Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fundi i dashurisë, shkakton vërtet dhimbje

Shko poshtë

Fundi i dashurisë, shkakton vërtet dhimbje Empty Fundi i dashurisë, shkakton vërtet dhimbje

Mesazh nga Rifat Mon Jan 21, 2013 8:57 pm


Fundi i dashurisë, shkakton vërtet dhimbje


[You must be registered and logged in to see this image.]

Vuajtjet nga humbja e një dashurie shkaktojnë dhimbje. Deri këtu, sidomos për të dashuruarit që e kanë provuar se çdo të thotë që të braktisesh nga partneri ose partnerja, s’ka asgjë të re, por tashmë ky fakt është provuar edhe shkencërisht.

Sipas një studimi të publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, dhimbja e shkaktuar nga braktisja e partnerit, ose partneres, sjell një dhimbje të krahasuar me një traumë apo goditje fizike.

Studiuesit e Universitetit të Michigan-it, kanë zbuluar se kur dikush braktiset nga i dashuri, në trurin e tij aktivizohen të njëjtat zona cerebrale që konsiderohen si zonat e perceptimit të dhimbjes. Aktivizohen në mënyrë të veçantë, zonat që “ndizen” kur digjemi.

Ekipi i studiuesve, i drejtuar nga Ethan Kross, arriti në këtë përfundim pasi analizoi reagimin e 40 personave relacionet e të cilëve qenë ndërprerë pa dashjen e tyre dhe për shkak të braktisjes ndiheshin të hidhëruar.
Këtyre personave ju dha që të plotësonin një pyetësor psikologjik më parë se të futeshin e të analizoheshin nëpërmjet rezonancës magnetike.

Për të studiuar mekanizmin e asaj çka ndodhte në trurin e këtyre personave, studiuesit stimulonin kujtesën, e këtyre personave, duke i paraqitur fotografitë e ish-partnerit. Më pas, në përfundim të testimit, studiuesit ju shkaktonin një dhimbje fizike, nëpërmjet një stimuli termik, të njëjtë me atë që provohet me një filxhan kafeje shumë të nxehtë .

Duke krahasuar rezultatet e arritura, studiuesit kanë arritur në përfundimin që, zonat e trurit, të lidhura me braktisjen nga partneri, janë të njëjta me zonat e lidhura me dhimbjen fizike.

Ky studim, ka konfermuar gjithashtu që, sa më i madh të jetë numri i ditëve të kaluara nga ndarja, aq më i vogël është reagimi i këtyre zonave cerebrale të lidhura dhe me emocionet e ndarjes. Dashuria, pra, mund të shkaktojë vuajtje dhe dhimbje, por për fat dhimbjet e dashurisë nuk janë të përjetshme.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi