pajtohet subjektiviteti i historianit me anën shkencore?

Për të shmangur subjektivitetin e pashmangshëm historiani duhet të vërë përballë rezultatet e kërkimeve të tij me veprat e studiuesve të tjerë dhe të mbajë gjithmonë në mendje atë që pohonte greku Polibi, sipas të cilit çdo studiues mund të ketë simpati dhe antipati, por kur merr veshjen e historianit duhet të trajtojë miqtë dhe armiqtë me të njëjtin metër.

Çfarë impakti janë duke pasur mbi historiografinë e shekullit XXI përdorimi i internetit dhe përhapja e historisë në televizion?

Suksesi i internetit ka përshpejtuar pa dyshim kërkimin mbi informacionet historikë, por edhe përhapjen e thashethemnajave dhe rindërtimeve falsë të ngjarjeve. Për këtë arsye informacionet duhet të analizohen gjithmonë me kritikë, për të vlerësuar besueshmërinë e tyre. Sa për televizionin, ai ka prirjen të ngatërrojë studimet historike dhe gazetarinë me efekt. Si pasojë vjen sensacionalizmi historik që në terma afatgjatë kontribuon për të deformuar të vërtetën historike.

Emilio Gentile është profesor i historisë në Universitetin La Sapienza të Romës, si dhe ka dhënë leksione në universitete në Australi, Francë dhe SHBA.

metropol
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Empty Re: Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet..

Mesazh nga Rifat Thu Dec 20, 2012 10:39 am



“Gënjeshtra” që kanë hyrë në histori si të vërteta





1. Piramidat u ndërtuan nga skllevërit

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Piramidat

Është një prej klisheve më të qëndrueshme mbi Egjiptin e lashtë: turma skllevërish që nën goditjet e kamzhikëve shtyjnë blloqet e rëndë të piramidave. Por në fakt varret e faraonëve janë ndërtuar prej punëtorëve me pagesë. Konfirmimi vjen prej gërmimeve arkleologjike në banesat e Gizës, që kanë sjellë në dritë varret e punëtorëve që 4500 vite më parë merrnin pjesë në ndërtimin e piramidave të Keopsit dhe Shefrenit: ishin egjiptianë dhe jo skllevër (që në Egjipt ishin vetëm të burgosur të huaj lufte).

Projektet e mëdha me interes kombëtar, piramida, por edhe diga, i besoheshin popullsisë lokale, që angazhohej në një punë të detyruar gjatë kohës së plotave të Nilit, kur fushat nuk ishin të kultivueshme. Puna për ndërtimin e banesës së fundit të faraonit ofronte një pagë shumë të mirë. Familjet më të pasura dërgonin përditë 21 vica dhe 23 deshë në kantiere, në këmbim të lehtësive fiskale.

Megjithatë, mund të ndodhte që shpërblimet apo pagat të vinin me vonesë. Në këtë rast, punëtorët egjiptianë “shtriheshin” sipas shprehjes egjiptiane, apo më mirë, futeshin në grevë. Sipas dëshmive që kanë mbërritur deri në ditët tona kjo gjë ndodhte disa herë: një prej përshkrimeve më të rëndësishëm gjendet në një papirus që ruhet në Muzeun Egjiptian të Torinos, që flet për protesta të ndodhura në vitin 29 të mbretërimit të Ramses III. Bëhet fjalë për një epokë pas ndërtimit të piramidave, gjatë të cilës, megjithatë, punëtorët që merreshin me varret monumentale (për shembull në Luginën e Mbretit) kishin në dispozicion fshatra ku të jetonin rehatisht, me shumë shkolla.

Atëherë, si lindi besimi që janë ndërtuar nga skllevër? Faji ishte i historianëve grekë, që nuk arrinin të imagjinonin ndërtimin e konstruksioneve aq të mëdha pa praninë e masave të mëdha të skllevërve. Por edhe i Biblës, ku thuhet që skllavëria ishte shumë e përhapur në Egjipt.

2. Katakombet ishin vende kulti


Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Images?q=tbn:ANd9GcSj31mkiCB7VD8-i2ieI9ZxUjShGOzGDdruCJh1H7v0yGhToO_f

Është një besim fals, ashtu si dhe ai sipas të cilit ishin vendstrehime për të krishterët e parë gjatë persekutimeve, duke u bërë kështu kishat e para. Në të vërtetë ishin varreza, nekropole normalë si ata që përdoreshin edhe nga paganët. Ata të të krishterëve të Romës ishin për më tepër përgjatë Via Appia, dhe me zhvillimin e komunitetit u bënë më të mëdha dhe kompleksë, duke arritur thellësi deri 30 metra në shtufë. Por të vetmet rite që kryheshin ishin ata të varrimit të të vdekurve.

3. Qentë shënbernard mbanin faqore me konjak

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Images?q=tbn:ANd9GcTBV0W65LY2S2DaUoop2wt6Z_2AJUdkLInnGDfbyHR06YxEZuYm

Që qentë shënbernard shpëtonin viktimat e orteqeve me një gllënjkë alkool kjo është një shpikje e tetëqindës: imazhi i qenit me një faqore konjak të varur në qafë ka lindur në fakt nga fantazia e piktorit natyralist anglez Edvin Landseer. Në vitin 1831 Landseer krijoi veprën e tij “Qentë roje të alpeve që rigjallërojnë një udhëtar në vështirësi”. Në pikturë, njëri prej dy qenve shënbernardë (emrin e marrin nga vendi ku kryhet stërvitja e tyre në Zvicër) mban të varur në qafë një faqore konjak. Ajo ikonografi bëri xhiron e botës. Në të vërtetë, këta qenë roje që në fillesë janë njohur si qentë e Alpeve apo qentë e Barry dhe që përdoreshin për transport, nuk kanë mbajtur asnjëherë me vete alkool (që megjithatë nuk thuhet asnjëherë në këta raste).

4. Në Mesjetë digjeshin shtrigat

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Images?q=tbn:ANd9GcRxlNrJO46WnN3B0FV5MqnDqe0FRDUauH1gnP8p0LZu7YQ8_PAs

Të dhënat e mbledhura nga historianët flasin qartë: gjuetia e shtrigave, apo më saktë persekutimi i grave që dyshoheshin se kryenin hedhje falli dhe që përpiqeshin të hynin në kontakt me djallin, filloi vetëm në fundin e Mesjetës, rreth vitit 1430, dhe e arriti kulmin në vitet 500-600 në kulmin e Rilindjes, gjatë konflikteve fetarë mes katolikëve dhe protestantëve. Pikërisht në atë kohë u gjykuan për shtrigani 3 milionë persona (80 % gra), nga të cilat 40 mijë u dënuan me vdekje.

Gjatë “shekujve të errësirës”, Inkuizicioni ishte i pandalshëm mbi të gjitha ndaj heretikëve, që shpesh herë përfundonin në furrën e druve nëse nuk hiqnin dorë me betim, pa shfaqur ndonjë interes të veçantë për akuzat për shtrigani. Dhe disa papë në Mesjetë u përpoqën madje të mbronin gratë e akuzuara se provokonin furtuna dhe sëmundje.

Nga fundi i Katërqindës të ashtuquajturat “shtriga”, apo më mirë gra të cilave u visheshin fuqi mbinatyrore, përfunduan në shënjestër. Nga momenti kur këto fuqi i përkisnin vetëm Zotit, kush dinte t’i vinte në veprim – thoshte Kisha – nuk mund t’i kish përftuar nga askush tjetër përveç Djallit. Akuza e aleancës me Satanain bëri që në atë pikë shtrigat të krahasoheshin me heretikët (mes të cilëve ata që aderonin në reformën e Luterit). Malleus maleficarum, teksti i shkruar në vitin 1486 nga dy domenikanë gjermanë e që u bë më vonë manual referimi për inkuizitorët hapej me frazën: “Të thuash që shtrigat ekzistojnë është katolike, ta mohosh është herezi”. Por nuk ishte vetëm Inkuizicioni që u hodh kundër grave. Përkundrazi, gjykatat protestante dhanë një kontribut shumë të madh në këtë kërdi që u bë. Në turrën e druve përfundonin gra që akuzoheshin për keqbërje me bazë praktikat e magjisë, si dhe për adhurimin e demonit për ditë të shtune. Një thashethem ky lindur ndoshta nga rite paganë të keqinterpretuar prej të dërguarve të Papës. Gjuetia vazhdoi edhe pas Rilindjes, mes Gjashtëqindës dhe Shtatëqindës, dhe djegia e fundit e një shtrige ndodhi në Bavari, në Gjermani në vitin 1756, në kulmin e Iluminizmit.

5. Në vitin Njëmijë pritej fundi i botës


Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Images?q=tbn:ANd9GcQRhp_hXppmFJTaIHrpBfbUuYBdv7Bqj89EgjOCPWcHkTsJp6Hc1g

Që njerëzit në prag të vitit Njëmijë ishin të terrorizuar për shkak të fundit të afërt të botës shpallur nga Apokalipsi është një legjendë e lindur mes pesëqindës dhe tetëqindës. Dhe profecia e famshme “Një mijë dhe jo më” atribuar Jezu Krishtit, është një interpretim i mëvonshëm i fjalëve enigmatike të Apokalipsit: “Pas një mijë vitesh Satanai do të tretet”. Burimet e kohës nuk përmendin asnjë lloj psikoze mes popullit (që duhet thënë gjithashtu se ndiqte kalendarë të ndryshëm).

vazhdon...
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Empty Re: Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet..

Mesazh nga Rifat Thu Dec 20, 2012 5:19 pm

Vazhdim...


“Gënjeshtra” që kanë hyrë në histori si të vërteta




6. Luftëtarët vikingë mbanin brirë në helmeta

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. 9k=

Vikingët mbanin helmeta të pajisura me brirë, por jo në beteja: i mbanin nëpër ceremoni dhe nëpër festa, dhe në brirët e kafshëve ata pinin hidromel. Në fakt brirë mbi helmeta mbanin luftëtarët keltë. Ekuivoku lindi në të vërtetë në Gjashtëqindën, kur disa piktorë nisën të pikturojnë gjermanë me veshje beteje me helmetat të dekoruara me brirë kafshësh. Ikonografia u mor më pas nga artistët e romanticizmit deri kur, në vitet njëzetë të shekullit tetëqind, piktori suedez Gustav Malstrom dekoroi edhe helmetat e vikingëve me brirë. Suksesi i helmetave me brirë u dekretua më pas nga cikli operistik i Richard Vagnerit “Unaza e Nibelungut” ku Valkiriet, hyjni luftëtare të mitologjisë nordike mbanin brirë kau të ngjitura në helmeta. Prej këtu lindën librat për fëmijë, kartonat dhe filmat.

7. Kryqi i thyer u shpik nga nazistët

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Swastika-wedding-mumbai-cc-bigappleofmyeye-200

Simbologjia e kryqit të thyer (në sanskrinishte svastika) e ka origjinën që në prehistori. Si simbol i ciklit të jetës dhe stinëve gjendet në objekte të Greqisë së lashtë, të qytetërimit indoiranian ashtu si edhe të atij gjermanik. Në Kinën e lashtë simbolizonte pikat kardinale. Në budizëm, që nga viti shtatëqind e këtej u shndërrua në një talisman, ndërkohë që në jainizëm (një fe indiane) katër anët e kryqit i korrespondojnë jetës së njeriut, asaj të perëndive, asaj të kafshëve dhe të të vdekurve. Përpara nazizmit, këtë simbol e përdorën në Gjermani lëvizjet që përqafonin ideologjinë nacionaliste gjermanike. Hitleri e mori në vitin 1920 si simbol të Partisë Nacionalsocialiste dhe më pas, duke i shtuar edhe shqiponjën e perandorisë, e shndërroi në simbolin e Rajhut të Tretë.

8. Kryqëzimi u shpik nga romakët

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Z

Lajmet e para për dënimin në kryq i takojnë sumerëve. Grekët, në shekullin V para Krishtit kishin apotinpanismos (një dënim në shtyllë me thyerje të kockave) dhe në Romë ky lloj dënimi nisi të zbatohet vetëm në vitin 200 para Krishtit.

9. Xhokonda u vodh nga Napoleoni


Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Z
Napoleoni grabiti shumë kryevepra italiane, por jo pikturën e Leonardos, e cila u dërgua në Francë nga vetë Leonardo, kur në vitin 1516 u transferua në oborrin e Francesco I.

10. Në Perëndimin e largët sfidoheshin në duele

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. 2Q==

Imazhi i dy pistolerëve që përballeshin përpara një saloon-i është një legjendë kinematografike. Të shtënat, në kufirin amerikan ishin të shumta por ekziston vetëm një rast i dokumentuar dueli: më 21 korrik 1865 në Springfield, Missouri pistoleri Bill Hickok vrau rivalin e tij në dashuri, Davis Tutt.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Empty Re: Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet..

Mesazh nga Rifat Sun Dec 30, 2012 11:59 am



“Gënjeshtra” që kanë hyrë në histori si të vërteta





12. Feudalët gëzonin të drejtën e Ius Primae Noctis

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. 320px-Le_droit_du_Seigneur-Wassilij_Polenow

“E drejta e natës së parë” ka hyrë në histori si e drejta e feudalit për të kaluar me bashkëshortet e shërbyesve të tij natën e parë të martesës. Në të vërtetë bëhej fjalë për një taksë (në para, jo në natyrë) që kërkohej nga zotëria në këmbim të miratimit të tij për martesën. Legjenda moderne në lidhje me epokën mesjetare u shfaq duke filluar nga Iluminizmi, i cili kishte një prirje për të denigruar Mesjetën si periudhë.


13. Filipidi lajmëroi fitoren e betejës së Maratonës

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Pheidippides

Sipërmarrjen e lajmëtarit Filipid, i cili pas fitores së grekëve kundër persëve në maratonë rendi për të dhënë lajmin, duke vdekur menjëherë pas kësaj, e rrëfeu shkrimtari grek Luciano i Samosatës, pesë shekuj pas betejës. Historiani Herodoti, bashkëkohës i ngjarjeve duke rrëfyer për betejën fliste vetëm për një Filipid që rendte për t’u kërkuar ndihmë spartanëve.


14. Virgjëresha e Nurenbergut ishte një instrument torture

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Images?q=tbn:ANd9GcQhRFL67Zx1_1SOoPsyxf9Pui_HQnF--zGLHJkY4nIxN025-8-teQ

Një sirtar metalik me formë gruaje që, kur mbyllej shponte viktimën me thika shumë të mprehta. Mbetjet e trupit të copëtuar hidheshin, në Nyrenberg të Gjermanisë, në lumin që rridhte poshtë ndërtesës së gjykatës. Ndodhte në kulmin e Mesjetës, sipas filozofit gjerman Johann Siebenkees.

Po të dëgjosh atë, instrumenti i vdekjes është përdorur për herë të parë më 14 gusht 1515 për të ndëshkuar një falsifikator. Por Virgjëresha e Nurenbergut ishte vetëm një frut i fantazisë së tij dhe të gjithë ekzemplarët që e paraqesin në muzetë e “torturës” janë ndërtuar nga tetëqinda e këtej.

15. Spanja ishte neutrale gjatë Luftës së Dytë Botërore

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. 2Q==

Pasi kishte peshuar nëse duhej të renditej në krah të Hitlerit, Spanja e Gjeneralit Franko në 1940 vendosi të mbajë zyrtarisht një pozicion jashtë luftimeve dhe që nga viti 1943, neutraliteti. Megjithatë, Franko, për t’i shlyer borxhin Hitlerit për mbështetjen që ky i kishte dhënë gjatë luftës civile spanjolle (1936-39) i ofroi atij disa vullnetarë, të cilët u përfshinë në Division Azul (“Divizioni blu”, nga ngjyra e këmishës).

Divizionit, që komandohej nga Gjenerali Augustin Munoz Grandes, iu shtua më vonë Escuadrilla Azul, pilotë spanjollë që do të luftonin në drejtim të avionëve luftarakë gjermanë. Pasi luftoi në frontin rus, në vitin 1944 divizioni pjesërisht u asimilua në trupat gjermane, ndërsa një pjesë u riatdhesua e më vonë u shpërbë krejt.


16. Territori i Amerikës veriore nuk është bombarduar asnjëherë

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. 2Q==

Nuk është kështu: gjatë Luftës së Dytë Botërore, më 9 shtator 1942, në orën 6 të mëngjesit nga një nëndetëse japoneze në prani të brigjeve të Oregonit u ngjit një balonë e vogël e armatosur me dy bomba nga 30 kilogramë, të cilat njëzetë minuta më vonë, u lëshuan pa shkaktuar shumë dëme, në qytezën e Brookings. Në vitet që pasuan japonezët do të provonin sërish të kapërcenin mbrojtjen amerikane me 9 mijë topa të zjarrtë. Një prej tyre goditi në shenjë pranë Bly, gjithmonë në Oregon, më 5 maj të vitit 1945 dhe një bombë 15 kilogramëshe shpërtheu duke shkaktuar vdekjen e Elsie Mitchell dhe pesë fëmijëve të saj.


17. Piratët e fshihnin nën tokë thesarin e tyre

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Z

Historitë me piratë janë të mbushura me harta thesari, me ishuj të humbur dhe me arka të mbushura me sende të çmuar e të fshehur nën tokë. Por në të vërtetë arkat e gjahtarëve të deteve që i kontrollonin këta të fundit në vitet 600 dhe 700 (epoka e artë e piraterisë) shpenzoheshin nga një bastisje në tjetrën dhe shumë pak thesarë shiheshin.

Megjithatë, ka një përjashtim që në fakt konfirmon rregullin. Në vitin 1699 kapiteni Uilliam Kid, një pirat i famshëm skocez, fshehu nën tokë frutin e grabitjeve të tij në Gardiners Island, pranë Nju Jorkut, atëherë një koloni angleze. I kushtoi karrierën: sendet e çmuar që u gjetën u shndërruan në një provë të pakundërshtueshme në procesin gjyqësor për akte piraterie që ishte ngritur kundër tij. Kid u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në vitin 1701.


18. Lëkurëkuqtë i hiqnin skalpin të bardhëve

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Images?q=tbn:ANd9GcS823r7vWB42wjplonXngBGN-_Au-snJwb1gRkTdHtiOvZnXUu0Jw

Përkundrazi: ishin kolonët evropianë, në fundin e viteve gjashtëqind, që përhapën në Amerikën Veriore këtë praktikë, gjurmët arkeologjike të të cilës janë të limituara në prehistori. Autoritetet koloniale ofronin deri në 100 stërlina për skalpin e një të riu indian (gjysmën për atë të një gruaje).



19. Hunda e Sfinksit u thye nga napoleonianët

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Images

Sigurisht nuk ishte faji i tyre: Napoleoni e pushtoi Egjiptin në vitin 1798 dhe ka pamje të Sfinksit pa hundë që i përkasin vitit 1737.


20. Spartanët i hidhnin të sapolindurit me deformime

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. 2Q==

Arkeologjia ka treguar se eshtrat e gjetura në rrëzë të malit Taigeto, pranë Spartës, ishin eshtra të rriturish. Bëhej fjalë ndoshta për të dënuar me hedhje nga lartësia, një dënim për krime politike i parashikuar edhe në Athinën e shekullin IV para Krishtit. Nga ana tjetër, e vërtetë është që spartanët e vegjël, ashtu si edhe fëmijët e tjerë grekë, dërgoheshin në male për t’u forcuar.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Empty Re: Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet..

Mesazh nga Rifat Sun Dec 30, 2012 12:42 pm


Machina e kohes është në Vatikan? Chronovisori i At Ernettit nje mit apo realitet?
(Video)

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Continuum_-_Macchina_del_tempo-e1356464980534

Në vitet '70 nje lajm i botuar ne gazetat e kohës kishte krijuar mjaft tronditje ,behej fjale per shpikjen e supozuar te një makine kohe,e ndertuar nga At Ernetti. Legjenda vetë ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e shumë njerzve,ashtu si dhe Isamov-it,i cili ne nje nga diskutimet e tij tregon ,por qe asnjëherë nuk ka konfirmuar, bashkëpunimin me shkencëtarë si Fermi.

Chronovisori ose makina e kohes është një pajisje e aftë të kapi tingujt dhe imazhet e së kaluarës,ku per here te pare ne histori përshkrimi i tij u bë, si chronoscope,nga Isaac Asimov,i cili e përshkruan modelin si nje permbledhes te funksionalitetit te imagjinatën kolektive.

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Images?q=tbn:ANd9GcSkqeEZ2MFJnIgmhCePysItrgscyOkb-mJYlLu0D-7egKVcykcp2A

Shumica e dinë këtë teknologji si shpikjen e supozuar te At Pellegrino Ernettit të viteve shtatëdhjetë,nje shpike e cila per fat të keq kurrë nuk ka dhene asnjë dëshmi. At Pellegrino Ernetti ishte një benedikt i njohur dhe shquhej si një ekspert në muzikë, filozofi, mjeksi ne elektronik dhe ishte nje Exorcist i njohur.

Per me shume ndiqni videon

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Empty Re: Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet..

Mesazh nga Rifat Wed Jan 09, 2013 1:21 pm



Gjenitë.Modelet e gënjeshtërt




Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Images?q=tbn:ANd9GcQUYG9ANPsiq-g7hIUx89BWpydEdoTEE4QhbKm3VUcEG16_GNilag

I marrë, rebel dhe i izoluar. Gomar në shkollë, i pavëmendshëm, skorbutik. Janë të gjithë atribute që duket se shkojnë shumë mirë me gjeniun. Kush nuk e ka në mendje pamjen e Ajnshtainit? Apo shpërthimet e karakterit të Moxartit dhe Van Gogut? E megjithatë, jeta e mendjeve të mëdha të të kaluarës përgënjeshtron pothuajse gjithmonë stereotipet.

Duke filluar nga ai më i zakonshmi, sipas të cilit inteligjencat e jashtëzakonshme shoqërohen pothuajse gjithmonë me marrëzinë. “Biografët shkojnë dhe nxjerrin në pah dobësitë e karakterit të gjenive, duke krijuar përshtypjen që ata janë psikologjikisht të brishtë”, thotë Cesare Cornoldi, docent i Psikologjisë në Universitetin e Padovës dhe autor i shumë librave mbi inteligjencën dhe të kuptuarit; “ne besojmë sepse imagjinata jonë zakonisht goditet më shumë prej përjashtimi në jetën e këtyre personave, se sa nga normaliteti”.

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Images?q=tbn:ANd9GcSpFends_IAiytbiTqbEkS0HwySDXti7snZ13ICAIDKyLSYWP-Xig
Cesare Cornoldi

Më pas, për të përforcuar këtë ide shërbejnë historitë ekzemplare, si ajo e matematicienit të madh rus Grigorij Perelman, i çmendur pasi zgjidhi supozimin e Poincare, të cilin shkencëtarët përpiqeshin ta zgjidhnin prej një shekulli. Pasi refuzoi një çmim prej një milion dollarësh që iu ofrua nga Clay Mathematics Institute në Cambridge, dhe nuk u paraqit që të marrë medaljen Fields, shpërblimi më i lartë që i njihet një matematicieni, Perelman jeton sot në varfëri bashkë me nënën e tij të moshuar në një lagje famëkeqe të Shën Petërsburgut, bishet si barbon dhe refuzon çdo lloj kontakti me ata që kërkojnë t’i afrohen. E megjithatë, rasti i tij është përjashtim më shumë se sa një rregull.

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Images?q=tbn:ANd9GcSOir273qo6Xk-a6A-ZymZffiAS2TK1m6qy8-ZH0--auLbfGtiD
Grigorij Perelman

Tre studiuesit e tjerë që fituan medaljen Fields bashkë me të janë tashmë profesorë universitetesh të afirmuar. Ashtu sikurse dhe 50 matematicienët që e kanë marrë këtë çmim nga viti 1936 e deri sot, të cilët kanë mbuluar të gjithë detyra të rëndësishme akademike.

Pakëz marrëzi

Por klishetë përgënjeshtrohen mbi të gjitha prej numrave të mëdhenj. Si ata të një studimi të Karolinska Institute në Stokholm, që ka marrë në pyetje të gjithë popullsinë suedeze me objektivin për të verifikuar nëse me të vërtetë nivele të rritur të krijueshmërisë dhe inteligjencës janë më të zakonshëm mes të sëmurëve psikiatrikë se sa mes popullsisë në përgjithësi.

Përgjigja është jo. Jo vetëm nuk ka asnjë lidhje mes gjenisë dhe sëmundjes mendore; por përkundrazi, thuhet në studim, “mendjet krijuese kanë një probabilitet më të vogël që të vuajnë nga skizofrenia, depresioni, çrregullimet e ankthit, autizmit, mungesës së vëmendjes, abuzimit me alkool dhe drogë, apo për të kryer vetëvrasje”. Dhe motivi është çuditërisht banal. “93 për qind e personave që kanë ndonjë mani thonë se kanë vështirësi për të çuar përpara një projekt”, shpjegon Simon Kyaga, që ka koordinuar studimin. “Sëmundja mendore në fakt kompromenton motivimin dhe ambicien, cilësi që janë në fakt thelbësore për të arritur suksesin personal”.

Duke thënë këtë, Kyaga përgënjeshtron edhe një tjetër klishe mes gjenive: atë pra, që atyre u vjen gjithçka e lehtë, për shkak të ndonjë aftësie pothuajse të mbinatyrshme. Nuk është aspak e vërtetë. Për të pikturuar Les demoiselles d’Avignon Pikaso bëri më shumë se 500 boca. Ajnshtaini u mor 9 vjet me elaborimin e teorinë e relativitetit të përgjithshëm duke nisur nga relativiteti i ngushtë botuar në 1905. Dhe Carls Darvin punoi me idenë e tij të evolucionit për disa dekada përpara se të mbërrinte në formulimin përfundimtar, në 1859. Giacomo Leopardi, i rishkruante vargjet e tij dhjetëra herë për të gjetur kombinimin e duhur mes tingullit dhe kuptimit.

Të keqkuptuar dhe rebelë

Pra, angazhimi është themelor me qëllim që talenti të afirmohet dhe të njihet, gjë që zakonisht ndosh shumë shpejt. Pavarësisht mitit të krijuar për gjeniun e keqkuptuar dhe që nuk ka shkuar mirë në shkollë, në të vërtetë “në shumicën e rasteve gjenialiteti identifikohet dhe kultivohet që në fazën e fëmijërisë”, thotë Katherine Uollett, studiuese e University College në Londër. Shembujt janë të shumtë. Moxarti – që kishte padyshim një farë çrregullimi të personalitetit – ka qenë një gjeni muzikor që kur ishte fëmijë.

Dhe aftësia jashtë të zakonshmes në dizenjim dhe në pikturë nisi që të shfaqet shumë herët edhe tek Pikaso dhe tek Leonardo Da Vinci. Shkrimtari i ardhshëm gjerman, Volfgang Gëte (i cili ka pasur një kuocient të inteligjencës, të vlerësuar aposteriori, prej 210, pra më i larti i historisë), shkëlqente që fëmijë në të gjitha lëndët, dhe që në moshën 15-vjeçare ai njihte dhe fliste shumë mirë latinishten, greqishten, frëngjishten dhe italishten, i binte pianos, ishte shumë i aftë në skermë dhe në kalërim. Dhe në fund Ajnshtaini ka qenë gjithmonë i zoti në matematikë dhe në fizikë, dhe ai u përjashtua në provimin e parë për pranimin në Politeknikun e Zyrihut përpara se ngelej pas në lëndët e tjera.

Sigurisht, përjashtimet ekzistojnë: Stephen Hauking dhe Alessandro Manzoni, respektivisht fizikani më i madh që është ende gjallë dhe një prej shkrimtarëve më të mirë italianë, konsideroheshin si dembelë nga mësuesit e tyre. Ndërkohë që Carls Darvin, i detyruar që të rregjistrohej për mjekësi, mungonte në leksione për të kaluar ditët në mes të natyrës dhe në ajër të pastër. Edhe në këtë rast, megjithatë, është e vështirë të flasësh për “gomerë”: bëhet fjalë më shumë për talente që e konsideronin shkollën shumë të lehtë, apo që – në rastin e Darvinit – ishin të vendosur që të ndiqnin prirjen e tyre, pavarësisht kostos, që ishte përplasja me prindërit dhe konvencionet sociale.

Prej rastesh të tillë ka rezultuar miti i gjeniut rebel dhe të izoluar, edhe ky fals. Në fakt, pasi kanë gjetur rrugën e tyre, të mëdhenjtë e të kaluarës zakonisht janë ndërfutur shumë mirë në shoqëri, dhe risitë e zbulimet tek të cilat ata kanë qenë protagonistë kanë ardhur edhe prej përballjes me artistë apo shkencëtarë të tjerë.

Asnjë zbulim nuk vjen krejt papritur, nga fija e flokut. Ka qenë kështu për Leonardon, i cili jetoi në një periudhë kur inxhinieria po pësonte një zhvillim shumë të madh, për Ajnshtainin i cili nisi nga zbulimet e fizikanëve të tjerë të fillimit të Nëntëqindës, për Galileon, që mbante lidhje të ngushta me astronomët e kohës së tij, dhe për shumë të tjerë.

Super mendje

E megjithatë, pasi përgënjeshtrohen stereotipet, mbetet fakti që duhet të ketë diçka të veçantë në personalitetin e gjenive. Një koeficient inteligjence shumë më i madh se sa mesatarja nuk mjafton dhe madje, në disa raste nuk është as i domosdoshëm. “Inteligjenca e lartë dhe gjenia nuk identifikohen”, shpjegon Cesare Cornoldi.

“Gjeniu ka shpesh, por jo domosdoshmërisht një inteligjencë të lartë, ndërkohë që duhet të zotërojë në një masë të madhe talente specifikë, të kombinuar me tipare krijues dhe me karakteristika si vazhdimësia, bindja në mjetet dhe në objektivat e veta. Është bërë një studim mbi biografitë e njerëzve të famshëm, dhe mes karakteristikave të gjetura ka qenë një aftësi e jashtëzakonshme për të punuar në kushte të vështirë dhe bërë punë të vështira, interesa të gjerë, kundërshtim i dogmave dhe një vetëvlerësim shumë i lartë”.

Gjithë kësaj i shtohet pastaj praktikimi konstant i materies në të cilën shkëlqen, aftësia e jashtëzakonshme për të mbledhur detaje dhe papajtueshmëri, si dhe aftësia për t’u përqëndruar për një kohë të gjatë në një problem specifik. Këto tre veçanti ndeshen edhe tek autistët, dhe kanë bërë të mendohet që këta të fundit zotërojnë një inteligjencë që shkon përtej të zakonshmes.

Tema është delikate, dhe është sigurisht e vërtetë që disa individë autistë, të ashtuquajturit savant, janë shumë të aftë në dizenjim, apo kanë aftësi matematikore si dhe një memorie të jashtëzakonshme. Megjithatë, kërkimet mbi këtë temë kanë prirjen që të përjashtojnë që bëhet fjalë për gjenialitet, dhe nënvizojnë rëndësinë e praktikës ngulmuese në plazmimin e trurit dhe për ta bërë atë shumë efikas në zhvillimin e një detyre të caktuar.

Diçka e ngjashme u ndodh taksistëve të Londrës, që për të marrë licencën duhet të demonstrojnë se njohin përmendësh pothuajse 25 mijë rrugët e kryeqytetit britanik, si dhe adresën e pothuajse 20 mijë vendeve. Aftësia e jashtëzakonshme e taksistëve të Londrës nuk është në fund të fundit shumë e ndryshme nga ajo e savant-ëve, por nuk mjafton sigurisht për t’i bërë ata gjeni.

Ka persona me aftësi të jashtëzakonshme, kujtesë të pabesueshme, aftësi matematikore dhe artistike të paimagjinueshme për njerëzit e zakonshëm. Origjina e këtyre aftësive është një prej mistereve të shumtë që rezervon ende truri i njeriut.

“Shumë prej këtyre personave me aftësi të veçanta vuajnë nga autizmi apo një gjendje e caktuar e sindromës savant”, shpjegon Carlo Alberto Marzi, i departamentit të shkencave neurologjike, neuropsikologjike, morfologjike dhe motore të Universitetit të Veronës. “Por nuk është kështu për të gjithë. Jill Price, për shembull, ka një kujtesë autobiografike të pabesueshme, por nuk shfaq asnjë shenjë autizmi dhe ka një jetë normale. I tiji është ndoshta rasti më misterioz”. Sindroma savant është një gjendje shumë e rrallë në të cilën persona me çrregullime të rëndë mendorë kanë aftësi të jashtëzakonshme në disa fusha, që krijojnë një kontrast të fortë me paaftësinë e tyre për të kryer veprime që për të tjerët janë normalë.

Lidhet shpesh me autizmin, por jo të gjithë ata që kanë sindromën savant janë edhe autistë: ndonjëherë vuajnë nga shqetësime të tjerë apo dëme të sistemit nervor. “Nuk dihen shumë gjëra për këtë sindromë”, vazhdon Marzi. “Ekziston hipoteza që, nëse ka probleme diçka në mekanizmat vetërregullues të trurit, mund të manifestohen fenomene të veçantë. Në mungesë të të dhënave të sakta shkencore, krijohet përshtypja që prania e një anomalie të rëndë arrin që, në disa raste, “të çlirojë” funksione që më parë janë mbajtur nën kontroll”.

Po tek muzika, Tony De Blois është një muzikan jo i zakonshëm. Ka nisur të luajë muzikë kur ishte vetëm 2 vjeç, në garazhdin e shtëpisë, me një organo të vogël. Sot, në moshën 37 vjeç, është në gjendje të luajë në nivele të ndryshëm 22 instrumente, që nga piano tek violina, nga fizarmonika tek saksofoni, nga flauti indian tek kitara. Një aftësi mbresëlënëse, sidomos kur mendon që De Blois është i verbër që në lindje dhe që në moshën 5 vjeç u diagnostikua me autizëm.

Në vijim, kur ishte 15 vjeç, u njoh si savant i lindur. Pavarësisht verbërisë dhe shqetësimeve të tjerë prej të cilëve vuan, të cilët i kufizojnë aftësitë sa i përket kryerjes së veprimtarive të përditshme, është diplomuar me nota maksimale në një shkollë prestigjoze muzike në Boston. Luan kryesisht jazz dhe është veçanërisht i zoti në improvizim: veç kësaj, ka një kujtesë të jashtëzakonshme për muzikën dhe luan përmendësh 8000 këngë. Është një muzikant i suksesshëm, i njohur edhe jashtë SHBA.

Në fakt, një studim anglez ka demonstruar se kjo aftësi është e lidhur me një zhvillim më të madh të zonave të trurit që janë përgjegjëse për kujtesën. Dhe një fenomen i ngjashëm është vërejtur tek violinistët, që kanë më të zhvilluar një zonë të korteksit të trurit që drejton gishtat e dorës së majtë, me të cilët preken kordat. Natyrisht ka qenë kështu edhe për Paganinin. Por gjenialiteti i tij varej nga tjetër gjë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet.. Empty Re: Klishe,genjeshtra historike apo histori e vertet..

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi