Kompania Monsanto kontrollon popullaten boterore nepermjet produkteve OMGJ
Faqja 1 e 1
Kompania Monsanto kontrollon popullaten boterore nepermjet produkteve OMGJ
Kompania Monsanto kontrollon popullaten boterore nepermjet produkteve OMGJ
Nuk ka asnjë artikull bujqesor e ushqimor që ata ta kenë lënë të paprekura:qe nga fast-foodet,perimet, vaji, orizi, lulelakër,misri e shume e shume te tjere.Kjo ka ardhur per faktin se Monsanto ka themeluar normen(ligjin) se fara mund të zotërohet si pronë e tyre.
Pra jeta jone eshte ne varesi te planeve strategjike te kesaj kompanie.. Nëse ata kontrollojnë farën, ata kontrollojnë ushqimin, ata e dinë ketë - kjo është strategjike. Kjo është më e fuqishme se bomba. Kjo është më e fuqishme se nje armë e re strategjike. Kjo është mënyra më e mirë për të kontrolluar popullatat e botës.
Historia fillon në Shtëpinë e Bardhë, ku Monsanto shpesh mori rrugën e vet duke ushtruar ndikim disproporcional mbi politikëbërësit nëpërmjet "derës rrotulluese". Personi qe nisi strategjine e kontrollit te fares dhe ushqimit boteror, është Michael Taylor, i cili ka punuar për Monsanto si një avokat,para se te emërohej si zëvendës komisioner i Ushqimit US dhe Administrator per (FDA) në vitin 1991.
Ndërsa në FDA,(Autoriteti që merret me të gjitha miratimet ushqimore amerikane), Taylor bërë vendime të rëndësishme që çuan në miratimin e ushqimeve OMG(Organizma,ose bime te modifikuara gjenetikisht) dhe të mbjellurave. Pastaj ai u kthye në Monsanto, duke u bërë presidenti i kompanisë dhe zëvendëspresident për politikën publike.
Në sajë të këtyre lidhjeve intime mes Monsantos dhe agjencive qeveritare, SHBA miratoi ushqime OMG dhe mbjelljen e dritherave pa testimin e duhur, pa etiketim per orgjinen dhe perbersit e artikullit ushqimor per konsumatorin,duke shtuar numrin pyetjeve të madha që rëndonin mbi sigurinë e tyre. Jo rastësisht, Monsanto furnizon 90 për qind me fara OMG qe përdoren ne tregun e SHBA. Krahun e gjatë,Monsanto e ka shtrire deri më sot, që nga fillim vitet nëntëdhjetë.
US Food and Drugs Agency,kane injoruar paralajmërimet e shkencëtarëve të tyre, të cilët kishin paralajmëruar se dritherat me OMG mund të shkaktojnë efekte negative shëndetësore.Kompania ka perdorur taktika të tjera,për të shtypur shqetësimet ne rritje në lidhje me prodhimet e tyre,ku perfshihen reklamat mashtruese, ryshfeti dhe fshehja e provave shkencore.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi