Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A u përplas avioni i pasagjerëve nga UFO-t?

Shko poshtë

 A u përplas avioni i pasagjerëve nga UFO-t? Empty A u përplas avioni i pasagjerëve nga UFO-t?

Mesazh nga Rifat Wed Jun 12, 2013 8:40 am


A u përplas avioni i pasagjerëve nga UFO-t?


 A u përplas avioni i pasagjerëve nga UFO-t? Avioni-UFO

Një avion pasagjerësh në Kinë u detyrua të bënte një ulje emergjence pasi ndërsa ishte duke fluturuar në një lartësi prej 8 mijë metrash, piloti ka ndjerë një zhurmë të fuqishme sikur diçka e rëndë është përplasur me avionin. Pasi është ulur në tokë, është parë se si pjesa e përparme metalike e avionit të pasagjerëve Boeing 757 ishte krejtësisht e deformuar.

Pasi pamjet u përhapën, menjëherë nisën pikëpyetjet mbi atë se çfarë është përpalasur me avionin që i shkaktoi një deformim të tillë.

Ideja se me të mund të ishte përplasur një tufë zogjsh u hodh menjëherë poshtë pasi nuk dihet të ketë zogj që të fluturojnë në lartësi 8 mijë metra.

 A u përplas avioni i pasagjerëve nga UFO-t? Avioni-UFO-1

Teoria e dytë e shtruar është ajo se avioni i pasagjerëve mund të jetë përplasur nga një avion spiun pa pilot, apo siç quhet ndryshe drone, por edhe kjo teori mbetet e pavërtetuar duke qenë se në pjesën e deformuar të avionit nuk janë gjetur gjurmë të tij.

Një nga teoritë që ka nisur të përhapet është ajo se avioni është përplasur nga një objekt fluturues i paidentifikuar apo siç quhen ndryshe UFO.

Një ish-hetues qeveritar i UFO-ve, Nick Pope thotë se çfarëdo gjëje që mund ta ketë goditur avionin duhet të ketë lënë gjurmë në të.

Më tej ai vijon: “Analizat e pjesës së dëmtuar të avionit do të mund të tregojnë pjesë mikroskopike apo gjurmë të objektit që e ka goditur. Pra, është një mister që mund të zgjidhet. Por çështja e vetme mbetet, a do ta tregojnë të vërtetën e këtij incidenti autoritetet hermetikisht sekrete të Kinës?

 A u përplas avioni i pasagjerëve nga UFO-t? Avioni-UFO-2

Skema se si mund të ketë ndodhur përplasja

Sipas tij, pavarësisht se sa njerëzit besojnë në ekzistencën e UFO-ve, raste kur avionët e pasagjerëve janë përplasur nga këto objekte nuk janë të rralla.

“Imazhet të bëjnë të mendosh se përplasja për pak ka rezultuar tragjike për fatin e pasagjerëve dhe ekuipazhin e avionit”, thotë Pope, duke shtuar se është vetëm çështje kohe para se të ndodhë ndonjë katastrofë.

G.Shqip
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi