Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historiku i rregjistrimeve te popullsise ne Shqiperi

Shko poshtë

Historiku i rregjistrimeve te popullsise ne Shqiperi Empty Historiku i rregjistrimeve te popullsise ne Shqiperi

Mesazh nga Rifat Tue Feb 26, 2013 6:42 pm


Historiku i rregjistrimeve te popullsise ne Shqiperi


Historiku i rregjistrimeve te popullsise ne Shqiperi Albania_jpg

1-Perpara shpalljes se Pamvarsise

Regjistrimet e popullsisë në Shqipëri kanë një historik të hershëm. Përpara shpalljes së pavarësisë konsuj dhe diplomatë të ndryshëm në kuadër të interesave strategjike që shtetet e tyre kishin ndaj vendit tonë herë pas here kanë hartuar raporte me statistika demografike. Me interes janë sidomos statistikat e hartuara nga konsujt austro-huungarez, italian dhe francez.

Një nga vështirësitë më të mëdha për studiuesit dhe historianët është dhe përcaktimi i strukturës demografike të kohës së Perandorisë Osmane. Kjo, për faktin se të dhënat shpesh herë na paraqiten kontradiktore, qoftë për arsye teknike të cilat kanë të bëjnë me mënyrat se si është realizuar regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë, qoftë për arsye se në vilajetet shqiptare apo në disa vilajete të tjera të kësaj perandorie, popullsia, si ajo myslimane ashtu edhe ajo e krishterë, nuk pranonte për arsye fanatizmi të tregonte numrin e grave apo të vajzave që kishte çdo shtëpi.

Në Perandorinë Osmane, për herë të parë regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë është realizuar në vitin 1831, sipas shumë studiuesve në këtë regjistrim nuk u arrit të përfshiheshin të gjitha njësitë administrative të Perandorisë. Regjistrimi i dytë daton në vitin 1844, i treti në vitin 1859-1860, i katërti në vitin 1885 dhe i pesti në vitin 1907, këta dy të fundit janë dhe më të rëndësishmit për arsye se përfshijnë të dhëna mbi moshën, gjininë, vendlindjen, profesionin, statusin civil, etninë dhe fenë.

Këto regjistrime përbëjnë edhe përçapjet e para zyrtare për hartimin e statistikave demografike mbi popullsinë shqiptare.

2.Nga shpallja e pavarësisë deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore

a) Pas shpalljes së pavarësisë për shkak të situatës politike nuk pati përpjeke zyrtare për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë. Në këtë periudhë vazhduan të mereshin si të mirëqena statistikat demografike të hartuara nga administrata turke. Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore dhe pushtimi i territorit shqiptar nga shtete të ndryshme shënoi një hap tjetër në këtë drejtim. Administrata ushtarake austro-hungareze për nevojat e saj në vitin 1917 realizoi një regjistrim të përgjithshëm të popullsisë.

Teknikisht regjistrimi u krye me metoda moderne për kohën dhe është relativisht i saktë, me të vetmen mangësi se ai nuk u shtri në të gjith territorin shqiptar. Por, vetëm në zonën austro-hungareze të pushtimit. E cila, përfshinte zonat veriore dhe një pjesë të Shqipërisë së Mesme. Për nevojat e tyre, jo regjistrime të kësaj natyre, por të dhëna me karakter demografik gjenden edhe në dokumentacionin e prodhuar nga ushtritë italiane dhe franceze për zonat e tyre të pushtimit.

b) Nga shteti shqiptar, për herë të parë, pas Luftës së Parë Botërore regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë u realizua në shtator të vitit 1923. Në bazë të këtij regjistrimi numëri i përgjithshëm i popullsisë shqiptare ishte 803.959 banorë, me gjithësej 143.065 familje.

Megjithëse në përgjithësi ky regjistrim rezultoi i saktë, për vetë kohën kur u realizua, mungonin metodat dhe teknikat moderne të kohës. Për sa i përket strukturës religjoze, pjesën dërrmuese e zinin myslimanët, të pasuar nga ortodoksët dhe katolikët.

c) Regjistrimi i dytë i popullsisë u realizua në periudhën e Mbretërisë Shqiptare, në maj të vitit 1930. Ky regjistrim u realizua në kushte më optimale se sa ai i vitit 1923 dhe në bazë të tij numri i përgjithshëm i popullsisë shqiptare ishte 833.850 banorë. Krahasuar me regjistrimin e parë kishte një rritje të vogël të numrit të përgjithshëm të popullsisë me 29.891 banorë.

Në harkun kohorë që pasoi megjithëse nuk pati regjistrime të tjera, administrata shtetërore e kohës në bazë të përllogaritjeve të rritjes natyrore, ka publikuar shifra në mënyrë të vazhdueshme. Kështu, në vitin 1938 rezulton se në Shqipëri banonin 1.040.000 banorë.

3. Regjistrimet e popullsisë pas Luftës së Dytë Botërore

a)Pas Luftës së Dytë Botërore regjistrimi i parë i numrit të përgjithshëm të popullsisë u realizua më 30 shtator të vitit 1945. Regjistrimi u krye brenda një dite dhe përpunimi i materialit zgjati gati për një vit. Në përfundim rezultoi se numri i përgjithshëm i popullsisë ishte 1.122.044 banorë, nga të cilët 570.361 veta ishin të gjinisë mashkullore dhe 551.683 vetë të gjinisë femërore. Nga këta 238.812 banonin në 24 qendra urbane dhe 883.232 banonin nëpër fshatra.

Struktura moshore:

• nga mosha 0-15 vjeç 39.6 %

• nga mosha 15-59 vjeç 49.5 %

• nga mosha 60 vjeç e lart 10.9 %

Struktura etnike:

• shtetas me kombësi shqiptare 1.075.467

• shtetas me kombësi jo shqiptare 33.576

• shtetas të huaj me kombësi jo shqiptare 13.001

b) Regjistrimi i dytë i numrit të përgjithshëm të popullsisë u realizua më 3 shtator të vitit 1950. Regjistrimi u krye brenda 24 orëve dhe përpunimi i materialit zgjati gati për një vit. Në përfundim rezultoi se numri i përgjithshëm i popullsisë ishte 1.218.943 banorë.

Struktura etnike:

• shtetas me kombësi shqiptare 1.174.093

• shtetas me kombësi jo shqiptare 35.201

• shtetas të huaj me kombësi jo shqiptare 9.649

c) Regjistrimi i tretë i numrit të përgjithshëm të popullsisë u realizua më 2 tetor të vitit 1955. Regjistrimi u krye brenda 24 orëve dhe përpunimi i materialit zgjati gati për një vit. Në përfundim rezultoi se numri i përgjithshëm i popullsisë ishte 1.391.499 banorë.

Struktura etnike:

• shtetas me kombësi shqiptare 1.341.649

• shtetas me kombësi jo shqiptare 47.227

• shtetas të huaj me kombësi jo shqiptare 2.623

d) Regjistrimi i katërt i numrit të përgjithshëm të popullsisë u realizua më 2 tetor të vitit 1960. Në përfundim rezultoi se numri i përgjithshëm i popullsisë ishte 1.626.315 banorë.

Struktura etnike:

• shtetas me kombësi shqiptare 1.623.128

• shtetas me kombësi jo shqiptare 44.570

• shtetas të huaj me kombësi jo shqiptare 3.187

e) Regjistrimi i pestë i numrit të përgjithshëm të popullsisë u realizua më 30 mars-15 prill të vitit 1969. Në përfundim rezultoi se numri i përgjithshëm i popullsisë ishte 2.068.155 banorë. Në këtë regjistrim nuk u siguruan të dhëna lidhur me strukturën etnike të popullsisë.

f) Regjistrimi i gjashtë i numrit të përgjithshëm të popullsisë u realizua më 7-16 janar të vitit 1979. Në përfundim rezultoi se numri i përgjithshëm i popullsisë ishte 2.590.260 banorë.

Struktura etnike:

• shtetas me kombësi shqiptare 2.535.573

• shtetas me kombësi jo shqiptare 54.687

g) Regjistrimi i shtatë i numrit të përgjithshëm të popullsisë u realizua më 2-8 prill të vitit 1989. Në përfundim rezultoi se numri i përgjithshëm i popullsisë ishte 3.182.417 banorë.

Struktura etnike:

• shtetas me kombësi shqiptare 3.117.601

• shtetas me kombësi jo shqiptare 64.816

l) Regjistrimi i tetë i numrit të përgjithshëm të popullsisë u realizua në prill të vitit 2001. Në përfundim rezultoi se numri i përgjithshëm i popullsisë ishte 3.069.275 banorë nga të cilët 1.530.443 veta ishin të gjinisë mashkullore dhe 1.538.832 vetë të gjinisë femërore.

p) Regjistrimi i nëntë i numrit të përgjithshëm të popullsisë u realizua më 1-21 nëntor të vitit 2011. Në përfundim rezultoi se numri i përgjithshëm i popullsisë ishte 2,831,741 banorë. Vihet re se numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Shkaqet kryesore të zvogëlimit të popullsisë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë. Popullsia rezidente është e përbërë nga 1.421.810 meshkuj (50.2%) dhe 1.409.931 femra (49.8%). Ky regjistrim përbën edhe regjistrimin më të kontestuar në të gjitha kohërat.

Burimet:

Anuarët statistikor të R.Shqiperise
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi