Mesimdhenia Sekrete e Platonit
Faqja 1 e 1
Mesimdhenia Sekrete e Platonit
Mësimdhënia Sekrete e Platonit
Nga filozofët klasik më të mëdhenj, nxënësi më i njohur i Sokratit dhe ndoshta më i devotshmi ndaj mësimdhënjeve të tij, me dhunti të shumta, Platoni, rezultoi objekt studimi por edhe kritike të ashpër për pasardhësit e tij. Shumë u mbështetën në mësimdhëniet e tij për të futur teori të reja dhe sisteme filozofike që shumë i përdorën, zakonisht duke i përzier, që tu shërbenin për përfitime vetjake. Sido që të jetë, Platoni ka qënë dhe mbetet një nga filozofët më të rëndësishëm të Greqisë klasike dhe nuk do të pushoi asnjëherë së u studjuari nga adhuruesit e filozofisë dhe jo vetëm.
Por, edhe pse janë shkruajtur shumë për veprat dhe mësimdhënjet e tij, ekziston një pjes që nuk duket se i intereson shumë filologëve modern dhe kërkuesve. Brënda veprës të platonit fshihen shumë dije të thella brendësore që nuk dallohen në sy të parë. Dhe megjithatë Esoterizmi është elementi mbizotërues në veprën e filozofit të madh, i cili njohu të gjitha qëndrat më të rëndësishme të dijes që ekzistonin në periudhën e tij, brënda dhe jashtë hapsirës Greke.
Për Njeriun.
Për sa i përket përbërjes së njeriut si qënie, esoterizmi përmënd se njeriu përbëhet nga dy element bazor: Shpirtin (e pavdekshëm) dhe personalitetin. Brënda ciklit të rimishërimeve, ajo që mbetet e pandryshueshme, e pashpërbërshme, e përjetëshme është Shpirti, i cili mishërohet çdo herë në një trup të shpërbëshëm që ka karakteristika të veçanta të cilat përbëjnë personalitetin e çdo individi. Personaliteti përbëhet nga katër mbartës themelor: trupin fizik, energjia që i jep jetë këtij trupi- që në esoterizëm quhet prana- botën tonë ndjesore dhe mëndjen egoiste, i cili mendohet dhe e drejton njeriun në bazë të dëshirave dhe qëllimeve të tija personale. Këto 4 mbartës lidhen me 4 elementët krijues te botës: Tokë, Ujë, Ajër, dhe Zjarr sipas rradhës.
Shpirti nga ana tjetër është ai që bën pjesë tek esenca hyjnore, është pika e shenjtë e njeriut dhe pikërisht për këtë arsye përbën një urë e cila bashkon njeriun me Perënditë. Përbëhet nga mëndja e pastër dhe altruiste Manasi në sanskritisht, “nga mbartësi parandjesor Budi dhe nga shkëndia hyjnore e Vullnetit ose Atma, që është qënia e vërtet e njeriut, shkaku i të gjithë të tjerëve, INDIVIDI.”
Të gjithë këta mbartës të njeriut do të mund të kategorizoheshin edhe me një mënyrë tjetër në tre vënde: Trup, Psikikë, Mëndje ose Shpirt, dhe psikia përbërëse e urës midis Trupit dhe Shpirtit. Këtë ndarje e gjemë në menyrë shumë të qartë tek Platoni ku thotë “Νουν μεν εν ψυχή, ψυχή δε εν σώματι ξυνιστάς το παν ξυνετεκταίντο” që do të thotë “Pasi vuri mëndje tek shpirti dhe shpirt tek trupi (Krijuesi) ndërtoi gjithçka që ekziston.” Për të njëjtën gjë na flet Platoni kur i referohet shpirtit dhe pjesëve të tij.
Ai mendon se shpirti përbëhet fillimisht nga dy pjesë, një të vdekshëm dhe një të pavdekshëm. Pjesa e tij e pavdekshme është që burgoset brënda trupit të vdekshëm – i cili është mishërimi i Shpirtit brënda botës materiale – ndërsa ai i vdekshmi është mbartësi ndjesor dhe mendor i personalitetit. Pjesën e vdekshme ndanë Perënditë në dy të tjerë, një superior dhe një inferior dhe midis tyre vendosën “frenat”, që është mëndja që arsyeton, që është intelekti fizik i njeriut. Platoni e quan pjesën inferiore dëshirori dhe e lidh me instiktet si dhedëshirat e ulta, pjesën superiore e quan zemërori që përfshin emocionet tona të ndryshme të cilat ndikojnë mbi gjëndjen tonë emocionale. E para bazohet tek qejfi dhe përmban fantazitë dhe dëshirat, ndërsa e dyta bazohet afër kokës.
Përsa i përket pjesës së pavdekshme të shpirtit, sipas filozofit të madh quhet llogjiku.
Që të ekzistoi harmoni dhe drejtësi tek njeriu, duhet që kjo pjesë e pavdekshme të kontrollojë dhe të mbizotërojë mbi të gjitha të tjerat. Sipas esoterizmit, që njeriu të zhvillohet dhe të përmirsohet vazhdimisht është i detyruar që të veprojë dhe të jetojë duke u mbështetur mbi pjesën e tij Shpirtërore dhe duke kontrolluar personalitetin e tij.
Për Qytetin. Për Botën.
Këtë trepjeshmëri te shpirtit shtjellon Platoni në veprën e tij “Republika” dhe e lidh me drejtësinë, si për sa i përket njeriut, ashtu edhe përsa i përket republikës, me caktimin e qytetarëve në tre kasta. Kjo ndarje nuk bëhet në bazë të trashëgimisë, as sipas statusit ekonomik te qytetarëve por bëhet në bazë të zhvillimit brendësor të secilit dhe aftësisë së tij për të përdorur llogjikun, duke kontrolluar personalitetin dhe pjesët inferiore të psikikës.
Këto tre kastat e qytetarëve karakterizohen nga një virtyt, gjithmonë në përputhje me pjesën e shpirtit që dominon. Kështu pra, tek ata që mbizotëron llogjiku – si rrjedhim janë më të zhvilluarit nga ana brendësore dhe kontrollojnë më mirë elementët e mëposhtëm të personalitetit – karakterizohen nga virtyti i diturisë dhe bëjnë pjesë tek kasta e Klerikëve. Janë ata të cilët, pasi e kanë zbatuar drejtësin tek vetja e tyre, mund ta ushtrojnë në qytet dhe të udhëheqin drejtësisht të tjerët.
Më pas vijnë Rojtarët, ku dominon pjesa e zëmërorit tek psikika dhe karakterizohet nga virtyti i trimërisë. Janë rojtarët e qytetit, që, nëpërmjet stërvitjes së duhur mund të përdorin pjesën e zëmërorit të psikikës duke kultivuar pjesët më të pastra dhe të larta të ndjenjave, ndërkohë që kanë kontrolluar dëshirorin inferior.
Dhe së findmi kemi njerëzit që kontrollohen nga dëshirori dhe karakterizohen nga virtyti i modestisë. Janë bujqrit dhe artizanët e qytetit. Ndarja që bën Platoni, për arsye se bëhet në bazë të karakteristikave natyrale dhe jo në bazë të ndarjes klasore apo ekonomike nuk përmban asnjë llojë rracizmi. Të gjithë janë të dobishëm brënda Republikës së tij dhe të gjithë janë të nevojshëm. Por, që republika të funksionojë drejtësisht dhe të jet burim i zhvillimit për qytetarët e saj, secili prej tyre duhet të ketë vëndin që i takon dhe të kontribojë në përputhje me mundësitë dhe aftësitë e tij tek të gjithë të tjerët, gjithmonë me synimin e të mirës së përbashkët.
Ky është revolucioni që sjell Platoni në të dhënat e epokës me rezultat pranimin e kritikave të ashpra dhe dyshimeve të shumta. Por duke studjuar dikush sidomos këtë vepër, “Republikën”, vetëdijësohet për kuptimin e saj në mënyrë shumë natyrale dhe kupton se të gjitha këto bazohen në të vërteta shumë të thella, të cilat filozofi i zotëroi nga qëndrat e mistereve të epokës së tij tek të cilat ishte initacionuar.
Për Botën.
Të dhënat më të shumta për botën dhe krijimin e saj i takojmë tek Timeo. Edhe pse bëhet fjalë për një nga djalogët e Platonit, tek kjo vepër shprehet shumë pastër një Mësimdhënje Sekrete. “Nuk është rastësore që Platoni vendos një Pitagorian, Timeo, që ta rrëfejë, pasi Pitagorianët shprehnin në lashtësi dijet më të thella të filozofisë brendësore. Pastaj shumë studjues mendojnë se tek Timeo përmbahen dije pitagoriane të pastra, të cilat i kishte në zotërim Platoni.”
Timeo e fillon me një nga pyetjet më të rëndësishme dhe filozofike të të gjitha kohrave dhe të të gjithave sistemeve filozofike: “Çfarë është qënia? Çfarë është ajo që ekziston gjithnjë por nuk lind asnjëherë dhe çfarë është ajo që gjithnjë lind por asnjëherë nuk ekziston?” Është pytja e përjetshme filozofike për “atë që Është” dhe “ajo që Ekziston”, bota e krijuar dhe ajo e pakrijuar, e shfaqura dhe e pashfaqura.
Që tëk Republika, me an të mitit të shpellës, Platoni ndan të shfaqurën, botën e ndryshueshme materjale të iluzionit, Eterin, nga bota e vërtet dhe e pandryshueshme e Arketipeve, botës së Ideve, ajo që ngelet e Njëjtë. Atje banojnë 4 Arketipe : Mirësia, Drejtësia, Bukuria, e Vërteta, që mishërohen në botën materiale si Feja, Politika, Arti, dhe Shkenca.
Përsa i përket Krijimit fillestar, Platoni nëpërmjet gojës së Timeo thotë se në fillim ishte kaosi, Por Krijuesi vendosi rregull ne atë kaos dhe formoi universin pasi vuri mëndje tek shpirti dhe shpirt tek trupi, duke përdorur analogjinë, të cilën e shtjellon matematikisht gjatë veprës.
Në vazhdim përmend 4 elementët, Tokë, Ujë, Ajër, Zjarr nga të cilat, duke u bashkuar sëbashku nëpërmjet nje anlogjie harmonike, Perëndia formoi botën e dukshme e të shfaqur. Nga këto katër element krijoi edhe njeriun me 4 mbartësit e tij të personalitetit të cilat përment Esoterizmi.
Shpirti i botës u krijua përpara se të krijohej trupi i tij dhe u vendos fillimisht në qendër. Më pas u zgjerua në mënyrë që të mbulonte të gjithë botën nga jashtë. “Këtu, në përputhje me analogjinë e strukturës së njeriut sipas Esoterizmit, mund të themi se Platoni i referohet Aurës së Botës, diçka e paaritshme për trurin njerëzor.”
Në vazhdim, lidh 4 elementët me 4 të ngurta, të përbërë nga trekëndësha, të cilët kontraktohen në krijimin e botës. Lidh pra Zjarrin me Piramidën-me katër faqe, Ajërin me tetë faqe, Ujin me njëzet faqe, dhe tokën me kubin. Me anë të kombinimit të këtyre figurave gjeometrike Perëndia krijon botën. Por ekziston edhe një i ngurtë i pestë që lidhet me elementin e pestë, Eterin.
Është pesëkëndëshi me 12 faqe, i cili përmbahet në format e botës së padukshme, tek ekzistenca e të cilave përfundonë llogjikisht, nëpërmjet arsyetimeve matematike, aritmetike dhe gjeometrike. Tek e njëjta vepër por edhe tek të tjerat filozofi na flet për Atlantisin duke na dhënë të dhëna të hollësishme për strukturën e saj dhe të njerëzve gjithashtu, diçka të cilën Esoterizmi e përmend shpesh herë dhe gjerësisht. Bëhet fjalë për një fazë të zhvillimit njerëzor që quhet rraca e katërt dhe banonte në një kontinet që ndodhej në oqeanin e sotëm Atlantik.
Janë kaq të shumta mësimdhënjet brendësore që gjejmë në veprat e Platonit për të cilat do të ishite e pamundur të shpreheshin në këto pak rreshta. Lexuesi do të mund të endej më shumë në këto mësimdhënje duke studjuar vetë filozofin dhe duke kërkuar burimet e fshehta të veprave të tij, duke i krahasuar ato me të vërtetat filozofike të Esoterizmit. Do të zbulojë se nuk bëhet fjal thjesht për një tjetër filozof klasikë, por për nje personalitet shumë të zhvilluar, një njeri të ndriçuar, një Initacionant i Vërtet.
Crash- Moderator
- Numri i postimeve : 11
Points : 31
Reputation : 0
Join date : 16/09/2013
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi