Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Koçidenca te rralla,qe japin paralajmerime

Shko poshtë

Koçidenca te rralla,qe japin paralajmerime Empty Koçidenca te rralla,qe japin paralajmerime

Mesazh nga Rifat Wed Jun 26, 2013 4:42 pm


Koçidenca te rralla  qe japin paralajmerime




Koçidenca te rralla,qe japin paralajmerime Fatkeqesi



Njohuritë e deritanishme për fatin e njerëzve që kanë shfrytëzuar shtëpitë e “prapta (terse)”, që kanë udhëtuar me anije të “prapta” e aeroplanë ose edhe që i kanë përdorur vetëm disa pjesë të tyre etj., pa dyshim, na tregojnë se vërtetë ka sende që sjellin fatkeqësi.
 
Rasti i çiftit Lambert

Është i njohur rasti i çiftit bashkëshortor Lambert, të cilit fatkeqësi të mëdha i shkaktoi një figurë e vogël (statujë e Perëndisë japoneze), të cilën e blenë gjatë kohës së qëndrimit në Japoni. Me fjalë të tjera, posa e blenë atë figurëz nga fildishi, filluan të ndjenjë vështirësi shëndetësore. Kur figurëza ishte në mesin e sendeve të zonjës Lambert, ajo kishte dhimbje të tmerrshme të dhëmbit, e kur u gjet në valixhen e zotëriut Lambert – dhimbja e dhëmbit u “zhvendos” tek ai.

Me ardhjen në Amerikë, figurzën ia falin nënës së zotëriut Lambert, e atëherë ajo, vetëm disa orë më vonë, filloi të ndjejë dhimbje të padurueshme të dhëmbit. Qartë, dhimbja e dhëmbit nxitej nga figura. Për atë Lambertët e strehuan në një vend të vogël të shenjtë. është e mundur që një statujë e vogël nga fildishi të shkaktoj dhimbje të tmerrshme te secili që është në kontakt me të?Është i mundur supozimi që në atë statujë, dikur moti, ka zënë vend ndonjë “shpirt i keq”.

Megjithatë, po ashtu është e mundur që ajo figurëz në vete të mbarttë gjurmët e agonisë së vdekjes së elefantit nga dhëmbi i të cilit është ndërtuar ajo, derisa elefanti ende ishte gjallë kur ia kanë hequr dhëmbin. Dhimbjet e tij të tmerrshme që i ka ndjerë janë “bartur” dhe absorbuar në dhëmb (bri) gjegjësisht në figurzën, e pastaj nga ajo janë transmetuar në pronarët e saj. Shembuj të panumërta të shtëpive “të mallkuara”, po ashtu flasin për mundësin që mjedisi i caktuar ose gjërat nga ky mjedis “mbajnë mend”, ose mbajnë në vete të kaluarën dhe e shfaqin atë në ardhmëri tek ata që janë në kontakt me to.
 
Automobili fatkeq i F. Ferdinandit dhe aktorit Xh. Dini
 
Automobili në të cilin janë vrarë arqiduka F. Ferdinand dhe bashkëshortja e tij (të vrarë në atentat në Sarajevë, i cili shërbeu edhe si shkas për fillimin e Luftës së Parë botërore) vazhdoi t’u sillte fatkeqësi ose vdekje pronarëve të mëvonshëm, derisa nuk u vendos në muze. Po ashtu, edhe “porsheu”, në të cilin humbi jetën aktori i filmit, Xhems Dini edhe më tutje u sillte fatkeqësi shfrytëzuesve të tjerë, edhe kur ishte i zbërthyer në pjesë (i demoluar). Mekanikut, të pronarit të garazhit që e bleu, ia theu te dy këmbët kur gjatë shkarkimit iu këput mbajtësja.

Pasi që automobili u nda në pjesë, motori iu shit një mjeku. Mjeku së shpejti humbi jetën në një garë me veturën në të cilën ishte vendosur motori i “porshesë”. Në garime të njëjta automobilistike u përmbys edhe vetura ku ishte montuar ndërruesi i shpejtësive nga “porsheu” i Dinit dhe shoferi i saj ishte lënduar seriozisht! Një As automobilistik për pak nuk e humbi jetën kur përnjëherë eksploduan te dy gomat e automobilit të tij që ishin marr nga “porsheu” i Dinit. Edhe karroceria e veturës së tij, shkaktoi fatkeqësi me rastin e rënies nga piedestali – ia theu ashtin e kofshës një djaloshi që ishte duke e shikuar atë.

Pse? Është e mundur që automobili i trashëgimtarit të fronit austriak (Fredinandit) e ka “thithur” (absorbuar) në vete energjinë nga tragjedia e parë. Efektet e asaj energjia, nga ajo tragjedi e tmerrshme, e kanë “mbush” (mbështjell) materialin e automobilit, i cili, duke vazhduar “jetëgjatësinë”, edhe më tutje ka prodhuar eko-efekte, gjegjësisht u ka sjell kob shfrytëzuesve të tij të ardhshëm. Automobili i Xhems Dinit ishte aq shumë “i akumuluar” me ngarkesë të energjisë negative nga ngjarja tragjike, sa që reflektoi pastaj pandërprerë energji të tillë, gjatë një periudhë bukur të gjatë. Kështu, kjo energji, ndikoi tek shfrytëzuesit e ardhshëm të pjesëve të atij automobili, duke shkaktuar impulse negative, të cilët, në fund, i çoi edhe në vdekje.


Vazoja e mallkuar nga Basano
 
Në rrethinë e qytetit Basano është gjetur një vazo (saksi) e argjend dhe e vjetër rreth pesë shekuj – e rënd rreth dy kilogram. Në vazon e zbuluar në murin e një shtëpie të madhe e të braktisur, u gjet edhe kjo porosi: “Kjo vazo në vete mban vdekjen”. Në ankand vazon e argjend e bleu farmacisti i Basanos. Por nuk shkuan as tre muaj nga ky investim i tij, e njeriu, edhe pse deri atëherë i shëndosh – vdiq! Vazon pastaj e bleu kirurgu i spitalit të qytetit, por edhe atë së shpejti, vetëm pas dy muajsh, e gjet i njëjti fat i zi. Kishte vetëm 37 vjet! Pastaj vazon e bleu një arkeolog… dhe pas tre muajsh, edhe ai, vdiq mistershëm!

Pronari i ardhshëm i saksisë vdekjeprurëse, një muaj pas sjelljes së saj në shtëpi e tij – vdes edhe ai! E tmerruar nga kjo tragjedi, familja e tij e hedh vazon nga dritarja e shtëpisë në rrugë, për çka edhe dënohet nga policia lokale. Vazon, sipas shkrimeve në shtypin italian, pas këtyre ndodhive të tmerrshme, askush nuk dëshironte ta blinte, bile nuk dëshironte ta merrte as muzeu, kështu që policia e fut nën dhe… Athua, a do t’u sjell “fat” edhe  atyre që, ndoshta, pas ndonjë dekade ose shekulli do ta gjejnë përsëri?


Shtëpitë e mallkuara
 
Ka shumë rrëfime për shtëpi të mallkuara për shembull, sipas “El Ahramit” egjiptas, u publikua se në Kajro ekzistojnë 18 shtëpi të mallkuara! Njerëzit u ikin duke u sjell rrotull në hark të madh duke mos menduar që të hedhin një vështrim brenda, edhe pse në Kajro ka numër të madh të pastrehëve, prej të cilëve disa jetojnë edhe në varreza të braktisura. Të gjitha këto janë ndërtesa të mëdha edhe me nga tridhjetë dhoma, ndërsa shtëpia e mallkuar më e njohur është pronë e banorit belg, Empenit.

Në shtëpi deri tash, vërtet kanë ndodhur një seri vdekjesh të cilat as policia egjiptase nuk ka mundur t’i sqarojë (i pari e  pësoi vetë banori dhe pronari Empen, e pastaj biri i tij Eduardi, pas kësaj edhe të gjithë pronarët pasardhës), kështu që sot në të jetojnë  vetëm lakuriqët dhe qentë e braktisur. Në Kajro qarkullojnë rrëfime se shtëpitë e mallkuara sigurisht janë ngritur në vende që i duan xhindet (qenie jo materiale), të cilat sipas besimit të muhamedanëve kanë fuqi mbinjerëzore, e mund të vendosen dhe plotësisht të marrin tërë banesat dhe shtëpitë (njëjtë kështu edhe njerëzit).

Gazeta “Post” e Hujstonit, po ashtu ka paraqitur rrëfimin nga Krozbi në Teksas, ku banorëve të disa ndërtesave iu ndodhin gjëra ta pazakonshme: televizorët shkëlqejnë (ndriçojnë) edhe kur janë të shkyçur, rubinetet për ujë vetvetiu lëshohen, filxhanët në rafte vetvetiu thyhen, disa sende zhduken në mënyrë enigmatike. Pas publikimit të tekstit në gazet, konstatohet se këto ndërtesa banimi janë të ngritura në lokacionin e një varreze nga shekulli i kaluar…

Fundosja e Titanikut


Në fund edhe një rast në lidhje me këtë. Një anije e quajtur “E pafundosshme”, lundron më 1912 në Atlantikun e veriut me një barrë të çmueshme – mumien e profeteshës e cila ka jetuar gjatë kohës së sundimit të vjehrrit të Tutankamonit. Për shkak të ekskluzivitetit të saj, mumia egjiptase ruhej në një pjesë të posaçme prapa urës komanduese të rezervuarit për kapitenin. Ishte ky Ernest Smit, komandant i anijes së kompanisë “Vajt Star” i cili ishte në ushtrimin e parë të tij.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi