Kompani fantazme per te fshehur pasurite
Faqja 1 e 1
Kompani fantazme per te fshehur pasurite
Kompani fantazme per te fshehur pasurite
Ishjut e thesareve
Një shoqatë gazetarie publikon identitetet e mijëra njerëzve që fshehën pasuritë nëpër parajsat fiskale të botës, përfshirë zyrtarë qeverish dhe diktatorë. Mes të zbuluarve, edhe dy shqiptarë
“IC'', “The Guardian”, “l’Espresso”
Miliona të dhëna për përdorim të brendshëm nga industria britanike e financave të fshehta u zbuluan dje nga një shoqatë gazetarësh investigativë, duke zbuluar identitetet e mijëra pasanikëve që kanë përdorur kompani fantazmë për të fshehur pasuritë e tyre. Mes emrave të zbuluar janë presidentë, plutokratë, vajza e një diktatori të njohur dhe një milioner britanik që akuzohet se ka fshehur pasurinë nga ish-bashkëshortja e tij. Miliona të dhëna të industrisë financiare ranë në dorë të një grupi gazetarësh. Mijëra emra të njerëzve që deri tani i mbanin të fshehta pasuritë e tyre, mes të cilëve, edhe dy shqiptarë, ish-zyrtarë të lartë, janë ekspozuar.
Të dhënat u përkasin ishujve Virxhin të Britanisë dhe pritet të shkaktojnë tërmet të vërtetë në të gjithë botën, tërmet të ngjashëm me atë që u shkaktua nga publikimi i kabllogrameve diplomatike amerikane dy vjet më parë. Vlerësohet se pasunarët e botës kanë rreth 32 trilionë dollarë të fshehura nëpër parajsa fiskale.
Në Francë, Jean-Jacques Augier, thesarmbajtësi i fushatës së Presidentit François Hollande, u detyrua të identifikojë publikisht partnerin e tij të biznesit, një qytetar kinez. Zbulohet se Hollande do të përfshihet në një skandal financiar, për shkak se ish-ministri i tij i buxhetit ka fshehur një llogari bankare në Zvicër prej 20 vjetësh dhe ka gënjyer në mënyrë të përsëritur për to.
Në Mongoli, ish-ministri i Financave të vendit dhe zëvendësparlamentari, thotë se ndoshta do të duhet të tërhiqet nga politika si pasojë e këtij zbulimi. Që të dy rezultojnë se kanë llogari bankare në ishujt Virxhin të Britanisë, llogari që zakonisht mbahen sekret.
Emrat janë zbuluar nga një projekt i Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarisë Investigative, ICIJ, një organizatë me bazë në Uashington, në bashkëpunim me disa grupe mediatike ndërkombëtare. Projekti mund të rezultojë shumë dëmtues për besimin e të pasurve te parajsat fiskale, pasi tashmë ata nuk mund të jenë më të sigurt se pasuritë e tyre do të mbahen të fshehura nga qeveritë apo fqinjët e tyre.
Mes klientëve të ekspozuar, është edhe Scot Young, një milioner bashkëpunëtor i oligarkut rus Boris Berezovski. Ai është në burg për mashtrim të gjykatës, pasi ka fshehur asetet nga ish-bashkëshortja e tij. Avokati i tij duket se ka autorizim për kontroll mbi një kompani në ishujt Virxhin me vlerë 100 milionë dollarë, kompani që po ndërton një bllok banesash në Moskë.
Një tjetër është mashtruesi i burgosur Achilleas Kallakis. Ai përdori kompani të rreme të fshehta për të marrë kredi prej 750 milionë sterlinash për blerje pronash nga disa banka të pakujdesshme në Britani dhe Irlandë.
Përveç britanikëve, janë edhe një listë e gjatë me zyrtarë qeverish dhe familjesh të pasura nga e gjithë bota që janë identifikuar, nga Kanadaja në SHBA, Indi, Pakistan, Indonezi, Iran, Kinë, Tajlandë dhe ish-vende komuniste.
Disa nga emrat e zbuluar janë:
- Jean-Jacques Augier, menaxheri i fushatës elektorale të François Hollande në vitin 2012. Ai ka një kompani me bazë në Kajman.
- Ish-ministri i Financave të Mongolisë. Bayartsogt Sangajav krijoi kompaninë “Legend Plus Capital Ltd” me një llogari bankare në Zvicër, ndërsa shërbente si ministër Financash i vendit të varfër nga viti 2008 deri më 2012-n. Ai thotë se ka “vepruar gabim”.
- Presidenti i Azerbajxhanit dhe familja e tij, të njohur në Shqipëri si miq të Kryeministrit dhe me lidhje biznesi në vendin tonë. Një biznesmen i ndërtimit në këtë vend, Hassan Gozal, ka nën kontroll entitete të ndërtuara në emër të dy vajzave të Presidentit Ilham Aliyev.
- Bashkëshortja e zëvendëskryeministrit të Rusisë. Bashkëshorti i Olga Shuvalovës, biznesmeni dhe politikani Igor Shuvalov, i ka mohuar akuzat për shkelje ligji në kompanitë e tij në parajsat fiskale.
-Bashkëshorti i një senatoreje në Kanada. Avokati Tony Merchant depozitoi më shumë se 800 mijë dollarë në një trust. Ai i pagoi tarifat në para të thata dhe urdhëroi që komunikimi me shkrim të mbahet në nivele minimale.
- Fëmija i diktatorit të Filipineve. Maria Imelda Marcos Manotoc, një guvernatore province, është vajza e madhe e ish-presidentit Ferdinand Marcos, i famshëm për korrupsion.
- Koleksionistja më e pasur e Spanjës, baronesha Carmen Thyssen-Bornemisza, ish-mbretëreshë bukurie dhe e veja e miliarderit të çelikut Thyssen, përdori kompani në parajsa fiskale për të blerë piktura.
- SHBA: Mes klientëve të parajsave fiskale janë: Denise Rich, ish-bashkëshortja e një tregtari të njohur nafte Marc Rich, i cili u fal në mënyrë të debatuar nga Presidenti Clinton për akuzat për evazion fiskal. Ajo pati investuar 144 milionë dollarë në një kompani të krijuar në ishujt Kuk.
Vlerësohet se më shumë se 20 trilionë dollarë janë të fshehura nëpër parajsa fiskale. Të dhënat e zbuluara u përkasin më së shumti ishujve Virxhin të Britanisë. Mikroshteti në Karaibe është selia zyrtare e më shumë se 1 milion kompanive.
Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe varet nga të ardhurat që krijohen prej tarifave të licencimit të kompanive në këtë pjesë të mbetur të Perandorisë Britanike, ndërsa avokatët dhe llogaritarët në Londër përfitojnë nga tregtia fitimprurëse si ndërmjetës.
Të dhënat e zbuluara përmbajnë më shumë se 200 gigabit informacione, të cilat përfshijnë më shumë se një dekadë transaksione ndërkombëtare. Të dhëna disponohen edhe për kompani në parajsa të tjera fiskale, si Singapori, Hong-Kongu dhe ishujt Kuk.
Mes biznesmenëve dhe zyrtarëve shtetërorë shqiptarë, të dhëna indirekte sugjerojnë se është Qipro vendi i parapëlqyer për të fshehur paratë. Burime nga grupi i gazetarëve ndërkombëtarë që kanë në dorë materialet, thonë për gazetën “Shqip” se vetëm dy janë zyrtarët me emra të ekspozuar nga këto dokumente. Emrat e tyre do të publikohen pas pak ditësh, pasi të përfundojë investigimi gazetaresk.
200 italianë në listë
Mes listës së 122 mijë kompanive të krijuara në parajsat fiskale, u zbuluan edhe emrat e dyqind italianëve. Mes tyre, një këshilltar në studion “Tremonti”, pirati i “Telecom”, një dinasti prodhuesish bizhuterish milaneze dhe dy profesionistë të bursës.
Një trust në ishujt Kuk, parajsë fiskale në Polinezi, ka për “përgjegjës” Gaetano Terrin, në atë kohë, këshilltar në studion Tremonti. Një kompani tjetër në ishujt Virxhin ka për pronar Fabio Ghionin, piratin e skandalit “Telecom”. Një sistem kompleks financiar i lidhur me tri familje, sipërmarrës dhe argjendarë. Në fund është një trust që ka për drejtorë dy tregtarë të bursës së Milanos, Oreste dhe Carlo Severgnini.
Katër historitë e para të italianëve me llogari bankare e kompani sekrete do të publikohen të plota sot. “L’Espresso” ka ekskluzivitetin për Italinë në hetimin e realizuar nga ICIJ, me bashkëpunimin e 86 gazetarëve investigativë për 38 gazeta.
Gaetano Terrin, një italian që në vitin 1997 punonte në zyrën e ish-ministrit Giulio Tremonti, kishte nën kontroll një kompani që mbeti aktive deri në vitin 2006.
Disa vite më parë, një italian me emrin Fabio Ghioni, u dënua për spiunazh ilegal në “Telecom Italia”. Disa muaj para se të dënohej, pati hapur një kompani sekrete. Sot thotë se nuk di asgjë për këtë kompani.
Edhe dinastia e prodhimit të helikopterëve “Augusta” në Itali ka kompani të tilla.
Në Britani ka filluar një stuhi politike, ndërsa shumë aktivistë po bëjnë thirrje që Kryeministri David Cameron të veprojë. Britania është praktikisht padrone e njërës prej parajsave më të mëdha fiskale të botës dhe kjo parajsë funksionon në bazë të ligjit britanik. Një anëtar opozitar i Dhomës së Lordëve deklaroi: “Si mundet që David Cameron të flasë me seriozitet, duke kërkuar që biznesi i madh të paguajë taksat, kur ai lejon ishujt Virxhin të Britanisë të përdorin ligjin britanik për të mbrojtur miliarda nga paratë e pista?”
Kryeministri i Gjeorgjisë dhe Irani
Kryeministri i Gjeorgjisë është në krye të listës së emrave të zbuluar gjatë ditës së djeshme, si pronarë të kompanive sekrete. Ndërkohë, një britanik me emrin Neil Gaitely, duket se është nominalisht drejtor i një kompanie që në fakt është nën pronësinë e regjimit iranian.
Kryeministri i Gjeorgjisë, Ivanishvili, është një miliarder që e mori postin në vitin 2012. Ai ka qenë drejtor i një kompanie të fshehtë që administrohej përmes një agjenti në Panama. Zëdhënësi i tij tha se Kryeministri nuk pranon të ketë kryer ndonjë gjë të keqe dhe se nuk e ka deklaruar pronësinë e tij në këtë kompani, për shkak se kur u bë Kryeministër vitin e kaluar, nuk ka pasur aksione në të.
Parajsat fiskale janë në gjendje të shkatërrojnë shtete të tëra. Katastrofa fiskale e Greqisë u përkeqësua nga mashtrimet fiskale, ndërsa në rastin e Qipros, asetet e bankave të ishullit patën inflacion nga sasia e stërmadhe e parave prej Rusia.
Hetimi i ICIJ zgjati 15 muaj dhe zbuloi se parajsat fiskale përdoren si për transaksione të ligjshme ashtu edhe për mashtrime, fshehje taksash apo korrupsion politik.
Aktivistët kundër korrupsionit argumentojnë se parajsat fiskale detyrojnë qytetarët në të gjithë botën të paguajnë taksa më të larta, për shkak të evazionit të madh fiskal.
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD, ku janë anëtare vendet kryesore industriale të botës, filloi të kërkojë më shumë kontroll mbi parajsat fiskale pas viteve 2000, por e humbi betejën kur presidenca Bush në SHBA tërhoqi mbështetjen për nismën.
Gjetjet kryesore
Zyrtarë qeverish dhe familjet e tyre në Azerbajxhan, Rusi, Kanada, Pakistan, Filipine, Tailandë, Mongoli, Francë e vende të tjera përdorin kompani dhe llogari bankare sekrete për të fshehur origjinën e parave të tyre dhe për të mbajtur larg vëmendjes së autoriteteve dhe publikut pasuritë e tyre.
Super të pasurit përdorin kompani me bazë në parajsa fiskale për të pasur nën pronësi shtëpi luksoze, jahte, kompani të tjera dhe vepra arti, duke përfituar taksa më të ulëta apo anonimitet.
Shumë nga bankat më të mëdha të botës kanë punuar ethshëm për të ofruar për klientët e tyre kompani të fshehta me bazë nëpër parajsat fiskale. Një industri llogaritarësh, ndërmjetësish e avokatësh të mirëpaguar ka ndihmuar patronët e pasurive të fshehin identitetin e tyre. Mashtruesit që krijojnë skema piramidale në mënyrë rutinë përdorin parajsa fiskale për të fshehur skemat e tyre guaskë.
Albani-Explorer- Webmaster
- Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi